| www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi| | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Prof. dr. Agron XHAGOLLI
PARALELIZMA DHE NDIKIME SHQIPTARO - TURKE NĖ FOLKLOR*
Ndėrkomunikimet kulturore midis popujve nė periudha tė ndryshme kohore kanė qenė e janė tė natyrshme. Ato para sė gjithash janė shprehje e natyrės demokratike dhe humane tė shoqėrive qė vlerėsojnė dhe pėrvetėsojnė, pėrgjithėsisht nė mėnyrė krijuese, vlera kulturore tė pėrshtatshme. Nga ana tjetėr, duhet thėnė dhe se pėrveēimet etnokulturore nėnkuptojnė dhe nxjerrjen nė pah tė elementeve tė pėrbashkėta me ato tė etnive tė tjera. Kėto elemente mund ta kenė njėjtėsinė nė ekzistencėn e njė shtrati kulturor tė pėrbashkėt ose nė raportet marrėse-dhėnėse, gjatė pėrzhvillimeve historike midis dy a mė shumė popujve. Po tė shtonim edhe kushtet e dukuritė e njėjta, tė pėrafėrta apo tė pėrbashkėta nė popuj tė ndryshėm, si krijuese nė distancė tė vlerave kulturore tė njėjta a tė pėrafėrta, do tė theksonim se pikėrisht nė kėto mundėsi duhet parė e shpjeguar pėrftimi i njė qytetėrimi kulturor popullor Ballkanik. Mė konkretisht do tė thoshim se bashkėjetesa e popujve tė lashtė tė Ballkanit, nė hapėsira kohore shekullore, nė pėrbashkėsi administrative si ajo e Bizantit apo e Perandorisė Osmane, janė tregues dhe shpjegues, ndėr tė tjera, i bashkėpėrkimeve, huazimeve kulturore. Deri mė sot nga studiues tė ndryshėm janė vėnė nė dukje shtresa e shtresime tė njėjta a tė pėrafėrta nė kulturėn popullore tė dy a mė shumė popujve, kur nga njėra anė e raportit ka qenė folklori shqiptar. Por, gjithsesi, mungon njė punė e organizuar, nė vazhdimėsi dhe, ēėshtė mė kryesorja, pa mėnjanuar tė paktėn frymėn nacionaliste, me pikėsynim nxjerrjen e pėrparėsive tė njė etnie mbi tjetrėn apo tė tjerave. Jemi tė mendimit se pėrbashkėsitė apo raportet kulturore ndėretnike duhen parė jo thjesht si njė kuriozitet shkencor apo stoli pėr pėrparėsi nacionaliste, por me njė pikėsynim tė mirėfilltė shkencor. Nėse arrihet njė gjė e tillė, atėhere i shėrbehet drejtpėrsėdrejti edhe njohjes, forcimit tė ndjenjės sė miqėsisė midis vendeve dhe popujve tė tyre. Shkolla tė ndryshme folklorike janė pėrpjekur tė shpjegojnė origjinėn e pėrbashkėsive nė folklorin e popujve tė ndryshėm. Por gjithnjė ka pasur edhe pikėpyetje tė natyrave tė ndryshme. Kėshtu p.sh., kur ėshtė konstatuar se ēėshtė thėnė pėr lidhjet midis popujve fqinjė apo nė afėrsi, ėshtė gjetur edhe pėr popuj qė nuk mund tė mendohet pėr kontakte midis tyre, kėto lidhje nuk mund tė shpjegoheshin nė tė njėjtėn mėnyrė. Njė gjė e tillė i ka detyruar studiuesit qė tė shohin mė thellė, tė gjejnė burimin e pėrbashkėsive ndėrfolklorike, jo thjesht mbi bazėn e ndėrkomunikimeve kufitare apo thjesht pėr shkak tė bashkėjetesės. Folklori shqiptar ka nė tėrėsinė e vet pika takimi me folklorin e popujve tė tjerė. Midis tė tjerash, nė tė ėshtė e pranishme dhe njė shtresė e ndikimeve orientale, e pėrthithur nė kohė dhe nė rrugė tė ndryshme. Pushtimi osman i popullsive parashqiptare nė shekullin e XV dhe islamizimi gradual i pjesės mė tė madhe tė popullsisė shqiptare krijoi dhe premisat e ndikimit tė kulturės turke. Shtresave tė mėparshme tė ndikimeve orientale iu shtuan edhe ndikimet e reja turke, apo dhe nėpėrmjet tyre, edhe ndikime tė njė rrafshi mė tė gjerė.
* Ky punim ėshtė zgjeruar mbi bazėn e njė kumtese tė mbajtur nė simpoziumin ndėrkombėtar me temė: Qytetėrimi Islam nė Ballkan, organizuar nė Tiranė nga data 05 07 dhjetor 2003.
