REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

  Revista UNIVERS, Viti 2005, Nr.VI
  Studime
 

 

Prof.Dr. Gazmend SHPUZA

ĒĖSHTJA E ABC-SĖ PAS KONGRESIT TĖ MANASTIRIT

Me gjithė pėrpjekjet pėr rivlerėsimin e Kongresit tė Dibrės, nė kėto dhjetė vjetėt e fundit, nuk ėshtė arritur ende tė kapėrcehen mendimet kontradiktore. Dėshmi pėr kėtė ėshtė dhe njė botim i fundit dinjitoz, siē ėshtė “Historia e popullit shqiptar, vėll. II”. [1]  Nuk mungon, madje, nė ndonjė rast dhe ndonjė vlerėsim negativ rreth kėsaj ngjarjeje, i cili, kurrsesi nuk meriton tė merret nė shqyrtim.

Fakti qė Kongresin e organizuan xhonturqit, debatet e ashpra tė zhvilluara gjatė punimeve tė tij kanė lėnė tė hapur shtegun pėr njė interpretim jo tė saktė tė vendimeve tė dala prej tij. Ende sot, edhe pse nuk thuhet shprehimisht si mė parė, nuk arrijmė, qė pas njerėzve qė mbanin titullin bej apo pasha dhe, sidomos, pas njerėzve me ēallma, tė shohim pėrfaqėsues tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ishin pikėrisht kėta personalitete, tė cilėt mundėsuan ato rezultate sa tė papritura pėr qarqet atdhetare shqiptare dhe ca mė shumė edhe tė padėshiruara pėr vetė organizatorėt xhonturq.

        Krerėt e “Komitetit “Bashkim e Pėrparim” gabuan rėndė nė llogaritė e veta, kur e caktuan Dibrėn si qendėr tė kėstij Kongresi. Tubimi i korrikut 1909 dėshmoi se Shehri jo vetėm  kishte qenė, por dhe kishte mbetur njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė lėvizjes ēlirimtare e mė pas kombėtare shqiptare.

Kongresi nė sajė tė luftės sė delegatėve atdhetarė u shpall dhe vijoi punimet si kongres thjesht shqiptar. Kėtė karakter etnik tė shprehur qartė gjatė gjithė punimeve si dhe nė dokumentacionin e miratuar nė pėrfundim tė tij, ai e ruajti dhe pas pėrpjekjeve tė delegatit serb tė Shkupit, Elezoviē, nė mbėshtetje dhe tė pėrpjekjeve tė autoriteteve xhonturke pėr ta mohuar njė fakt tė tillė. Nė kongres, krahas turqishtes si gjuhė zyrtare e Parandorisė, u pėrdor dhe gjuha shqipe, ēka u pasqyrua dhe nė dokumentet pėrfundimtare tė tij, tė cilat u botuan nė tė dy gjuhėt.

Emėrtimi si “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman” i kongresit, por dhe tė gjitha punimet e tij provuan plotėsisht se ai u mbajt dhe pėrfundoi si njė kongres shqiptar. Delegatėve tė mbledhur nė Dibėr 95 vjet mė parė u shihet pėr tė madhe se e quajtėn tubimin e tyre “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”.

Po tė kemi parasysh faktin qė shqiptarėt do tė ishin tė dėnuar edhe pėr katėr vjet tė tjera tė qėndronin nė kuadėr tė Perandorisė Osmane, ky formulim nuk ka pse tė krijojė kurrėfarė shqetėsimi apo dhe keqkuptimi te studiuesit e sotshėm. Mos tė harrohet se Lėvizja Kombėtare Shqiptare pėrballė rrezikut tė copėtimit tė trojeve shqiptare nga fqinjėt shovinistė, vijonte t’i pėrmbahej programit tė saj minimum pėr sendėrtimin njė herė pėr njė herė vetėm tė autonomisė sė Shqipėrisė dhe jo tė Pavarėsisė. Ato shprehnin interesin e shqiptarėve qė tė qėndronin tė bashkuar nėn Perandorinė Osmane, si nėnshtetas tė saj. Tani me pėrmbysjen e pushtetit autokrat tė sulltan Abdyl Hamidit tė Dytė, shpresonin tė gėzonin tė mirat qė premtonte vendosja e regjimit parlamentar.

Ky titullim i Kongresit nė vendimet e tij shpreh drejt pėrbėrjen e delegatėve, pėrpjekjen pėr t’i kanalizuar tė gjithė forcat politike shqiptare tė kohės nė hullinė e sendėrtimit tė synimeve tė Lėvizjes Kombėtare. Nė tė sanksionohet pa mėdyshje qėndrimi i palėkundur i shqiptarėve nėnshtetas osmanė, tė konsideruar padrejtėsisht nga shumė anė si reaksionarė, nė mbėshtetje tė kushtetutės  pėr vendosjen e sė cilės  ata dhanė njė ndihmesė tė veēantė.

Duke e quajtur  tubimin e tyre “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”, delegatėt shqiptarė nė shumicė u ngritėn mbi dallimet fetare dhe u deklaruan jo thjesht osmanė, siē kėrkonte doktrina nacional-shoviniste e xhonturqve tė porsaardhur nė pushtet. Ata sanksionuan nė kėtė vendim programatik pikėrisht atė qė u mohohej nga sundimtarėt e vjetėr  dhe tė rinj tė Turqisė, kombėsinė e pėrbashkėt, pa dallime fetare tė ngritur mbi bashkėsinė e gjuhės, tė territorit, tė traditave historike e tė vetėdijes kombėtare. Me kėtė formulim ata iu kundėrvunė edhe politikave teokratike mesjetare tė identifikimit tė fesė me kombėsinė, tė ndjekur  nga shtetet fqinje dhe kishat balkanike. Ajo ēka po konsiderohet e metė e punės sė delegatėve tė Kongresit, nė tė vėrtetė pėrbėn njė meritė tė madhe nė qėndrimet e tyre politike.

Kongresi i Dibrės ka meritėn e madhe se ai dėshmoi katėrcipėrisht, qė elementi shqiptar ishte nga ana demografike dhe etnike elementi mbizotėrues nė zotėrimet osmane nė Ballkan aso kohe. Kjo, jo vetėm pėrsa i takonte katėr vilajeteve perėndimore tė Rumelisė, qė bėnin pjesė nė konceptin territorial tė kėrkesave kombėtare tė shqiptarėve, qė nga koha e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

Platforma e Kongresit e parapėrgatitur qysh mė parė nga organizatorėt xhonturq, u hodh poshtė nga shumica e delegatėve qė nė mbledhjen e parė tė tij.

Si rrjedhim, Kongresi i Dibrės, sapo filloi punimet e tij, pushoi sė qeni njė forum xhonturk dhe u shndėrrua menjėherė nė arenė tė ndeshjes sė qarqeve atdhetare tė shqiptarėve me organizatorėt e tij. Pėr mė tepėr ky Kongres, nė saje tė guximit dhe vendosmėrisė sė delegatėve atdhetarė, u kthye nė tribunė tė zjarrtė tė parashtrimit me forcė tė problemeve kardinale qė shqetėsonin Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Patriotėt shqiptarė nuk u mjaftuan me kaq, por mundėn, gjithashtu, qė nė kėtė tubim tė sanksiononin, qoftė dhe nė formė tė moderuar, kėrkesa qė objektivisht ēonin nė drejtim tė hapjes sė rrugės pėr realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė. Kongresi u shndėrrua nė njė forum vendimmarrės i shqiptarėve pėrballė pushtetit xhonturk dhe nė praninė sa autoritare po aq dhe aktive tė pėrfaqėsuesve tė tij. Pėr kėto arsye, pėrfaqėsuesi i Komitetit xhonturk nė kėtė kongres Ejup Sabri Ohri, siē na njofton Haki Stėrmilli dhe burime tė tjera, Kongresin e Dibrės e quajti gur themeltar tė “Vetėqeverimit tė Shqipėrisė”. Prandaj, ai kėrkoi mbylljen e Kongresit, nė tė vėrtetė, shpėrndarjen e tij. Porse me kėmbėnguljen e delegatėve atdhetarė tubimi i vijoi punimet dhe mori vendime shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

Kėrkesa tė tilla si ajo qė nėpunėsit tė dinin gjuhėn dhe zakonet e vendit, futja e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore, hapja e shkollave nė gjuhėn shqipe, kryerja e shėrbimit ushtarak nė vend nuk pėrbėnin njė fitore tė vogėl pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Kongresi atyre iu dha njė forcė vendimore me peshė shumė tė madhe, sepse nė tė pėrfaqėsoheshin tė gjitha krahinat e vendit dhe tė gjitha forcat politike shqiptare tė tė  gjitha krahėve. Qė nga Lidhja e Prizrenit, asnjė tubim masiv i tillė i shqiptarėve nė vend nuk kishte arritur t’i parashtronte kėrkesa tė tilla me karakter tė theksuar politik autoriteteve osmane.

Atdhetarėt e shquar, pjesėmarrės tė kėtij kongresi shfrytėzuan rastin me shumė aftėsi dhe guxim pėr tė realizuar nė kėtė kongres ato ēka rrethet politike atdhetare shqiptare prej kohėsh po pėrpiqeshin pėr t’i formuluar dhe paraqitur nė mėnyrė programatike nė emėr tė popullit shqiptar.

Nga reaksioni xhonturk dhe ai shovinist ballkanas i pėrfaqėsuar nė kėtė kongres, ky forum u konsiderua me shqetėsim, “parlamenti i Rumelisė”. Pra, ky do tė ishte parlamenti i shqiptarėve, i shumicės sė popullsisė sė kėtyre trevave, ēka e dėshmonte dhe vetė shkalla e pėrfaqėsimit tė tyre nė tė. Prandaj, elementėt nė fjalė kundėrshtuan me forcė institucionalizimin e kėtij tubimi, ēka formalisht nuk e arritėn.

Nė kėtė kuptim, Kongresi i Dibrės ishte njė hap i ri shumė i madh pėrpara nė parashtrimin dhe nė rrugėn e realizimit tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve.

Parė me kėtė sy, Kongresi i Dibrės megjithėse nismėn pėr thirrjen dhe organizimin e tij e patėn xhonturqit, nuk i pėrligj pretendimet, tė cilat nuk mungojnė dhe sot e kėsaj dite, rreth tij. Sipas tyre ky kuvend, meqė nuk qe organizuar nga shqiptarėt, por qenka kurdisur nga tė huajt e, madje, edhe nga armiqtė e Shqipėrisė, tė vlerėsohet negativisht siē ėshtė bėrė deri vonė. Madje, qėndrime tė tilla negative vėrehen nė ndonjė rast edhe snė ditėt tona. Shqiptarėt nė kėtė kongres nuk kanė shėrbyer si mashė nė duart e xhonturqve. Pra, kurrsesi nuk qėndron pretendimi qė ky na qenka “kongresi i turpit”. Jo rastėsisht, Dibra, pas njė viti, u bė njė nga objektivat e terrorit tė egėr tė gjeneralit famėkeq Shefqet Turgut Pashės. Nė fund tė fundit, ekspedita ushtarake e tij kishte pėr synim tė pengonte fillimin e vėnies nė jetė tė vendimeve tė Kongresit tė Dibrės.

