REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Parim Kosova

                                  MEDRESETĖ E PRIZRENIT

NDĖRTIMET E ARKITEKTURĖS ISLAME DHE MEDRESETĖ NĖ PRIZREN

 

Me depėrtimin e osmanlive nė gadishullin e Ballkanit edhe nė trojet shqiptare nė shekujt XIV e XV, dhe me vendosjen e administratės shtetėrore osmane, fillon njė periudhė e re edhe nė ndėrtimin dhe zhvillimin e qyteteve shqiptare me ndikim oriental. Kėto risi i gjejmė tė shprehura nė tė gjitha format e jetės materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar.

Pra, nė rrethana tė reja tė lidhjes sė Ballkanit me Lindjen, nė kushte tė bashkėjetesės sė shqiptarėve me popujt e tjerė tė Perandorisė Osmane, filluan tė depėrtojnė edhe elemente tė artit dhe tė kulturės materiale islame edhe te shqiptarėt, por duke u sintetizuar dhe duke u modifikuar me motive etnike nga mjeshtrat shqiptarė.[1]

Vetėkuptohet, qytetet e caktuara shqiptare, tė cilat kishin njė pozitė gjeografike tė favorshme pėr zhvillime tregtare dhe pėrgjithėsisht ekonomike dhe shoqėrore, me lehtėsi i pranuan kėto risi.

Gjatė periudhės disa shekullore osmane, si nė trevat e tjera tė Shqipėrisė, edhe nė Prizren, u ndėrtuan shumė vepra arkitektonike, tipesh tė ndryshme si sakrale, ashtu edhe profane tė karakterit utilitar, publik dhe individual, siē janė: xhamitė monumentale, tyrbet dhe teqetė, hamamet, urat, karavan-sarajet, hanet, kullat e sahatit, mejtepet, medresetė, komplekset urbano-arkitektonike tė ēarshive, shtėpitė e banimit etj.

Kėto ndėrtime arkitektonike si objekte tė kulturės materiale tė realizuara nė rrethana tė caktuara historike, politike, ekonomiko-shoqėrore e sociale, kanė njė rėndėsi tė madhe pėr hulumtimin e studimin e tė kaluarės sė popullit shqiptar etnik nė kėto territore. [2]

Ndėr dėshmitė mė tė vjetra tė zbuluara deri tani, qė konfirmon fillimin e ndėrtimeve arkitektonike islame nė Prizren, ėshtė Vakufnameja e Suzi Ēelebiut, e cila  daton nga viti 1513. Ky dokument tregon pėrparimin e Prizrenit nė fillim tė shekullit XVI. Sipas tij, prizrenasi i mirėnjohur Suzi Ēelebiu (Mevlana Muhamed Efendi ibn Mahmud ibn Abdullah), myderris, poet, historian, udhėpėrshkrues dhe legator, ka ndėrtuar nė Prizren njė xhami dhe njė mejtep (shkollė fillore), njė urė, njė krua publik, njė bibliotekė, sė cilės i ka falur edhe libra. Kjo bibliotekė duhet llogaritur jo vetėm si njė nga bibliotekat mė tė vjetra tė Shqipėrisė, por edhe tė regjionit.[3]

Dėshmi tjetėr me rėndėsi qė pasqyron zhvillimin e qytetit tė Prizrenit ėshtė Vakufnameja e Mehmed Kukli-beut, e cila u legalizua mė 1539. Nė kėtė vakufname pos tjerash pėrmenden edhe mualimėt (mėsuesit), qė ėshtė tregues i jetės arsimore tė kėtij qyteti.[4] Bazuar nė dokumentet arkivore tė dhjetėvjeēarit tė katėrt tė shekullit XVI Prizreni nė atė kohė kishte 8 xhami tė cilat kishin edhe mejtepet e tyre.[5]

Kėto vakufname dhe defteri i hollėsishėm (defteri mufassal) i sanxhakut tė Prizrenit i vitit 1590/91 dėshmojnė se nė atė kohė Prizreni filloi tė zhvillohej shumė dhe tė marrė karakterin e njė qyteti tė mirėfilltė oriental islam.[6]

Pėr kah rėndėsia qė kishin pėr jetėn shoqėrore tė Prizrenit sikundėr edhe tė qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė, ndėr institucionet qė prijnė ishin xhamitė, edhe po aq tė rėndėsishme ishin edhe institucionet e tjera.  Pėr edukimin themelor fetar dhe moral tė fėmijėve ishin edhe shkollat fillore, tė ashtuquajtura “mejtepe”. Kėto zakonisht ekzistonin pranė ēdo xhamie. Mė vonė rol tė madh e tė mirėfilltė arsimoro-edukativ luajtėn edhe medresetė. Medreseja, si institucion arsimoro-edukativ, lindi te arabėt nga tė cilėt mė pas e marrin selxhukėt e prej atyre e marrin osmanlinjtė, tė cilėt e sjellin nė Ballkan, pra edhe nė Shqipėri. Kėtyre institucioneve arsimore nė Prizren i ėshtė kushtuar njė rėndėsi e veēantė.[7]

Medresetė e Shqipėrisė dhe tė Prizrenit janė ndėrtuar sipas shembullit tė arkitekturės osmane, por me njėfarė transformimi nėn ndikimin e traditės vendore tė ndėrtimit.[8]

Medresetė e Prizrenit pėr kah madhėsia u pėrgjigjen medreseve tė vogla osmane, varėsisht prej fuqisė ekonomike tė donatorit. Kanė qenė tė konceptuara si shkolla tė sistemit konviktor, tė cilėt kanė pasur shumė dhoma pėr banim tė nxėnėsve dhe njė dhomė tė madhe pėr mėsim (dershane). E gjithė kjo ishte e ndėrtuar brenda njė oborri tė mbyllur pranė xhamive. Oborret, nė shumicėn e rasteve kishin shatėrvan, ose kroje pėr ujė, disa kishin edhe bunar.[9]

Themelet e kėtyre medreseve janė tė ndėrtuara prej guri, tė lidhura me llaē (baltė), ndėrsa pėrdheset dhe katet janė prej qerpiēi tė lidhura me hatulla. Nė medresenė e Mehmed Pashės kati ėshtė i ndėrtuar me sistemin bondruk (dru) me qerpiē tė lidhur me llaē (balte) dhe konvikti ndodhej nė brendėsi tė oborrit, ku u siguronte nxėnėsve qetėsi tė nevojshme.[10]