Studiues tė ndryshėm kanė vėnė nė dukje se Pushtimi osman dhe pėrhapja e islamizmit sollėn njė kulturė tė re, njė qytetėrim i ndryshėm nga ai tradicional, qė rroku jo vetėm sferėn fetare, por dhe atė politike, shoqėrore, artistike, tė drejtėn, mėnyrėn e jetesės etj[1]. Gjatė trajtesės sonė do tė ndalemi vetėm nė dhėnien e paralelizmave dhe ndikimeve shqiptaro-turke nė folklor, pa u zgjeruar nė raporte mė specifike tė folklorit dhe tė kulturės turke me analoget orientale. Raportet folklor shqiptar - folklor turk nė pėrgjithėsi janė nga mė tė parrahurat nė folkloristikėn shqiptare. Po tė pėrjashtonim ndonjė studim pėr ndikimet orientale nė tregimet popullore shqiptare[2], ku flitet edhe pėr ndikime turke, ndonjė kumtesė pėr ndikime orientale nė poezinė popullore qytetare nė Shqipėri[3], si dhe ndonjė trajtesė tė shkurtėr pėr figurėn e Nastradin Hoxhės nė anekdotat shqiptare[4], lista e punimeve do tė ishte e varfėr. Siē e ka thėnė prej kohėsh H. Kaleshi, kjo vjen kryesisht nga barrierat gjuhėsore[5]. Nė pėrgjithėsi, do tė ishim tė mendimit se lidhjet shqiptaro-turke nė folklor, pėrveē trashėgimisė sė njė shtrese tė pėrbashkėt paleoballkanike, e pėrfshirė pak a shumė nė tė gjithė popujt e sotėm tė Ballkanit, janė, para sė gjithash, tė krijuara nė kushte tė njė bashkėjetese tė diktuar historikisht, por pa pėrjashtuar edhe pėrbashkėsi nga kontakte tė pėrveēuara nga njeri-tjetri, por nėpėrmjet njė tė treti. Lidhjet shqiptaro-turke nė folklor mund ti shohim, ndėr tė tjera, nė pesė plane. Sė pari, pėrbashkėsi nė motive, subjekte, nė lloje tė caktuara. Sė dyti, pėrfshirjen e njė fryme islamike nė krijime apo lloje tė caktuara folklorike. Sė treti, nė pėrfshirjen nė praktikim tė krijimeve tė ndryshme muzikore, koreografike dhe tė instrumenteve tė ndryshme muzikore. Sė katėrti, ndikime nė terminologji. Sė pesti, gjetja nė krijime tė caktuara folklorike e njė numri fjalėsh tė ardhura nga turqishtja. Tė flasėsh pėr pėrbashkėsi nė motive e nė subjekte tė ndryshme folklorike ėshtė detyrė mjaft e vėshtirė dhe e pamundur ta trajtosh nė kufinjtė e njė punimi. Por, duke u ndalur nė vija mė tė pėrgjithshme, do tė thoshim se kėto pėrbashkėsi janė mė tė dukshme, kryesisht nė lloje tė ndryshme tė prozės popullore, si: nė pėrralla, legjenda, anekdota, proverba etj. Nė mėnyrė tė veēantė duhen pėrmendur ndikimet e folklorit shqiptar nga krijimtaria letrare e bejtexhinjve. Krahas motiveve e temave tė pėrbashkėta, rrjedhojė e njė pėrbashkėsie ndėrnacionale, ka dhe tė tilla qė te shqiptarėt duken mė sė shumti tė ardhura nėpėrmjet folklorit turk. Por nuk mendojmė se duhen bėrė pėrcaktime tė prera rreth njė huazimi pa kushte, kur dihet tashmė se motivet e pėrrallave nė nivel ndėrkombėtar janė tė kufizuara. Nuk ėshtė e lehtė tė pėrcaktosh protokrijimin. Shpjegimet pėr huazim tė disa pėrrallave te shqiptarėt nga pėrrallat turke, duke u nisur nga emrat e personazheve dhe tė heronjve, nuk mund tė jenė tė plota e tė sakta. Nėse merret pėrshembull pėrralla nė turqisht Yer alti diyjarinin Kartali qė gjendet nė disa variante dhe nė pėrrallat shqiptare dhe arrihet nė pėrfundimin se ėshtė marrė nga shqiptarėt prej turqve[6], kjo do tė thotė tė mos mbahet parasysh, nė rastin mė tė mirė, se pėrbashkėsi motivesh tė tilla gjenden edhe me tė popujve tė tjerė, qė skanė pasur kontakte me shqiptarėt dhe me turqit. Njė gjė e tillė nuk tė lejon pastaj tė flasėsh pėr njė ndikim tė drejtpėrdrejtė, pasi mund tė ketė dhe huazime