| www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi| | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Bedri Telegrafi
Mbishkrimet turko-arabe dėshmi kulture dhe mesazhe tė njė bote shpirtėrore
Bedri Telegrafi
Si trashėgimi e kulturės islame vijnė deri nė ditėt e sotme edhe rreth 350 mbishkrime turko-arabe tė mbledhura me kujdes, tė traslituara e tė pėrkthyera nga orientalisti Vexhi Buharaja. Kėto mbishkrime janė gjetur nė rrethet Berat, Durrės, Kavajė, Peqin, Tiranė, Elbasan, Gjirokastėr, Libohovė, Tepelenė, Pėrmet, Vlorė, Krujė, Lezhė dhe Shkodėr. Nė pėrgjithėsi ato janė kronograme, epigrafe tė shkruara nė objektet e kultit islam, si teqe e xhami, nė pllaka varresh, si edhe epigrame nė kėshtjella, kulla sahatesh, godina banimi, vepra urbanistike, ēesma, kroje dhe mure rrethues. Ato janė shkruar nė pllaka gurėsh gėlqerorė, nė pllaka apo kolona mermeri, nė pjesė tė suvatuara, nė materiale drusore apo lėkura. Mbishkrimet rrokin njė hark tė gjerė kohor gati pesėshekullor, duke filluar nga viti 1466 dhe pėrfundojnė nė vitin 1942. Ato hedhin dritė nė disa momente tė rėndėsishme tė historiografisė shqiptare. Nė kėtė kuadėr pėrmendim tre mbishkrimet nė fortesėn e Elbasanit qė i korespondojnė vitit 1466 dhe dėshmojnė pėr ndėrtimin e kėsaj fortese dhe praninė nė tė tė sulltan Mehmet Khanit (Fatiut). Rreth kėtyre mbishkrimeve ėshtė zhvilluar polemikė shkencore mes orientalistit shqiptar Vexhi Buharaja dhe orientalistit gjerman Franc Babinger, i cili mė sė fundi pranon argumentimin e Vexhi Buharasė. Nė njė tjetėr mbishkrim tė gjetur nė muret e Krujės dhe qė i korespondon viteve 1446-47 dėshmohet pėr praninė nė kėtė qytet dhe nė kėtė kohė tė funksionarit tė lartė tė shtetit osman, vezirit tė madh Gazi Evrenozi, ndėrsa mbi portėn e kalasė sė Lezhės mbishkrimi i vitit 1521-22 i kushtohet urdhėrdhėnėsit Sulltan Sulejmanit, pėr ndėrtimin e kėsaj kalaje. Nė disa mbishkrime tė tjera pėrmenden emrat e sulltanėve Bajazit, Murat, Mahmud, Mehmet, Sulejman e deri tek Abdul-Hamiti 1774-1789 tė cilėt nė njė farė mėnyre, me praninė e tyre apo urdhėrat qė kanė dėrguar rezultojnė si protagonistė tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė historisė sonė apo nė ndėrtimin e objekteve tė ndryshme. Njė mbishkrim prej 50 vargjesh i viteve 1832-33 i shkruar nė lėkurė dhe i ndodhur nė mafilin e xhamisė Mbret nė Berat bėhet fjalė pėr praninė nė kėtė qytet tė vezirit tė madh Mehmet Reshit Pasha e pėr ngjarjet e viteve 1832-33, pėr gjendjen e trubullt dhe situatėn luftarake kryengritėse nė gjithė Shqipėrinė e Jugut kundėr pushtimit turk. Kėto ngjarje janė hapat e para tė asaj lėvizje patriotike shqiptare qė shkallė-shkallė nė ngritje e tė pasuara nga tė tjera ngjarje madhore si lėvizja antitanzimat, tė zhvillimit tė rilindjes kombėtare e deri nė shpalljen