Medresetė nė Prizren, janė ngritur me nisma individuale tė banorėve vendas, si pėrshpirtėrore tė tyre. Njėherit, duke lėnė pasuri nė formė objektesh tė ndryshme, ose nė tė holla tė gatshme nė mėnyrė qė tė siguroheshin tė ardhurat e sigurta dhe tė rregullta, pėr mirėmbajtjen e kėtyre pėrshpirtėroreve. Sistemi i vakufeve si kudo gjetiu ka luajtur njė rol tejet tė rėndėsishėm pozitiv nė jetėn e komunitetit musliman, nė mirėqenien dhe nė formimin e tij human.[11]

Nė Medresetė e Prizrenit, nxėnėsit  kanė pasur tė siguruar banimin, diku edhe ushqimin, e diku merrnin edhe ndihmė materiale. Myderrizėt (profesorėt e medreseve) merrnin paga, sipas shumės sė caktuar nė vakufname.[12] Nė imaretin e Mustafa pashės nė Prizren, pėrveē atyre qė u ishte dedikuar, aty ushqeheshin gratis edhe nxėnėsit dhe myderrizėt e medreseve tė Prizrenit.[13]

Medreset pėrgatitnin edhe kuadro pėr punė nė administratėn osmane. Bashkėsitė fetare kujdeseshin pėr ato ente edukativo-arsimore, ndėrsa pėr anėn financiare kujdesej pushteti lokal dhe njerėzit e pasur.

Nė medresetė e Prizrenit, janė mėsuar lėndėt e njėjta si nė medresetė e tjera tė Perandorisė Osmane. Pėrveē gjuhės arabe, aty mėsohej edhe komentimi i Kuranit, tradita islame (hadi’thi), e drejta e sheriatit (fik’hu), logjika, retorika, gramatika, sintaksa etj.

 

Pėr secilėn lėndė ekzistonin tekste tė posaēme mėsimore p.sh. pėr kursin e parė tė logjikės ėshtė pėrdorur “Shemsija”, kurse pėr kursin e lartė “Sherhul-Metali”, pėr tė drejtėn e sheriatit ėshtė pėrdorur “Multekaja, “Hidaje” dhe “Durrerr ve gurrerr”. Nė kėto medrese, jepnin mėsim myderrizėt, tė cilėt kanė qenė njerėz shumė tė arsimuar, shumica e tė cilėve tė shkolluar nė qendrat e ndryshme tė arsimit dhe kulturės islame. Disa kanė qenė specialistė vetėm pėr njė lėndė, ndėrsa tė tjerėt pėr shumė lėndė. Mjaft prizrenas, pėrveē kryerjes sė medreseve, vazhdonin shkollimin nė Universitetin e Stambollit, tė Kajros etj.[14]

Pėr shkak tė mungesės sė burimeve autentike ėshtė vėshtirė tė thuhet se cila ka qenė medrese e lartė e cilat kanė qenė medrese tė ulėta.

Besojmė se nė tė ardhmen me rastin e hulumtimeve tė reja nė Arkivin e Vakufeve nė Ankara (Vakıflar Genel Müdürlüğü) dhe nė Başbakanlık Arşivi nė Stamboll do tė hasim nė burime tė pashfrytėzuara tė cilat do tė shėrbejnė pėr plotėsimin e tė dhėnave pėr veprimtarinė e medreseve tė Prizrenit.

Myftiu i Vilajetit tė Prizrenit-myderrisi i medresesė sė Emin Pashės Tahir Efendiu, nė kronikėn e tij “Menakip” (Jetėshkrim) jep shėnime edhe mbi monumentet osmane nė Prizren nė vitin 1874.[15]

 

2.1    MEDRESEJA E GAZI  MEHMED PASHĖS

Ndėr medresetė mė tė vjetra tek ne nė Kosovė, nė mos edhe e para, ėshtė ajo e  “Gazi Mehmet Pashės” nė Prizrenin e Lashtė, e cila njihej ndryshe, medreseja e “Bajraklisė”. Dihet qė kjo ka qenė Medrese-shkollė e lartė fetare.

 Legatori i madh, Gazi Mehmed Pasha, nė Prizren kishte ndėrtuar mė parė Hamamin nė qendėr tė qytetit (1563/4) si dhe kompleksin e tij monumental, qė pėrbėhet prej  xhamisė tė ndėrtuar nė vitin  1573/4  (981 hixhri), bibliotekės, medresesė, jetimores, karvan sarajit, tyrbes dhe dershanes (ėshtė objekt i ndarė prej konviktit). Ky kompleks ėshtė njė prej monumenteve mė me vlerė nė gjininė e vet nė hapėsirėn shqiptare. Ngrihet brenda mureve rrethuese dhe paraqet njė nga shembujt e pakėt tė kėtyre ndėrtimeve tė ngritura nė tė kaluarėn. Pjesėn e jashtme tė kompleksit e karakterizon streha e gjatė, pullazi i mbuluar me tjegulla, pėrpos kupolės sė xhamisė dhe tė tyrbes sė Mehmet Pashės (sot Bibliotekė e Xhamisė) tė cilėt janė tė mbuluara me plumb; dyert dhe dritaret janė tė tipit tė arkitekturės folklorike tė Prizrenit. Pamja e jashtme e Kompleksit ėshtė shumė e bukur. Ka qenė e ngjyrosur me gėlqere. Kompleksi Monumental, me konstruksionin e vet specifik edhe nė ditėt sotme, ėshtė njė ekzemplar i rrallė i ruajtur nga arkitektura tradicionale tek ne. Vakufnameja e Gazi Mehmed Pashės ėshtė legalizuar sipas: Dr. Ekrem Hakkı Ayverdi nė muajin Muharem (janar) tė vitit 988 hixhri gjegjėsisht shkurt 1580 miladi.[16]

 

Duhet cekur se Sylejman Efendiu, qė ushtronte detyrėn e myderrizit nė kėtė medrese, sipas Vakufnames, ndėrtoi mė 1795, pesė dhoma pėr banim, tė cilat ia la kėsaj medreseje.[17] Ndėrsa mė 8 prill, sipas projektit pėr valorizimin e kėtij kompleksi, kėto u shembėn.[18]

 

a. MEDRESEJA E MEHMED PASHĖS DHE LUFTA RUSO-OSMANE

Lufta ruso-osmane, fati i dhjetėra mijėra muhaxhirėve shqiptarė, cungimi i tokave shqiptare nga Traktati i Shėn Stefanit, frika, nga ratifikimi i saj nė Kongresin e Berlinit, sollėn formimin e Organizatės Politike Ushtarake Mbarėkombėtare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė krye tė saj u vunė ideologė, personalitete politike, fetare dhe ushtarake. [19]

Autoriteti dhe pozita e Ymer efendi Prizrenit, myderrizit tė Medresesė sė Gazi Mehmed Pashės, mundėsoi qė tė gjitha objektet nė kėtė kompleks t’i lihen nė dispozicion pėr veprimtari, Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė Xhami ishin mbajtur shumė seanca  dhe aty ishte mbajtur edhe Kuvendi Themelues i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kjo Organizatė nė Medrese do tė zhvilloi veprimtarinė e saj disavjeēare nė kthinat e saja ishin vendosur selitė e dikasterive. Lidhja e Prizrenit arriti ta formojė nė fillim tė vitit 1881 edhe Qeverinė e Parė tė Pėrkohshme Shqiptare, e cila Qeveri, Rezidencėn e kishte nė ndėrtesėn e Dershanes, sot simbol i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.[20]

Nė dorėshkrimin tė shkruar nė osmanishte “Tevarih” nga  Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi, ka edhe tė dhėna qė nė Medresenė e Gazi Mehmet Pashės, studentėve mbas kryerjes sė medresesė ju lėshoheshin edhe Ixhiazetnamet.[21]

Medreseja, nė fjalė kishte luajtur edhe njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn kulturore-arsimore tė popullatės sė Shqipėrisė verilindore. Gjatė gjithė kohės sė funksionimit tė saj dhe falė kritereve arsimore qė ishin praktikuar nė procesin mėsimor, nė kėtė  medrese, ajo kishte arritur tė pėrgatisė kuadro tė aftė qė t’i kryenin detyrat e klerikut, edukatorit dhe tė nėpunėsit. Njė numėr i madh i tyre ishin dėshmuar edhe si atdhetarė tė mirėfilltė, kurse njė pjesė e tyre kishin arritur tė bėhen edhe dijetarė tė mėdhenj dhe kanė lėnė gjurmė tė pėrjetshme. Prandaj, Medreseja e Gazi Mehmet Pashės, kishte gėzuar reputacion edhe jashtė hapėsirės shqiptare.[22]

Ndėrsa me mbylljen e saj si Medrese, nga regjimi pushtues jugosllav-komunist nė mars tė vitit 1947, nė tė kanė banuar shumė familje gjer nė vitin1978.

Kjo trashėgimi kulturore-historike filloi tė trajtohet nė mėnyrė shkencore dhe bashkėkohore, pėr shkak tė rrethanave tė njohura, vetėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX.

Nė fillim, Enti Krahinor pėr Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Pėrmendoreve kulturore, me vendim nr. 1442, tė datės 31 dhjetor 1957, Xhaminė e Gazi Mehmed Pashės e ka vlerėsuar pėr objektin mė monumental tė kėtij kompleksi. Ndėrkaq, Enti pėr Urbanizėm dhe Mbrojtjen e Pėrmendoreve Kulturore dhe tė Rariteteve Natyrore tė Komunės sė Prizrenit, me vendimin nr. 260/68, dt. 05.04.1968, Dershanėn – rezidencėn qeveritare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e vuri nėn mbrojtjen e shtetit, dhe u bė edhe dislokimi i Dershanes mė nė veriperėndim, pėr shkak tė zgjerimit tė rrugės Prizren- Brezovicė.

Me rastin e shėnimit tė 90 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 10 qershor 1968, Dershana - Rezidenca Qeveritare e LSHP-sė, shndėrrohet nė Muze tė LSHP-sė. Nė te vendosen eksponatet qė kishin arritur t’u shpėtonin rrebesheve tė kohės, qofshin ato dokumente apo eksponate tridimensionale.

Enti pėr Urbanizėm dhe mbrojtjen e pėrmendoreve Kulturore dhe tė Rariteteve Natyrore tė Komunės sė Prizrenit, me vendimin nr. 414/77, dt. 20.06.1977, Medresenė, bibliotekėn dhe 18 ngastrat e hapėsirės sė sheshit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, me njė sipėrfaqe 7720 m2, i ka vlerėsuar monumente kulturore me interes tė posaēėm shoqėror dhe janė futur nė mbrojtjen ligjore qė aplikohen ndaj vlerave kulturore.

Me rastin e shėnimit tė 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1978, pėr shkak se ky monument ka historikun e tij tė rėndėsishėm dhe vlera arkitektonike,  ėshtė hartuar projekti hapėsinor i kompleksit, pėr tė ruajtur vlerat e rėndėsishme tipologjike tė kėtij shembulli tė rrallė. U ndėrmorėn ndėrhyrje sistematike restauruese  dhe konservatore; nė ndėrtesėn e medresesė nė katin pėrdhes ėshtė vendosur sektori etnologjik, ndėrkaq, nė kthinat e katit u hap galeria e arteve figurative me punime tematike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Me vėnien nė funksion edhe tė kėtyre sektorėve,  Muzeu, nė fjalė u shndėrrua nė Kompleks Monumental tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.[23]

 

b.  BIBLIOTEKA E MEDRESESĖ SĖ MEHMED PASHĖS

Pranė medresesė sė Mehmed Pashės ka funksionuar edhe  biblioteka shumė e pasur me mbi 50 libra nė dorėshkrim tė cilat janė tė ruajtura edhe sot e kėsaj dite, me pėrmbajtje tė ndryshme fetare, shkencore, filologjike, tė cilat mėsoheshin dhe nė atė kohė. Nė disa nga kėto libra shihet se janė dhuruar nga prizrenasit e njohur. Vlen tė theksohet komentimi i kuranit persisht tė vitit hixhri 948 (1541/2). Ky dorėshkrim ėshtė shumė i bukur. Pranė tekstit arabisht ėshtė shkruar edhe pėrkthimi persisht, fjalė pėr fjalė ajet pėr ajet; ky libėr ka edhe njė rėndėsi tė posaēme. Kėtė libėr ia ka dhuruar kėsaj biblioteke, Koxha Sinan pasha.[24]

