|
Vlera e dorėshkrimeve orientale pėr traditėn
historike dhe kulturore shqiptare
Dr. Ramiz Zekaj
Nė kuadrin e bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve
shkencore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės Turke,
Universiteti Gazi nė Ankara dhe Arkivi Qendror i Shtetit Shqiptar
sipas projektit tė Prof. Dr. Riza Ayhan, pėrgatitur nga Prof. Dr.
Gryasettin Aytas dhe Dr. Haci Yilmaz nėn drejtimin e Prof. Dr.
Alendar Yalēin dhe Prof. Dr. Shaban Sinanit kohėt e fudit botuan:
Katalogu i dorėshkrimeve Osmane nė Arkivat e Shqipėrisė qė pėrbėn
njė kontribut tė ēmueshėm, jo vetėm pėr tė bėrė tė njohura vlerat
arkivore tė ruajtura nė Shqipėri, por edhe pėr pasurimin e
bibliografisė sė fondit botėror tė letėrsisė fetare e laike tė
periudhės Osmane, tė krijuar nė hapėsirėn e Perandorisė Osmane e
jashtė saj.
Fakti qė nė arkivat
tona ruhen koleksionė tė rėndėsishme dokumentesh nė gjuhėt orientale:
osmanisht, arabisht, persisht, shpjegohet se gjatė mė shumė se katėr
shekujsh Shqipėria sikurse pjesa mė e madhe e Gadishullit Ballkanik,
ishte pjesė e Perandorisė Osmane. Gjuha zyrtare e administratės, e
institucioneve fetare dhe kulturore e sė cilės ishte gjuha osmane qė
ngėrthen nė vetvete edhe elemente nga arabishtja dhe persishtja.
Kėto tė fundit patėn pėrhapje jo tė vogėl sepse shumė intekektualė
tė asaj kohe kishin kryer studimet nė ato vende, por edhe shumė
shqiptarė tė tjerė nė ato vende kishin kaluar njė pjesė tė mirė tė
jetės sė tyre si ushtarakė apo nėpunės tė shkallėve tė ndryshme.
Nė pasurinė
kulturore qė ne trashėgojmė pati njė ndikim tė fuqishėm edhe
politika tolerante qė praktikoi shteti islam ndaj kulturės dhe
besimit tė shoqėrive tė ndryshme nė Ballkan, qė mė sė shumti ndikoi
nė hapėsirėn mbarėshqiptare. Kėtė e vėrteton fakti se pėrveē shumė
personaliteteve ushtarake dhe politike me origjinė shqiptare qė kanė
luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e shtetit osman, janė tė
shumtė edhe ata shqiptarė qė kanė bėrė emėr nė shkencė, art dhe
kulturė.
Ėshtė i njohur
fakti se qė nga periudha e sulltan Bajazitit tė dytė njė pjesė e
konsiderueshme e sadrazemėve dhe vezirėve tė Perandorisė kanė qenė
shqiptarė, gjė qė ka sjellė njė afrim shpirtėror tė natyrshėm
ndėrmjet popullit Shqiptar dhe atij turk
Tani le ti kthehemi shqyrtimit tė katalogut pėr tė cilin po
flasim: Ai pėrmban 261 dorėshkrime tė shkruara nė turqisht, 200 nė
arabisht dhe 34 tė tjera nė persisht. Nė katalog pėrfshihen 38
dorėshkrime tė panjohura mė parė qė nuk figurojnė nė asnjė katalog
ndėrkombėtar, gjė qė e rrit edhe mė shumė rėndėsinė e kėtij botimi.
Nga ana tjetėr, botimi i librit nė gjuhėt turke, shqipe dhe angleze
krijon mundėsinė e pėrdorimit nga studiues tė huaj dhe
vendas.