e pavarėsisė. Shumė episode tė kėtij momenti historik dėshmohen nė disa prej kėtyre mbishkrimeve. Nėpėrmjet tyre njihemi edhe me jetėn dhe veprėn e disa personaliteteve shqiptarė si vezirė tė mėdhenj, pashallarė, udhėheqės, kryengritės qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Mbishkrimet kanė qenė ato faqe libri tė shkruara nė gurė, tė ekspozuara nė shekuj e tė lexuara nga gjenerata tė tėra shqiptarėsh. Nėpėrmjet tyre ėshtė shkruar dhe lexuar historia. Njė mbishkrim i gjendur nė xhaminė e Roshnikut-Berat dhe i pėrket viteve 1672-73 mėsohet se veziri i madh Mehmet Pashė Kypėrliu, e kish origjinėn nga ky fshat dhe luajti njė rol tė rėndėsishėm nė njė moment tė vėshtirė nė historinė e shtetit osman. Nė xhaminė e Velabishtit - Berat nė dy mbishkrime bėhet fjalė pėr dy pashallarėt e Pashallėkut Berat, pėr themeluesin e pashallėkut Mahmud Pashėn nė vitin 1728 dhe trashėgimtarin e tij Ismail Pashė Velabishti qė sundoi deri nė vitin 1765. Tė tjera mbishkrime qė aktualisht gjenden nė Berat, nė teqen e Helvetinjve, japin njohuri e data tė sakta historike mbi jetėn e Kurt Pashait dhe tė afėrmėve tė tij, mbi shumė objekte tė rėndėsishme qė u ndėrtuan nė kohėn dhe me urdhėr tė pashait dhe qė sot pasurojnė qytetin me monumente tė kulturės. Nė xhaminė e Libohovės, mbishkrimi i vitit 1820-21 dhe 23 dėshmon pėr jetėn dhe i thurret lavdi veprės sė Ali Pashė Tepelenės dhe merren tė dhėna edhe pėr disa anėtarė tė familjes apo tė afėrm tė Pashait. Ndėrsa nė qytetin e Shkodrės dy mbishkrime na pėrcjellin informacione mbi jetėn dhe veprėn e Mehmet Pashė Bushatlliut 1773-75 dhe pėr jetėn e Mustafa Pashė Bushatlliut (mbishkrim i viteve 1827-28). Mbishkrimet e personaliteteve tė larta dallohen e spikatin nė formė e pėrmbajtje pėr nivele luksi dhe vlera artistike. Nė shumė mbishkrime tė tjera jepen informacione mbi kohėn kur kanė filluar dhe ushtruar veprimtarinė e tyre personalitete tė rėndėsishėm dhe misionarė tė besimit islam si myftinj, imamė, hatibė, myezinė, dervishė, baballarė, vaisė dhe teologė. Ata janė tė shumtė e tė shpėrndarė nė trevat shqiptare dhe cilido i interesuar mund tė gjejė nė kėto mbishkrime tė dhėna tė sakta nė pėrpilime historikėsh dhe hartime monografish. Njėkohėsisht nė kėto mbishkrime gjenden tė dhėna edhe pėr protagonistė tė rangjeve e natyrave tė ndryshme, pėrmenden emra mirėbėrėsish qė njė pjesė tė pasurisė sė tyre e pėrkushtuan nė vepra mirėbėrėsie, pėrmenden emra dijetarėsh islamė dhe mėsuesish qė nė kohėn kur jetuan rezatuan kulturėn dhe dijet islame, pėrmenden emra vjershėtorėsh, vizatuesish kaligrafė, kronikanė, meteorologė dhe mjeshtėrish me tė mirėnjohur ndėr vite qė derdhėn talentin e tyre nė to. E gjithė ajo plejadė e pėrjetėsuar nė kėto mbishkrime pėrbėn njerėzit mė tė shquar, mė tė ditur, qė shpesh herė trajtohen