Disa libra manuskripte tė kėsaj biblioteke janė kryevepra tė kaligrafisė arabe dhe tė artit dekorativ oriental. Nė kėtė thesar tė dorėshkrimeve islame gjendet edhe njė ekzemplar i Kur’anit i shkruar mė 1312 dhe paraqet ekzemplarin mė tė vjetėr tė dorėshkrimeve nė Kosovė.[25]

 

2.2    MEDRESEJA E MYDERRIZ ALI EFENDIUT

Burimet mungojnė pėr punėn e Medresesė tė Mevlana Myderriz Ali Efendiut. Dihet se kjo medrese  ka funksionuar pranė kėsaj xhamie. Xhamia mendohet se ėshtė ndėrtuar nė vitin 1581 nga i lartpėrmenduri. Medreseja nuk ekziston mė, ndėrsa xhamia ende ėshtė nė funksion tė besimtarėve. Mevlana Myderriz Ali efendiu ka qenė dijetar i madh i kohės, ka komentuar Kuranin nga Bejdeviu. Studjuesi H. Kaleshi mendon se  medreseja e Mevlana Myderriz Ali Efendiut,  ka qenė i pari ose i dyti medrese i ngritur nė Prizren.[26]

Edhe gjatė hulumtimeve tona nuk arrijtėm tė sigurojmė tė dhėna tė tjera pėr punėn dhe veprimtarinė e kėsaj medreseje. Tyrbja e Mevlana Myderriz Ali Efendiut, ndodhej nė anėn perendimore tė xhamisė, dhe  ishte nė gjendje tė mirė, mirėpo nė vitin 1993 me fajin e imamit tė xhamisė, tė pandėrgjegjėshmit e rrėnuan. Nė vitin 1996 varri i tij ėshtė rregulluar ishte vendosur edhe nishani nė tė me kėtė pėrmbajtje: Myderriz Ali Efendiu. Por nė gusht tė vitit 2003 tė pandėrgjegjėshmit e thyen nishanin.

 

2.3. MEDRESEJA E MAHMUD PASHĖ RROTLLĖS

Mahmut Pashė Rrotlla, mytesarif i sanxhakut tė Prizrenit, prej vitit 1806 gjer nė vitin 1836, ka ndėrtuar nė Terzi Memi-Mahallė tė Prizrenit, nė afėrsi tė  konaqeve tė veta (sarajeve), njė xhami, njė mejtep dhe medresen me mėsojtore me tetė dhoma pėr vendosjen e nxėnėsve. Pėr mirėmbajtjen e kėtyre objekteve dhe pėr rrogat e profesorėve, pėr shpenzimet rreth ushqimit dhe nevojat e tjera tė nxėnėsve (qirinj, vaj, kandila, letėr pėr dritare, rogoze etj.), Mahmud Pasha i la vakufit katėr dyqane, mullirin me pesė gurė dhe 15.000 akēe para tė gatshme. Vakufin e vet ai e legalizoi mė 1831.[27] Nė kėtė vakufname ai cakton myderrizit tė medresesė, Haxhi Ali Efendiut, pagėn vjetore prej 1.200 akēesh.[28]

Kjo Medrese ka zhvilluar veprimtarinė e saj deri nė vitet njėzeta tė shekullit XX, veprimataria e saj do tė pushojė me urdhėr tė pushtetit serb.

 

2.4. MEDRESEJA E EMIN PASHĖ RROTLLĖS

Vėllai i Mahmud Pashė Rrotllės, Emin Pasha, mytesarif i Prizrenit gjatė viteve 1841- 1842, po njashtu ndėrrtoi njė xhami dhe medrese nė Prizren. Kjo Medrese gjendej nė oborr tė xhamisė dhe ka funksionuar pa ndėrpreje deri mė vitin 1912, ndėrsa me pushtimin serb vetėm nė vitet ‘20 tė shekullit XX ka funksionuar disa vite.[29] Kėtė Medrese, kanė vijuar njė numėr i madh nxėnėsish;  kjo xhami ėshtė prej xhamive mė tė bukura qė ka Prizreni.[30] Njė objekt i Medresesė ėshtė rrėnuar nė fund tė viteve ’20 tė shekullit XX kjo Medrese ka qenė e pėrbėrė prej disa objekteve.[31] Ndėrsa njė objekt tjetėr i Medresesė sė bashku me njė pjesė tė oborrit, mbas vitit 1912 pėr ēudi ka kaluar nė pronėsi tė serbit Arallambi Toskiē?! ku ende shėrben si shtėpi banimi, ndėrsa pjesa e shtėpisė kah rruga kryesore i ka nė pėrdhese edhe shtatė lokale.

 

Objektit i tretė i medresesė i cili ka shėrbyer pėr banim tė personelit fetar, ėshtė rrėnuar nga ana Bashkėsisė Islame tė Prizrenit nė vitin 1992, dhe nė vend tė saj ėshtė ngritur njė objekt i ri. Edhe sot e kėsaj dite nė murin e pjesės tė objektit tė mejtepit, gjendet pllaka e mermertė (dim 67x 55 cm), ku me shkrimin sulus nė dy kolona ėshtė gdhendur mbishkrimi i cili flet pėr meremetimin e medresesė (e cila ishte ndėrtuar prej Emin Pashė Rrotllės).

 

 

2.5. MEDRESEJA E JAVUZ MEHMED EFENDIUT

Anėtari i Kėshillit tė Lartė tė sanxhakut tė Prizrenit, Javuz Mehmed-efendiu, legalizoi nė gjyq mė vitin 1864 (1281) vakufnamen me tė cilin zyrtarizon medresen (Foto 5) tė cilėn e kishte ndėrtuar ai vetė, e cila ndodhej pėrballė xhamisė sė Sofi Sinan-Pashės, pėr mirėmbajtjen e kėsaj medreseje i la vakufit tri dyqane tė terzive.[32]

 

Njė pjesė e ndėrtesės sė Medresesė edhe sot ėshtė nė gjendje funksionale, mirėpo kati shėrben si shtėpi banimi, ndėrsa pėrdhesa ėshtė shndėrruar nė dyqan. Kjo ndėrtesė ka njė arkitekturė tė pasur folklorike ku sė bashku me xhaminė e Sofi Sinan Pashės janė atrakcion turistik, dhe njėheri janė prej objekteve mė tė vjetra tė arkitekturės osmane qė kanė ngelur nga periudha osmane pa u shkatėrruar nė sheshin e shatėrvanit nė Prizren.

 

2.6.    MEDRESEJA E SOFI SINAN PASHĖS

Pėr kėtė Medrese shėnimet janė fare tė pakta, na mungojnė burimet autentike tė kohės.

Sipas M. Shukriut, “Medreseja e Sofi Sinan Pashės (Foto 6), ishte e vendosur nė ēardakėt e xhamisė, ishte me dhoma tė dekoruara, pėrkatėse pėr mėsim, e cila ka funksionuar deri nė vitin 1912. Nė periudhėn 1908-1912 drejtor i saj ishte Nuri efendiu myftiu i Prizrenit, i biri i Halim efendisė, po ashtu myfti i Prizrenit”.[33] Mulla Sefer Restelica mėsoi dhe studioi nė Medresenė e Sinan Pashės nė Prizren nė vitet 1888-1892, te Myderriz Halim Efendiu, i biri i Tefik Efendisė.[34]

Ndėrsa sipas studiuesit E. Haskuka: “Nė ēardakėt e xhamisė sė Sofi Sinan Pashės mė 1908 tri vite punoi shkolla normale Darul-mualimin nė gjuhėn mėsimore osmane. Drejtor i kėsaj shkolle tė Lartė ka qenė Ali efendiu nga Presheva”.[35] Kjo Medrese, shkollė normale Darul-mualimin, mbetet tė ndriēohet mė tepėr gjatė hulumtimeve tė mėtejshme.

Vlen tė theksohet se gjatė hulumtimeve tė fundit, nė njė literaturė hasa qė pranė Xhamisė (ndėrtuar mė 1543) sė Ilijaz Kukės nė Prizren kishte punuar edhe Medreseja...besojmė qė hulumtimet e ardhshme do tė japin rezultate edhe pėr kėtė Medrese.

Pas viteve tridhjetė tė shekullit XIX  nė Perandorinė Osmane paraqiten shkollat shtetėrore. Nė fund tė shek. XIX edhe nė Vilajetin e Kosovės filloi tė shtohej numri i shkollave shtetėrore osmane: Iptidaije (shkolla fillore), ruzhdije (gjimnaze tė ulėta), idadije (gjimnaze) dhe darul mual-limin (shkolla normale). Pėrveē kėtyre, punonin edhe medresetė.

Me Kushtetutėn e Perandorisė Osmane tė vitit 1876 dhe me ligjet e veēanta parashikohej qė nė ēdo qytet e fshat tė hapeshin shkolla fillore tė detyrueshme pėr fėmijėt e moshės 7-vjeēare, kurse nga viti 1883 ishte caktuar taksa e veēantė pėr financimin e arsimit.[36]

Valiu i Vilajetit tė Prizrenit Safet Pasha (6. III. 1871 deri nė 25. XII. 1871), filloi ngritjen e njė godine pėr shkollėn zejtare "Islahanen", por nuk e pėrfundoi. Pas njė kohe u krye ndėrtimi i asaj godine, por ajo shėrbeu si depo pėr mbledhjen e ujemeve (taksa tė ndryshme). Mė vonė, nė kėtė ndėrtesė u vendos spitali ushtarak. Pėr atė kohė, ndėrtesa e islahanes ishte ndėrtesė grandioze e impozante, me kate. U ndėrtua prej gurit dhe tullave.[37]

Sipas Sallnames sė vitit 1874, Prizreni i kishte 23 Xhamia, 2 mezxhid, 15 tyrbe, 21 mejtepe si dhe 4 medrese. Mė 1886 nė kėtė qytet kishte 17 shkolla pėr meshkuj, 9 pėr femra dhe njė Ruzhdije (gjimnaz i ultė) pėr fėmijėt muslimanė nė gjuhėn mėsimore osmane. Qė tė gjitha ishin tė rangut mesatar.[38] Pra, nga kjo Sallname dhe nga hulumtimet tona vėrtetojmė se nė Prizren nė atė kohė kanė punuar kėto medrese: Gazi Mehmet Pashės, Mahmud Pashė Rrotllės, Emin Pashė Rrotllės si dhe ajo e Javuz Mehmed Efendiut.

Nė Prizren tė gjitha kėto medrese jo vetėm janė ngritur nga humanistėt, por kėta kanė vakufuar pėr mirėmbajtje dhe pėr paga tė personelit si dhe pėr shpenzimet e nxėnėsve edhe njė pjesė tė dyqaneve dhe pasurive tjera tė tyre dhe kėshtu siguroheshin tė ardhurat e sigurta dhe tė rregullta.  Pėr vakėfet kujdeseshin drejtuesit e tyre (mytevelit).

 

 

3. PRIZRENI DHE GJENDJA E MEDRESEVE GJATĖ VITEVE 1912-1999

 

Gjatė viteve 1912-1999, kur Kosova bashkė me tė dhe Prizreni gjendej nėn pushtimin serb, pushtuesi jo vetėm qė zbatoi fushatėn e pėrgjithshme diskriminuese dhe tė spastrimit etnik tė shqiptarėve nga trojet e veta me qėllim tė kolonizimit tė kėtyre viseve me popullatė sllave, por ata sistematikisht kryen edhe shkatėrrimin e kulturės dhe arkitekturės islame-shqiptare.