 Pėrkujtimi i nėntėdhjetė e pesėvjetorit tė kėtij Kongresi ėshtė njė homazh plotėsisht i merituar jo vetėm pėr atdhetarėt dibranė me Vehbi Agollin nė krye, tė cilėt dhanė ndihmesėn e vet nė kthesėn qė morėn punimet e Kongresit si dhe pėr vendimet e rėndėsishme qė u morėn aty. E gjithė Shqipėria nderon dhe pėrulet me respekt pėrpara atdhetarėve si Hafiz Ali Korēa, Abdyl Ypi, Qenan Manastiri, tė cilėt qėndruan nė ballė tė debateve tė ashpra qė u zhvilluan nė Kongres. Duke pasur pėrkrah dhe Rexhep Vokėn  e Haxhi Ali Elbasanin e tė tjerė, me luftėn e tyre tė vendosur, e bėnė Kongresin e Dibrės arenė tė luftės sė mendimit mė tė pėrparuar atdhetar tė shqiptarėve pėr atė kohė, kundėr  qėndrimeve reaksionare dhe antishqiptare tė xhonturqve dhe tė elementėve turkomanė. Kėta atdhetarė tė mbėshtetur nga Dervish Hima, Ibrahim Temo, Sotir Peci, Loni Logori, Ferit Ypi, Fehim Zavalani e plot tė tjerė qė nuk morėn pjesė drejtpėrsėdrejti nė mbledhjet e komisionit tė ngushtė tė Kongresit, bėnė qė kongresi tė shndėrrohej nė tribunė luftarake pėr shpalosjen e kėrkesave tė mirėfillta politike tė shqiptarėve, tė kėrkesave mė tė pėrparuara tė rretheve atdhetare shqiptare. Me kėtė rast nderohet njė plejadė atdhetarėsh tė shquar shqiptarė, pra, jo vetėm dibranė, tė fillimit tė kėtij shekulli. Tė gjithė sė bashku kėta atdhetarė e shndėrruan Kongresin e Dibrės nė njė forum tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė tė cilin u mbajtėn qėndrimet dhe u morėn vendimet mė tė avancuara dhe mė me peshė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, pėr periudhėn pas Lidhjes sė Prizrenit.

         Edhe kur u arrit te njė vlerėsim, pėrgjithėsisht, pozitiv tė punimeve tė Kongresit tė Dibrės, vlerėsimi i vendimit qė ai mori pėr ēėshtjen e alfabetit qė do tė pėrdorej nė shkolla, mbeti tėrėsisht negativ. Kompromisi qė u pranua nė kėtė tubim pėr ēėshtjen e alfabetit, u konsiderua njė qėndrim taktik qė shėnonte njė hap prapa jo tė vogėl nė krahasim me vendimin e Kongresit tė Manastirit. Porse analiza e thelluar e kėtij vendimi nė pėrqasje me gjendjen nė vend, me vendimin e Kongresit tė Manastirit dhe me ecurinė e zhvillimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė tė ardhmen e afėrt lejon tė rishikohet dhe tė arrihet nė pėrfundime tė tjera.

       Analiza e vendimit tė Kongresit tė Dibrės pėr ēėshtjen e alfabetit dėshmon katėrcipėrisht se nuk kemi tė bėjmė me njė kundėrvėnie ndaj vendimit tė Kongresit tė Manastirit. Pėrkundrazi, nė Dibėr u sanksionua njė mbėshtetje e fuqishme e institucionalizuar nė gjirin e tė gjitha forcave politike shqiptare tė kohės pėrballlė nacionalshovinistėve xhonturq nė mbėshtetje tė vendimeve tė marra nė Kongresin e ABC-sė nė Manastir.

*        *        *

Njė vend tė rėndėsishėm nė punimet e Kongresit tė Dibrės zuri diskutimi i propozimit tė klerikut atdhetar Hafiz Ali Korēa pėr hapjen e shkollave shqipe e mbajtjen e tyre nga qeveria si dhe pėr futjen e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore.  Ai parashtroi me vendosmėri: 

"Ndėr atao fshatra ku s'ndodhen shkolla fillore medoemos tė ēelen edhe ndėr gjithė shkollat e Shqipėrisė gjuha kombėtare (nėnvizimi ynė-G. Sh.) tė kėndohet… Megjithatė, nė Shqipėri kur tėrė gjuhėt mėsohen gjuha e jonė pėrse tė mos mėsohet?".[2] Kėto deklarata bėheshin nė njė tubim tė thirrur dhe tė organizuar nga xhonturqit, nė praninė e autoriteteve osmane, pėrfaqėsuesve tė Komitetit xhonturk dhe tė elementėve turkomanė tė cilėt nuk ishin tė paktė. Ai nuk u parashtrua nė njė rreth tė ngushtė atdhetarėsh shqiptarė, siē kishte qoftė edhe nė njė tubim shumė tė rėndėsishėm si Kongresi i Manastirit.

Nė kėto rrethana, kjo parashtresė do tė shkaktonte njė debat tejet tė ashpėr.  Njė delegat i quajtur Sudi efendiu ngriti problemin e mospajtimeve midis shqiptarėve pėr ēėshtjen e alfabetit. Dhe nė kėtė mes ai kishte parasysh, nė radhė tė parė, pikėrisht vendimin tė quajtur binjak nga Asdreni, tė Kongresit tė Manastirit. Deputeti i Shkodrės, Riza bej Kopliku, arriti deri aty sa tė deklaronte, se nuk na duhej shqipja, se mjaftonte gjuha osmane.  I kėtij mendimi ishte edhe Sadik Pasha. Pėrballė deklaratave tė tilla myftiu i Manastirit, Rexhep Voka Tetova, u shpreh me indinjatė: "Bobo, sa turp i madh! Qysh thuhet s'na duhet gjuha kombėtare?"[3]  Ai u mbėshtet nga Seid Kruja, i cili deklaroi: Turqishtja nuk na volit nė gojė, pasha zotin, ne do tė kėndojmė shqip.           

Haxhi Muhamed Vlora dhe Haxhi Ali Elbasani, duke pasur parasysh disa tekste tė vėna nė qarkullim aso kohe, shprehėn frikėn se mos mėsimi i shqipes do t'i sillte dėme fesė muslimane.  Hafiz Ali Korēa me fjalėn e tij ndikoi pozitivisht, sidomos te Haxhi Aliu, duke krijuar bindjen se mėsimi i shqipes nuk drejtohej kundėr besimit islam. 