Fillimet e
dokumenteve nė gjuhėt orientale nė Shqipėri i pėrkasin fillimit tė
shek.XV para pushtimit osman. Pėr nga pėrmbajtja ndėrmjet tyre
gjenden pothuajse tė gjitha llojet e dokumenteve administrative,
duke filluar prej fermaneve sulltanorė, deri tek sixhilet e
sherijeve tė qyteteve kryesore, qė kanė qenė qendrat territoriale tė
Perandorisė, deri te dorėshkrimet e veprave origjinale tė
personaliteteve tė jetės kulturore dhe fetare. Tė njė rėndėsie jo mė
pak tė veēantė janė edhe regjistrat kadastrorė pėr tė gjithė
hapėsirėn shqiptare si dėshmitare e shtrirjes territoriale tė
shqiptarėve nė trevat ballkanike. Nė arkivat tona janė ruajtur
dokumente tė rėndėsishme, jo vetėm pėr ne e pėr tė gjitha viset ku
shtrihej Perandoria Osmane, pėr frymėn qė ka mbizotėruar nė
marrėdhėniet ndėrmjet popujve tė saj, por edhe me historinė e
shkrimeve tė vjetra dhe veēanėrisht tė shkrimeve tė shenjta.
Pėr tė lehtėsuar
punėn e studiuesve, pėrgatitėsit e botimit, i kategorizojnė
materialet nė tre grupe si mė poshtė:
-
Sixhilet e
sherijeve tė qyteteve
-
Dokumentet me
rėndėsi historike kombėtare dhe lidhjet e Shqipėrisė me pushtetin
Perandorak
-
Dorėshkrime tė
veprave tė pabotuara nė osmanisht, turqisht, arabisht dhe persisht
Nė grupin e
parė,
vendin e parė e zė Sixhilati i sherijes sė Beratit me mbi 210
vėllime qė pėrmbajnė materiale me kohėshtrirje katėr shekuj radhazi
duke filluar nga viti 1603. Sixhilet kanė karakterin e regjistrit
dhe pėrmbajnė tė dhėna tė rėndėsishme pėr vendimet e pushtetit
zyrtar dhe sidomos vendimet e drejtėsisė.
Nė Sixhilatin e sherijes sė Beratit gjendet njė prej
kronikave mė tė pasura, me tė dhėna enciklopedike, qė pasqyrojnė
zhvillimet qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nė Rumeli, madje edhe mė
gjerė nga Besarabia deri nė Gjibraltar.
Sixhilati i
sherijes sė Beratit, ėshtė burim tė dhėnash, jo vetėm i
funksionimit tė ēdo hallke tė administratės sė kohės deri nė
luftėrat dhe paqet , kryengritjet dhe pėrfundimet e tyre, por edhe
pėr vitet e bollėkut dhe ato tė zisė, pėr tėrmetet dhe dukuritė
natyrore tė pazakonshme, pėr epidemitė marrėzitė, mrekullitė dhe
ēuditė e kohės. Tė dhėnat pėr strukturėn e popullsisė dhe pėr pronat,
vazhdojnė tė shėrbejnė edhe sot pėr tė drejtėn e trashėgimisė.
Dėshmitė e kronikės
politike, shoqėrore, zakonore, natyrore dhe tė tjera qė pėrmban
Sixhilati i sherijes sė Beratit kanė vlerėn e njė banke tė
dhėnash pėr marrėdhėniet e Shqipėrisė me vendet ballkanike, por
edhe me Venedikun, Austrohungarinė, Vllahinė, Egjiptin, Rusinė,
Holandėn, Anglinė, Belgjikėn etj.
Nga Berati
trashėgojmė edhe njė regjistėr tjetėr me tė dhėna pėr tarikatet dhe
tregėtinė, qė zė fill nga viti 1756 dhe vazhdoi pėr 30 vjet nė vijim
dhe qė pėrmban shėnime pėr 454 argumente-tema ngjarjesh pėr qytetin
e Beratit.
Nė koleksionin e
sixhelateve tė sherijeve, bėn pjesė edhe ai i Shkodrės, Elbasanit
dhe i Tiranės, ku ndėrmjet tė tjerash spikat paraqitja e autoritetit
tė normave tė sherijatit nė rregulimin juridik tė jetės sė vendit.
Nga studimi i
kėtyre materialeve del nė pah, qė shpesh e drejta e shenjtė e
sheriatit pėrputhet me tė drejtėn etno-zakonore vendase, madje pėr
kėtė qėllim Porta e Lartė kishte themeluar nė Shkodėr njė
institucion tė veēantė tė quajtur xhibal.
Nė grupin e
dytė
tė dokumenteve osmane me rėndėsi historike, janė ato qė dėshmojnė
pėr lidhjen e trevave shqiptare me pushtetin qendror perandorak.
Koleksioni i fermaneve origjinale tė sulltanėve, fillon me katėr
fermanet e sulltan Bajazitit, ku urdhėrohet njohja e zotėrimeve tė
Iljaz bej Mirahorit (Korēės) tė vitit 1484, qė mbahen si aktet e
themelimit tė kėtij qyteti.
Siē edhe kuptohet,
kėto dokumente janė njė dėshmi e pakundėrshtueshme e autoktonisė sė
trevės sė Korēės, ndaj sė cilės qarqe tė caktuara antishqiptare
vazhdojnė tė kenė pretendime absurde.
Po ashtu tė
rėndėsishme janė fermanet sulltanore nė tė cilat shprehet qėndrimi i
Portės ndaj fesė dhe faltoreve, veēanėrisht ndaj fesė dhe faltoreve
tė tė krishterėve. Megjithėse Perandoria Osmane ishte njė shtet
teokratik, megjithėse njė pjesė e mirė e popullsisė ballkanase u
islamizua, pėrmbajtja e kėtyre fermaneve tregon mė sė miri kujdesin
e Portės sė Lartė pėr mbrojtjen e pronės sė tė krishterėve dhe tė
institucioneve tė tyre tė kultit, gjė qė tregon se pikėpamja
dominuese qė historiografia jonė ka mbajtur deri tani lidhur me
islamizimin e dhunshėm tė popujve tė Ballkanit, ėshtė e gabuar. Nė
kėta fermanė gjenden mjaft tė dhėna mbi rrugėn e formimit tė atij qė
kohėt e fundit quhet muslimanizėm europian, si dhe pėr lidhjen e
pushtetit me besimin.
Rreth 50 fermane
janė nėnshkruar drejtpėrdrejt prej perandorėve osmanė duke mos
llogaritur dhjetėra tė tjerė tė kopjuar prej kadinjve. Vlerat e
fermaneve janė shumėplanėshe dhe prej tyre mund tė nxirren mjaft tė
dhėna pėr vendin dhe pėr rolin e shqiptarėve nė qeverisjen
perandorake qendrore dhe lokale.
Nė grupin e
tretė
tė dokumenteve, bėjnė pjesė rreth 500 vepra mbetura nė dorėshkrime
tė pabotuara, me pėrmbajtje letrare, shkencore, fetare, kulturore,
arsimore qė zėnė fill nga viti 1403 e nė vijim, disa prej tė cilave
e ruajnė ende vlerėn e botimit.
Kėto dorėshkrime
nuk janė krijime zyrtarėsh, nuk kanė lidhje me funksionimin e
shtetit, por janė krijime individėsh tė ditur apo tė talentuar, tė
shkruara pėr tu botuar. Studimi i kėtyre dorėshkrimeve ndihmon nė
krijimin e njė parafytyrimi tė vėrtetė tė zhvillimit tė kulturės
turke, perse dhe arabe si dhe tė ndikimit qė ato kanė pasur nė
kulturėn ballkanike nė pėrgjithėsi dhe asaj shqiptare nė veēanti.
Specialistėt, disa
prej kėtyre veprave i konsiderojnė si vlera qė pasurojnė listėn
botėrore tė dorėshkrimeve mė tė hershme tė letėrsisė sė krijuar ose
pėrkthyer nė kėtė gjuhė. Fakti qė njė pasuri e tillė kulturore
gjendet nė njė vend qė gjeografikisht ishte periferi e Perandorisė
tregon se Shqipėria nuk qe e tillė nė lėmin kulturor, madje qe e
favorizuar edhe pėr njė fakt tjetėr; sepse ajo qe nė kontakt tė
vazhdueshėm edhe me kulturėn perėndimore me tė cilėn merrte dhe
jepte po aq sa edhe me atė lindore.