si heronj dhe burra shteti, si heronjtė e luftės qė pa dyshim luajtėn rolin e tyre progresiv pėr kohėn kur jetuan. Ata krijuan vlera kulturore dhe shpirtėrore qė u tretėn nė ndėrgjegjen kombėtare dhe u pėrcollėn nė gjeneratat e mėvonėshme e qė ndikuan nė formimin shpirtėror, kulturor dhe mbarėkombėtar. Me interes janė mbishkrimet qė japin tė dhėna dhe i kushtohen ndėrtimit tė objekteve tė kultit si xhami e teqe. Secila prej tyre ka historikun e vet qė dėshmojnė pėr lashtėsinė dhe pėrhapjen e besimit islam nė trevat shqiptare. Ndėr objektet mė tė herėshme tė kultit pėrmendim: Xhamia e Mbretit e vitit 1492, Xhamia e Plumbit e viteve 1552-54, e Hysen Pashės e vitit 1648, e Roshnikut e vitit 1672-73 nė Berat, Xhamia nė lagjen Teqe, Teqeja e Shtufit, Teqeja e Zallit nė Gjirokastėr, Xhamia e Rubjekės, Xhamia e Radės, Xhamia e Fatiut nė Durrės, Xhamia nė fshatin Shtėpanj, e Nazerishtes, e Ibaljes, e Biēakēiut, teqe e Sheh Rukės dhe teqe e madhe nė rrethin e Elbasanit, Xhamia e Kaikut, e Haxhi Alushit, e Kubiljes dhe kulla e Sahatit nė qytetin e Kavajės, tė disa Xhamive e teqeve nė rrethin e Krujės, tė xhamive tė Libohovės, tė Peqinit, tė Pėrmetit, Xhamia e Zajmit, e Prezės, e Et'hem Beut nė rrethin e Tiranės, Xhamia e Pashallarėve, e Kaninės, e Kėrkovės nė rrethin e Vlorės, Xhamia e Selvisė, e Tophanes, e Ndocajve, e Perashit, e Plumbit, e Dudasit, e Zdrales, e Kryeurės nė rrethin e Shkodrės. Nė mbishkrime janė shėnuar edhe ngjarje tė pėrmasave mė tė vogla e lokale si sėmundje e veēanėrisht kolera, tėrmete p.sh. ai i Durrėsit nė vitin 1824, zjarre nė Berat 1905. Pėrveē vlerave tė tyre si objekte kulti dhe monumente kulture, ato kanė qenė qendrat me tė rėndėsishme tė atyre kohėve, sepse pranė tyre funksionuan shkolla e biblioteka. Njėkohėsisht nėpėrmjet njohjes sė historikut tė kėtyre objekteve gjykohet pėr zhvillimet urbanistike tė shumė qyteteve tė Shqipėrisė. Kėto objekte janė bėrthama dhe zanafilla e lagjeve tė vjetra tė qyteteve shumica e tė cilave mbanin emrat e kėtyre objekteve kulti. Tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme tė fiksuara nė kėto mbishkrime kanė shėrbyer jo vetėm pėr pėrjetėsimin e vetė ngjarjes apo personit, por kanė shėrbyer si pika referimi dhe orjentimi pėr ngjarje tė tjera tė mėvonshme, qė llogariten me distancė kohore nė raport me ngjarje mė tė rėndėsishme qė vetė kėto llogariteshin sipas sistemit Mu'xhem apo Ebxhedit nė vitet e Hixhrit e duke luajtur njėkohėsisht edhe rolin e kalendarit tė kohės. Nėpėrmjet mbishkrimeve pėrcillen mesazhe besimi dhe shprese dhe kėshilla morale qė vlejtėn dhe luajtėn rolin e tyre jo vetėm pėr kohėn kur ato u shkruan, por edhe pėr gjithė gjeneratat pasardhėse. Kryemesazhi ėshtė besimi tek Zoti, ku ēdo besimtar gjen forcat shpirtėrore pėr tė pėrballuar ēdo fatkeqėsi e pėr tė ecur gjatė gjithė jetės drejt tė mirės, jepen mesazhe pėr vepra bamirėsie e pėr njė jetė tė pastėr shpirtėrore. Nė mbishkrimet vėrehen pėrpjekje pėr lėvrimin e prozės dhe poezisė. Nė to gjendet njė shumėllojshmėri rimash (mė tė pėrdorshmet kanė qenė rimat AABA, AAAA, ABBB, ABCB, nė strofat katėr vargjėshe, si edhe rimat AABACADA, ABCDDB, ABCBDB, AABACA, ABCDDBEB e tė tjerė qė praqesin interesa dhe sfera studimi), vargjesh (mė i pėrdorur ėshtė vargu destik por vėrehen edhe forma tė tjerė vargjes 4, 6, 8 dhe 12 rrokėsh) dhe njė mori e tėrė figurash letrare, e veēanėrisht metafora e krahasimi qė pa dyshim dėshmojnė pėr vlera dhe arritje nė kėtė fushė. Nė disa prej tyre vijnė vargje tė poetėve tė lindjes, tė Saadiut dhe Rumiut gjė qė dėshmon se kėta poetė janė njohur prej kohėsh nė Shqipėri. Mbishkrimet pėrbėjnė njė fushė pjellore studimi pėr gjuhėtarėt dhe leksikologėt e gjuhės shqipe. Nė to jepet njė material i konsiderueshėm nė drejtim tė njohjes sė tė folmes sė kohės si edhe nė fushėn e toponomanistikės dhe antroponimisė. Mbishkrimet e shekullit XIX dėshmojnė se teknikat e shkrimeve dhe pėrvetėsimi i gjuhėve orientale arriti nivele pėrsosmėrie. Mbishkrimet janė paisur me shėnime dhe shpjegime nga ana e autorit. Me saktėsi precizohen vendet ku janė gjetur dhe ndodhen sot, jepen hollėsi pėr materialin e pėrdorur dhe teknikat e shkrimit. Fushat e tyre nė pėrgjithėsi paraqiten tė thjeshta por ka edhe pėrpjekje pėr realizimin e vlerare artistike. Nė disa prej tyre janė bėrė vizatime tė thjeshta si lule, gjethe, zogj, kuanj, simbole fetare, ėshtė pėrdorur teknika e dekoracionit, me vija tė drejta, paralele e tė thyera, rrathė zbukurimi dhe forma gjeometrike. Kėto na japin mundėsi tė gjykojmė dhe tė hidhet dritė nė zhvillimet qė ka pėsuar arti figurativ islam ndėr shekuj. Nėpėrmjet krahasimit tė mbishkrimeve nė kohė gjykohet pėr njė pėrsosje drejt njė kaligrafije me vlera artistike. Ėshtė pėrdorur shkrimi elegant i tipit tah'likdhe thuhuthit. Shkronjat janė tė drejta apo tė pjerrėta, tė madhėsive tė ndryshme e nė harmoni me sfondin e shkrimit. Teknikat e ngjyrimeve janė nė pėrsosje e tė shumėllojshme me parapėlqim ndaj ngjyrave tė ndezura, tė kuqe e gri, por edhe me nuancė e tonacione harmonike. Nė lidhje me kėto mbishkrime Vexhi Buharaja theksonte: Nga koha e sundimit osman kanė mbetur nė vendin tonė mjaftė mbishkrime nė gjuhėn turke dhe arabe (ndonjėsosh edhe nė atė persiane), kryesisht nė qytetet ku kėto gjuhė u lėvruan nė atė kohė si gjuhė kulture. Me studimin e kėtyre mbishkrimeve u muarėn studiues tė huaj si Ippen, Babinger e ndonjė tjetėr. Nga shqiptarėt botuan rastėsisht ndonjė mbishkrim si H. Korbi e P. Pepo. Por puna e bėrė deri tani nė kėtė fushė ka qenė e kufizuar dhe rastėsore, pėr to lipset njė punė shkencore sistematike pėr mbledhjen dhe pėrgatitjen pėr botim. Mbishkrimet turko-arabe fillojnė nė vendin tonė nga viti 1466 me dy tekstet e shkruara nė gjuhėn arabe mbi rindėrtimin e kalasė sė Elbasanit, tė deshifruara pėr tė parėn herė me ndonjė mungesė nga Franc Babinger. Pavarėsisht nga disa tė meta e pavarėsisht nga tematika e kufizuar, mbishkrimet turko-arabe na japin tė dhėna me vlera historike, tė cilat edhe kur nuk pėrmbajnė diēka krejt tė re, japin materiale plotėsuese qė konfirmojnė tė dhėnat e burimeve tė tjera dhe pėrforcojnė ndonjė hipotezė tė mundshme. Data, emra njerėzish, ndonjė e dhėnė sado e mjergullt rreth jetės dhe pozitės sė tyre shoqėrore qė hasin nė kėto mbishkrime, na lejojnė ti lidhim kėto persona ose ngjarje tė ndryshme tė historisė sonė dhe tė nxjerrim konkluzione me interes historik..... Mbishkrimet na lejojnė tė ndjekim pėr sė afėrmi formimin qė nė fillim tė pushtetit osman, e njė shtrese feudalėsh vendas nė kuadrin e klasės sunduese feudale turke.... Njė sasi relativisht e madhe mbishkrimesh turko-arabe lidhen me veprimtarinė ndėrtimore nė vendin tonė gjatė periudhės mbi katėrshekullore tė pushtimit turk. Nė grupin kryesor tė kėtyre ndėrtimeve hyjnė objektet strategjike (fortesat, ndėrtesat e kultit, kulla sahati, monumente funerale, shtėpi banimi, ndėrtesa institucionesh shkollore, ura, shatėrvane, kroje, dhe banja. Duke filluar qė nga kreu i shek. XVI, ose mė saktė qė nė mbarimin e shek. XV, ndėrtime veprash kulti, si edhe veprash tė tjera me karakter tė pėrgjithshėm, ndėrtim nė ēdo shekull e nė ēdo kohė. Kėshtu nė 100 vjetit XV kemi midis tė tjerash xhaminė e Mbretit nė Elbasan, xhaminė e Mbretit nė Berat (minareja); nga 100 vjeti XVI kanė mbetur xhamia e bukur e Muradijes nė Vlorė, xhamia e Plumbit nė Berat, ndėrtuar siē vėrtetohet nga kronologjia e saj nė vitin 1553-54 nga Izgurliu, xhamia e Nazirishtes nė Elbasan ndėrtuar brenda vitit 1599, siē kuptohet nga dy shėnimet qė ndodhen brenda saj; nga 100 vjeti XVII ruhet xhamia e Ballejės nė Elbasan (1605). Ndėrtime veprash tė kultit islam shohim mė tepėr nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe nė fillim tė shek.XIX, monumente tė bukura tė kėsaj periudhe qė mbajnė mbishkrime janė xhamia e plumbit nė Shkodėr, ngritur nga Mehmet Pashė Bushati nė vitin 1187 (1773-74), xhamia e Peqinit (1822-23), xhamia e bukur e Beqarėve nė Berat (1827), xhamia e Ethem Beut nė Tiranė, njė ndėr monumentet mė tė bukura tė gjysmės sė parė tė 100vjetit XIX. Monumente tė jera kulturore me mbishkrime tė kėsaj periudhe janė : kulla e Sahatit tė Kavajės (1817), kulla e Sahatit nė Pezė (1858), kulla e Sahatit nė Elbasan (1899), shtėpia e Bizbiqit nė Berat (fillimi i 100vjetit XIX). Fakti qė veprimtarinė ndėrtimore me vlera artistike nė vendin tonė gjatė pushtimit osman i takojmė nė ēdo shekull tregon se