nė rrugė tė tjera, dhe, pse jo, dhe burime tė pėrbashkėta. Pa u mbajtur mirė parasysh njė gjė e tillė, ėshtė pohuar se nė 4 vėllimet e para tė serisė sė prozės popullore[7], tė botuara nga ish Instituti i Folklorit nė Tiranė, gjenden motive orientale nė pėrrallat shqiptare. Mė konkretisht pohohet se nė secilin prej tyre janė: nė vėllimin e parė 7 pėrralla me motive orientale; nė tė dytin 20; nė tė tretin 13; dhe nė tė katėrtin 4[8]. Pra, gjithėsej janė dhėnė 44 pėrralla shqiptare me ndikim tė motiveve nga pėrrallat orientale, nė njė tėrėsi prej 488 pėrrallash, qė pėrfshijnė kėto 4 vėllime tė shfrytėzuara. Edhe nėse do tė konsiderohej i mirėqėnė njė pėrfundim i tillė, kuptohet se sa i pasaktė do tė ishte pohimi se pėrrallat shqiptare janė me origjinė turke, gjė qė ndeshet nė ndonjė rast nė opinione gojore. Nė njė numėr kaq tė madh tė pėrrallave shqiptare, siē e thamė, 488, tė pėrcaktohen me ndikime tė motiveve orientale vetėm 44 pėrralla, tregon mė sė miri se pėrfundimet pėrgjithėsuese janė jo tė sakta. Pėrfundimet bindėse dhe tė pranueshme mendojmė se mund tė arrihen vetėm pas njė studimi tė plotė nė plan krahasues. Lidhur me huazimet do tė ndaleshim nė mėnyrė tė veēantė te anekdotat qė lidhen me figurėn e Nastradin Hoxhės. Ėshtė i njohur fakti qė figura e Nastradin Hoxhės ėshtė e pranishme nė shumė popuj, duke qenė njė personazh me origjinė turke[9]. Rreth tij ka pasur dhe ka anekdota tė shumta, nė njė pjesė tė tė cilave linjat e trajtimit janė tė pėrbashkėta nė popuj tė ndryshėm. Pa pretenduar se nė ēfarė rrugėsh anekdota tė tilla kanė ardhur te shqiptarėt, mund tė pohojmė se njė shumicė kanė hyrė pėrmes folklorit turk. Natyrisht, ky huazim nuk ka qenė i natyrės mekanike. Diēka ka lėvizur, ėshtė ndryshuar. Por mund tė vlejė si njė ide pėrgjithėsuese pohimi i sjellė pėr ndonjė rast tė veēantė rreth zgjerimit apo ngushtimit tė subjektit[10]. Duhet thėnė se krahas ka dhe anekdota tė cilat vėrtet kanė personazh kryesor Nastradin Hoxhėn, por nė thelbin e tyre janė tė burimit vendas. Siē ėshtė theksuar, nė ndonjė rast figura e Nastradinit zėvendėson personazhe tė njohura tė humorit popullor shqiptar[11]. Fryma apo veshja islamike ėshtė mė e dukshme nė lloje tė veēanta tė folklorit shqiptar, si nė kėngėt e kreshnikėve, nė ndonjė baladė tė veēantė, nė pėrralla tė caktuara etj. Pėr ta konkretizuar edhe mė mirė kėtė dukuri, po ndalemi te kėngėt e kreshnikėve dhe te disa pėrralla. Kėngėt e kreshnikėve janė njė lloj pėrbėrės i epikės heroike shqiptare, nė tė cilin u kėndohet bėmave tė kreshnikėve. Nė kėtė epos gjėnden shtresime tė ndryshme, lidhur ngushtė me periudhat historike nė tė cilat ai ėshtė ngjizur dhe ka qarkulluar. Mendimi mė i pėrgjithshėm rreth shtresimeve tė kėtij cikli kėngėsh heroike gjen tri shtresa: sė pari, shtresėn mitologjike; sė dyti, shtresėn e pėrplasjeve tė mėdha tė popullsisė vendase dhe asaj tė ardhur nė shekujt VI-VII; dhe, sė treti, shtresėn islamike. Kjo e fundit nga studiues tė ndryshėm ėshtė parė si shumė e sipėrfaqėshme, pasi nuk luan ndonjė rol tė posaēėm[12]. Vetė eposi i kreshnikėve nuk do tė pėsonte ndonjė humbje pėrfaqėsimi nėse kjo shtresė do tė hiqej krejtėsisht. Shtresės sė tretė i pėrkasin elemente tė caktuara, si rite e zakone, praktika tė caktuara, ndikime tė drejtpėrdrejta tė botės islame. Kėshtu p.sh., dita e Mujit, e Tale Budalinės etj. figura qėndrore tė eposit shqiptar, fillon me marrjen avdes. Midis tė tjerash, po sjellim dhe disa vargje