REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DISA LETRA TĖ PANJOHURA TĖ FAIK KONICĖS

(Botohen pėr herė tė parė)

 

Prof. Dr. Hysni Myzyri

 

            Letrat e panjohura tė Faik Konicės, qė po botohen pėr herė tė parė, i janė dėrguar Pandeli Evangjelit, atdhetar i njohur i Rilindjes Kombėtare dhe burrė shteti i shquar nė vitet 20-30 tė shekullit XX. Ato janė ruajtur me kujdesin e duhur nga mbesa e Pandeli Evangjelit, Donika Evangjeli (Stasa), e cila pati mirėsinė tė na i vinte nė dispozicion pėr t’i bėrė tė njohura pėr publikun dhe studiuesit.

            Letra e parė i pėrket vitit 1897, kur Pandeli Evangjeli ishte kryetar i shoqėrisė “Dituria” tė Bukureshtit, i njėrės prej shoqėrive patriotike mė tė rėndėsishme tė diasporės shqiptare nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX.

            Letra e dytė i pėrket vitit 1920, kur Pandeli Evangjeli ndodhej nė Paris si kryetar i delegacionit tė kolonisė shqiptare tė Rumanisė pranė Konferencės sė Paqes tė Parisit dhe mė pas si pjesėtar i delegacionit zyrtar tė qeverisė shqiptare tė dalė nga Kongresi i Lushnjės (1920). Ishte pikėrisht Pandeli Evangjeli qė nė emėr tė qeverisė shqiptare i kėrkoi Lidhjes sė Kombeve pranimin e Shqipėrisė si anėtare tė saj.

            Katėr letrat e tjera i pėrkasin vitit 1921, kur Pandeli Evangjeli ishte kthyer nė atdhe dhe atij i ishin besuar detyra tė rėndėsishme shtetėrore, si kryetari i Parlamentit tė parė shqiptar, ministėr i Punėve tė Jashtme dhe pastaj kryeministėr i Shqipėrisė.

            Kėto letra botohen duke ruajtur nė pėrgjithėsi gjuhėn dhe ortografinė e origjinalit. Ėshtė ndryshuar vetėm alfabeti i pėrdorur nga F. Konica, duke e zėvendėsuar atė me alfabetin e sotėm tė gjuhės shqipe. Kllapat katrore brenda tekstit tė letrave janė pėrdorur nga ne pėr tė bėrė ndonjė sqarim tė nevojshėm.

 

-1-

     

Letėr e Faik Konicės dėrguar Pandeli Evangjelit, kryetar i shoqėrisė “Dituria” nė Bukuresht[1]

 

                                                                                                Bruksel, 25 qershor 1897

            I dashur vėlla,

            Punėrat s’na lanė kohė qė tė tė shkruajmė mė shpejt dhe si na e do zemra. Dhe sot, nė mes tė punės dhe tė djersės, marrim pendėn.

            Sa tė drejtė ke kur thua qė duhet punuar natė e ditė pėr tė drejtat e kombit! Po, pėr fat tė keq, shqipėtarėt qė kuptojnė kėto punėra janė tė pakėt.

            Medhatin[2] e mbajtėn 6 ditė dhe e shtrėngojtin shumė tė japė shkakun pėr cilin kish adresat: 1. tėnden, 2. tonat, 3. tė Temos.[3]

            S’qe mjaft qė tė na kenė marrė emrat tona, po tani muarnė dhe tėndin. I hėngėrt murtaja ata tė poshtrit qė u bėnė spiunė.

            Pėr letrat [alfabetin] tė kemi pėr tė dėrguar ca mė tutje njė letrė tė gjatė qė tė merremi mirė vesh, se tani na zjen koka nga qė armiqtė duan qė tė na prishin fare fare. Ata qė kuxojnė - me letra a me shtypje - tė bėjnė fjalė kundrė nesh, nuk mejtohen qė me dy artikėlla, kemi mjaft gjėra pėr tė thėnė kundrė atyre qė t’i pėlcasim nė baltė.  S’bėn gjė. Do tė na vijė edhe neve koha.

            Vėlla i dhėmshur! Nė dy tri ditė kemi pėr tė dėrguar nė emėr tė sė pėrkohshmes [revista “Albania”] njė letėr “officielle” mi emėr tė kryetarit “Diturisė” d.m.th. ajo letrė nuk ėshtė prej miku te miku, po njė letrė “publique”. Kėtu, tė lutemi t’a marrėsh atė barrė me miqėsi, se puna na shtrėngoj tė bėjmė ashtu.

            Tė 40 frėngat e [Milo] Duēit s’i kemi marrė ende.

Zotit Tėrpos i dėrguam 2 numra tė 4-a. I dyti pajtim i tij a tė nisjė qė nga i I-ri numėr gjer te i 12-i, apo nga 4-i te i 16-i?  

            Muarmė njė letrė prej Zotit Adhamidhi, pėrgjigje tė njė letre ku i qaheshim pse na kėrkoi 13 abonente dhe s’na dėrgoi asnjė. Me ca tė tjera tė ēuditėshme - tė cilat mė tutje tė japim tė marrėsh vesh- na thotė qė kur dolli e pėrkohshmja “Albania” ‘ca Zotėrinj “membres de la societe albanaise de Bucarest” (textuel)[4] i shkrojtėn: “dėrgonani tė hollat neve, se nė vent tė “Albanisė” do tė dalė njė fletė “Shqipėria” nė Bukuresht”.