pėr hir tė mėkėmbjes ekonomike dhe tė lulėzimit relativ tė qytetit, kushtėzuar kėto nga rritja e forcave prodhuese tė vendit, sado qė kjo rritje u bė nė kushte tė rėnda tė sundimit osman, traditat kryesore tė popullit tonė vazhduan edhe gjatė periudhės mė se katėrshekullore tė pushtimit osman dhe u shprehėn midis tė tjerash, nė njė sėrė veprash arkitektonike madhėshtore e plot dinjitet ku janė shtrirė nė njė njėsi harmonike thellėsia mendimore e arkitetktit, siguria dhe puna e hollė e dorės sė mjeshtrit dhe shija e artistit. Nė mbishkrime gjejmė tė dhėna tė drejtėpėrdrejta ose tė tėrthorta mbi pėrhapjen e islamit dhe tė urdhėrave asketike tė islamit nė Shqipėri. Po tė kemi parasysh nė mbishkrime ndėrtesash tė kultit tė ēerekut tė parė tė njėqindvjetėt XVII ndeshim nė ndėrtime tė kėtilla si bashkėsi islame, hatib e tė tjera si kėto, nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludojmė nga pikėpamja e burimeve epigrafike se veprimtaria islamizuese nė masėn e popullsisė nė Shqipėri duhet tė ketė nisur andej nga fillimi i qindvjetit XVII. Nuk mund tė mos na tėrheqin vėmendjen nė mbishkrimet turko-arabe edhe autorėt e kronogrameve. Njerėz qė kanė njohur me themel tė tri gjuhėt e kulturės islamike e qė kanė zotėruar si duhet shprehitė e tė vargėzuarit. Kėta autorė kanė krijuar kronograme tė shkathėta dhe tė bukura, tė paktėn nga ana e formės, ndonjė sish ka edhe pretendime etike. Veprimtaria e autorėve tė kronogrameve nė gjuhėn turko-arabe merr fund andej nga vitet 80 tė shek.XIX, e duhet tė shpjegohet veē tė tjerash edhe me fillimin e pėrhapjes nė atė kohė edhe tė shqipes sė shkruar, e cila zuri tė ngushtonte pėrditė e mė shumė rrethin e pėrdorimit tė turqishtes nga ana e njerėzve tė mėsuar nė vendin tonė. Me ndėrtimin e fortesės sė Elbasanit lidhen dy mbishkrime, qė tė dy nė gjuhėn arabe (i dyti me ndonjė fjalė persisht), qė kanė arritur gjer nė ditėt tona e qė janė mbishkrimet mė tė herėshme qė njohim gjer mė sot nė gjuhėn turko-arabe nė vendin tonė. Ėshtė meritė e orjentalistit tė shquar gjerman, tė ndjerit Franc Babinger, qė kėto mbishkrime iu bėnė tė njohur publikut dhe njerėzve tė shkencės. Ai ėshtė i pari qė i deshifroi dhe i studioi ato. Mbishkrimi nr. 1 duhet tė kundrohet si mė i rėndėsishėm, qoftė nga pikėpamja e karakterit tė tij, si tė themi zyrtar, qoftė nga tė dhėnat qė jep. Nė kėtė mbishkrim ėshtė dhėnė emri i inisiatorit tė rindėrtimit tė fortesės, emri i fortesės, trajta ortografike (trajta mė e herėshme) e fjalės qė tregon kėtė emėr, viti i ndėrtimit, koha qė mori ky rindėrtim dhe tėrthoraz edhe pasiguria e sulltanit lidhur me fatin e ndėrtesės. Rindėrtimi i fortesės brenda njė kohe kaq tė shkurtėr tregon atė qė kanė thėnė autorė tė ndryshėm, tė hershėm e tė vonshėm, qė nga Barleti e gjer te Babingeri, se fortesa e Elbasanit u ngrit mbi gėrmadhat e njė vendbanimi, mė tė lashtė, tė cilin kėta autorė e quajnė me emrin Valm, ose qyteti i Valmave-urbsvalmarum (Barleti) ose thjesht qytet-civitas (Barleti). Dhe me tė vėrtetė, me qė lugina e Shkumbinit e rrahur nga tregtia qė nė kohėt e lashta, pėrshkrohej nė epokėn romake nga rruga Egnatia nuk ėshtė e vėshtirė tė mendosh ndodhjen e njė qendre tė banuar qė nė lashtėsi nė vendin tonė ku ndodhet Elbasani i sotėm. Kėtu ndodhet skampa qė pėrmendet nga Ptolemeu (111.13.261) dhe qė shėnohet nė intinerarė tė ndryshėm si stacion nė rrugėn Egnatia. Pėrsa i takon mbishkrimit nr. 2, nuk mė duket i drejtė pohimi i Babingerit se ėshtė fjala kėtu pėr ndėrtimin e njė pjese tė fortesės (eins Teiles der Testung). Teksti i mbishkrimit as e thotė hapur as e presupozon njė gjė tė tillė. Supozimi i Babingerit ka ardhur, siē duket, nga qė ky siē pohon vet, ska qenė i qartė lidhur me personalitetin e Jusuf bin Abdullahut, me emrin e tė cilit lidhet mbishkrimi i dytė. Megjithatė qė tė dyja rrasat nė mbishkrim duhet tė bėjnė fjalė pėr tė njėjtėn gjė, pėr rindėrtimin fortesės sė Elbasanit nė tėrėsi. Jusuf bin Abdullahu, mbishkrimit tė dytė nuk duhet tė veēse Sinanudin Jusuf bin Abdullahu, i quajtur edhe Atik Sinan, njė nga arkitektėt mė tė njohur tė shek. tė Fatiut. Me emrin e kėtij arkitekti ėshtė i lidhur ndėrtimi i mjaft veprave arkitektonike me karakter kulti dhe shoqėror, duke pėrfshirė kėtu edhe tė famshmen Xhami tė Fatiut nė Instambul. Pra, Jusufi i biri i Abdullahut, i mbishkrimit, nuk duhet tė jetė tjetėr veēse arkitekti i Fortesės sė Elbasanit. Teza mbi prejardhjen turke tė emrit Elbasan ėshtė sipas mendimit tonė e vetmja e drejtė. Kėtė e themi duke u mbėshtetur, para sė gjithash, nė vetė trajtėn, nė tė cilėn ėshtė gdhendur fjala nė rrasėn qė mban mbishkrimin Ijl-basan. Kjo fjalė ėshtė krejt e shpjegueshme nga pikėpamja e gramatikės turke dhe ka njė kuptim tė caktuar nė turqisht. Morgologjikisht fjala Ijl-basan e mbishkrimit ėshtė njė kompozitė e pėrcaktuar, sajuar nga gjymtyrėt Ijl (vend, krahinė) dhe basan (qė do tė thotė shtypės). Nė shėnimet e tij autori jep shpjegime pėr gjendjen fizike tė mbishkrimeve dhe shqetėsohet pėr faktin qė ato janė jashtė ēdo kujdesi dhe njė pjesė e tyre po zhduken e dėmtohen. Ky shqetėsim mbetet i pranishėm.
Bibliografi:
1- Arkivi i Institutit Shqiptar tė Mendimit dhe tė Qytetėrimit Islam: Mbishkrimet turko-arabe. 2- Ahmet Kondo: Vexhi Buharaja Njeriu, poeti, dijetari, 1995, f. 117 149. 3- Ibrahim Gashi: Ndikimi islam nė kronologjinė shqiptare Kalendarėt Hixhri hėnor dhe Mali-Rumi, Revista Univers nr. 6, viti 2004, faqe 76.
|
||||||||||||||||||||||||||||||
Copyright
© Albanian Institute of
Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org
For technical inquiries please contact the
webmaster