qė e sjellin mė tė qartė kėtė situatė: E, he, ēe tri: vjet-e turk-i:e ja ba:,/ E, e ka fal:, he, pe:s vakte namazin,/ E, e ka lu:t-e Haxhi-e bajramin,/ Ou kurbanin-e, ba:b, e ka pre:/ E, ka ma:jt-e muejin Ranmazan,/ E, ou veē ēat dja:l, he, ba:b-e tye prit[13]. Lidhur me baladat duhet pohuar se vihet re, nė raste tė ndryshme, islamizimi i emrave tė personazheve. Personazhe baladash qė te arbėreshėt nė Itali dhe te shqiptarėt e krishterė i gjejmė vetėm me emra tė krishterėsh, nė krahina tė ndryshme shqiptare, nė tė cilat ėshtė ndryshuar besimi fetar nga i krishterė nė mysliman, tė njėjtėt personazhe i gjejmė tė islamizuar. Njė gjė e tillė ėshtė shprehje e drejtpėrdrejtė e shndėrrimeve fetare qė u realizuan nė hapėsirat e sotme shqiptare, pas pushtimit nga osmanėt. Sa pėr ta konkretizuar, le tė themi se ndėrsa te shqiptarėt e krishterė personazhet e baladės qė bėn fjalė pėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė quhen Kostandini e Doruntina, pėrgjithėsisht te shqiptarėt myslimanė kėta emra janė zėvendėsuar me emra myslimanėsh, si p.sh., Hyseni dhe Mehremja[14]. Por ėshtė fakt se njė shndėrrim apo praktikim nė balada tė ndryshme tė personazheve tė ndryshme me emra myslimanė e gjejmė dhe nė krahina tė krishtera. Kujtojmė kėtu, p.sh., se nė Mirditė, Kastrat, dy krahina tė banuara nga besimtarė katolikė, personazhet e krishterė, pėrgjithėsisht tė njohur me emrat Vllastar, Gjinovak, i gjejmė me emrat myslimanė Ali Borxhalia dhe Hysen Aga i Vogėl. E njėjta dukuri ndeshet edhe nė pėrralla tė veēanta. Gjejmė nė disa prej tyre dhe ndonjė ndikim nga besimi islam. Tė kėsaj natyre do tė pėrmendnim disa praktika fetare, karakteristike pėr besimin islam, si leximi i kuranit pėr tė vdekurin gjatė 40 ditėve[15], mbyllja e dhėndrit nė gjerdek pasi hoxha tė ketė bėrė dua[16] etj. Duke u ndalur posaēėrisht te shtresa e tretė, do tė thoshim se nė ciklin shqiptar tė kreshnikėve ėshtė i pranishėm ndikimi islamik, por duhet theksuar se ai nuk ėshtė zotėrues. Si i tillė ai nuk ndikon nė tėrsinė e ecurisė dhe tė ndėrtimit tė kėtyre lloj kėngėve. Njė frymė apo veshje tė caktuara islamike janė mė tepėr shtesa tė njė kohe shumė mė tė vonė tė kohėformimit tė kėtij lloji folklorik. Ato nuk janė aq funksionale dhe tė besueshme, nisur edhe nga fakte tė tilla qė i sjell vetė cikli, si p.sh., kreshnikėt shqiptarė, qė janė me emra tė myslimanizuar dhe marrin avdes, nė tė njejtėn kohė, pinė dhe verė me bucela. Nė kėngė tė veēanta gjejmė dhe skena tė faljes sė kreshnikėve shqiptarė si besimtarė tė devotshėm muslimanė, ta quajnė veten turq. Por duket qartė se nė kėngėt e kreshnikėve te shqiptarėt shtresa islamike nuk ėshtė e ndėrthurur organikisht me tėrėsinė e kėtyre kėngėve, por ėshtė thjesht njė kontaminim mekanik i jashtėm. Sidoqoftė, ato janė pjesė pėrbėrėse e krijimtarisė popullore shqiptare, ndaj si tė tilla ato duhet tė studiohen pėr nga gjerėsia e shtrirjes sė tyre, pėr funksionet qė kanė luajtur, pėr hapėsirat qė kanė mbushur, pėr ndikimet e pėrftuara nė mėnyrė mekanike apo janė asimiluar dhe u janė pėrshtatur mentalitetit dhe psikologjisė sė shqiptarėve etj. Shekulli XVIII, sidomos gjysma e dytė e tij, dhe fillimi i shekullit XIX shėnojnė periudhėn e lindjes dhe tė formimit tė rrymės letrare tė bejtexjinjve nė mjediset shqiptare. Me kėtė emėrtim u njohėn ata autorė tė asaj kohe qė vjershėruan shqip, por me alfabet arab. Realisht prodhimi letrar i bejtexhinjve shqiptarė e bėri jetėn fillimisht nė gjuhėn turke dhe mė pak persiane[17]. Pėrcaktimi i natyrės sė pėrgjithshme tė kėsaj letėrsie, se veprat e saja janė tė mbrujtura me konceptet e ideologjisė sė pushtuesit ose pėrshkohen nga idetė e moralit islam, madje dhe nė rastet kur trajtojnė njė politikė sociale[18], nuk mohon faktin se krijimtaria e bejtexhinjve shėnon njė hap, veēanėrisht nė ato raste kur pėrmes pasqyrimit tė elementeve tė realitetit, tė ngjarjeve e ndodhive nga jeta bashkėkohore, u shtrua njė problematikė e mprehtė shoqėrore[19]. Besojmė se pikėrisht nė kėtė vlerė tė pėrgjithshme, krahas marrjes, shfrytėzimit apo pėrvehtėsimit nga tradita popullore shqiptar, si dhe faktit qė zakonisht vjershat e bejtexhinjve ishin krijuar posaēėrisht pėr tu kėnduar, tė pėrcjella me instrumenta muzikorė, pati pėrfshirje nė njė numėr tė caktuar tė kėtyre krijimeve me autorė nė qarkullimin folklorik. Njė dukuri e tillė, e pranuar tashmė nga studiuesi tė ndryshėm[20], solli si rrjedhojė edhe pėrfshirjen nė folklorin shqiptar tė botėkuptimit islamik tė autorėve, krahas ndikimit oriental nė pėrgjithėsi, Mund tė pėrmendim kėtu, krahas tematikės sė trajtuar me koncepte tė ideologjisė sė pushtuesit, pėrfshirjes sė njė etike fetare, praktikimit tė orientalizmave tė ndryshme, edhe ndikimet nė anėn artistike tė krijimeve. Mund tė themi se prozodia e bejtexhinjve pati njė ndikim tė dukshėm nga prozodia orientale[21]. Etnomuzikologjia shqiptare, ndonėse relativisht e re, ska lėnė jashtė vėmendjes qė nė fillimet e saja, edhe ndonjė problem ndikimi nga muzika popullore e Orientit nė muzikėn popullore shqiptare, nė mėnyrė tė posaēme te kėngėt popullore qytetare. Do tė mjaftonte tė pėrmendnim kėtu mendimet e sjella nga studiuesi i njohur R. Sokoli. Duke folur pėr kodifikimin e repertorit tė ahenxhijve ose sazexhijve tė qyteteve shqiptare, sidomos tė Gegėrisė, ai pyet: Po ēka janė e si janė kėto 12 mekame? Dhe mė poshtė vetė pėrgjigjet: Janė shkallė modale tė ardhuna nga sfera e kulturės turko-arabe-persiane, tė cilat i pėrhapi dyndja e osmanėve si ndėr ne ashtu dhe nė folklorin e viseve tė tjera tė Ballkanit[22]. Duke pranuar hapur huazimin e kėtyre krijimeve, nė tė njejtėn kohė, po ky autor shkruan: Aty kėtu populli ynė i tjetėrsoi kėto shkallė tė pėrvetėsueme tue ia pėrshtatė pak a shumė shijės sė vet[23]. Edhe etnoorganologjia shqiptare ka dhėnė ndihmesėn e vet pėr sqarimin e situatės sė veglave muzikore popullore shqiptare, jo vetėm duke u pėrqėndruar nė shqyrtimin e lėndės pėrbėrėse tė tyre, tė ndėrtimit, tė mėnyrės sė punimit e tė pėrdorimit, veēorive tė tingėllimit, mundėsive shprehėse, repertorit, por ėshtė ndalur dhe ka gjurmuar njėkohėsisht prejardhjen dhe pėrhapjen e tyre. Organologėt kanė theksuar edhe ndikimet, huazimet te shqiptarėt nga instrumentat popullore turke. Mund tė pėrmendim instrumente tė tilla, si: surlja, daullja, sharkia, dajreja, dyzeni etj. Ndonjė studiues pohon: historikisht, surlja dhe daullja kanė hyrė nė Shqipėri me pushtimin turk (shek. XV-tė), por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe mė pėrpara, meqėnėse prania turke ka ekzistuara nėpėrmjet vasalitetit tė shumė princėrve feudalė shqiptarė [24]. Nė tė mjejtėn kohė, organologėt shqiptarė kanė pohuar se rėndom veglat e huazuara i janė nėnshtruar procesit tė aklimatizimit. Dhe kėtu, padyshim, qė bėhet fjalė edhe pėr instrumente tė ardhura te shqiptarėt nga turqit. Kėshtu p.sh., ėshtė pranuar huazimi i sharkisė nga turqit. Por, nė tė njejtėn kohė janė bėrė studime dhe rreth shndėrrimeve qė ka pėsuar ky instrument duke hyrė nė qarkullimin folklorik tė shqiptarėve, ashtu siē ka dhe trajtesa pėr instrumentet popullore nė pėrgjithėsi. Nė njė nga studimet pohohet: veglat muzikore fiksojnė cilėsitė konstruktive tė intonacioneve popullore vokale tė njė mase tė konsiderueshme [25]. Dhe mė poshtė vazhdohet: Dihet qė me veglat muzikore tė njė populli shprehet ajo ndjeshmėri intonative, qė ka lindur nga brendia psikologjike e kėngėtarėve popullorė[26]. Me interes do tė ishte tė pėrmendnim qė organologėt e shquar K. Saks dhe G. Tintor instrumentin e jongarit e cilėsojnė si njė vegėl turko-shqiptare me tre tela[27]. Ndikimet turke nė terminologji apo nė emėrtime tė ndryshme nė folklorin shqiptar janė tė pranishme kryesisht nė vegla muzikore dhe emėrtime tė tyre, nė emėrtime vallesh apo ndonjė lloji tė prozės popullore, nė emrat e disa personazheve tė pėrrallave apo tė anekdotave etj. Nė vise tė ndryshme shqiptare krahas termit pėrrallė gjendet nė pėrdorim dhe fjala me origjinė turke hiqaje apo hiqa[28], duke qenė nė pėrdorimin e kėtyre dy fjalėve njė diferencim nė domethėnie. Po kėshtu, gjuhėtarė tė ndryshėm, shqiptarė dhe tė huaj, kanė vėnė nė dukje se njė numėr termash, pėrcaktues tė veglave muzikore popullore tė ndryshme, janė futur nė gjuhėn shqipe. Ndėr tė tjerė, terma tė tillė muzikorė, si: bakllama, buzuk, curle, ēallgi, daulle, dajre, dymelek, kadum, tambura, zile etj., pavarėsisht nga origjina e tyre, konsiderohen tė ardhur nė shqip nga turqishtja[29]. Por le tė pėrmendim kėtu se gjuhėtarė tė ndryshėm kanė nxjerrė nė pah pėrfshirjen nė gjuhėn shqipe tė mė shumė fjalėve me burim oriental apo dhe pikėrisht turk. Nuk mund tė mos pėrmendim krahas Ēabeit edhe emra tė tillė, si A. Kostallari qė ka nxjerrė nė pah rreth 100 turqizma nė muzikėn popullore shqiptare apo T. Dizdarin qė pėrcakton njė lėndė tė gjerė muzikore shqiptare me burim oriental[30]. Ndikime terminologjike ka edhe nė sferėn e etnokoreologjisė shqiptare. Kėshtu p.sh., te turqit njė nga kėrcimet quhet Zejbek[31], kurse te shqiptarėt, nė rrethin e Matit, njihet dhe praktikohet vallja e quajtur Zejbekshe. Por pėrveē emėrtimit tė njejtė, asgjė tjetėr nuk i lidh kėto dy valle nė dy popuj tė ndryshėm. Sipas studiuesve shqiptarė vallja Zejbekshe ėshtė e ndėrtuar nė shtratin e valles dyshe tė Matit, nė veēanti, dhe tė asaj shqiptare, nė pėrgjithėsi[32]. Pėrveē pohimit dhe pėrcaktimit tė lidhjeve dhe tė huazimeve shqiptaro-turke nė folklor, duhet theksuar edhe dukuria e pėrshtatjes dhe e pėrfshirjes sė psikologjisė shqiptare nė krijimet, motivet, shtresimet e huazuara. Kjo ngaqė asgjė nuk merret nė mėnyrė mekanike, por kalon si pasuri folklorike e njė bashkėsie tjetėr nėpėrmjet njė asimilimi krijues, diku mė i thellė e diku tjetėr mė i cekėt. Pėr kėtė orientologu i njohur shqiptar H. Kaleshi shkruan: kuptohet se nė kėto tregime (bėhet fjalė pėr ndikimet orientale nė tregimet popullore shqiptare, pra dhe ato turke) qė nė shqipet shtjellojnė tematikė qė rrjedh nga Orienti, ka edhe mjaft elemente autentike, ndėrlidhje motivesh tė tjera me zgjidhje tė reja situatash, kemi njė seri personazhesh qė paraqiten dhe veprojnė pak ndryshe nga ato qė gjenden te popujt e Orientit, mbi tė gjitha, nė kėto shqiptare hetohet edhe mėnyra specifike e rrėfimit popullor shqiptar[33]. Edhe studiues turq e kanė vėnė nė dukje njė dukuri tė tillė, por duke theksuar edhe mėvehtėsinė e folklorit shqiptar. Ndonjė prej tyre, duke folur nė pėrgjithėsi pėr lidhjet apo pėr tiparet e pėrbashkėta, pėr shkak tė bashkėjetesės, midis shqiptarėve, turqve dhe popujve tė tjerė tė Ballkanit, mė tej thekson: ėshtė fakt qė nė folklorin e shoqėrisė shqiptare gjenden elemente tė veēanta qė nuk ndeshen nė popuj tė tjerė tė Ballkanit[34]. Nė prozėn e nė poezinė popullore shqiptare gjenden edhe njė numėr i konsiderueshėm fjalėsh me origjinė turke. Ato, nė origjinėn e tyre, mund tė jenė dhe nga gjuhė tė tjera orientale, por nė shqipe janė pėrfshirė nėpėrmjet turqishtes. Po sjellim kėtu vetėm disa vargje popullore ku pėrfshihen edhe fjalė nga turqishtja: I ka ba nji pun vaki:/ Kam ēart kull e djeg shpi,/ Kam qit tokėn pėr miri; Sy e vetulla ti due,/ Ata janė meze pėr mue etj. Po kėshtu, siē na njofton H. Kaleshi, narratori qė tė shlodhet pakėz gjatė rrėfimit dhe qė tė pėrqėndrohet pėr rrėfimin e mėtejshėm, thotė: Gel zeman - git zeman (ka ardhur koha - ka shkuar koha). Kėtė shprehje dhe po me kėto funksione e gjejmė dhe nė ndonjė nga pėrrallat e shqiptarėve, nė formėn: Gjel zeman - gjit zeman ose hajt zeman - gjit zeman[35]. Ky ndikim ėshtė i natyrshėm, po tė kemi parasysh pohimin e gjuhėtarėve se tė thella qenė gjurmėt qė mbeten kėtu (te gjuha shqipe A.Xh.) nga sundimet romake e turke[36]. Dhe pohime si ky i mėsipėrmi vinė duke theksuar se Shqipja e ruejti mvehtėsinė e jo vetėm nė strukturėn gramatikore, por dhe nė njė thesar tė mirė fjalėsh tė gurrės sė vjetėr. Kėtė trashėgimi e pasuroi, si ēdo gjuhė tjetėr, me huazime sidomos nga gjuhėt e sunduesve, pra dhe nga turqishtja[37]. Ndikime turke paraqiten edhe njė numėr personazhesh tė pėrrallave shqiptare. Personazhe tė tilla, si: qerosi, krosi, qeli, qelani, peritė, hyritė, xhindi, exhinja etj. kanė hyrė, siē pohon me tė drejtė H. Kaleshi, nga turqishtja[38]. E sė njejtės origjinė paraqitet edhe ndonjė figurė e mitologjisė. M. Krasniqi shkruan se Karakonxholli ėshtė figurė mitologjike ndėr ne, e ardhur nga mitologjia turke. Nė Kosovė njihet me emrin Kallakonxhė, e cila udhėtarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe di tė orientohet nė hapėsirė[39]. Tashmė kėto lidhje, pėrbashkėsi, ndikime nga folklori turk nė (dhe me) folklorin shqiptar janė bėrė pjesė pėrbėrėse e kėtij tė fundit. Ato janė shkrirė organikisht nė krijimtarinė folklorike shqiptare, duke u shtrirė gjerėsisht nė qarkullimin folklorik. Ato janė tė rėndėsishme pėr tu njohur, jo thjesht nė planin historik tė zhvillimit tė marrėdhėnieve dy palėshe, tė zbulimit tė rrugėve tė pėrthithjes, pėr mesazhet dhe vlerat artistike qė pėrcjellin, por, dhe mbi tė gjitha, pėr vendin qė zėnė nė folklorin shqiptar dhe pėr rolin e rėndėsishėm qė luajnė nė tė deri nė ditėt tona. Lidhjet dhe kėmbimet midis shqiptarėve e turqve nė pėrbėrės tė ndryshėm tė folklorit natyrisht qė janė shumė mė tė gjera e mė tė thella se sa kėto qė ne mundėm tė bėnim prezente nė kufinjtė e njė trajtese tė tillė. Mendojmė se mbetet detyrė bashkėpunimi nė tė ardhmen mes specialistėve shqiptarė e turq qė, sipas fushave pėrkatėse, tė mundin tė realizojnė nxjerrjen nė pah, nė mėnyrėn mė tė plotė tė mundėshme, tė raporteve pėrbashkuese, dhėnėse-marrėse, asimiluese, deformuese, pėrveēuese. Tė gjitha kėto raporte mendojmė se duhen parė nė shtratin e kushteve tė njėjta a tė pėrafėrta historike, ekonomike, tė shkallės sė njėjtė tė civilizimit midis dy popujve, shqiptarė e turq, por dhe me popujt e tjerė.
[1] K. Ulqini, Faktorė kulturorė e fetarė, Shtėpia botuese Idromeno, Shkodėr, 1999, f. 13. [2] H. Kaleshi, Ndikimet orientale nė tregimet popullore shqiptare, Glasnik Muzeja KosovaXI, Pristina, 1972, f. 9 42. [3] Q. Haxhihasani, Influences orientales de la poesie civique populaire en Albanie, Il milletlerarasi Turk Folklor Kongresi Bildirileri Cild I den Ayribasim, Ankara, 1982, f. 135 143. [4] J. Panajoti, Hyrje, Folklor shqiptar I Proza popullore, vėllimi i pestė (Anekdota), Tiranė, 1972, f. 14 16. [5] H. Kaleshi, po aty. [6] Siē bėn p.sh., H. Kaleshi, punim i cituar, f. 42. [7] Instituti i Folklorit, Folklor shqiptar I Proza popullore, vėllimi i parė, Tiranė, 1963; vėllimi i dytė, i tretė, i katėrt, Tiranė, 1966. [8] Po aty. [9] J. Panajoti, vepėr e cituar, f. 14. [10] J. Mato, Migrimi i sė qeshurės, ose kur popujt qeshin njėlloj, Perla, Tiranė, 1998, nr. 4, f. 41. [11] J. Panajoti, vepėr e cituar, f. 15. [12] Shih p.sh., M. Tirta, Shtresime mitologjike nė epikėn legjendare, Ēėshtje tė folklorit shqiptar 3, Tiranė, 1987, f. 197. [13] Z. Neziri, Epika legjendare e Rugovės V, Prishtinė, 1997, f. 19. [14] Shih ndėr botime tė tjera edhe: H. Xhaferi, Epika popullore shqiptare e trevė sė Kėrēovės, Tetovė, 2003, f. 52. [15] Shih p.sh., Folklor shqiptar I Proza popullore, vėllimi i tretė, Tiranė, 1966, f. 268. [16] Po aty, vėllimi i parė, Tiranė, 1963, f. 369. [17] Historia e letėrsisė shqiptare, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė, Tiranė, 1983, f. 59. [18] Po aty, f. 60. [19] Po aty, f. 60 61. [20] Po aty, f. 61. [21] Po aty. [22] R. Sokoli, Folklori muzikor shqiptar (Morfologjia), Tiranė, 1965, f. 25. [23] Po aty. [24] N. Agolli, Nė kėrkim tė origjinės, Perla, nr. 1-4, Tiranė, 2001, f. 154. [25] P. Miso, Veēori tė pėrmbajtjes dhe tė formės artistike nė muzikėn popullore instrumentale tė trevave veriore tė vendit, Kultura popullore, nr. 1, Tiranė, 1989, f. 78. [26] Po aty. [27] Cituar sipas R. Sokoli P. Miso, Veglat muzikore tė popullit shqiptar, Tiranė, 1991, f. 184. [28] H. Kaleshi, punim i cituar, f. 11. [29] Shih E. Ēabej, Fjalori etimologjik; T. Dizdari, Huazime orientalizmash nė shqipet, Studime filologjike, nr. 1, Tiranė, 1965, f. 47 71. [30] Cituar sipas V. S. Tole, Njė hyrje pėr enciklopedinė, Folklori muzikor. Enciklopedia e muzikės popullore shqiptare III, Tiranė, 2001, f. 8. [31] Sipas K. Tajgan, Rreth folklorit turk, Kultura popullore, nr. 1, Tiranė, 1986, f. 117. [32] R. H. Bogdani, Disa tipare tradicionale dhe tė reja tė folklorit tė Matit, Koreografia, nr. 1, Tiranė, 1976, f. 9 16. [33] H. Kaleshi, punim i cituar, f. 42. [34] N. Hoxha, Kultura popullore, nr. 1, Tiranė, 1989, f. 50. [35] H. Kaleshi, po aty. [36] A. Krajni, Hymja e turqizmave nė shqipen dhe pėrpjekjet pėr zėvendėsimin e tyre, Studime filologjike, nr. 1, Tiranė, 1965, f. 143. [37] Po aty. [38] H. Kaleshi, punim i cituar, f, 16, 20. [39] M. Krasniqi, Aspekte mitologjike Besime dhe bestytni, Prishtinė, 1997, f. 205.
|
||||||||||||||||||||||||||||||
Copyright
© Albanian Institute of
Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org
For technical inquiries please contact the
webmaster