Nė rrethanat e krijuara pas vitit 1912, jeta e organizuar fetare islame nė viset shqiptare tė pushtuara nga serbo-malazezėt mund tė thuhet se ishte paralizuar fare. Vepronin vetėm imamėt mė entuziastė. Ata organizonin kryesisht faljen e namazit dhe kryenin ceremonitė e varrimit tė besimtarėve.[39] 

Pėr pozitėn e popullatės muslimane tė pėrfshirė nė kuadėr tė kėsaj Mbretėrie, u bė fjalė edhe nė Konferencėn e Paqes nė Paris, mė 1919, ku a arrit marrėveshja e posaēme ndėrkombėtare  lidhur me pozitėn e muslimanėve si pakicė fetare.[40]

Mirėpo gjendja dhe pozita e arsimit fetar edhe mė tej vazhdoi tė ishte shumė e rėndė. Nė fillim, tė gjitha institucionet e arsimit fetar ishin tė mbyllura, kurse njė pjesė e madhe e tyre ishin rrėnuar dhe djegur qėllimisht. [41]

Sipas disa shėnimeve statistikore, nė viset shqiptare gjatė viteve 1912-1941 u rrėnuan 320 xhami, u pėrdhosėn 85 mejtepe dhe bibliotekat e tyre.[42]

Nė kundėrshtim edhe me konventat ndėrkombėtare tė nėnshkruara edhe prej tyre (Mbretėrisė SKS), u vu dorė nė pronėn e institucioneve fetare islame. Shpronėsimi i tyre filloi qysh nė vitin 1912. Vetėm nga myftinia e Prizrenit u konfiskuan 60 hektarė tokė.[43]

Vetėm nga mesi i viteve 20 u aktivizuan disa medrese private nė Kosovė. Pushteti serb pėrcillte me kujdes policor punėn e mejtepeve dhe tė medreseve, gjė qė dėshmohet nė shumė dokumente.[44] Sipas tė dhėnave qė disponojmė, nė Prizren, nė kėtė kohė rifillojnė punėn pėrsėri vetėm medreseja e Gazi Mehmed Pashės dhe ajo e Emin Pashės.

Shumė prej atyre klerikėve shqiptarė qė e ngritėn zėrin kundėr gjithė kėsaj dhe sidomos kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve, i vranė i arrestuan dhe i pėrzunė nga atdheu. Me 20 vjet burgim dhe konfiskim tė pasurisė nė vitin 1924, ishte dėnuar edhe Myftiu i Prizrenit, Haxhi Rrustem Shporta. Gjatė gjithė kohės sė sundimit serb tė Kosovės (1912-1999) shumė klerikė janė dėnuar me burgim.[45]

 

Planin e gjendjes sė Prizrenit qė nė mars tė vitit 1913, e kishte hartuar arkitekti ushtarak serb, togeri Momir Korunoviq.  Ai sė bashku me arkitektin Dushan S. Milosavlevic, kishin hartuar edhe Planin Gjeneral, i cili ishte zyrtarizuar mė 1924, kinse pėr rregullimin dhe zgjerimin e rrugėve tė qytetit tė Prizrenit,  ndėrsa nė fakt kjo ishte mėnyrė pėr asgjėsimin krejtėsisht tė trashėgimisė shqiptare e me kėtė edhe tė asaj islame nė Prizren.[46]

Nė kėtė kohė, u shkatėrruan nga pushtuesi serb Kompleksi me konaqet, xhaminė dhe medresenė, tė cilėt ishin  ndėrtuar nga mytesarifi i Sanxhakut tė Prizrenit, Mahmut Pashė Rrotlla, nė fillim tė shekullit XX.

Medreseja e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė sanxhakut tė Prizrenit, Javuz Mehmed-efendiut u mbyll nga serbėt nė vitin 1912 pėr tė mos u hapur mė kurrė.[47]

Po kėshtu u veprua edhe me Medresenė - Darul-mualimin qė vepronte nė hajatet e Sinan Pashės. Madje nė maj tė vitit 1919, pushteti serb tė udhėhequr nga inxhinieri Ivan Vangelov, kishin rrėnuar hajatet e kėsaj xhamie.[48]

Njė pjesė e objektit dhe tė oborrit tė Medresesė sė Emin Pashė Rrotllės pas vitit 1912 kishte kaluar nė pronėsi tė serbit Arallambi Toskiē?!, ndėrsa medreseja nė fund tė viteve tridhjetė tė shekullit XX do ta ndėrpresė punėn. 

Medreseja e Gazi Mehmed Pashės, qė me okupimin serb tė Kosovės e deri nė fillim tė viteve ‘20 tė shekullit XX nuk do ta zhvillojė veprimtarinė e saj edukativo-arsimore.[49]

Me rifillimin e punės, kjo Medrese, deri me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore kishte luajtur rolin e njė klubi ilegal kulturor e kombėtar shqiptar, ku u edukuan fetarisht e kombėtarisht disa breza. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kjo Medrese, pa pengesa do tė zhvillojė veprimtarinė e saj. Sipas kėrkesave tė kohės, mė 1943, shumė ish-medresantė i’u shtruan provimit shtetėror pėr titullin myderriz – profesor medreseje.[50]

Me ripushtimin serbo-komunist tė Kosovės, pas Luftės sė Dytė Botėrore nėpėrmjet “planeve urbanistike” tė qyteteve tė Kosovės, u vazhdua edhe mė tej me zhdukjen e gjurmėve tė kulturės shqiptare tė proveniencės islame.[51]

Strukturat e pushtetit komunist tė Kosovės, nė mars tė vitit 1947, Medresenė e Gazi Mehmet Pashės (Tempullin edukativo-arsimor tė Prizrenit), me njė traditė rreth katėr shekullore e mbyllėn. Me Arkivin, pėrkatėsisht me Bibliotekėn e saj, u sollėn njėsoj si me shumė arkiva dhe biblioteka tė tjera tė bashkėsive islame nė hapėsirėn shqiptare nėn administrimin pushtues jugosllav. Kėsisoj, ata kryen barbari me  asgjėsimin pothuajse publik tė njė pjese tė dokumenteve, dorėshkrimeve dhe pjesėn mė tė madhe tė librave nga thesari i kėsaj biblioteke shumė tė pasur, jo vetėm pėr Prizrenin, por edhe mė gjėrė.[52]

Gjatė Luftės sė fundit nė Kosovė serbėt e arritėn qėllimin e tyre tė kahershėm duke e bėrė realitet mė 27 mars 1999, nė ora 22.50, e dogjėn dhe e rrafshuan pėr toke Dershanen e Medresesė sė Mehmed Pashės-Muzeun e LSHP-sė me tė gjitha eksponatet (Foto 7).

Po kėtė ditė serbet dhanė lajme tė rreme, qėllimisht, kinse bomba e NATO-sė e ka goditur Muzeun e Lidhjes, nė vend se ta godiste godinėn e Kuvendit Komunal, etj.[53]

Me Ēlirimin e Kosovės dhe tė Prizrenit nė qershor tė vitit 1999, populli e ringriti Dershanėn – Simbolin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ndėrsa me rastin e shėnimit tė 122 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mė 10.06.2000 u rihap Muzeu i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.[54]

Gjatė kėsaj lufte, serbėt, prej 560 xhamive tė Kosovės, 218 i dogjėn, 4 medrese, 3 teqe, 1 hamam, 75 dyqane pronė e Bashkėsisė Islame, 560 arabeska 12 mijė dorėshkrime dhe musafe tė djegura.[55]

 

Me plot tė drejtė, Kryemyftiu i Kosovės Dr. Rexhep Boja pėr Luftėn e fundit nė Kosovė 1998-1999, thekson: "Agresioni policor, ushtarak e paramilitar serb nė Kosovė nuk i rrezikoi vetėm jetėt e mbi dy milionė shqiptarėve, por ai shkaktoi rrėnimin, djegjen dhe shkatėrrimin e njė numri tė madh tė objekteve kulturore dhe fetare. Agresorėt serbė duke rrėnuar me vetėdije dhe me plan tėrė atė qė ishte ndėrtuar me shekuj nė truallin e Kosovės, (trashėgimisė kulturore jo serbe) shkaktuan dėme tė pakompensueshme”.[56]

Tė gjitha kėto qė i mbarėshtruam nė kėtė kapitull janė pėrshkruar qartė nė Kartėn e OKB-sė, ku “Ruajtja e trashėgimisė kulturore-historike dhe e identitetit kombėtar tė ēdo populli, ėshtė parim themelor”.

Tė gjitha kėto parime i kishte shkelur vazhdimisht Jugosllavia nė Kosovė edhe pse ishte  ratifikuese e kėsaj dhe konventave tė tjera. Mirėpo, edhe sot e kėsaj dite, Jugosllavia dhe autorėt, nuk janė ndėshkuar nga ndonjė organizėm ndėrkombėtar, pėr kryerjen e kėtyre veprave barbare.[57]

Por shqiptarėt edhe pėrkundėr ngushtimit tė hapėsirės sė identitetit tė tyre shpirtėror, kanė arritur me sakrifica tė mėdha tė mbijetojnė dhe t’i kultivojnė begatitė e tyre shpirtėrore e trashėgiminė kulturore. Procesi i edukimit dhe ēėshtjet edukativo-arsimore kanė qenė gjithmonė nevojė e domosdoshme dhe preokupim i pėrhershėm i popullit shqiptar nė tė gjitha etapat e zhvillimit historik dhe nė tė gjitha trojet etnike, qė nga lashtėsia e deri mė sot.

Tradita e veprimtarisė fetaro-islame nė Kosovė ėshtė e vjetėr, mbi gjashtė shekuj. Kjo veprimtari edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė gjallėrojė dhe tė jep fryte nė Kosovė-Prizren. Qė nga viti 1994 vepron pandėrprerje edhe paralelja e ndarė e Medresesė Alauddin e Prishtinės me katėr klasė pėr femra dhe meshkuj nė Prizren.

 

 

 

 

                                                                                      

 

 


 

[1] Mr. Fejaz Dranēolli, Disa ndėrtime arkitektonike islame tė shek. XV nė Prishtinė, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 167.

[2] Po aty, f. 168.

[3] Skender Rizaj, Gjurmime Albanologjike seria e shkencave historike, nr. XIII-1983, f. 62; Nexhat Ibrahimi, Suzi Prizrenasi, Prizren, 1410/1990, f. 20-21.

[4] Hasan Kalesi i Ismail Redzep. Prizrenac Kukli beg i njegove zaduzbine, Prilozi za Orijentalnu filologiju, VIII-IX, 1958-9, Sarajevo. 1960, f. 163-166.

[5] Hasan Kalesi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 93.

[6] Skender Rizaj, Gjurmime Albanologjike seria e shkencave historike, nr. XIII-1983, f. 62.

[7] Resul Rexhepi, Medreseja e mesme “Alaudin” nė shtratin e Traditės dhe roli i saj pėr shkollimin e kuadrit fetar, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 554.

[8] Maxhida Hafiz, Prosvjetni objekti Islamske Arhitekture na Kosovu, Starine Kosova VI-VII Antikitetet e Kosovės , Prishtinė, 1972/3, f. 94.

[9] Po aty, f. 82.

[10] Rezultatet e hulumtimeve nė terren.

[11] Po aty.

[12] Maxhida Hafiz, Po aty, f. 82; Deklarata e Hafėz Jakup Muqeziut i lindur mė 1919, dhėnė mė 22.10.2003 nė Prizren.

[13] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 148.

[14] Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 94; Resul Rexhepi, Medreseja e mesme “Alaudin” nė shtratin e traditės dhe roli i saj pėr shkollimin e kuadrit Fetar, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 554; Deklaratė e Hafėz Jakup Muqeziut (ka mbaruar shkollimin mė 1937 nė Medresenė e Gazi Mehmet pashės) i lindur mė 1919, dhėnė mė 22.10.2003 nė Prizren.

[15] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 162; Nehat Krasniqi, Kronika “Menakėb”e Tahir Efendiut, burim i rendėsishėm pėr historinė e kulturės nė Prizren gjatė periudhės Turko-Osmane, Edukata Islame, Nr. 57, Prishtinė, 1995. f. 80.  

[16] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė 2003, f. 11; Raif Virmiēa, Kosova’da Osmanli Mimari Eserleri, Ankara, 1999, f. 35-36, E shqipėroi pėr nevoja tė mia, Fejzullah Shatri, profesorė i orientalistikės, Prizren, mė 21.10.2003.

[17] Fotokopje e Vakufnames tė vėrtetuar mė vitin 1795, origjinali ėshtė djegur sė bashku me Dershanen - Muzeun e LSHP mė 27 mars 1999 nga serbėt; Parim Kosova, Monumentet dhe Eksponatet Muzeale tė Ymer Prizrenit, Ymer Prizreni Personalitet i shquar i Lėvizjes Kombėtare, Ulqin, 2002, f. 169.

[18] Muhamed Shukriu, Vlerat Arkitektonike-Folklorike dhe marrėdhėniet pronėsore-juridike nė Kompleksin Monumental “Lidhja e Prizrenit” nė Konferenca Shkencore e 100 vjetorit tė LSHP-sė, I, Prishtinė, 1981, f. 636.

[19] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė 2003, f. 23.

[20] Parim Kosova, Monumentet dhe Eksponatet Muzeale nė kujtesėn pėr Ymer Prizrenin, dritė e re pėr kryetarin e parė tė Shqipėrisė Etnike, Prishtinė, 2002, f. 182-183.

[21] Dorėshkrimi Origjinal i “ Tevarihi” tė Haxhi Ymer Lutfi Paqarizit, ruhet nė Institutin pėr Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore nė Prizren. E shqipėroi pėr nevoja tė mia, Mediha Fishekqiu, profesoreshė e orientalistikės, Prizren, mė 21.10.2003; Ixhiazetname kemi hasur edhe gjatė hulumtimeve tona nė terren.

[22] Dr. Muhamet Pirraku, Fryma ptriotike nė poezinė e Mulla Vejsel Gutės, Dituria Islame, Nr. 133, Prishtinė, 2001, f. 31; Deklaratė e Hafėz Jakup Muqeziut (ka mbaruar shkollimin mė 1937 nė Medresenė e Gazi Mehmet pashės) i lindur mė 1919, dhėnė mė 22.10.2003 nė Prizren.

[23] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė 2003, f. 27; Parim Kosova, Monumentet dhe Eksponatet Muzeale nė kujtesėn pėr Ymer Prizrenin, Dritė e re pėr kryetarin e parė tė Shqipėrisė Etnike, Prishtinė, 2002, f. 183-184.

[24] Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 94-95.

[25] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 160.

[26]Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 96.

[27] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 153.

[28] Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 96.

[29] Deklaratė e Hafėz Jakup Muqeziut (ka mbaruar shkollimin mė 1937 nė Medresenė e Gazi Mehmet pashės) i lindur mė 1919, tani ende punon Imam nė Xhaminė e Emin Pashės, dhėnė mė 22.10.2003 nė Prizren.

[30] Po aty, f. 97.

[31] Deklaratė e Hafėz Jakup Muqeziut (ka mbaruar shkollimin mė 1937 nė Medresenė e Gazi Mehmet pashės) i lindur mė 1919, tani ende punon Imam nė Xhaminė e Emin Pashės, dhėnė mė 22.10.2003 nė Prizren. 

[32] Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 97.

[33] Muhamed Shukriu, Prizreni i Lashtė-Morfologjia e ecurive pėr ruajtjen e kulturės materiale, Prizren 2001, f. 297.

[34] Dr. Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni Ora, Zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2003, f. 20.

[35] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 154-155.

[36] Mr. Aliriza Selmani, Shkollat fetare islame nė kazanė e Gjilanit nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX. Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 433-434.

[37] Dr. Esat Haskuka Hostorijsko-Geografska Analiza Urbanih Funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, f. 155.

[38] Hasan Kaleshi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gjurmime Albanologjike, I/1, 1962, Prishtinė, f. 98.

[39] Dr. Haki Kasumi, Gjendja organizative e Bashkėsisė Islame te shqiptarėt nėn okupimin Jugosllav 1912-1941, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 459-460.

[40] Po aty, f. 461.

[41] Po aty, f. 463.

[42] Dr. Jusuf Osmani Rezistenca e kuadrit dhe e institucioneve fetare kundėr reformės agrare dhe kolonizimit nė Kosovė midis dy Luftėrave Botėrore, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 488.

[43] Dr. Marenglen Verli, Orientimi i reformės agrare kolonizuese tė mbretėrisė jugosllave mbi fshatarėsinė shqiptare myslimane dhe pasojat e saj, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 467.

[44] Dr. Haki Kasumi, Gjendja organizative e Bashkėsisė Islame te shqiptarėt nėn okupimin Jugosllav 1912-1941, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 463.

[45] Resul Rexhepi – Sadik Mehmeti, “Risaleja e Haxhi Rrustem ef. Shportės – njė vepėr e rendėsishme pėr shkencat kuranore, Edukata Islame, Nr. 70, Prishtinė, 2003, f. 74.

[46] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė, 2003, f. 43.

[47] Po aty, f. 48.

[48] Resul Rexhepi – Sadik Mehmeti, “Risaleja e Haxhi Rrustem ef. Shportės – njė vepėr e rendėsishme pėr shkencat kuranore, Edukata Islame, Nr. 70, Prishtinė, 2003, f. 73-74.

[49] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė, 2003, f. 44; 

[50] Dr. Muhamet Pirraku, Fryma ptriotike nė poezinė e Mulla Vejsel Gutės, Dituria Islame, Nr. 133, Prishtinė, 2001, f. 31.

[51] Mr. Fejaz Dranēolli, Disa ndėrtime arkitektonike islame tė shek. XV nė Prishtinė, Feja, Kultura dhe Tradita  Islame ndėr Shqiptarėt, Prishtinė, 1995, f. 167-168.

[52] Parim Kosova, Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit gjatė shekullit XIX-XX (vėshtrim historik-muzeal) tezė e magjistraturės nė dorėshkrim, Prishtinė, 2003, f. 44-45.

[53] Parim Kosova, Fakte dhe Prova se si u dogj Muzeu i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Illyria, March 13 -15, Nyu York, 2001, Volume 11, No. 1019, f. 19.

[54] Parim Kosova, Monumentet dhe eksponatet muzeale nė kujtesėn pėr Ymer Prizrenin, Dritė e re pėr kryetarin e parė tė Shqipėrisė Etnike, Prishtinė, 2002, f. 185.

[55] H. Sabri ef. Bajgora, Dėshmi Rrėnqethėse tė njė gjenocidi, Barbaria serbe ndaj Monumenteve Islame nė Kosovė (Shkurt ’98 – Qershor ’99) – Serbian Barbarities Against  Islamic Monuments in Kosova (February ’98 – June ’99), Prishtinė, 2000, f. 8.

[56] Myftiu, Dr. Rexhep Boja, Gjenocidi, kulturocidi dhe urbicidi serb nė Kosovė, Barbaria serbe ndaj Monumenteve Islame nė Kosovė (Shkurt ’98 – Qershor ’99) – Serbian Barbarities Againts  Islamik Monuments in Kosova (February ’98 – June ’99), Prishtinė, 2000, f. 5.

[57] Esat Kamberi, Etnokulturocidi nė Kosovė – Ethnoculturocid in Kosova, Tetovė, 1999, f. 77.

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster