| www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi| | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Gazmend SHPUZA
DIALOGU KULTUROR NDĖRBALLKANIK (Ēėshtje tė vlerėsimit dhe tė rivlerėsimit tė letėrsisė me alfabet arab)
Krahas karakterit human dhe demokratik kultura ka marrė prej kohėsh dhe ruan edhe nė epokėn qė jetojmė karakter kombėtar. Nga format nė tė cilat shprehet ky karakter na bėjnė tė dallohemi prej tė tjerėve, tė jemi tė njėjtė me vetveten, tė vihen nė pah tiparet tona tė veēanta, tė sigurohet me tė vėrtetė, identiteti ynė kulturor. Ata jo vetėm nuk pengojnė, por edhe ndihmojnė edhe nė krijimin e njė identiteti mė tė gjerė rajonal. Kjo ėshtė dhe rruga pėr tu integruar nė kulturėn evropiane. Pėrndryshe, do tė kishim tė bėnim me njė dukuri jopėrfshirėse, por pėrvetėsuese, do tė kishim tė bėnim me asimilim. Pėr njė proces tė tillė mekanik as kultura evropiane nuk ka nevojė, pasi nuk ndihmojnė zhvillimin e dialogut kulturor. Krijimi i njė hapėsire sa mė tė gjerė pėr dialogun ndėrballkanik, ėshtė ndeshur deri vonė ashpėrsisht, me synimet gjeostrategjike brenda dhe jashtė gadishullit tonė. Sigurisht qė kjo ndeshje nuk ka tė bėjė fare me teorinė huntingtoniane tė pėrplasjes sė qytetėrimeve. Kėto pretendime i hedh poshtė fakti qė bota demokratike euroatlantike u rreshtua pėrkrah shqiptarėve, tė cilėt, sipas ndarjes sė Huntingtonit, bėjnė pjesė nė sferėn e qytetėrimit islam. Nėse luftėn midis NATO-s dhe Kosovės, nga njėra anė dhe Serbisė sė Millosheviēit dhe aleatėve tė saj, nga ana tjetėr, e quajmė njė pėrplasje midis qytetėrimit perėndimor dhe qytetėrimit sllavo-ortodoks, ne i bėjmė njė nder shumė tė madh krejtėsisht tė pameritueshėm, asaj politike agresive antinjerėzore dhe antiqytetėruese qė mbajti prej dhjetė vjetėsh Ballkanin nė flakė. Millosheviēi dhe forcat qė e pasojnė nė Serbi dhe ato qė e mbėshtesin jashtė saj nuk pėrfaqėsojnė vlerat e atij qė quhet qytetėrim sllavo-ortodoks, por antivlerat e popujve qė bėjnė pjesė nė kėtė grupim. Procesi konvergjent pėr sendėrtimin e hapėsirės kulturore ballkanike pėrmes vlerash identifikuese rajonale, arrihet duke kapėrcyer kufizimet gjeokulturore dhe ndikimet e trashėguara negative tė etnocentrizmit, pa mėtuar tė ngrejmė njė ballkanocentrizėm tė panevojshėm, tė dėmshėm dhe, pėr mė tepėr, tė rrezikshėm, duke pėrballuar peshėn e rėndė tė eurocentrizmit. Historia ballkanike ėshtė e mbushur me shembuj tė keqpėrdorimit tė diversitetit kulturor pėr tė siguruar epėrsinė e njė populli, tė hipnotizuar prej njė shtrese tė caktuar shoqėrore. Kjo ka ēuar deri vonė nė atė qė kultura ėshtė vėnė nė shėrbim tė politikave tė mbrapshta. Gadishulli ballkanik pėrfaqėson njė rajon nė tė cilin janė kryqėzuar qytetėrimet mė tė lashta dhe kulturat mė tė larta evropiane nė shekuj e shekuj. Nė tė kanė mbijetuar gjuhėt mė tė mėdha dhe mė tė vjetra tė kontinentit. Popujt e gadishullit kanė bashkėjetuar nė suazėn e perandorive ndėr mė tė mėdhatė qė ka njohur historia e kontinentit. Ato, nė thelb, bartin parimin e universalizmit. Bashkėjetesa e tyre nė kėto korniza shfaqet dukshėm nė tė gjitha aspektet e mėnyrės sė jetesės dhe tė kulturės popullore shpirtėrore dhe materiale. Etnografia dhe folklori na japin mjaft shembuj pėr kėtė. Nė kėtė rajon vijojnė tė bashkėjetojnė prej shekujsh tre besimet mė tė mėdha qė praktikohen nė Evropė. Nė kėto treva janė pėrdorur njėkohėsisht katėr alfabetet mė tė vjetra latine, greke, sllave e turko-osmane. Tė gjithė kėta faktorė me veprim tė zgjatur historik kanė ndikuar nė mėnyrė kontradiktore, konverguese dhe diverguese, nė drejtim tė zhvillimit apo dhe tė pengimit tė dialogut kulturor rajonal, ballkanik. Ky dialog pėrfaqėson gjithsesi, njė tėrėsi vlerash, traditash e tiparesh, tė njėsuar nė shkallė mjaft tė madhe. Kjo tėrėsi ėshtė sendėrtuar nė saj tė marrjeve dhe dhėnieve tė popujve tė siujdhesės sonė qė nga kohėt mė tė lashta. Shembuj tė tillė, nga fusha tė ndryshme, mund tė sillen plot. Larmia etnike, fetare, gjuhėsore e, do tė thoshim ne, edhe alfabetike i kanė ndarė dhe i ndajnė ballkanasit njėri nga tjetri. Shpėrdorimi i kėtyre dallimeve nga politika tė mbrapshta kanė sjellė luftra gjatė shek. XX e deri dhe genocidin biblik nė fund tė mijėvjeēarit tė dytė. Megjithatė dialogu kulturor midis popujve ballkanas sado qė me mjaft vėshtirėsi, ka ditur dhe ka mundur tė ēajė rrugėn e tij. Metoda shkencore komplekse krahasuese e studimit tė marrjeve dhe dhėnieve nė fushėn e kulturės sė popujve ballkanikė ēon natyrshėm te dukuritė qė na bashkojnė. Ajo mundėson tė kapėrcehen mjaft paragjykime nacionaliste dhe fetare, ēka ndihmon krijimin e kushteve pėr ndryshimin e mendėsisė sė vjetėr ballkanike. Dialogu kulturor bėn qė larmia etnike e fetare tė pushojė sė vepruari si burim kontradiktash dhe tė shndėrrohet nė faktor pasurie dhe shumėllojshmėrie, duke i hapur gjerėsisht rrugėn bashkėjetesės. Le ti drejtohemi pėrvojės letrare tė shqiptarėve. Kohėt e fundit, nė mjedise joshkencore e, pse jo, edhe nė disa qė mėtojnė tė konsiderohen shkencore, po pėrpiqen tė imponohet mendimi se kultura shqiptare tradicionalisht, ka qenė njė kulturė tipologjikisht perėndimore, ekskluzivisht perėndimore, jo vetėm nga pikėpamja e burimit (prejardhjes), por dhe nga karakteri i zhvillimit nė rrjedhat e historisė. Sipas kėsaj pikėpamjeje, kultura e vėrtetė shqiptare pėrfaqėsohet vetėm nga ajo pjesė e saj qė e bashkon me vlerat europerėndimore, ndėrsa gjithēka tjetėr, mund tė quhet ndotje, infeksion, kontaminim dhe deformim i rėndė. Kėto ndikime konsiderohen ndryshk, frymė anadollake apo bizantine, myk i Lindjes. Tė gjjitha kėto, sipas kėtyre pikėpamjeve, gati-gati po i zejnė frymėn kulturės kombėtare. Prirja perėndimore e kulturės shqiptare e pranuar pėrgjithėsisht nė rrethet shkencore, nuk ka pse tė mohojė bashkėveprimin dhe integrimin e natyrshėm tė vlerave lindore nė tė, siē ka ndodhur me letėrsinė e ashtuquajtur tė bejtexhinjve. Edhe vetė emėrtimi i saj, pak tė quhet denigrues, dėshmon se vlerėsimi shkencor i ndihmesės sė kėtyre autorėve nė zhvillimin e letėrsisė shqipe nuk e ka pasur tė lehtė tė zejė vend nė mendimin shkencor historiografik letrar. Madje, mund tė thuhet, se ky proces vijon dhe sot e kėsaj dite. Dialogu letrar kėrkon, nė radhė tė parė, ta pranosh tjetrin pa asnjė paragjykim. Pėrndryshe i hapet rruga vlerėsimeve tė njėanshme mbi bazėn e parapėlqimeve fetare, gjeorajonale e tjerė. Kur gjykojmė pėr kėtė lloj letėrsie nuk arrijmė tė shohim pėrtej orientalizmave qė na janė bėrė gjithnjė e mė tė pakuptueshme, nuk arrijmė tė shkėputemi nga paragjykime fetare, tė cilat, nė ditėt tona, kanė marrė pėrmasa tė tejpolitizuara jo tė vogla. Nė kėto raste harrohet, para sė gjithash, se feja islame, e hapur dhe transparente nė mėsimet e saj me frymė morale dhe demokratike, e zhveshur nga ēdo lloj praktike magjie dhe okultizmi, u bė burim frymėzimi pėr njė kulturė me ideale tė larta universale, pikėnisja e lulėzimit tė njė lėvizjeje mendore e shpirtėrore, tė paparė ndonjėherė e qė me tė drejtė do tė quhej Rilindja e popujve islamė. [1] Rryma letrare e bejtexhinjve, te ne, pas shumė rropatjesh, ėshtė konsideruar mė sė fundi njė dukuri e rėndėsishme e jetės letrare nė Shqipėri nė shek. XVIII, e cila pati rolin mė tė gjerė nė zhvillimin letrar tė asaj kohe, kur tradita e letėrsisė sė ritit katolik kishte rėnė dhe ajo e ritit ortodoks mbeti e kufizuar dhe brenda kuadrit utilitar fetar e didaktik. Pavarėsisht nga pėrpjekjet pėr vlerėsimin shkencor tė krijimtarisė letrare tė tė ashtuquajturve bejtexhinj ato i karakterizon deri nė ditėt tona njė qėndrim kontradiktor. Pretendohet se kjo dukuri letrare nuk na ishte, siē thuhej, shenjė e njė prirjeje pėr tu emancipuar nga ndikimet kulturore tė huaja. Nė tė vėrtetė, pėrpjekjet pėr tė vjershėruar shqip qė lindėn dhe u zhvilluan kryesisht nė mjediset e kulturuara muslimane tė qyteteve, [2] ishin, nė thelb, njė kundėrvėnie e fuqishme ndaj politikave teokratike ballkanike shtetėrore dhe kishtare pėrfshirė dhe ato osmane, tė identifikimit tė besimit me kombėsinė. Kėto pa asnjė pėrjashtim kėrkonin ti zinin frymėn zhvillimit tė natyrshėm tė elementėve tė kulturės kombėtare shqiptare. Pėrdorimi i shqipes nė krijimet e poetėve tė ashtuquajtur bejtexhinj, nė vetvete, ėshtė vlerėsuar, me tė drejtė, njė akt pozitiv. Porse rėndėsia e kėtij akti, nė proceset e zhvillimit tė brendshėm tė kulturės vendase, nė procesin e shkėputjes nga vartėsia prej kulturave tė huaja, ėshtė konsideruar i kufizuar. Pa bėrė dallime ai ėshtė parė dhe paraqitur si njė prirje qė lidhej, pothuajse tėrėsisht, me synimet dhe presionin ideologjik e kulturor tė sundimtarėve osmanė. [3] Fakti qė pėrmbajtja e letėrsisė shqipe me alfabet arab nė shekullin XVIII qe shpesh fetare, intime meditative ose haptazi didaktike-moralizuese, pėr pėrhapjen e besimit, nuk i pėrligj vlerėsimet e mėsipėrme. Sė pari, duhet pasur parasysh se letėrsia e lėvruar me alfabetet e tjera nuk i kishte kapėrcyer kėto probleme tė konsideruara nė kėtė rast si kufizime vetėm tė letėrsisė me alfabet arab. Karakteri kryesisht meditativ i poezisė sė autorėve tė ashtuquajtur bejtexhinj, e cila, siē thuhet, e merrte frymėzimin nga rrymat e Islamit: nga spiritualiteti autoritar Sunit deri te sferat e thella mistike tė Sufizmit Shiit e mė pas, deri tek meditimet mė liberale, ndonėse po aq mistike, tė panteizmit bektashian, [4] nuk vėrteton qė kėto krijime tė ishin thjesht dhe vetėm e vetėm mjete tė presionit ideologjik e kulturor tė sundimtarėve osmanė. Me njėfarė nėnvleftėsimi ajo ėshtė konsideruar thjesht pjellė e pėrhapjes sė medreseve nė vendin tonė. Pa kėto medrese, ajo as qė mund tė lulėzonte. Nga ana tjetėr dhe letėrsia me alfabetet e tjera ishte pjellė e institucioneve fetare pėrkatėse. Duke vėnė shenjėn e barazimit midis besimit dhe politikės, feja dhe kultura islame vlerėsoheshin negativisht si mjetet kryesore tė pėrpunimit ideologjik tė pėrdorura nga qeveritarėt osmanė. Ky pėrpunim, pas pėrhapjes sė gjerė tė islamizmit nė Shqipėri realizohej, sipas kėsaj pikėpamjeje, pėrmes trysnisė sė ushtruar nga institucionet kulturore dhe arsimore islame, si mejtepet dhe medresetė. Rolin kryesor nė kėtė drejtim e luante, sipas koncepteve tė tilla, pak tė quhen sektare, mėsimi dhe komenti i Kuranit, si dhe letėrsia orientale, tė cilat shihen, siē del qartė, me syze tė errta. Ekzistonte mendimi tejet i gabuar, se mbi kėtė bazė u formua njė shtresė e veēantė intelektualėsh, pėrēues tė ideologjisė e tė kulturės sė sunduesve osmanė. Duke vėnė shenjėn e barazimit midis osmanizmit dhe kulturės orientale, kjo shtresė trajtohej si unike duke harruar qė nga gjiri i saj dolėn, pėr tė mos u zgjatur shumė, personalitete tė Rilindjes dhe tė Lėvizjes sonė Kombėtare si vėllezėrit Frashėri, Hoxha Hasan Tahsini, pa bėrė fjalė pėr poetėt qė vjershėruan nė gjuhėt orientale. Midis tyre vlen tė pėrmendet Ibrahim Pashė Bushati, i cili me sa dihet deri mė tani ka vjershėruar nė gjuhėt orientale. Njė trajtim i tillė i njėanshėm pėr rrjedhim dhe i gabuar, e shikoi me kėtė sy jo vetėm vjershėrimin e shqiptarėve nė gjuhėt orientale, por dhe prodhimin letrar nė gjuhėn shqipe me alfabetin arab. Duke e marrė kėtė letėrsi si njė rrymė unike, tė quajtur e bejtexhinjve, vijohej tė pretendohej, se edhe gjuha shqipe do ti shėrbente pėrhapjes sė ideologjisė dhe tė kulturės sė pushtuesit. [5] Gjuhės iu veshėn funksione qė nuk i ka dhe as nuk i ka pasur. Ndėrsa letėrsia orientale e madje alhamiada shqiptare u shpallėn pronė ekskluzive e sundimtarėve osmanė, duke iu bėrė, nė tė vėrtetė, shumė nder atyre. Nė kėtė vazhdė autorėt e shekullit XVIII krijuan, sipas kėtyre vlerėsimeve, kryesisht bejte qė pasqyruan shijet e moralin e shthurur tė shtresave tė larta, njė gjuhė e mbytur nga orientalizmat, qė e bėnin poezinė gati tė pakuptueshme pėr masat. Duke vėnė sėrishmi shenjėn e barazimit midis ideologjisė dhe kulturės, jo vetėm letėrsia orientale dhe e gjithė krijimtaria e bejtexhinjve, por dhe filozofia islame u vlerėsuan jo drejt. Kėngėt mistike tė ilahive, pėrfaqėsonin, sipas kėsaj skeme, pa dallim, njė veprimtari letrare nė tė cilėn shfaqej myku i Lindjes. Nė kėtė rast kemi shfaqjen e parapėlqimeve tė skajshme pėr njė besim dhe e kundėrta pėr besimin tjetėr. Nė kėtė vazhdė, veprat me tematikė laike edhe ato me tematikė fetare tė autorėve tė ashtuquajtur bejtexhinj, janė, sipas vlerėsimeve historike letrare tė deritanishme, tė mbrujtura me konceptet e ideologjisė sė pushtuesit ose pėrshkoheshin nga idetė e moralit islam, madje dhe nė rastet kur trajtojnė njė tematikė sociale. Nė kėtė shtrat teorik tė gabuar ideologjia e sundimtarėve osmanė barazohej me moralin islam, i cili, ndryshe nga morali kristian, paragjykohej, pa njė pa dy, i tėri negativisht. Pavarėsisht nga ngjyresat mjaft tė theksuara teokratike tė pushtetit tė sulltanėve, kurrsesi nuk mund tė bėhen identifikime tė tilla. Faktet nuk mbėshtesin konkluzione tė dhėna apriori pėr letėrsinė shqipe me alfabet arab sikur, nė njė masė tė konsiderueshme, kjo letėrsi mbeti larg halleve e shqetėsimeve tė mėdha tė vendit, u lidh pak me luftėn e popullit shqiptar pėr pėrparim dhe zhvillim kombėtar. Konkluzione tė kėtilla aq mė pak u pėrkasin autorėve qė u morėn me temėn laike e filozofike. Veprimtaria atdhetare e autorėve bektashianė hedh poshtė katėrcipėrisht pretendime tė kėtij lloji. Madje edhe tė dhėnat e fundit rreth veprimtarisė letrare tė Ibrahim Bushatit nė gjuhėn orientale, dėshmon pa mėdyshje se edhe kjo veprimtari nuk ishte e shkėputur nė njė shkallė apo nė njė tjetėr nga problemet madhore tė sė ardhmes sė atdheut. Vlerėsimi i alhamjadės shqiptare deri mė sot mbetet kontradiktor sepse ajo u trajtua si njė rrymė e vetme, e njėsuar. Nga njė anė, pranohet se pėrmes krijimit poetik tė bejtexhinjve, letėrsia jonė doli nga kuadri i ngushtė fetar dhe nisi tė trajtojė temėn laike. Madje, vlerėsohet, se krijimtaria e tyre shėnon njė hap, veēanėrisht nė ato raste kur, pėrmes pasqyrimit tė [6] elementeve tė realitetit, tė ngjarjeve e ndodhive nga jeta bashkėkohėse, shtroi probleme tė mprehta shoqėrore. Alhamjada shqiptare nuk pėrfaqėson njė rrymė tė vetme artistike. Disa prej poetėve tė letėrsisė shqipe tė shekullit XIX, rilindasi Naim Frashėri i pėrmend me nderim tė veēantė, duke vlerėsuar lart poezitė e tyre, aq sa arrin ti quajė ata, jo pa tė drejtė, vjershėtorė tė Shqipėrisė. [7] Nė truallin e alhamjadės shqiptare, [8] tė asaj pjese tė autorėve qė trajtuan jo vetėm temėn laike por dhe tė atyre qė shtjelluan dhe temėn filozofike, me zhvillimin e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė pjesėn e dytė tė shek. XIX, lindi letėrsia e re e Rilindjes. Autorėt e kėtij korrenti u bashkuan me kėtė lėvizje, qoftė dhe me krijimet e tyre me alfabet arab. Njė pjesė e madhe e tyre u pėrfshinė nė gjirin e krijimtarisė popullore, duke humbur autorėsinė e tyre pėrmes anonimatit. Pjesa tjetėr e krijuesve nė gjuhėn shqipe me alfabet arab, me kalimin e kohės e humbi aftėsinė pėr tė shprehur ėndrrat dhe aspiratat e popullit shqiptar. Me venitjen e traditės tė kėsaj pjese tė kėsaj letėrsie, nė kushtet e lindjes dhe tė zhvillimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e sė bashku me tė dhe tė letėrsisė sė Rilindjes, nuk mund tė pranohet se shqiptarėt, siē thuhet, zunė ti kthejnė shpinėn gjithshkaje qė ishte osmane dhe orientale. Duhet theksuar se nuk mund tė vihet shenja e barazimit midis sundimit osman, nga njera anė, dhe kulturės orientale dhe besimit islam, nga ana tjetėr. Krijimtaria e bejtexhinjve mbetet ndoshta mė pak e njohura, si nga studiuesit, ashtu edhe nga lexuesit shqiptarė. [9] E, megjithatė, letėrsia,e quajtur muslimane, e shekujve tė tetėmbėdhejtė e nėntėmbėdhjetė ėshtė pjesė pėrbėrėse e trashėgimisė kulturore tė shqiptarėve, element shumė i rendėsishėm i saj, qė mbetet pėr tu vlerėsuar siē duhet e madje, nė njė masė jo tė vogėl edhe pėr tu zbuluar e rizbuluar. Kjo letėrsi, ndryshe nga sa pretendohet, [10] hapi rrugėn e depėrtimit tė ideve humaniste nga ana e Lindjes mbi tė cilat lindi Rilindja evropiane. Prandaj nuk mund tė pajtohemi me mendimin, se pushtimi osman ia preu shtigjet hyrjes sė vrullshme tė erėrave humaniste ndėr trevat tona. Kultura islame qė u zhvillua pas vendosjes sė pushtetit turk jo vetėm nuk ia mbylli shtigjet popullsisė muslimane, por i hapi njė dritare tė madhe. Njė vlerėsim objektiv pėr Rilindjen muslimane e ka dhėnė dhe Fan S. Noli ynė i madh: Qė nė shekullin e nėntė gjer nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė pas Krishtit, - pėrfundon Noli, - Persia ka patur njė Pėrlindje kullture, Diturie dhe Letrėtyre, qė produkoi njė tufė mejtimtarėsh dhe poetėsh tė mėdhenj si Firdusi, Avicenna, (Ibn-i Sina), Omar Khajami, Atari, Nizami Arusi, Saadi, Rumi, Hafiz Shirazi, Xhami dhe Hatifi. Nga kjo Pėrlindje e shkėlqyer, qė buron drejtpėrdrejt nga qytetėria greko-romane, lindi Pėrlindja arabe, e cila me anėn e Spanjės influencoi Evropėn medievale dhe gatiti Pėrlindjen e madhe italiane, nėnėn e qytetėrisė moderne. Kėtu duhet pėrmendur qė Averroesi (Ibn-i Rushd), filosof arab, librat e tė cilit kanė qenė pėr evropianėt e Kohės sė Mesme pothua i vetmi burim informatash pėr kullturėn greke, ishte dishepulli i njė Shkolle dijetarėsh persianė tė Bagdatit.[11] Shkollat filozofike tė Iranit transplatojnė kullturėn e vjetėrisė hellenike nė Perėndim dhe kontribuon nė zgjimin e qytetėrisė moderne, pastaj humbet sė bashku me perandorinė arabe[12] Letėrsia e ashtuquajtur e bejtexhinjve, ashtu sikurse edhe ajo me alfabet latin e kultivuar nė Veri tė vendit e pėrqafoi pa ndonjė vėshtirėsi ndikoi edhe nė pėrfundimet mė tė mėdha tė humanizmit evropian: shndėrrimin e gjuhėve kombėtare nė gjuhė tė shkrimit, tė kulturės. Poezia e tė ashtuquajturve bejtexhinj ėshtė ushqyer nė njė mjedis poetik tė pėrmasave dhe tė lartėsive tė pakrahasueshme me tė tjerėt. Ja ēka thėnė njė poet i madh evropian pėr tė mėdhenjtė e poezisė orientale: Flitet se persėt nga tė gjithė poetėt e tyre pėr pesė shekuj, njohin tė denjė vetėm shtatė sish, por dhe midis tė tjerėve, tė lėnė mė anėsh prej tyre, shumė do tė ishin mė tė nderuar, mė tė mėdhenj se unė, dhe kėto fjalė i ka thėnė Gėteja. Nė anė tjetėr, letėrsia shqipe me alfabet arab, megjithė naivitetin qė pėrmban, nisi tė pėrfundojė nė mėnyrė tė vetėdijshme kėrkesat e krijimit tė fjalės artistikisht tė organizuar. [13] Intelektualėt shqiptarė nė periudhėn osmane nė gjithė rrugėn e pėrgatitjes sė tyre kulturore dhe shkencore, pėrvetėsuan ēfarė kishte mė tė mirė qytetėrimi lindor. Ata me aftėsitė e tyre nuk mbetėn, si tė thuash, konsumatorė tė arritjeve tė tij, por u bėnė dhe protagonistė tė zhvillimit tė kulturės nė gjuhėt orientale. Me kėtė zhvillim kulturor ata krijuan njė mbėshtetje solide pėr t'u orientuar nė arritjet mė tė mira tė botės perėndimore dhe tė pėrvetėsonin dhe prej andej ēfarė kishte mė tė mirė qytetėrimi europian. Gjithė ky proēes kryhej nė funksion tė idealit tė tyre demokratik dhe kombėtar. Idetė e reja dhe racionale tė qytetėrimit lindor dhe tė atij perėndimor ata i panė tė lidhura ngushtė me detyrat politike, kulturore, ekonomike e shoqėrore qė qėndronin para kombit tė tyre dhe para mbarė popujve tė Perandorisė Osmane dhe mė gjerė. Pėr mė tepėr, ata, ndėr mė tė parėt dhe mė i madhi, Samiu, i pėrpunuan kėto ide dhe arritje nėn kėndvėshtrimin e realitetit shqiptar dhe osman, ēka i dha shkrimeve tė tyre njė karakter tė theksuar sa origjinal e pėrparimtar po aq dhe aktual. Vepra e S. Frashėrit dėshmon katėrcipėrisht se i pėrket njė mjedisi kulturor, i cili nuk ndodhej midis kryqit dhe gjysmėhėnės, porse i pėrkiste njė vendi, i cili, sipas vargjeve tė mirėnjohura tė Fan S. Nolit prift, Pajton Islamin e Krishtėrimin, Ēpall midis feve vllazėrimin. Kultura shqiptare pėr vetė rrugėn komplekse tė ngjizjes sė saj pėrfaqėson njė ndihmesė origjinale dhe tė fuqishme nė pėrpjekjet pėr zhvillimin e dialogut kulturor ndėrballkanik.
[1] M. Xhaxhiu, Perla, 1-2000, f. 111-113.
[2] Historia e letėrsisė shqiptare, Tiranė, 1983, f. 58. [3] Nė kėtė rrugė tė vlerėsimit tė letėrsisė sė bejtexhinjve shkohej dhe mė tej. Pretendohej se nė kushtet e tatėpjetės qė kishte marrė Perandoria Osmane, pėrballė rrezikut qė paraqisnin lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė shtypur, Porta e Lartė, pėr ti bėrė ballė rrezikut qė i kėrcėnohej e shtoi presionin ideologjik e kulturor mbi popujt qė mbante nėn sundimin e saj. ( Po aty ). [4] Po aty, f. 72. [5] Po aty, f. 59. [6] Ndonėse sfera e motiveve, qoftė edhe laike, qė trajtuan bejtexhinjtė, lidhet kryesisht me tematikėn e zakonshme tė letėrsive orientale, si dhe me shijet e psikologjinė e sunduesve dhe tė mehmurėve tė tipit anadollak, nė krijimet e tyre, siē u pėrmend, ata kanė pasqyruar anė tė ndryshme tė realitetit shqiptar. ( Po aty, 60 ). [7] N. H. F. Iliadhė e Omirit, Kėngė e parė, Bukuresht, 1896, f. 13. [8] Alhamiado, term spanjisht qė shėnon njė letėrsi vendėse tė shkruar me shkronja arabe e tė ndikuar fuqishėm nga kultura islame. Orvajtjet e para nė fillim tė shekullit tė tetėmbėdhjetė nga shkrimtarė shqiptarė tė formuar nė njė kulturė islamike pėr tu shprehur jo nė gjuhėt e Orientit, por nė gjuhėn e vet vendėse, ishin aq vendimtare dhe tė rėndėsishme sa edhe ēkish qenė kalimi nga latinishtja nė shqipe pėr krijimin e letėrsisė sė hershme shqiptare ( nė shekullin e gjshtėmbėdhjetė e tė shtatėmbėdhjetė ). ( Po aty, f. 71 ). [9] Po aty, f. 86. [10] A. Xhiku, pun. i cit., 142. [11] F. S. Noli, Vepra, vėll. 5, Tiranė, 1988, f. 206. [12] Po aty. [13] A. Xhiku, po aty.
|
||||||||||||||||||||||||||||||
Copyright
© Albanian Institute of
Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org
For technical inquiries please contact the
webmaster