Mendimet e Hafiz Aliut u mbėshtetėn dhe nga Abdyl Ypi, i cili foli nė gjuhėn shqipe. Fjala e tij u prit me duartrokitje dhe me miratimin e shumė vetave, sidomos nga delegatėt Seidi, Murad Jakova, si dhe nga Jusuf bej Karahasani. Ky deklaroi me vendosmėri: "Nuk heqim dorė nga gjuha jonė".  Ishte vendosmėria e kėtyre atdhetarėve qė i detyroi dhe elementėt e lėkundur, por dhe ata kundėrshtarė tė pranonin qė nė vendimet e Kongresit tė futej dhe kėrkesa pėr gjuhėn dhe shkollat shqipe, pavarėsisht nga kundėrshtitė lidhur me ēėshtjen e alfabetit. Halim Tetova, nga fundi i debatit nxorri nė shesh pėrsėri ēėshtjen e shkronjave, pra tė alfabetit, diskutim i tė cilit nė kėtė mbledhje u mėnjanua me kėmbėngulje nga delegatėt qė kishin parashtruar kėrkesėn pėr shkollat shqipe. 

Delegati Mustafa Arifi theksoi, se nė thelb tė gjithė jemi dakort, pavarėsisht nga pikėpamjet e ndryshme pėr ēėshtje tė dorės sė dytė. Dhe mbi kėtė bazė, pas gjithė atyre debateve, u pranua propozimi i Hafiz Aliut.  [4]

Debatet e mėsipėrme lejojnė tė kuptohen rrethanat tejet tė vėshtira nė tė cilat ishin tė detyruar tė punonin atdhetarėt shqiptarė. Megjithatė, ata mundėn tė imponoheshin dhe nė mjedise fillimisht tė pavolitshme si ai i Kongresit tė Dibrės. Kėrkesat pėr pėrdorimin e gjuhės shqipe nė institucionet publike u thelluan me propozimin e Andrea Ballamaēit, i cili kėrkoi qė tė krishterėt shqiptarė dhe vllehėt, tė jenė tė lirė tė falen nė gjuhėt e tyre nėpėr kisha. Kėtė kėrkesė e mbėshteti nė tė drejtat kushtetuese qė kishin siguruar, sipas tij, lirinė e gjuhės dhe tė fjalės.                                              Kjo e drejtė dhe ajo e mėsimit nė gjuhėn amtare, sipas oratorit Ballamaēi, ishte nė pėrputhje me interesat osmane. Me kėtė arsyetim kėrkohej qė kėto shkolla t'i shkėpusnin lidhjet me kishėn, nėnkupto, me Patrikanėn dhe tė vareshin drejtpėrdrejtė nga Ministria e Arsimit.[5] Nė vijim, delegati bullgaro-maqedonas Vasil Shanov mbėshteti Ballamaēin qė lutjet tė jenė tė lira, tė bėhen nė gjuhėn kombėtare. [6]                                         Megjithė kundėrshtimet kėmbėngulėse tė disa delegatėve, Kongresi, sipas nenit tė tretė tė vendimeve tė tij, sanksiononte: “nė ēdo vend tė Shqipėrisė tė hapen shkollat e para, tė dyta, tregėtare, kollegje dhe gjuh e vendit dmth.  shqipja do-e-mos do tė mėsohet, si dhe nėr shkollat zyrtare, po menyr' e mėsimit ėshtė pas dashjes tė cilit do dhe e lirė.  Tė prishurat e kėtyre shkollave do t'i paguajnė qeverija.”  Pra, kjo kėrkesė e rėndėsishme e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare iu imponua nismėtarėve tė Kongresit dhe elementėve turkomanė jo tė paktė, qė merrnin pjesė nė tė.                                  Vendimi i mėsipėrm provon qartė se delegatėt atdhetarė gjatė debateve tepėr tė ashpra mposhtėn kundėrshtimet e elementėve turkomanė, qofshin dhe deputetė, pėr tė cilėt ishte e mjaftueshme gjuha osmane dhe imponuan kėrkesat e tyre pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn shqipe dhe futjen e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore ekzistuese.                                     Duhet tė kemi parasysh qė nė Kongres shprehimisht nuk u bė fjalė  pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė mėsimin e shqipes nė kėto shkolla. Vetė vendimet e Kongresit nuk u botuan me kėtė alfabet, por me alfabetin latin tė miratuar nė Manastir dhe nė gjuhėn zyrtare tė Perandorisė, nė osmanisht.                                                                                Por, formulimi i kėrkesės lidhur me alfabetin qė do tė pėrdorej pėr shkrimin e shqipes, qysh atėherė e deri nė ditėt tona, ka ngjallur mjaft diskutime, duke errėsuar sėrish vlerėsimin tėrėsor objektiv tė vendimeve qė u morėn nė kėtė tubim si dhe karakterizimin e pėrgjithshėm tė Kongresit nė tėrėsi. [7]

     Po tė kemi parasysh ndikimin qė vijonin tė ruanin elementėt turkomanė dhe peshėn e tyre nė Kongres, tė siguruar me ndihmėn e autoriteteve xhonturke, kjo pikė e vendimeve tė Kongresit shtron detyrėn qė ajo tė rivlerėsohet. Ka vend pėr ta parė atė mė objektivisht. Nė raport me rrethanat dhe me kėtė fitore duhet parė dhe mėnyra e parashtrimit tė ēėshtjes sė alfabetit. Zgjedhja e tij u la e lirė. Porse ky formulim, nė parim, i drejtė, do tė shfrytėzohej njė herė pėr njė herė nga autoritetet xhonturke dhe elementėt  turkomanė pėr tė detyruar tė pėrdorej alfabeti turko-arab. Duke pėrfituar prej dobėsisė sė rretheve atdhetare dhe lidhjeve tė tyre jo tė ngushta me terrenin konkret pėr njė moment, ato krijuan probleme jo tė mėdha, duke rrezikuar jo pak zgjidhjen e drejtė tė problemit. 

          Duhet pasur mirė parasysh qė nė vendimin e Kongresit tė Dibrės nuk u bė fjalė shprehimisht, siē pretendohet dhe sot e kėsaj dite, rreth ndonjė kėrkese pėr pėrdorimin e alfabetit turko-arab nė mėsimin e shqipes nė kėto shkolla. Vetė vendimet e Kongresit nuk u botuan me kėtė alfabet, por me alfabetin latin tė miratuar nė Manastir dhe nė gjuhėn zyrtare tė perandorisė Osmane, nė osmanisht. Edhe vetė Rexhep Tetova i cili nuk u tregua kėmbėngulės nė zbatimin e vendimeve pėr tė cilat ishte shprehur dhe vetė nė Dibėr, kujtimet e tij pėr Kongresin e Dibrės i botoi nė shqip me alfabet latin. 

          Vendimi i Kongresit tė Dibrės pėr ēėshtjen e alfabetit qė “menyr' e mėsimit ėshtė pas dashjes tė cilit do dhe e lire”   ishte formuluar dhe parashtruar, nė fakt, nė pėrputhje me vendimet e Kongresit tė Manastirit. Si i tillė, ai qe pasqyrim i shkallės sė zhvillimit tė lėvizjes kulturore dhe arsimore kombėtare Pra, ai nuk qe vetėm njė qėndrim taktik, i konsideruar dhe si lėshim, gjithsesi, i pėrkohshėm. Pėr rrjedhim, ky vendim nuk duhet parė vetėm si rezultat i presionit tė reaksionit turkoman dhe klerikal nė kėtė Kongres. Nė fund tė fundit, ai qe dhe pasqyrim i shkallės sė ndikimit tė rretheve atdhetare brenda e sidomos jashtė kėtij tubimi. Nė fund tė fundit, ai qe e pse jo, edhe shprehje e dobėsive e tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

           Megjithėse nė fushėn kulturore arsimore qenė pėrqendruar prej dhjetėra vjetėsh forcat kryesore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare brenda dhe jashtė vendit, kėto nuk qenė tė afta ta pėrballonin plotėsisht gjendjen e krijuar nė vend nga politika shtypėse e administratės hamidiane nė fushėn arsimore e kulturore. Kėto forca nuk mundėn, momentalisht, ta shfrytėzonin nė favor tė tyre vendimin realist tė Kongresit tė Dibrės pėrsa i takon tė drejtės sė tyre pėr zgjedhjen e alfabetit qė do tė pėrdorej nė shkollat shqipe.  Paaftėsia e, sidomos, pamundėsia e rretheve atdhetare pėr ta zbatuar njė herė pėr njė herė kėtė vendim nė tė mirė tė pėrhapjes sė gjuhės shqipe dhe tė shkollimit tė nxėnėsve shqiptarė nė kėtė gjuhė me alfabetin kombėtar, nuk mund ta zbehė rėndėsinė e tij si njė arritje shumė e madhe e Lėvizjes Kombėtare nė tėrėsi.                                    Duke pasur parasysh shkallėn momentale tė organizimit e tė veprimit tė rretheve atdhetare brenda vendit, gazeta “Zgjim’ i Shqipėrisė” e Janinės, shkruante: “…konstitucia na gjeti tė pagatishėm,…U kapmė me rrėmbim pas degėvet, tek lypsej tė kapeshim nga rrėnjėtė”. [8]                                                                                            Rezultatet e Kongresit tė Dibrės, nė pėrgjithėsi, si dhe ato pėr gjuhėn dhe shkollėn, nė veēanti, shtypi i kohės jo vetėm qė nuk i pa me sy nihilist, por pėrkundrazi. Pati gazeta [9] tė cilat e vunė atė pėr nga rėndėsia, jo pa tė drejtė, nė njė rrafsh me Kongresin e Manastirit, duke shprehur dhe pakėnaqėsinė ndaj vendimeve jo plotėsisht tė dėshiruara tė tė dy kėtyre kongreseve.[10] Lėnia e lirė e zgjedhjes sė alfabetit, sipas dėshirės, nė Kongresin e Dibrės ishte, nė fakt, i njėjtė pėr nga formulimi dhe vlera me vendimin e dyzuar tė Kongresit tė Manastirit. Vendimi i Kongresit tė Manastirit kishte parasysh ata qė dinin tė lexonin shqip me alfabet latin, numri i tė cilėve edhe pse shtohej pa pushim, relativisht ishte tepėr i kufizuar. Ndėrsa, vendimi i Kongresit tė Dibrės kėrkonte tė neutralizonte ata qė kishin mėsuar apo mėsonin nė shkollat turke, numri i tė cilėve ishte shumė i vogėl nė krahasim me numrin mbizotėrues tė analfabetėve, por gjithsesi mės i madh se ai i atyre qė atėherė quheshin latinxhinj.         

    Ndonjė gazetė, tė keqen nuk e shihte, me arsye, te drejtėsia e vendimeve tė Kongresit tė Dibrės, tė cilėn nuk e vinte nė dyshim, por te mungesa e vendosmėrisė sė shumė prej pjesėmarrėsve tė tij pėr t’i vėnė ato nė jetė. Kėta (mjaft nga ata u larguan nga Shqipėria), nėn trysninė e terrorit tė ushtrive xhonturke, nuk e patėn tė lehtė tė tregoheshin konsekuentė nė zbatimin e vendimeve qė ata vetė morėn nė kėtė tubim.[11] Mos tė harrojmė qė Kongresi i Dibrės u bė pas terrorit qė ushtroi ekspedita ndėshkuese e Xhavit pashės nė pranverė tė vitit 1909 dhe nė prag tė rifillimit tė saj nė vjeshtėn e po atij viti.                                  Nė kundėrshtim me synimet e nismėtarėve xhonturq, Kongresi i Dibrės vijoi dhe pėrfundoi si njė kongres thjesht shqiptar. Nė tė, siē do tė shkruante dhe gazeta “Shqypeja e Shqypėnisė”, peshorja “randoi mė shumė nė anėt e shqyptarėvet”.[12] Si gjuhė e kongresit, u pėrdor dhe shqipja, ēka u pasqyrua dhe nė dokumentet pėrfundimtare tė tij, tė cilėt u botuan jo vetėm nė gjuhėn zyrtare tė Perandorisė, por dhe nė gjuhėn shqipe me alfabetin latin. Njė moment i tillė nuk ėshtė pa rėndėsi po tė kihet parasysh pėrbėrja e Kongresit dhe fakti, se nga kush dhe pse u thirr ai. Kongresi, nė fund tė fundit, dėshmoi pėr hapat e mėdha dhe tė shpejta qė po bėnte Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė vend pas 33 vjet sundimi autokratik tė Abdyl Hamidit, njė sundim me ngjyresa tė theksuara teokratike.    

        Nė kėtė tubim, edhe pse i organizuar nga xhonturqit, atdhetarėt aktivė dhe tė vendosur ngritėn pikėrisht, ato probleme, ekzistencėn e tė cilave qeveritarėt e rinj u pėrpoqėn t’i mohonin me kėtė manifestim. Fjala ishte pėr kėrkesat autonomiste tė shqiptarėve. Dhe duhet theksuar se nė Kongresin e Dibrės u ngritėn hapur pikėrisht ato probleme qė nė kongreset e abecesė dhe tė arsimit shqip tė organizuara nga rrethet e mirėfillta intelektuale e atdhetare shqiptare, nuk arritėn asnjėherė tė ngriheshin hapur. Siē ėshtė bėrė zakon tė thuhet, ato u diskutuan dhe u formuluan vetėm nėpėr mbledhje tė fshehta. Kėshtu ndodhi nė Kongresin e Manastirit me programin e parashtruar nga Shahin Kolonja, nė atė tė Elbasanit dhe pėrsėri nė Kongresin e Dytė tė Manastirit. [13]

     Pėrpjekje tė tilla pėr formulimin e kėrkesave politike me pėrmbajtje autonomiste nė rrethe kaq tė ngushta dhe, madje ilegale, kanė vlerė vetėm pėr historinė e mendimit politik edhe ky i pashpallur publikisht dhe drejtpėrdrejt. Ai gjente jehonė vetėm nėpėr faqet e shtypit shqiptar jashtė vendit, pa arritur t’i parashtrohej Portės sė Lartė nė mėnyrė programore, siē ndodhi me vendimet e Kongresit tė Dibrės.     

  Nė kongreset arsimore e kulturore, pa dashur tė mohojmė rėndėsinė e tyre, edhe vetė ēėshtja e shkollave shqipe dhe ajo e alfabetit shqip, u trajtua kryesisht nė rrethe tė ngushta, si dukuri thjesht shkencore iluministe. Nuk u arrit qė ato tė parashtroheshin plotėsisht siē ishin nė tė vėrtetė, si probleme thellėsisht politike kombėtare, pavarėsisht se ato konceptoheshin si tė tilla. Nga Manastiri dhe Elbasani nuk u arrit tė dalin dhe t’i paraqiteshin qeverisė xhonturke kėrkesa tė tilla nga ana e njė pėrfaqėsie shumė tė gjerė nga tė gjitha trevat shqiptare, si ajo qė ishte mbledhur nė Kongresin e Dibrės.           Ėshtė meritė e delegatėve atdhetarė tė Kongresit tė Dibrės, tė cilėt duke u pėrballur me trysninė e xhonturqve dhe sabotimet e elementėve jo tė paktė turkomanė, ngritėn me forcė dhe mundėn ta fusnin nė vendimet e tij dhe kėrkesėn pėr hapjen e shkollave tė reja shqipe tė mbajtura nga shteti dhe futjen e gjuhės shqipe ndėr shkollat shtetėrore ekzistuese. Me kėtė kėrkesė ata iu kundėrvunė autoriteteve xhonturke qė po shpėrfillnin si kushtetutėn ashtu dhe aktet dikasteriale qė kishin nxjerrė vetė me lejen pėr futjen e mėsimit tė gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore turke.                                       Kėrkesa pėr hapjen e shkollave shqipe dhe futjen e gjuhės shqipe nė shkollat shtetėrore dhe pėrfshirja e saj nė vendimet e Kongresit tė Dibrės, e theksojmė, nė pėrfundim tė ballafaqimeve tė ashpra me pėrfaqėsuesit e autoriteteve xhonturke dhe me elementėt turkomanė vendas, shėnon njė sukses shumė tė rėndėsishėm pėr Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Ai u arrit dhe u sanksionua nė njė tubim me karakter tė gjerė politik tė pėrmasave qė nuk mund tė krahasohet pėr nga pesha dhe rėndėsia me tubimet e tjera tė organizuara para dhe madje dhe pas tij.    

Kėrkesa e Kongresit tė Dibrės drejtuar qeverisė pėr ēėshtjen e hapjes sė shkollave dhe mėsimin e gjuhės shqipe ishte nė fakt platformė pune. Pa u shqetėsuar nga formulimi pragmatist, gjithsesi realist qė iu bė nė vendimet e Dibrės kėrkesės pėr ēėshtjen e alfabetit, Kongresi i Elbasanit u muar me masat organizative pėr vėnien nė jetė tė vendimeve tė mėparshme jo vetėm tė Kongresit tė Manastirit, por dhe atij tė Dibrės. Aty u shqyrtua, siē dihet, ēėshtja e ēeljes sė njė shkolle normale, krijimi i njė qendre tė vetme pėr drejtimin dhe organizimin e lėvizjes arsimore nė vend.[14] Kėto vendime nuk anashkalonin vendimet e Kongresit tė Dibrės pėr ēėshtjen e shkollės, pėrkundrazi merrnin masa pėr sendėrtimn e tyre nė praktikėn shkollore.   

 Zhvillimet e mėvonshme e pėrligjėn plotėsisht qėndrimin realist dhe tė drejtė tė mbajtur nė Kongresin e Dibrės pėr sa i takonte alfabetit. Delegatėt e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, duke reflektuar objektivisht rreth peshės sė vendimit tė marrė nė Dibėr pėr kėtė ēėshtje e pėrdorėn atė si pikė referimi. Madje, ata shkuan dhe mė tej duke bėrė fjalė dhe pėr njė qėndrim, kinse, miratues tė autoriteteve xhonturke ndaj kėtij vendimi. Nė mbėshtetje tė vendimeve tė marra mė 3 prill 1910, pėrfaqėsuesit e klubeve shqiptare qė u mblodhėn pėr herė tė dytė nė Manastir iu drejtuan po atė ditė qeverisė xhonturke me kėrkesėn pėr sigurimin e zhvillimit kombėtar tė gjuhės dhe tė shkollave shqipe. Nė parashtresėn e tyre theksohej :

          “Sipas nomit konstitucional duam liri tė plotė mi mėsimin e gjuhės sonė.

          Mbledhja nė emėr tė klubevet dhe shoqėrivet shqiptare ėshtė kundra udhės qė ka zėnė qeveria e sotshme dhe dėshiron  qė tė ruhen tė drejtat e shqiptarėvet, dyke i lėnė tė punojnė  pėr pėrparimnė me shkronjat kombėtare, sipas vendimit tė Kongresit tė Dibrės qė ish pėlqyer nga Qeveria”. [15] 

  Delegatėt e Kongresit tė Elbasanit, pėr tė ēuar mė tej luftėn pėr shkrimin dhe shkollat shqipe, nuk iu drejtuan Kongresit tė Manastirit, por Kongresit tė Dibrės pėr vetė shkallėn e pėrfaqėsimit tė shqiptarėve nė tė si dhe pėr vetė peshėn dhe rėndėsinė e vendimeve qė u morėn aty. 

      Nė tė vėrtetė, shqetėsimi kryesor i delegatėve tė Kongresit tė Dytė tė Manastirit ishte pėrbashkimi organizativ i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, tė paktėn nė fushėn kulturore dhe arsimore. Njėsimi i alfabetit edhe pse inicionte problemin mė tė rendėsishėm organizativ pėr kohėn prapėseprapė ai mbetej krejtėsisht i pamjaftueshėm. Kongresi i Manastirit, Kongresi i Dibrės, Kongresi i Elbasanit dhe Kongresi i Dytė i Manastirit ishin hallka tė rendėsishme organizative tė njė procesi tė pashmangshėm pėr trajtimin politik kombėtar tė arsimit shqip dhe tė ēėshtjes sė alfabetit. Ato qenė, nė mungesė tė njė qendre tė vetme organizative dhe udhėheqėse tė Lėvizjes Kombėtare, pėrpjekje pėr organizimin e forcave atdhetare dhe bashkėrendimin e veprimtarisė sė tyre nė shkallė mbarėshqiptare.

   Ēėshtja e mėsimit tė gjuhės shqipe madje dhe e alfabetit tė saj, mbeti deri nė fund tė sundimit osman njė ēėshtje thellėsisht politike. Trajtimi filologjik i saj ishte krejtėsisht i pamjaftueshėm pėr ta zgjidhur atė. Ajo do tė ballafaqohej me politikėn e egėr nacionaliste shoviniste tė sundimtarėve xhonturq, tė kishave dhe tė qarqeve monarkiste fqinje. Kėtyre politikave, shqiptarėt iu kundėrvunė politikisht nė Kongresin e Dibrės dhe organizativisht nė Kongresin e Dytė tė Manastirit. Pėrballė forcave tė tilla armiqėsore, ky problem nuk mund tė zgjidhej nė fushėn e vet tė natyrshme nėpėr shkolla. Fati i arsimit kombėtar shqiptar do tė zgjidhej nė fushėn e betejave gjatė kryengritjeve tė viteve 1911-1912, tė cilat pėrqafuan programin autonomist tė shpalosur nė Kuvendin e Greēės tė mbėshtetur nė kuvende tė tjera e tė rishpalosur nė Kuvendin e Junikut e anė tė tjera tė Shqipėrisė mė 1912. Nė to, kėrkesat pėr arsimin kombėtar me alfabet latin mbetėn nė radhėt e para. Kur i drejtohemi Kongresit tė Dibrės nuk mund tė mos sjellim ndėrmend  dhe tė vėmė nė pah mesazhet qė na vijnė pas 95 vjetėsh  nga punimet e tij.                                   Lėvizja Kombėtare shqiptare e asaj kohe, edhe pse nė kushtet e egra tė terrorit xhonturk pėrballė ekspeditave ndėshkimore, diti tė shfrytėzojė edhe nismat  e qėllimshme tė sundimtarėve osmanė dhe t’i kthejė ato nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Delegatėt atdhetarė u treguan tė aftė tė dialogojnė dhe tė debatojnė me sundimtarėt xhonturq dhe delegatin serb. Delegatėt shqiptarė dhe ato bullgaro-maqedonas dhe arumunė para 95 vjetėsh gjetėn gjuhėn e pėrbashkėt dhe bashkėrenduan nė shkallė tė madhe forcat pėr ta ēuar pėrpara ēėshtjen e madhe tė emancipimit pėrfundimtar tė popujve ballkanas nga sundimi shumėshekullor osman.

          E kaluara i flet pozitivisht kohės sonė. Parė me kėtė sy, trajtimi shkencor i njė ngjarjeje tė tillė si Kongresi i Dibrės nuk duhet tė mbetet nė suaza tė ngushta. Ai duhet zhvilluar nė bashkėpunim me kolegėt maqedonas, arumunė e tė tjerė. Bashkėpunimi shkencor i ndihmon dialogut dhe mirėkuptimit ballkanik, jo vetėm nė  Maqedoni, por dhe shumė mė gjerė.


 

[1] Nė tė lexojmė:

“Pėr tė tėrhequr nė  Kongres vetėm pėrkrahėsit e tyre dhe pėr tė mos u dhėnė kohė klubeve shqiptare, sidomos atyre tė viseve tė Shqipėrisė sė Jugut, qė ishin mė larg Dibrės, tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e vet nė kėtė mbledhje, xhonturqit i shpallėn ftesat vetėm 5-6 ditė para Kongresit.

…Pėr t’iu pėrgjigjur  qėllimeve qė shtruan xhonturqit dhe pėr shkak tė pėrbėrjes sė tij, kuvendi mori emrin “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”.

…Kjo pjesė e programit, pesė pikat e para tė programit prej 17 pikash tė quajtura “nene tė bashkimit” ose “bashkimtare”, me gjithė ndryshimet qė pėsoi nė Kongres, ruajti nė thelb karakterin e saj xhonturk.

…Parashikohej…ngritja nė njė nga qendrat e Turqisė Evropiane e njė universiteti turk;…

…Njė masė e tillė (kėrkesa pėr hapjen e shkollave shqipe dhe mėsimin e shqipes nė shkollat shtetėrore- shėnim i autorit-G. Sh.), edhe pse krijonte mundėsinė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, ishte larg kėrkesės sė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare pėr themelimin e shkollave kombėtare shqipe dhe pėr futjen e mėsimit tė detyruar  tė shqipes nė shkolla. Vendimi qė u mor nė lidhje me alfabetin e gjuhės shqipe, pėr tė pėrdorur “lirisht alfabetin turk ose shqiptar”, ishte gjysmak dhe u ēelte rrugėn xhonturqve e gjithė kundėrshtarėve tė alfabetit shqip pėr tė penguar e pėr tė luftuar pėrhapjen e shkrimit shqip.

…Duke qenė i organizuar nga xhonturqit dhe duke pasur nė pėrbėrjen e vet njė shumicė delegatėsh turkomanė si dhe delegatėt e kombėsive tė tjera, me gjithė pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė sikurse theksohet nė dokumentet bashkėkohėse, nuk arriti tė kthehej nė njė manifestim tė pavarur dhe kombėtar shqiptar. Nė vendimet e botuara nė formėn e njė broshure tė veēantė nė Manastir mė 1909 (1325), ky tubim mbante emrin “Kongresi kushtetues i pėrbashkėt shqiptaro-osman”.

…Atdhetarėt e shndėrruan Kongresin e Dibrės nė njė arenė tė luftės kundėr reaksionit xhonturk

Prandaj, Komiteti Qendror “Bashkim e Pėrparim” dhe ithtarėt e tij nė Shqipėri, si myftiu i Manastirit Rexhep efendi Tetova etj. i dhanė popullaritet , me anėn e shtypit , tė mitingjeve e  mjeteve tė tjera asaj pjese tė vendimeve qė bėnte fjalė pėr unitetin e shqiptarėve, si “osmanllinj”, me turqit dhe nuk pėrfillėn aspak masat qė parashikonin mėsimin, qoftė dhe me kufizime tė gjuhės shqipe nė shkolla. (“Historia e popullilt shqiptar, vėll. II”. [1], Tiranė, 2002, f. 412-414).

[2]A.Ypi, Kongresa e Dibrės dhe Hafiz Ali Korēa (pa vend), 1918, f.  8-9.

[3]Po aty, 10.

[4] Rreth punimeve tė Kongresit tė Dibrės mė hollėsisht shih: G. Shpuza, Kongresi i Dibrės (1909), nė “Dibra dhe etnokultura e saj”, Simpozium Shkencor (19-21 nėntor 1993), Dibėr, 1995, f. 241-248; Po ai, Kongresi i Dibrės (1909), nė “Nė vazhdėn e gjurmimeve pėr epokėn e Rilindjes Kombėtare” (Pėrmbledhje shėnimesh historike dhe historiografike)”, Botimet TOENA, Tiranė, 1997, f.185-195; Po ai, Kongresi Dibrės, nė “Nė prag tė Pavarėsisė”, Eagle Press, New York, 1999, f. 33- 83; Po ai, Kongresi i Dibrės (1909), nė “Gjurmime alabnologjike, Seria e shkencave historike, nr. 27-1997, Prishtinė, 2000, f. 135-154 dhe Po aty, nr. 29 (nėė shtyp).

[5]Manastirli Kenan, Debre kongresi, Istanbul, 1912, s. 38-39.

[6] A. Ypi, vep. e cit.

[7] Historia e Popullit Shqiptar, vėll. 2, Tiranė, 2002, f. 411-414.

[8]   Mendimi politik e shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare (pėrmbledhje artikujsh nga shtypi), pėrgatitur nga Z. Haskaj, vėll, II, Tiranė, 1976, 321.

[9] Gazeta “Shqypeja e Shqypėnisėe”, Sofje, 6 gusht 1909.

[10]  “Kalendari Aferdita per motin 1910”, Manastir, 1910.

[11] Gazeta “Bashkimi i Kombit”, 11 dhe 25 mars 1911.

[12] Gazeta “Shqypeja e Shqypėnisė”, Sofje, 6 gusht 1909.

[13] Historia e popullit shqiptar, vėll. II, f. 394-395, 416-417, 425.

[14] Historia e Shqipėrisė, vėll. II, Tiranė 1965, A. Vishko, Kongreset e alfabetit dhe tė shkollės shqipe, Shkup, 1992.

[15]  Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare 1878-1912 (Memorandume, vendime, protesta, thirrje, Pėrgatitur nga St. Pollo dhe S. Pulaha, Tiranė, 1978, f. 209-210.

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster