REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

  Revista UNIVERS, Viti 2003, Nr.V
  Art dhe kulturė

 

 

FOLKLORISTIKA SHQIPTARE MIDIS DY SHEKUJVE

Prof. Dr. Agron XHAGOLLI
 

1.Folklori-identitet kombėtar

            Folklori i njė kombi, si pjesė pėrbėrėse e kulturės sė tij nė pėrgjithėsi, ėshtė krijuar, ka qarkulluar dhe, nė ato vende ku gjallon ende, vazhdon tė jetojė e tė pasurohet mbi bazėn e njėsisė sė praktikės jetėsore dhe shpirtėrore tė atyre mjediseve qė paraqiten me njė strukturė tė konsiderueshme dhe relativisht tė pavarur etnike dhe sociologjike. Brenda kėtij kuadri tė pėrgjithshėm mjediset shoqėrore janė pėrcaktueset e jetės sė krijimeve folklorike, ato qė u kanė vėnė ose jo vulėn folklorike dhe kombėtare kėtyre krijimeve.

            Edhe folklori, i cili pėrfaqėson njė pjesė tė rėndėsishme tė trashėgimisė dhe tė vazhdimėsisė kulturore tė kombit shqiptar, ka qenė dhe mbetet njė nga dėshmitė e vetėqėnies kombėtare, tregues i aftėsive dhe i mundėsive qė ka pasur dhe ka populli ynė pėr krijimin e vlerave artistike shpirtėrore. Nė kėtė mėnyrė, folklori ynė ka shėrbyer edhe si njė potencial me vlera tė spikatura dhe me funksione tė admirueshme pėr krijimin e njė hapėsire unikale shqiptare, duke iu kundėrvėnė pėrpjekjeve asimiluese, por edhe proceseve tė natyrshme vetėmėnjanuese kombėtare, kudo qė kanė jetuar dhe jetojnė shqiptarėt. Edhe folklori, nė kompleksitetin e faktorėve ndikues, ka dhėnė ndihmesėn e vet pėr tė ruajtur tė gjallė, pėr tė pėrforcuar ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr tė dėshmuar identitetin kombėtar shqiptar.

            Njėkohėsisht, folklori me natyrėn e tij tė veēantė, me thelbin specifik, ėshtė njė dėshmi bindėse e natyrės humane tė popullit tonė, e pėrpjekjeve tė tij pėr tė qėndruar gjithnjė brenda territorit tė vet dhe pėr ta ruajtur atė me ēdo kusht. Nėpėrmjet lėndės folklorike shihen pėrpjekjet pėr individualitet kombėtar, pėr liri e pavarėsi, ēmohet natyra pėrparimtare dhe demokratike e popullit shqiptar. Krijimtaria e pasur folklorike sjell edhe vlerat shpirtėrore, tiparet e virtytet mė tė qenėsishme tė shqiptarėve nė shekuj, ndjenjat e shijet e tyre. Kjo realizohet pėrmes pasqyrimit tė jetės, ngjarjeve, figurave, botės ideoemocionale, psikologjisė, historisė sė popullit, me mjetet e veta karakteristike dhe specifike qė ka arti folklorik. Mungesa nė shekuj e letėrsisė dhe e arteve tė kultivuara bėri qė folklori tė luante njė rol krejt tė veēantė, sė fundi, duke u bėrė trualli mbi tė cilin lindėn dhe u rritėn letėrsia dhe artet e kultivuara shqiptare.

            Dihet qė folklori shqiptar e ka njohur relativisht vonė tė drejtėn dhe mundėsinė e botimit. Fillimet e dokumentuara tė kėsaj pune i gjejmė qė mė 1635. Pas botimit nė kėtė vit nga Bardhi tė njė numri proverabash, janė njė numėr mbledhėsish dhe botuesish tė folklorit shqiptar, duke filluar nga gjysma e dytė e shekullit XIX, si De Rada, Z.Jubani, Th.Mitko, S.Dine, V.Prenushi etj., por edhe tė huajt Hahn, Dozon, Pedersen, Mayer, etj., deri nė prag tė shpalljes sė shtetit tė pavarur shqiptar. Veprimtaria mė e ngjeshur dhe mė e organizuar nis pas kėsaj ngjarjeje madhore pėr shqiptarėt. Do tė thoshim se ėshtė kryesisht shekulli i XIX, gjysma e dytė e tij, gjatė tė cilit u bė e mundur njė pėrhapje publike e mjaft krijimeve folklorike, tė botuara nga mbledhės tė ndryshėm. Sidoqoftė, edhe pėr periudhėn kur bėjmė njė pohim tė tillė, janė zotėruese pėrpjekje sporadike, tė rastėsishme, nga individė, shqiptarė apo tė huaj. Mund tė themi se vetėm pas shpalljes sė shtetit tė pavarur shqiptar, veēanėrisht pas vitit 1920, ka pėrpjekje mė tė organizuara dhe mė masive pėr botime mė tė pėrgjithshme tė folklorit shqiptar. Organe tė ndryshme botojnė vazhdimisht krijime folklorike, hapen dhe botohen seri tė tilla tė rėndėsishme, si: "Visaret e kombit","Prralla kombėtare", etj, gjė qė tregon se krijimtaria folklorike, ndonėse me vonesė, po vihej nė vendin e vet, tė nevojshėm e tė merituar.

            Pas Luftės II Botėrore, dhe pikėrisht nė vitin 1947, fillon edhe puna e institucionalizuar pėr folklorin shqiptar. Pėr herė tė parė nė historinė tonė kombėtare, nė ish Institutin e Shkencave nė Tiranė, mė 1947, nis punėn pėr folklorin njė sektor me 2-3 punonjės shkencorė, pėr t'u zgjeruar mė vonė. Nė vitin 1960 krijohet Instituti i Folklorit, mė 1979 Instituti i Kulturės Popullore. Nė Prishtinė mė 1967 nė Institutin Albanologjik ngrihet sektori i folklorit. Edhe nė qendra tė tjera, veēanėrisht pranė shkollave tė larta, krijohen mundėsi dhe realizohen kėrkime e botime folklorike tė ndryshme. Tė tilla gjejmė te shqiptarėt nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, te arbėreshėt nė Itali, te arvanitasit nė Greqi etj. Njėkohėsisht, vazhdon puna individuale dhe, si rrjedhojė, grumbullohet njė lėndė folklorike, nė tėrėsi, tepėr e pasur.

 

 

            2. Nostalgji dhe retrospektivė  

            Folklori, nė pėrgjithėsi, paraqitet si kulturė e kaluar dhe si kulturė e tashme. Krijimet folklorike, nė intensitete tė ndryshme, sipas llojeve e zhanreve, apo sipas krahinave etnofolklorike, bėjnė ende jetė tė gjallė nė mjediset shqiptare. Ato janė tė pranishme nė raste e nė praktika tė ndryshme, si psh., nė festa e nė gėzime familjare e shoqėrore. Realiteti i sotėm folklorik te shqiptarėt jep njė tabllo tė tillė: janė ruajtur dhe praktikohen njė sėrė krijimesh tradicionale nė lloje e nė zhanre tė ndryshme; njė pjesė e krijimeve tradicionale janė pasuruar me elemente tė reja apo janė modifikuar, pėr arsye tė natyrave tė ndryshme; janė krijuar dhe vazhdojnė tė krijohen njė numėr krijimesh tė reja nė lloje e nė zhanre tė ndryshme. Kjo situatė folklorike mbart me vete edhe problemin e ruajtjes ose jo tė autenticitetit folklorik, pasi, krahas veprimit tė rastėsisė dhe tė rregullsive folklorike, ndjehen edhe ndėrhyrje tė papranueshme qė nuk e lenė folklorin nė zhvillimin normal nė rrugėn e vet tė zakonshme. Ky problem shtrohet jo vetėm pėr krijimet e reja, por edhe pėr ato tradicionale.

            Duhet pohuar se nė mjediset shqiptare ngado ka njė fond tė gjallė e aktiv nė lloje e nė zhanre tė ndryshme, qė bėjnė jetė folklorike. Le tė pėrmendim mjaft cikle nga kėngėt e dasmės, kėngė historike, dashurie, fjalė tė urta, vaje, anekdota, melodi instrumentale, valle, etj. Njė numėr i madh krijimesh nga lloje e zhanre tė ndryshme janė bjerrur, kanė dalė nga qarkullimi i pėrditshėm folklorik. Pėrmendim, ndėr tė tjera, pėrrallat fantastike, ritualet, legjendat, kėngėt e punės, etj. Por, njė pjesė e madhe e fondit tradicional, krahas atyre krijimeve qė pėr shkaqe tė ndryshme tashmė janė harruar plotėsisht, ekziston nė kujtesėn e bartėsve tė veēantė. Nė praktikėn mbledhėse tė folklorit gjejmė dhe krijime qė kanė pėrzjerje tė natyrave tė ndryshme tė realizuara nga vetė bartėsit e folklorit. Kjo ėshtė njė dukuri e njohur pėr folklorin edhe nė tė kaluarėn. Pėr mė tepėr, ajo vazhdon edhe nė ditėt e sotme me pėrmasa edhe mė tė mėdha, pėr shkak tė rrudhjes sė praktikimit nė lloje e nė zhanre tė ndryshme.

            Kėrkimet folklorike nė ditėt tona pėr disa lloje e zhanre tradicionale paraqesin vėshtirėsi tė natyrave tė ndryshme. Kjo ngaqė sot ėshtė e vėshtirė tė gjesh subjekte folklorike, bartės tė krijimeve tradicionale, si: pėrralla fantastike, legjenda, balada tė plota, kėngėt e kreshnikėve, cikle tė caktuara tė epikės historike, etj., qė tė mund t'i regjistrosh. Njė vėshtirėsi tjetėr pėr mbledhjen sot tė folklorit lidhet me faktin se njė pjesė e krijimeve tradicionale janė "vulosur" nė mendjen e individėve tė caktuar, ndaj regjistrimi nė kėso rastesh ėshtė i kushtėzuar nga kujtesa dhe predispozicioni i atij me tė cilin ke mundėsinė tė punosh.

            Pėrveē kėtyre rasteve, mund tė themi se nė praktikėn e pėrditshme ndeshet edhe njė dukuri tjetėr. Krijimeve tradicionale u bėhen shtesa, shartime tė pagjetura, jo nė rrugėn e natyrshme, por nga njerėz tė caktuar, tė nisur nga motive tė ndryshme. Ē'ėshtė dhe mė keq, ndonjėherė krijohen edhe tekste tė reja pėr ngjarje tė sė kaluarės dhe, ngaqė futet nė to njė frymė qė sjell gjer nė njė farė mase njė realitet tė shkuar, ato paraqiten si krijime autentike tradicionale. Operime tė kėsaj natyre janė tė dėmshme, pasi dizinformojnė opinionin shkencor dhe mė gjerė dhe krijojnė pėshtjellime. Nuk po ndalemi fare te rastet, jo tė pakta, tė denatyrimeve tė jashtme tė folklorit.

            Nė tė gjitha kėto raste ėshtė detyrė e dorės sė parė pėr mbledhėsin, botuesin, organizatorėt e veprimtarive folklorike, pėr transmetimet nė radio e televizione tė sqarojnė e tė pėrcaktojnė vlerat e mirėfillta tė ēdo krijimi qė regjistron apo qė paraqet. Kjo arrihet duke peshuar dhe diferencuar origjinalen, autentiken nga e pėrshtatura, duke realizuar integrimin e faktit tė sjellė nė gjirin e traditės ose duke e pėrjashtuar atė prej saj, duke pėrcaktuar mjediset kulturore nga vjen ky apo ai krijim, duke zbuluar pėrmasat dhe realizimin konkret tė pėrtėritshmėrisė dhe tė improvizimit.

            Kėtė detyrė tė rėndėsishme, tė vėshtirė e fisnike mund ta realizojnė me dinjitet forcat e kualifikuara shkencore, drejtues dhe organizatorė tė veprimtarive folklorike qė mbėshteten dhe shfrytėzojnė pėrvojėn e grumbulluar.  

                                                                         *

                                                               *                  *

            Jemi nė pragfillimin e shekullit XXI. Arritjet e folkloristėve shqiptarė janė vėrtet tė konsiderueshme, nėse do tė kemi parasysh edhe kushtet e formimit tė tyre, mundėsitė qė ju janė krijuar pėr tė punuar, vėshtirėsitė me tė cilat janė ndeshur, kushtet e izolimit nė tė cilat kanė ndjekur proceset folklorike, kufizimet shtetėrore dhe politike etj. Janė krijuar, nė bazė kėrkimesh sistematike dhe tė rastėsishme, arkiva folklorikė me peshė kombėtare, siē janė ato nė Institutin e Kulturės Popullore nė Tiranė dhe nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė, krahas arkivave tė tjerė tė organizuar, si psh., nė universitetet e Shkupit e tė Kozencės etj., dhe individuale. Ndonėse me pėrmasa tė konsiderueshme, vetėm nė fillim tė shekullit XX, mbledhjet e deritanishme tė folklorit kanė krijuar fondin mė tė pėrgjithshėm dhe mė gjithpėrfshirės tė folklorit shqiptar. Kėrkimet janė realizuar pėr lloje e pėr zhanre nga mė tė ndryshmet dhe kanė mbuluar tė gjitha krahinat shqiptare. Mund tė themi se vetėm nė arkivin e folklorit tė Institutit tė Kulturės Popullore nė Tiranė sot ka rreth 30.000 njėsi folklorike tė inēizuara, kryesisht kėngė, melodi dhe mė pak nė prozė; rreth 1.5 milion vargje tė shėnuara; mbi 2.000 njėsi etnokoreografike e etnomuzikore tė filmuara, etj. Po kėshtu, arkivi i folklorit nė Institutin Albalonogjik tė Prishtinės ka rreth 40.000 njėsi folklorike tė mbledhura, nė lloje e nė zhanre tė ndryshme.

            Me mjaft interes janė dhe botimet folklorike shqiptare. Ndonėse pėrgjithėsisht tė mbyllur e tė izoluar, folkloristėt shqiptarė kanė realizuar tashmė njė fond tė artė tė fondit folklorik shqiptar. Pohimi i mėsipėrm mbėshtetet jo vetėm nė anėn vėllimore tė lėndės folklorike tė mbledhur, tė kritereve mė shkencore tė botimeve, por dhe pėrsa i pėrket zgjerimit tė botimeve edhe me pėrbėrės tė tjerė tė folklorit, siē janė muzika dhe lėvizja.

Nga institucione tė profilizuara e tė specializuara, por edhe nga individė pasionantė apo institucione tė tjera, janė realizuar mjaft botime dinjitoze dhe pėrfaqėsuese. Pėrmendim vėllime tė tėra nė seri tė tilla si ajo e prozės popullore, e epikės legjendare, epikės historike, lirikės, krahas botimeve antologjike, apo nė seri tė veēanta tematike, tė realizuara nė Tiranė dhe nė Prishtinė. Po kėshtu, janė pėrftuar botime me interes nga trevat shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nga arvanitėt, nga arbėreshėt. Mbledhės tė ndryshėm, tė pėrkushtuar nė punėn fisnike tė nxjerrjes nė pah tė folklorit shqiptar, jashtė institucioneve, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Itali, Greqi, etj. , kanė botuar vėllime tė tėra, me vlera tė mėdha. Eshtė realizuar nėpėrmjet kėtyre botimeve nė tėrėsi njė ndriēim i gjerėsisė e i larmisė, shtrirjes motivore e tematike tė thesarit tė folklorit shqiptar.

Botimet folklorike krahas rrugės tradicionale, paraqitjes sė teksteve, u pasuruan me botime etnomuzikologjike dhe etnokoreografike. Pa pasur ndonjė pėrvojė nė kėto fusha, pa specializimin profesional nė shkollat pėrkatėse, studiues tė pėrkushtuar, me punėn e tyre pasionante sollėn mė tė plota tiparet e karakteristikat e folklorit, nė natyrėn e tij sinkretike. Kėrkimet nė terren u bėnė njė shkollė e madhe, nė tė cilėn u formuan breza tė ndryshėm folkloristėsh.

            Gjatė kėtij shekulli u hodhėn edhe bazat pėr ndėrmarrjen e hapave tė para dhe tė thellimit nė analiza, pėrgjithėsime dhe arritjes nė pėrfundime nga njė numėr i konsiderueshėm studiuesish. Fillimet e kėsaj pune nė planin pėrshkrues shpejt u pasuan nga analiza pėrgjithėsuese nė plan krahinor, regjional, bile dhe kombėtar. Pėr mė tepėr, janė ndėrmarrė edhe njė numėr studimesh nė plan krahasues me folklorin e popujve tė tjerė. Breza tė tėrė studiuesish, duke ndjekur fazat normale tė punės, nga kėrkimi dhe regjistrimi, te puna studimore, hodhėn themelet dhe ngritėn godinėn e studimit tė folklorit shqiptar. Emra tė tillė, si: Faik Konica, Mit’hat Frashėri, Lef Nosi, Sotir Kolea, Kolė Kamsi, Kasem Taipi, Bernardin Palaj, Karl Gurakuqi, Donat Kurti, Qemal Haxhihasani, Anton Ēeta, Zihni Sako, Keti Harito, Shefqet Pllana, Ramadan Sokoli, Demush Shala, Dhimitėr Shuteriqi, Lorenc Antoni, Vangjel Lapis, Anton Bellushi, Jorgo Panojti Beniamin Kruta etj., dhe deri te tė gjithė kolegėt folkloristė qė vazhdojnė tė japin ndihmesėn e vet tė vyer edhe sot, do tė mbeten tė nderuar dhe tė respektuar nė historinė e folkloristikės shqiptare.

            Duke filluar nga punimet e para, tė natyrės analizuese, u kalua mė vonė nė hartimin e teksteve mėsimore tė folklorit shqiptar pėr nivele tė ndryshme tė shkollave. Hyrjet studimore tė mjaft veprave folklorike, u pasuan nga dhjetra monografi studimore, pėrmbledhje artikujsh. Arritjet studimore tė folkloristikės shqiptare kanė gjetur pasqyrimin e vet nė organe tė ndryshme shkencore, veēanėrisht nė revista dhe pėrmbledhės tė tillė shkencorė, si: "Studime filologjike", "Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji", "Kultura popullore", "Ēėshtje tė folklorit shqiptar", "Jehona", etj.

 

       

3.Vėshtrim kritik

            Gjithsesi, njė vėshtrim kritik i punės sė kryer deri mė sot pėr folklorin shqiptar, krahas arritjeve, nxjerr nė pah edhe njė numėr mangėsish, vėrejtjesh, dobėsish. Pohimi i tyre do i shėrbente pėrmirėsimit tė punės nė tė ardhmen.

            Do tė theksonim, sė pari, mosshtrirjen e punės kėrkimore edhe pėr disa lloje folklorike tė caktuara, gjė qė ka sjellė dhe mosbotimin e tyre. Mjafton tė pėrmendim se pėr legjendat shqiptare vėmendja nuk ka qenė e pėrqėndruar dhe, si rrjedhojė, nė ditėt e sotme, mungojnė botime shkencore pėrfaqėsuese tė kėtij lloji folklorik. Arsyet e njė mungese tė tillė mund tė shpjegohen me njė numėr faktorėsh frenues, por, gjithsesi, fakti ėshtė kokėfortė. Ndofta ėshtė momenti i fundit qė mund tė shpėtohet diēka. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr krijimet folklorike me tematikė fetare, pėr rituale tė ndryshme, folklorin dramatik, etj. Mund tė thuhet nė pėrgjithėsi se nuk janė mbuluar nga kėrkimet tė gjitha llojet e zhanret folklorike nė tėrėsinė, gjerėsinė dhe nė thellėsinė e duhur.

            Sė dyti, mė tepėr nė Republikėn e Shqipėrisė, por pjesėrisht edhe nė   Kosovė, ka pasur dhe ka ndėrhyrje, edhe tė karakterit politik, tė cilat kanė krijuar imazhin e denatyrimit tė folklorit nė pėrgjithėsi. Pėr mė keq, edhe nė botime nga institucione shkencore janė pėrfshirė pėr lėndė folklorike krijime qė nuk i pėrballin parametrat folklorikė. Kėsaj gjendjeje i shtohen pastaj edhe pėrzierjet e kritereve shkencore tė klasifikimit me kritere tė tjera gjatė botimit tė lėndės folklorike.

            Sė treti, do tė theksonim mosnjohjen nga folkloristėt shqiptarė tė tė gjithė lėndės folklorike kudo qė qarkullon ajo, nė mjedise nga mė tė ndryshmet. Ndofta pėr vėshtirėsinė financiare nuk janė bėrė kėrkime tė mirėfillta shkencore kudo qė banojnė shqiptarėt dhe praktikojnė apo pasurojnė folklorin e tyre.

            Sė katėrti, mungojnė katalogėt e llojeve tė ndryshme folklorike, gjė qė, ndėr tė tjera, do tė krijonte mundėsi pėr ndėrmarrjen e studimeve tė thelluara nė plan krahasues. Etiketoheshin dhe etiketohen popullore dhe na pėrfaqėsonin ngado. Edhe nėse do tė ishin krijime popullore, me njė sforcim nga propaganda radio-televizive, ato s'duhej tė pėrfaqėsonin folklorin shqiptar.

            Sė pesti, ka munguar njė metodė e saktė nė kėrkimin dhe nė botimin e vlerave folklorike. Pyetjes se ēfarė duhet regjistruar nė terren, pėrgjithėsisht folkloristėt tanė i janė pėrgjigjur me njė pėrzgjedhje tė asaj qė kanė regjistruar. Realisht pyetjes sė mėsipėrme duhej t'i ishim pėrgjigjur nė praktikėn folklorike duke regjistruar gjithēka. Po kėshtu, kėsaj pyetjeje nė fushėn e botimit, se ēfarė duhet botuar, pėrgjigjja i ėshtė dhėnė nė mėnyra tė ndryshme. Botimet antologjike flasin pėr njė pėrzgjedhje, kurse kriteri mė i drejtė do tė ishte botimi nė korpuse masive me gjithēka tė mbledhur.

            Sė gjashti, organizimi i festivaleve ka qenė njė praktikė e re nė hapėsirat shqiptare. Pėr herė tė parė njė festival folklorik nė nivel mė tė pėrgjithshėm dhe mė pėrfaqėsues ėshtė zhvilluar mė 1947 nė Tiranė. Me kalimin e viteve kėto festivale u stimuluan, ndėrhyri nė to dora e "mjeshtrave pėrpunues", qė trumbetonin zhvillimin e folklorit pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave politike tė kohės dhe, si pėrfundim, ato ndikuan negativisht nė denatyrimin artificial tė folklorit, nė edukimin e shijeve tė detyruara dhe tepėr tė kultivuara. U morėn modele tė gatshme, fragmente dhe intonacione folklorike dhe me to u krijuan gjėra krejt tė reja dhe tė panjohura nga asnjė mjedis folklorik. Dalėngadalė nisi tė ngrejė krye folklorizmi. Si rrjedhojė, sot pėrgjithėsisht mungon njė kuptim i drejtė dhe njė diferencim i plotė midis folklorit dhe krijimtarisė popullore.

            E kuptojmė se pėrgjithėsisht tradita nė folklor ėshtė konservatore. Por, nė tė njejtėn kohė, ajo ėshtė dhe novatore, pėrderisa tė gjithė elementėt pėrbėrės qė konkurojnė nė kėtė raport e mbajnė tė gjallė njė traditė. Ne do t'i pėrfshinim nė folklor edhe ato elementė qė janė pak mė larg se modelet origjinale, por jo mė tej. Pėr mė tepėr, jemi tė mendimit se nė kėtė mėnyrė dhe ėshtė zhvilluar tradicionalisht folklori.

            Sė shtati, mungojnė realizime nė nivele pėrgjithėsimi, bėrė mbi bazėn e njė klasifikimi sistematizues tė lėndės folklorike nė pėrgjithėsi nė pėrbėrėsit e saj. Le ta konkretizojmė idenė tonė me njė lloj tė caktuar folklorik.

            Flasim mjaft pėr kėngėt e kreshnikėve, pėr lashtėsinė e tyre, origjinėn pėrgjithėsisht shqiptare etj. Por, realisht duhet pranuar se kombit tonė i jemi shumė borxhlinj. Nė njė kohė qė pėr nga vlerat dhe rėndėsia qė kanė kėto kėngė mund tė ishte krijuar edhe njė institut i veēantė studimor, ne ende s'kemi njė katalog gjithpėrfshirės tė kėngėve tė mbledhura nga cikli i kėngėve tė kreshnikėve, ku tė reflektoheshin, tė paktėn, tė gjitha variantet me temat e motivet e tyre. I mbledhur dhe i botuar relativisht vonė dhe jo nė pėrgjithėsi, cikli i kreshnikėve nuk ėshtė parė nė tėrėsinė e tij, trajtesat kanė qenė tė pjesshme, jo nė thellėsinė e gjerėsinė e problematikės qė ngėrthen vetė cikli, herė-herė me njė bazė romantike. Nėse do tė ishte realizur njė klasifikim sistematizues i gjithēkaje tė mbledhur, kjo do tė rriste objektivitetin e studimeve, do tė krijonte hapėsira mė tė gjera, mundėsi diskutimi e krahasimi.

            Sė teti, ka munguar dhe mungon njė pėrgjithėsim serioz teorik rreth folklorit shqiptar. Kėtė mungesė nuk mund ta plotėsojnė funksionalisht botimet e artikujve, pėrmbledhjet studimore, tė monografive tė shumta qė tashmė janė realizuar, as edhe ndonjė tekst mėsimor i ēfarėdo niveli.

            Sė nėnti, njė mangėsi tjetėr serioze, por dhe me pasoja nė vazhdimėsi, paraqet mosparaqitja siē duhet i folklorit shqiptar dhe i punimeve rreth tij nė gjuhė tė huaja. Mjafton tė shohim pėrpjekjet e ethėshme qė bėhen pėr kėtė gjė nė vendet fqinje, pėr tė kuptuar dhe mė mirė se sa tė nevojshme paraqiten kėto  publikime, kryesisht nė anglisht, qė do tė ndriēonin pėr opinionin e huaj mjaft tė vėrteta rreth folklorit shqiptar. Kėtė gjė s'do tė na e bėjnė tė tjerėt. Vetė duhet tė lėvizim.

            Sė dhjeti, njė mangėsi tė ndjeshme do tė pėrmendim mosmbulimin e fushave studimore. Pėr disa lloje e zhanre tė caktuara deri mė sot mungojnė studime pėrgjithėsuese si nė planin letrar, ashtu dhe nė atė etnomuzikor apo etnokoreografik. Mund tė themi se lloje tė tilla si kėngėt e dashurisė, ritualet, kėngėt e djepit, tė mėrgimit etj., presin studiuesit.

 

            4. Perspektivė

            Duke numėruar si mė sipėr disa mangėsi e tė meta tė punės sonė, deri mė sot, nuk mendojmė se kėto janė tė vetmet. Por, gjithsesi, do tė pohonim se nga mbajtja parasysh e tyre do tė pėrfitonte folklori dhe folkloristika shqiptare, nė pėrgatitjet tona pėr tė ecur nė shekullin e ri me synime tė qarta e ambicioze. Vetėm nė kėtė mėnyrė mendojmė se do tė pėrballeshim dhe do tė barazoheshim me kolegėt tanė tė huaj. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme, sipas mendimit tonė, tė mbahen parasysh dhe tė realizohen gradualisht njė numėr detyrash. Ēfarė duhet bėrė mė konkretisht nė tė ardhmen? Si duhet tė vazhdojmė nė shekullin qė jemi futur?

            Pa pretenduar pėr t'u dhėnė pėrgjigje nė mėnyrė shterruese kėtyre pyetjeve, do tė pėrpiqemi tė sjellim pėrmbledhtas disa mendime, qė pėrvoja e deritanishme na i ka pėrforcuar.

            Sė pari, do tė theksonim nevojėn e bashkėpunimit dhe tė bashkėrendimit tė punės sė folkloristėve shqiptarė kudo qė janė. Mendojmė se ėshtė e nevojshme qė tė planifikohen drejtimet themelore tė punės me folklorin dhe, mbi kėtė bazė, tė arrihet nė mirėkuptim parimor. Pėrcaktimi i punėve konkrete pėr secilin folklorist ose nė grupe pune tė pėrbashkėta do tė ishte nė vetvete njė pėrqėndrim i energjive intelektuale, transmetim i pėrvojės sė arritur dhe do tė sillte rezultate. Theksojmė, nė njė kohė kur dhe nė folkloristikė jemi tė vonuar.

            Sė dyti, mendojmė se ėshtė e domosdoshme tė realizohet sa mė parė dhe sa tė jetė e mundur mė saktė, klasifikimi i tė gjithė lėndės folklorike shqiptare, nė bazė tė pėrvojės sė deritanishme, arritjeve ndėrkombėtare dhe diskutimeve tė organizuara dhe tė frytshme pėr ēdo lloj e zhanėr tė veēantė.

            Sė treti, kompjuterizimi, nėpėrmjet edhe shkėmbimit tė informacioneve respektive, i gjithė krijimtarisė folklorike shqiptare tė botuar apo nė dorėshkrime, regjistrimeve tė natyrave tė ndryshme.

            Sė katėrti, njė formim teorik tė kualifikuar tė folkloristėve, veēanėrisht tė tė rinjve, qė kanė nevojė pėr specializime, pėr t'u pėrfshirė sa mė parė nė rrjedhat studimore bashkėkohore.

            Sė pesti, hartimi i katalogėve pėr llojet e zhanret e veēanta. Njė gjė e tillė, duke iu referuar edhe arritjeve ndėrkombėtare, do tė mund, jo vetėm tė nxirrte nė pah gjerėsinė e pėrhapjes, thellėsinė e praktikimit, por do tė krijonte dhe njė bazė tė mirė studimore pėrsa i pėrket raporteve ndėrnacionale fqinjėsore dhe mė gjerė nė fushėn e folklorit. Me njė fjalė, do tė hapej lirshėm dhe bindshėm studimi kompleks krahasues.

            Sė gjashti, tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet e mundshme pėr tė realizuar kėrkime sistematike kudo nė mjediset shqiptare, pėr tė grumbulluar dhe shtuar ende fondet arkivore, por edhe pėr paraqitjen shkencore tė gjendjes reale tė folklorit shqiptar nė bashkėkohėsi.

            Sė shtati, nevojitet botimi tėrėsor i korpusit tė folklorit shqiptar, gjė qė do tė bėnte tė mundur njohjen e plotė dhe tė pėrgjithshme tė tij. Krahas kėtyre botimeve, ėshtė e domosdoshme tė realizohen botime dinjitoze nė gjuhė tė huaj me krijime folklorike shqiptare, si dhe me studime. Botimet tona duhet tė shoqėrohen me aparaturėn shkencore bashkėkohore, si inēizime, filmime, etj.

            Sė teti, ndėrkomunikimi me kolegėt dhe me institucionet analoge nė botė, pėr t'u tėrhequr vėmendjen rreth folklorit shqiptar. Kjo do tė bėnte tė mundur jo vetėm shtimin e numrit tė studimeve, por do tė zgjeronte sė tepėrmi edhe rrethin e njohėsve tė folklorit shqiptar. Pėr kėtė, krahas veprimtarive ndėrkombėtare, ku ne duhet tė marrim pjesė dhe ta themi bindshėm fjalėn tonė, ėshtė e nevojshme qė tė organizojmė dhe vetė, nė periodicitet, njė tribunė ndėrkombėtare me epiqendėr folklorin shqiptar, por dhe lidhjet e tij me folklorin e popujve tė tjerė. Tryeza tė tilla shkencore, pa paragjykime nacionaliste, do tė nxirrnin mė nė pah ligjėsitė dhe veēoritė e krijimit folklorik nė pėrgjithėsi, do tė sillnin pėrqasje mė tė pranueshme dhe jo pėrparėsi zhurmėmadhe nga faktorė subjektivė apo tė rastėsishėm, jo tė mbėshtetura dhe tė gjithėkohėshme.

            Sė nėnti, pėr t'u realizuar njė pjesė e madhe e kėtyre detyrave tė sė ardhmes, nuk mjafton vetėm puna e folkloristėve. Jemi tė mendimit se njė sensibilizim i opinionit shqiptar kudo nė botė, hartimi i njė strategjie kombėtare nė nivel shtetėror dhe mbėshtetja e saj financiare do tė ishin faktorė determinues.

            Perspektiva ėshtė e hapur, duhen hapa tė sigurtė, mbėshtetje e gjithanshme...

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: aiitc@albaniaonline.net
For technical inquiries please contact the webmaster