REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

  Revista UNIVERS, Viti 2003, Nr.V
  Opinione

 

 

Poeti qė u kėndoi me aq frymėzim shqiptarėve, Xhorxh Gordon Bajroni

- Nė 180 vjetorin e vdekjes sė Bajronit -

 Prof. Dr. Myzafer Xhaxhiu

         Xhorxh Gorgon Bajroni lindi nė vitin 1788. Ai rridhte nga njė familje fisnike e lashtė, shkėlqimi i dikurshėm i sė cilės kishte nisur tashmė tė zbehej.

            Rruga e krijimtarisė letrare tė Bajronit e mbrojtur me mendimet dhe idealet pėrparimtare, e ēoi atė nė njė konflikt tė papajtueshėm me shtetin politik dhe klasat sunduese, tė cilat shikonin te ai, siē janė shprehur biografėt e tij, “flamurtarin e paepur tė protestės kundėr ēdo lloj shtypjeje dhe padrejtėsie, mbrojtėsin e flaktė tė lėvizjeve nacionalēlirimtare tė kombeve tė robėruar dhe tė shtypur”:

                                    Pėr mendje dhe liri luftoj si burrė,

Jo veē me fjalė, por edhe me punė,

Me ē’ėshtė e keqe nuk pajtohem kurrė,

Ēka shtypje lind, skllavėri dhe dhunė.

(Pėrkth. M.Xh.)

shkruan poeti nė njė nga poezitė e tij. Ende nė moshėn nėntėmbėdhjetė vjeēare, poeti do tė nisė tė shkruajė njė varg vjershash lirike si “Mallkimi i Minervės”, “Vajza qė qan”, ‘Ti i dhe fund udhės sė jetės, o hero” etj, tė cilat pėrshkohen nga patosi i luftės pėr njė jetė tė denjė njerėzore.

         Lavdia e tij kaloi nėpėr njė rrugė plot vėshtirėsi dhe mundime. S’ka pasur nė letėrsinė angleze, e madje dhe nė asnjė vend tjetėr tė Evropės, poet, artist, krijues tė vlerave tė mėdha shpirtėrore, jeta e tė cilit tė jetė plagosur rėndė nga shpifje, nga pėrndjekje poshtėruese psikologjike, nga ana e qarqeve sunduese, siē rrodhi ajo e poetit mė tė madh anglez Xhorxh Gordon Bajronit.

         Tėrbimi dhe urrejtja ndaj tij s’njohu kufi, sidomos kur poeti, me cilėsinė e par-it tė Anglisė, anėtar i Dhomės sė Lartė tė Lordėve, mbajti fjalėn e tij tė famshme  kundėr ligjit qė dėnonte me vdekje punėtorėt luditė qė shkatėrronin maqinat nė fabrikat ku punonin.[1]

         Kjo ndodhi nė 27 shkurt 1812, pas kthimt tė poetit nga udhėtimi i tij i parė jashtė atdheut.

         Fjalimi i dytė i poetit nė Dhomėn e Lordėve ishte nė mbrojtje tė popullit tė shtypur tė Irlandės. Me kalimin e kohės ai u bind se debatet nė parlament ishin tė padobishme, ndaj dhe hoqi dorė nga pjesėmarrja nė to. Por luftėn nė mbrojtje tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė do ta vazhdojė me armėn e vargjeve tė tij. Ai do tė shkruajė tani njė sėrė vjershash politike: “Vargje drejtuar zonjės qė psherėtin”, “Vargje me rastin e vizitės mbretėrore nė njė kriptė” (vend i shenjtė), “Kėngė pėr luditėt” etj, tė cilat nuk mundėn tė botohen nė tė gjallė tė poetit. Duke dashur tė bėjė tė njohur sa mė gjerė ndikimin shoqėror tė protestės sė tij, Bajroni boton nė gazeta dhe revista tė krahut radikal vargje satirike dhe epigrame.

         Nė fakt poeti filloi tė shkruajė shumė herėt. Ende student nė Haarou, botoi nė vitin 1807 “Orėt e kohės sė lirė”, seri tė poezive origjnale dhe tė pėrkthyera njė vit mė vonė; mė 1808 boton “Bardėt anglezė dhe kritikėt skocezė”. Nė kėtė pėrmbledhje Bajroni, me njė satirė therėse fshikullon  ato qarqe poetėsh qė i pritėn keq poezitė e tij tė para. Qė me kėtė vepėr nisėn tė ngjizen pikpamjet estetike tė poetit, pėr t’u shpalosur edhe mė gjerė nė fragmente nga Horaci.

         I ndodhur nė njė realitet tė zymtė politik e shoqėror tė Anglisė sė fillimit tė shekullit XIX duke mos pasur asnjė shkėndijė shprese pėr tė dalė nė njė hapėsirė, ku dielli do tė davariste mjegullnajėn e rėndė dhe tė zymtė qė rėndonte mbi atdheun e tij, djaloshi Bajron, qė nė bangat e shkollės nė Haarou, kėrkonte pėrgjigje pėr shqetėsimet e tij nė librat e autorėve antikė, nė traktatet e Mesjetės dhe tė Rilindjes evropiane, ku shpaloseshin teori utopike pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė lumtur.

         Me kėto shqetėsime tė karakterit filozofiko-social u ndėrthurėn dhe rrethana personale, nė tė cilat jeta e poetit u plagos rėndė, jo vetėm nga grupe tė caktuara shoqėrore, por edhe nga njerėz tė afėrt tė familjes.

Gjendja shpirtėrore e poetit u rėndua kaq shumė sa ai vendosi tė largohet nga atdheu dhe tė shtegtojė nėpėr vende egzotike pėr tė njohur atė botė tė pamolepsur qė do t’i jepte atij qetėsinė e shpirtit. Ai ikėn se Anglia borgjeze e mohoi birin e saj qė i dha aq lavdi.

Mikut tė tij, poetit Tomas Mur (1779-1852) Bajroni i shkruante: “Tėrė bota dhe ime shoqe kanė shtrėnguar radhėt dhe janė bėrė njė kundėr meje, por nuk do tė mė shtypin dot. Asnjėherė nuk e kam ndjerė veten kaq tė trishtuar pėr tė tanishmen dhe kaq pa shpresė pėr tė ardhmen… Por nuk do tė jepem… megjithėse nuk di ē’tė bėj me veten time dhe nga t’ia mbaj”. (Veprat e Lord Bajronit. Letra dhe ditari. R. Protero. N.J. 1902).

Tėrė filozofia sociale dhe etike e shprehur nė veprėn letrare (nė poezi tė veēanta, nė poemat e Lindjes, nė dramat, nė satirė- “Shekulli i bronxtė”, nė romanin nė vargje –“Don Zhuani”- nė letrat dhe ditarin e poetit) tė frymėzuara me ndjenjėn flakėruese tė revoltės dhe te demaskimit ndaj politikės reaksionare, antipopullore, ndaj padrejtėsive dhe shtypjes sociale, mbart njė notė tė theksuar pesimizmi dhe melankolie, ēka dhe u sintetizua nė atė qė u quajt me termin “Bajronizėm”, i cili “pati njė shtrirje tė gjerė shoqėrore jo vetėm te letrarėt dhe prozatorė apo poetė, por edhe te masa e lexuesve qė u ndikuan  prej kėsaj prirjeje filozofike...” (Afrim Karagjozi, Bajroni anglisht dhe shqip, T. 1997).

Bajroni, me veprėn e tij letrare, i frymėzuar nga ideale tė larta humane pėrparimtare, ndikoi ndjeshėm nė zhvillimin e poezisė angleze, amerikane, franceze, gjermane, ruse. Veē kėsaj, parimet estetike qė ndoqi poeti nė krijimtarinė e tij letrare, shtruan rrugėn drejt asaj letėrsie tė madhe realiste qė lulėzoi aty nga mesi i shekullit XIX.Bajroni kėrkoi nė art pasqyrimin me vėrtetėsi tė realiteti, qoftė atėhere kur ky ėshtė nė kundėrshtim me pikėpamjet vetjake tė shkrimtarit, mbrojtjen nė art tė interesave jetike tė popullit, jo vetėm me pendė, por edhe me armė. “Pėr fatin e klasave tė ulta unė ndonjėherė interpretoj Xhon Bullin[2] me mendje tė kthjellėt, dhe, si tė thuash, gjaku mė zien nėse vėrej dhunėn dhe arbitraritetin  e tiranėve” (Don Zhuani). “Ai qė pėrpiqet pėr popullin, nė fakt mund tė jetė i varfėr, por ai ėshtė i lirė” – shkruan poeti. Kėtė parim estetik krijues Bajroni e ka vėnė nė gojėn e poetit tė madh italian Dante, nė shkrimin “Profecia e Dantes”. Nė poezinė “Ti e mbylle rrugėn e jetės tėnde, o hero!” poeti do tė tė thėrriste me krenari dhe dhimbje bashkė:

                                                Populli yt i lirė e jo nėn zgjedhė,

S’do mundė kurrė ty tė harrojė.

Ti re, por gjaku yt prore do tė rrjedhė

Nė tokė jo, por nė venat tona,

Heroizmi yt tek ne do frymėzojė

Guxim tė flaktė siē e kėrkon ALBIONA!

(Pėrkth. M. Xh.)   

Nė verėn e vitit 1809, Bajroni niset pėr tė bėrė udhėtimin e tij tė parė nė vendet e Lindjes. Duke braktisur atdheun, ai, ashtu si heroi i pėrshkruar nė dy kėngėt e para tė “ēajld Haroldit”, trishtohet pėr njerėzit e tij tė afėrt, pėr nėnėn dhe motrėn e tij tė dashur, Augustėn. Gjatė kohės sė kėtij shtegtimi, poeti viziton Lisbonėn nė Portugali, pastaj, sė bashku mė njė nga miqtė e tij, kalon  nga jugperėndimi i Spanjės, nė Gjibraltar, drejtohet pėr nė ishullin e Maltės pėr tė vizituar Shqipėrinė, Greqinė dhe Turqinė. Frut i kėtij udhėtimi janė dy kėngėt e para tė poemės “ēajld Haroldit”, e cila nuk vonoi ta bėjė poetin tė njohur dhe tė kurorėzuar mė lavdi nė tėrė botėn.

Bajroni, ashtu si tė gjithė shkrimtarėt romantikė tė shekullit XIX, priret tė shkojė nė ato vende dhe popuj, ende tė pamolepsur nga qytetėrimi i brejtur nga krimbi borgjez, pėr tė thithur me plot gjoksin erėn e lirė tė atyre vendeve ekzotike, kaq tėrheqėse pėr evropianėt kureshtarė. Edhe Naimi ynė i madh do t’i drejtohet unit poetik tė arratiset nga qyteti plot zhurmė e thashetheme pėr tė marrė fushat dhe malet.

Megjithėse jeta nė atdhe s’i pat sjellė ndonjė gėzim, dhe as ushqen ndonjė shpresė pėr tė ardhmen, duke u dhėnė lamtumirėn viseve ku lindi, aq e dhimbsur, aq e dashur, por zhduket dalngadalė, dielli po perėndon pėr t’i hapur rrugėn natės.

Kur nesėr rishtaz ai diell

Do lindė me shkėlqim

Do pėrshėndesim det e qiell,

Po jo atdheun tim.

Nė vatrėn time nuk ka zjarr,

Nėpėr avllit e forta,    

Tė kullės sime rritet bar,

Im qen po leh te porta.

Pesimizmi dhe shpresa pėr njė tė ardhme ndryshe tė atdheut ndėrthuren nė njė rrafsh kontradiktor tė vakėt dhe tė turbullt.

Nė kėtė vėshtrim, do tė thoshnim se poema madhėshtore “ēajld harold”, ashtu si dhe poemat e Lindjes do tė hapnin pėr poetin njė botė tjetėr, ku ai do tė gjejė kuptimin e njė jete tė lirė, tė virgjėr, tė pamolepsur nga plagėt e shoqėrisė, ku mbretėron shtypja dhe shfrytėzimi, tė ndarė llahtarisht nė tė pasur dhe nė tė varfėr, tė sunduar nga despotizmi feudalo-monarkik. Qendrimi armiqėsor ndaj kėtij sistemi social pėrshkon krijimtarinė letrare tė poetit nė tėrė qelizat e saj.

Nė njė strofė katėrvargėshe, poeti i drejtohet princeshės Sharlot, bijės sė kreut tė shtetit, mbretit tė ardhshėm tė Anglisė, Xhorxhit IV:

Qa, o bijė nga fisi mbretėror,

Qa babėn tėnd, atdheun tėnd ti qa,

Sikur veē me njė lot tė qaje babėn hor,

Mjerimet qė rėndojn’ mbi hallkun fukara!

(Pėrkth. M. Xh.)

Botimi i dy kėngėve tė para tė “ēajld Haroldit” mė 1812, bėri njė pėrshtypje shumė tė madhe jo vetėm nė publikun anglez, por edhe nė tė gjithė njerėzit pėrparimtarė tė Europės. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm kritik, suksesi shumė i madh i poemės qendronte nė atė qė poeti preku nė tė “problemet mė tė mprehta e plot dhimbje tė kohės”. Nė tė u pasqyruan me njė forcė tė madhe poetike prirjet e zhgėnjimit tė madh pas asgjėsimit tė idealeve liridashėse tė revolucionit frėng. Parrullat sublime “Liri, Barazi, Vėllazėrim” nė praktikė u pėrmbysėn me shtypjen e personalitetit tė individit, me shpėrthimin e terrorit politik dhe me luftat shkatėrrimtare nė shumė vende tė Evropės. Bajroni, si artist novator, krijues i njė lloji tė ri letrar, i poemės romantike liriko-epike, me poezi tė veēanta falė romantizmit aktiv me nota aty-kėtu kryengritės, hapi rrugėn drejt realizimit, sidomos “ēajld Haroldin” ku dha, krahas bukurive ekzotike tė vendeve qė vizitoi, me zakonet e tyre disi tė ashpra, por fisnike, dha tabllo me njė realizėm tronditės tė varfėrisė, tė prapambetjes dhe tė despotizmit qė sundonte nė ato vise. Duke pasqyruar kėto dy realitete, atė perėndimor dhe tė lindor, sa tė ngjashėm nė thelbin e tyre social (shtypja, shfrytėzimi, tė natyrės borgjeze nė vendet e perėndimit dhe tė natyrės feudale nė Ballkan dhe nė Lindjen e Afėrme), po tė ndryshėm nė thelbin e botės shpirtėrore, Bajroni nė tė gjitha kėngėt e poemės sė tij kėrkon pėrgjigje pėr atė pyetje tė mundimshme qė qendronte pėrpara njerėzve pėrparimtarė tė brezit tė tij: cila ėshtė arsyeja e pėrmbysjes sė idealeve tė ndritura tė iluministėve?

Nė kėngėn e parė tė poemės sė tij, pas njė radhė arsyetimesh abstrakte mbi natyrėn njerėzore, afrohet me pikpamjen e iluministėve francezė, pikpamje, sipas sė cilės, e vetmja arsye absurditeti dhe padrejtėsia nė marrėdhėniet shoqėrore tė komunitetit evropian e ka burimin nė injorancėn, nė egėrsinė, nė frikėn, nė pėruljen prej skllavi. Ashtu si iluministėt, Bajroni nė kėngėn e parė tė poemės mendon se vullnetin e mirė tė njerėzve duhet t’i thėrresim mendjes dhe tė rindėrtojmė mbi parimet e arsyes institucionet tanimė tė vjetėruara.

Gjithsesi, hap pas hapi, nė poemė, arrin nė pėrfundimin se nuk janė arsyet subjektive ato qė shkaktojnė varfėrinė dhe shtypjen sociale.

Nė vitin 1816 Bajroni viziton Zvicrėn. Nė liqenin e Gjenevės ai u takua pėr herė tė parė me poetin e madh anglez Persi Bishi Shellin, me tė cilin e lidhi njė miqėsi e ngushtė. Nė bisedat midis tyre, Shelli ndikoi mjaft te Bajroni, duke i frymėzuar atij mė tepėr ndjenjė optimizmi dhe besimi nė tė ardhmen, mbasi kishte vėnė re, nė veprat e bashkėatdhetarit dhe mikut tė tij, njė frymė melankolie e pesimizmi.

Pas disa kohėsh e lė Zvicrėn dhe shkon nė Itali, ku viziton Venecian dhe Ravenėn. Kėtu poeti u lidh ngushtė me lėvizjen e karbonarėve qė kėrkonin tė dėbonin austriakėt dhe tė vendosnin njė regjim demokratik. Ishte kjo njė lėvizje e gjerė ēlirimtare qė pėrfshiu pothuajse tėrė Italinė.

Tani e tutje nė veprimtarinė krijuese tė Bajronit do tė ndjehet mė e gjallė lufta kundėr reaksionit dhe pjesėmarrja nė lėvizjen ēlirimtare tė popujve tė shtypur.

Gjatė udhėtimit tė parė qė poeti bėri nė verėn e vitit 1809, ai vizitoi edhe Shqipėrinė, pėr tė cilėn kishte dėgjuar dhe lexuar nė shėnimet e udhėtarėve anglezė, ēka dhe e frymėzoi dhe i ngacmoi dėshirėn pėr ta parė kėtė vend.

Shqipėria e befasoi poetin. Ajo i zbuloi atij njė botė interesante me histori, me traditat e lashta, me doket, folklorin, me virtytet e larta tė shqiptarėve, tė panjohura pėr tė deri nė atė kohė. Dhe asaj do t’i kėndojė mė frymėzim nė qindra vargje tė kėngės II tė “ēajld Haroldit”:

O Shqipėri, ku lindi Iskanderi,

Kėng’ e rinisė, fanar i t’urtėve!

Dhe Iskanderi tjetėr, qė i dėrrmoi

Pėrherė armiqt’ me kordhn’ e tij kreshnike...

 Shqipėria i shpalosi poetit historinė e lashtė tė njė populli tė vogėl nė numėr, por tė madh nė bėmat historike, tė cilit i ėshtė dashur nė shekuj tė pėrleshet me stuhi luftrash pėr tė mbrojtur lirinė e vet. Nė kėto vise duket se poeti nis tė marrė frymė lirisht, tė harrojė pėr njė ēast trishtimin dhe zhgėnjimin nga jeta nė Anglinė, sė cilės i dha lamtumirėn. Si me magnet, vendi i Iskanderit e tėrheq poetin nė thellėsi tė viseve tė saj, nga bukuria e tė cilave poeti mbetet me gojė hapur: Nga mot i zymtė, Haroldi/ Kaloi gjer nė kėrthisė t’Ilirisė, / Ndėr male e plleje fort tė madhėrishėm. / N’Atikėn e pėrmendur rrallė sheh / Lugina kaq tė bukura... / Parnasi i dashur, / Megjithėse, vend klasik i shenjtėruar, / S’krahasohet dot me vise qė ka ky bregdet.

Me njė ton tė ngritur solemn, nė shumė e shumė vargje tė tjerė, Bajroni u kėndon bukurive tė natyrės shqiptare, jetės sė gjallė tė blegtorėve: Tė ngrysur ēohen lart pėrpara syve, / Si amfiteatėr vullkanik natyre, / Sė majti djathtas, Alpet e Himarės; / Rrėzės kėnga lėviz me gjė tė gjallė; / Blegėrijnė grigjat, rrjedhin pėrrenjtė, kreshtat...

Pas tėrė kėtij pėrshkrimi, poeti pėrfundon nė njė apostrof:

O Plut, ndėqoftė ferri yt si ky,

Elizit mbyllja Portėn, shpirti nuk m’a do. 

Shqipėria nuk ėshtė thjesht vendi i ekzotikės, kaq i parapėlqyer nga poetėt romantikė; ajo nuk e tėrheq poetin aq me bukuritė e veta tė mahnitėshme, me mendėsinė e njė izolimi tė virgjėrt romantik, sesa me traditat e zakonet burrėore, me virtytet, me trimėrinė e dashurinė e flaktė qė kanė shqiptarėt pėr lirinė:

Tė rreptė bijtė e shqipes! Po vetitė

Nuk u mungojnė; veē t’ishin mė t’arrira;

Ē’armiq pėr vdekje, po sa miq besnikė!

Kur besa e nderi i thrret tė derdhin gjakun,

Si trima turren ku t’i ēojė i pari i tyre.

Nė meditimet lirike tė ēajld Haroldit, heroit tė poemės, parakalojnė ēastet mė tė rėndėsishme tė historisė sė shqiptarėve, qė nga lashtėsia deri nė kohėn kur ai takon Ali Pashė Tepelenėn, tė cilin e pėrshkruan me simpati tė veēantė, si njė burrė shteti trim, diplomat, tė hollė e tepėr tė zgjuar. Gjithsesi, me tėrė nderimin qė ka pėr Aliun, nuk ngurron tė vėrė nė dritėn e sė vėrtetės historike ashpėrsinė e tij si sundimtar feudal.

Njė vend tė veēantė u kushton poeti pėrshtypjeve tė tij nė vargjet e poemės, por edhe nė shėnimet e tij pėr virtytet e larta tė shqiptarėve.  Nė letrėn qė i dėrgon sė ėmės (mė 12 nėntor, 1809), pasi tregon pėr njohjen dhe pritjen e pėrzemėrt qė Pashai i Janinės i bėri poetit, shkruan se ky bėri ēmos qė mysafiri i rrallė anglez ta ndjente veten tė sigurtė nė udhėtimet qė do tė bėnte. “Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht, quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė trim, kryekėput i ndershėm dhe besnik...” (Pėrkth. S. Luarasi). Nė po kėtė letėr, midis kaq e kaq episodeve qė vė nė dukje vlerat morale tė shqiptarėve, poeti shėnon edhe kėtė: “S’kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi mua dhe ata qė na shoqėronin (Fleēerin) njė grek dhe dy athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr. Hobhousin, nė asnjė mėnyrė nuk deshi tė pranonte shpėrblimin tim... dhe kur iu luta tė pranonte pak zekina (monedhė M. Xh.), m’u pėrgjigj: “ Dua tė mė duash, jo tė mė paguash”. Kėto qenė fjalėt e tij”.

Nė ditarin e tij me “Shėnime pėr “ēajld Haroldin” (Pėrkthyer nga Skėnder Luarasi, nxjerrė nga Libri “Bajroni anglisht dhe shqip” i Afrim Karagjozit) Bajroni flet se si e patėn zėnė “njė palė ethe tė forta nė Morč” dhe se si, pasi thirrėn mjekėt duke i kėrcėnuar “dy arnautėt e mi tė mjerė mė shėruan me kujdesin dhe vėmendjen qė do t’i kishin dhėnė nder qytetėrimit”. Mė tutje, nė po kėtė ditar Bajroni shėnon: “Kur po bėnim pėrgatitjet pėr t’u kthyer (nė Angli, A. K.) shqiptarėt e mi (qė e shoqėruan poetin gjithandej e deri nė Stamboll, M.Xh.) u thirrėn qė tė merrnin pagėn e tyre. Vasili e mori tė tijėn me njė pamje tė dukshme hidhėrimi pėr largimin tim... Dėrgova tė thėrrisnin Dervishin, por pėr njėfarė kohe ai nuk u gjet gjėkundi. Mė nė fund ai hyri. Dervishi i mori paratė, pastaj pa pritur, i pėrplasi ato pėrtokė dhe duke zėnė ballin me duar doli jashtė dhomės duke qarė me hidhėrim”.

Nė njė letėr qė i shkruan nėnės (12 nėntor, 1809), shėnon midis tė tjerash: “I dua shumė shqiptarėt, nuk janė tė gjithė muslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet dhe sjelljet e tyre dhe se janė kaq tolerantė dhe  kaq tė lirė nė paragjykimet fetare”.

Syrit tė poetit nuk i shpėtojnė pa hetuar edhe bukuritė somatike: “Shqiptarėt nė pėrgjithėsi... kanė njė pamje tė hijshme (po nė tė njėjtin ditar).” Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura.”

Por mė shumė se bukurisė fizike, poeti e “ēajld Haroldi” u kėndon ndjenjave dhe besnikėrisė sė gruas shqiptare si nėnė dhe bashkėshorte:

Njėjt vetėm ia jep trupin edhe zemrėn,

Atij qė e ka pranuar zot e burr.

Por kėto gra “... mė tė bukurat qė kam parė ndonjėherė nė shtat e nė tipare” (nė tė njėjtėn letėr drejtuar sė ėmės) e kalojnė jetėn nė njė atmosferė tejet tė rėndė e tė mbyllur patriarkale;

Nė kėtė vend s’i ndihet zėri gruas:

E mbyllur s’del dot pa ēarēaf dhe roje,

Mėsuar nė kafaz as do tė dalė.

Por kjo ndrydhje e pėrkohshme e personalitetit, ēka asaj i duket krejt e natyrshme, madje i jep krahė pėr ta gjetur kuptimin e jetės nė dashurinė dhe dhimbsurinė tronditėse pėr fėmijėn e saj. Ajo ėshtė:

E lumtur nė detyrė amtare t’ėmbėl.

Njė vend tė veēantė nė kėngėn e dytė tė poemės zė figura e Ali Pashė Tepelenės, sundimtar i fuqishėm feudal nė Shqipėrinė Jugore, themelues i Pashallėkut, faktikisht autonom tė Janinės. Me tėrė nderimin dhe simpatinė qė ka pėr Ali Pashėn si “burrė luftrash”, diplomat tepėr tė zgjuar, poeti nuk ngurron tė nxjerrė nė dritėn e sė vėrtetės historike mizorinė e tij si sundimtar feudal dhe despot. Ėshtė shumė interesant dhe piktoresk pėrshkrimi qė Bajroni i bėn Ali Pashės qė zė dy faqe tė letrės qė poeti i dėrgon sė ėmės nga Preveza, mė 12 nėntor 1809.   

Krahas veprave, poema dhe drama, meditime poetike, roman nė vargje, e lloje tė ndryshme letrare, Bajroni shkroi dhe Poemat e Lindjes: “Gjauri”, “Nusja e Abidos”, “Korsari”, “Lara”, “Rrethimi i Korintit”, “Parisina”, qė kapin vitet 1813-1816. Kėto janė novela nė vargje, heronjt e tė cilave janė individė qė ngrejnė krye kundėr shtypjes dhe padrejtėsive sociale, kundėr poshtėrimit tė dinjitetit tė njerėzve tė thjeshtė e tė ndershėm nga ana e pushtetarėve qė orvaten tė nėnshtrojnė tė pambrojturit pėr t’u mohuar tė drejtėn tė jetojnė si njerėz dhe tė marrin frymė lirisht. Poemat e Lindjes, qė nė shumė ēka riprodhojnė frymėn ideoestetike tė “ēajld Haroldit”, mbartin momente biografike tė vetė poetit. Mė shumė se prototipa janė karaktere romantike letrareske.

Nga ana kompozicionale dhe stili “Poemat e Lindjes” janė karakteristike pėr artin romantik. Nė qendėr tė tyre qėndron fati i heroit me pasionet dhe vrulle tė fuqishme, mė shumė me natyrė instiktive se sa tė vetėdijshme.

Njė element i parapėlqyer te poetėt romantikė ėshtė pėrshkrimi idilik i bukurive tė peisazhit me njė det blu, me pyje e lėndina tė blerta. Veprimi i subjektit zakonisht s’dihet ku zhvillohet. Tipike nė kėtė vėshtrim ėshtė poema “Gjauri” e vitit 1813, shkruar nė njė kohė kur pėrshtypjet e Bajronit nga udhėtimi nė Shqipėri ishin ende tė freskėta.

Sipas njė kumtimi tė E. I. Klimenko-s me titullin “Rreth pėrshtypjeve shqiptare tė   Bajronit” botuar nė “Uēionie zapiski” tė Universitetit Shtetėror tė Leningradit, me Nr. 266, 1959, nė poemėn “Gjauri, fragment i njė tregimi turk”, gjejmė elemente qė na kujtojnė nė shumė ēka momente nga Kėnga II e “ēajld Haroldit” nė vargjet kushtuar shqiptarėve dhe Shqipėrisė.  Nė fillim tė poemės “Gjauri” pėrshkruhen brigjet e detit Egje. Mbi det dhe mbi shkėmbinjtė nė breg tė tij bie mbrėmja. Gjatė bregdetit rrėshqet kaikja. Tanimė ka mbaruar agjėrimi i Ramazanit. Ka ardhur dita tė festohet Bajrami. Flitet pėr murgjit nė njė manastir nuk dihet se ku, ēka na kujton pėrshkrimin e manastirit Zica, jo larg Janinės, nė Kėngėn II tė “ēajld Haroldit”. Saraj i Hasan Beut, siē ėshtė theksuar shpesh nė shkrime studimore pėr Bajronin, ėshtė pėrshkruar nėn ndikimin e pėrshtypjeve tė poetit nga saraj i Ali Pashės nė Janinė.

Subjekti i poemės “Gjauri” me pak fjalė ėshtė ky: heroi i veprės Gjauri, nė shtratin e vdekjes i rrėfehet murgut. Rrėfimi i tij ėshtė i palidhur, kllapi e njė njeriu qė po vdes. Fragmente frazash, humbje e vetėdijes drejt shuarjes. Me shumė vėshtirėsi mund tė kapėsh fillin e mendimeve tė tij. Gjauri dashuronte marrėzisht Lejlanė. Po edhe kjo iu pėrgjigj dashurisė sė tij. Gjauri ishte nė kulmin e lumturisė. Por burri xheloz dhe gjakėsor i Lejlasė, Hasani, e vrau atė. Gjauri i pikėlluar nga kjo ē’ndodhi sė bashku me shqiptarėt, miq tė tij tė besės, e vrau feudalin mizor, Hasanin nė njė grykė mali tek kalonte i ruajtur nga qehajallarėt e tij. 

Gjauri me prejardhje ishte venedikas. Kjo merret vesh nga njė aluzion qė poeti bėn pėr njė mik qė ka lėnė atdheun e tij tė largėt pėrtej detit. Ai u lidh fort me shqiptarėt, sepse edhe kėta ishin njėlloj tė pėrndjekur dhe tė shtypur si ai. Veē asaj i ēmonte dhe i nderonte shume arnautėt (siē i quan poeti) pėr virtytet e tyre tė larta, ēka ndikoi ndjeshėm edhe tek ai vetė.

            Nė pėrgjithėsi heronjtė e “Poemave tė Lindjes”- ngjajnė me njėri-tjetrin. Tipa tė rebeluar, kryengritės, tė paqetė e tė pakėnaqur nga mjedisi, tė cilit i largohen sa mė shumė. E ndjejnė veten se janė tė pėrndjekur nga ideja e turbullt e njė lloj fatalizmi nė sfondin e njė botė tė errėt armiqsore.

Kėta janė heronj qė lėngojnė nga ideja se shoqėria njerėzore jeton nė njė rend ku sundon padrejtėsia, dhuna. Dhėmbjen e tyre e shpėrhapin si njė fatalitet nė tėrė universin, duke hamendėsuar se kėrkesat e natyrshme njerėzore nuk do tė gjejnė kurrė pėrgjigje nė marrėzinė fataliste universale.

Tėrė kėtė heronj bajronianė si Gjauri, Konradi, ēajld Haroldi, Manfredi, etj, mbartin nė qenien e tyre atė dhimbje tė shekullit, qė pushtoi mendjen dhe zemrėn e shumė poetėve romantikė tė shekullit XIX, mė tipiku i tė cilėve ishte Bajroni.

Poeti mė i madh anglez, personaliteti i shquar i mendimit dhe i letėrsisė pėrparimtare demokratike i romantizmit evropian, vdiq nė Misolonje, nė vitin 1824, nė zjarrin e luftės sė popullit grek pėr ēlirimin e vendit nga pushtimi osman.

 

Literatura

 

Elizarov M..E. - Historia e letėrsisė sė huaj shek. XIX, Moskė, 1961

KARAGJOZI Afrim – Bajroni (Anglisht dhe Shqip), Tiranė, 1997.

Kondratjev Ju – Pjesė tė zgjedhura, Moskė, 1973.

Protero R. – Veprat e Lord Bajronit. Letra dhe Ditari, Nju Jork, 1902.

Vapereau J. - Diksioneri Universal i letėrsive, P. 1884

           


 

[1] Termi ludit lidhet me emrin e punėtorit Xhon Ludit, qė shkatėrroi i pari maknat tekstile nė vitin 1780. Nė fakt ishin padronėt ata qė i hidhnin punėtorėt nė rrugė (pasojė e proceseve tė mekanizuara) duke shkaktuar papunėsi dhe ploretarizim tė skajshėm tė tyre.

[2] John Bull- personazh imagjinar satirik nė gazetėn humoristike londineze “The Punch”, personifikim i popullit anglez.

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: aiitc@albaniaonline.net
For technical inquiries please contact the webmaster