Nė Shqipėrinė e
periudhės osmane u krijua njė aristokraci vendėse, njė elitė
kulturore, e cila kishte nevojė tė ushqehej me ajkėn e kulturės tė
gjuhėve kryesore tė Perandorisė, pėr tė shpėrthyer mė tej me vepra
tė shkruara prej vetė atyre nė gjuhėt e kulturės, por edhe nė gjuhėn
shqipe me shkronja tė gjuhėve orientale (bejtexhinjtė) qė sot
emėrtohet me termin Alhamiada. Veprat e Alhamiadės kanė njė
rėndėsi jo tė vogėl pėr kulturėn shqiptare, por fatkeqėsisht deri mė
sot ajo nuk ėshtė studiuar dhe vlerėsuar sa dhe si duhet.
Fakti qė shkolla
shqiptare e arkitekturės me personalitete tė tlla tė mėdha, si
arkitekt Sinani, arkitekt Kasemi e tė tjerė la gjurmė tė shkėlqyera
qė nga Ballkani deri nė Indi, vlen pėr tė vėrtetuar edhe njė herė se
Shqipėria nė kuptimin gjeokulturor nuk ishte periferi.
Megjithėse njė
pjesė e mirė e autorėve tė dorėshkrimeve nė gjuhėt orientale qė
ruhen nė arkivat e Shqipėrisė janė tė kombėsive tė ndryshme, ato
kanė qenė pronė e shkollave apo faltoreve tė vendit tonė, ku kishte
njerėz tė shkolluar. Kėta njerėz tė ditur, nė mjediset e tyre
vetiake larg qendrave tė mėdha, i lexonin, meditonin, mbanin shėnime,
pėrkthenin, shkruanin dhe i linin nė dorė tė sigurt kėto testamente
tė tė diturve, ku pėrcillej dituria, morali, vlera letrare dhe
arsyeja njerėzore.
Prania e kaq shumė
dorėshkrimeve nė Arkivin Qendror tė Shtetit, tė bėn tė mendosh se
hapėsira shqiptare me gjithė trazimet e vazhdueshme qė ka pėsuar
gjatė historisė sė saj, i ka vlerėsuar, i ka ruajtur kėto vlera tė
rralla, duke treguar edhe njėherė nivelin kulturor tė saj.
Nė fondin e
dorėshkrimeve orientale tė AQSH-sė, ka jetėshkrime origjinale
kushtuar jetės sė profetit Muhamed, interpretime kuranore, vepra
kushtuar disa figurave tė tjera tė mendimit islam si Ebu Bekri, tė
shenjtorėve bektashiane, rregulla pėr funksionimin e bashkėsive
fetare etj.
Pėrveē vlerave tė
mėdha qė mbartin nė brendinė e tyre kėto dorėshkrime dhe fermane
veēanėrisht ato sulltanore nė pėrgjithėsi janė tė pėrsosura nga
pikėpamja stilistike dhe me njė elegancė tė rrallė artistike nė tė
shkruar.
Larmisė sė madhe tė
fushave qė prekin dorėshkrimet orientale tė AQSH-sė i shtohet edhe
gjeografia e autorėve shqiptarė tė tyre, qė i pėrket tė gjitha
trevave etnike e deri nė Atikėn e banuar prej arvanitasve. Po e
pėrfundojmė kėtė shkrim tė shkurtėr pėr ti bėrė jehonė njė botimi
me vlera pėr fondin e dorėshkrimeve orientale nė AQSH, fond qė me
pėrmbajtjen e tij, shėrbeu si njė argument mė shumė, pėr tu dhėnė
tė drejtė protagonistėve tė Rilindjes Europiane, tė cilėt kishin si
slogan tė qėllimeve idealiste tė tyre proverbin Lux ex oriente
Dritė prej Lindjes.
|