            Vėllazėrisht tė them, tė mos kisha nisur kėtė punė, sa i lumtur do tė isha! Shqipėtarėt janė tė zotėrit tė prishin, por jo tė ndreqin.

            Pas ca ditė mė shumė. Vėllezėrit tėnd:

                                                                       

F. Konica[5]

 

 

P.S. Shumė “curieux” do tė ishim tė dijim sa tė holla nė muaj u kostis shqiptarėve ajo fleta me emėr “Shqipėria”[6] ...Thuaj nga ana ime atij qė drejton fletėn “Shqipėria”, t’a heqė fjalėn “La langue est en realite l’home meme”[7] nė krye, nė mos do t’a pėrqeshin njerėzia...[8]

 

 

                                                                                        -2-

 

 

Letėr e Faik Konicės dėrguar Pandeli Evangjelit nė Paris[9]

 

                                                                                                Romė, 3 nėntor 1920

 

            I dashur mik,

Peshkopi Noli, i cili nga njė javė ndodhet kėtu, admiroj bashkė me mua energjinė me tė cilėn e shputė pėrpara punėn e pėrfaqėsimit tonė pranė Lidhjes sė Kombeve, Kartėn tuaj me dokumentat i mora dje nė mėngjes, e, pasi i kėnduam bashkė me Peshkopin, i dėrgova menjėherė Mehmetit[10] kėtė telegram urgjent:

            “Je vien de recevoir ą l’instant de Monsieur Pandeli Evangheli une lettre avec des documents importans de nature urgente. – Telegraphiez-moi si je dois les conserver jusqu’ ą votre arrivče, qu’ on me dit imminente, ou si je dois vous les envoyer immediatement. –Le deux novembre. –Faik Konitza”[11].

            Se duhet tė dini qė komisioni, tė cilin kish detyrė tre muaj mė parė t’a dėrgonte nė Romė qeveria jonė, sipas marėveshjes preliminare tė Tiranės, -- u vendos mė nė fund qė tė vijė. Pėrbėhet prej pesė vetave: Kryetar, Mehmet B. Konica; membre: Monsignor Koleci, Z.Z. Spiro Koleka, Eshref Frashėri, Qazim Kokoshi (vini re me ē’takt tė math kanė vėnė nė komision Spiron dhe Qazimin, tė cilėt, armiq tė tėrbuar tė Italisė, vijnė sot pėr tė fituar ... mprojtjen e italjanėve! ...Ata zotėrinj tė Tiranės mė duket se i marrin italjanėt pėr budallenj). Komisioni vjen me njė torpedinier nga e enjtja nė Bari.

            Njė tjetėr komision do tė vejė nga nisja e javės qė vjen nė Gjenevė. Ėshtė prej katėr vetash, qė janė: Kryetar, Z. Peshkop Noli, membre, Dr. Adhamidhi, Pandeli Cali, Hil Mosi.

            Zgjedhja e Peshkopit ėshtė fare e pa pritur: e beri Parlamenti, duke i’a imponuar qeverisė. Z. Pandeli Cali erdhi nė Bari qė t’a lajmėrojė Peshkopin. Ne tė dy (Peshkopi dhe unė) ishim tė mendjes qė, sa tė jetė Sulejmani nė krye tė kabinetit tė mos e akseptojė atė barrė qė i dhanė. Po si muarnė kartėrat tuaja, ndėrruam mendje, se do tė jetė mėkat tė mos ndodhet njė njeri i zoti nė Gjenevė. Peshkopi do t’a akseptojė, po duke deklaruar qė akseptimi i tij s’ka kuptimin e njė aprovimi ose njė besimi pėr qeverinė. Se ndryshe bėhet puna pėr tė qeshur.

            Nė Korēė, janė bėrė punėt si mos mė keq. Janė ndėrruar gjer tani shtatė prefektė. Populli ju kėrkon ju, si tė vetmin tė ndershėm e tė besuar. Qeveria ju emėroi dhe besoj qė nė ca ditė do t’ju dėrgojė fjalė. Do t’ish punė shumė e mirė tė shkojit; por nė mė dėgjoni mua, t’i veni Guvernės ca kondita, mė e para e tė cilave tė mos ju dėrgojė oficerė tė rritur nė ushtri tė Turqisė, se do tė gjeni belanė ndryshe. (Kemi mė shumė se 100 oficerė tė mėsuar nė Austri e nė Itali, tė cilėt, shumica janė tė urtė e tė ndershėm).  

Kartėrat pėr Lidhjen e Kombeve qė mora dje edhe teli i Z. ēerkrezi qė mora sot janė tė vetmet qė mė mbetnė. Tė gjitha sa dėrguat mė parė i ēova menjėherė nė vėnt. Puna e Ed’hem Pashajt nuk ėshtė e vėrtetė; po pėr fat tė zi Shqipėria ėshtė e mbushur e po mbushet me xhonturq. Jam i bindur qė Sulejmani[12] ėshtė agjent i Mustafa Qemalit. (Ju jepja shumė fakte te letra qė ju shkroja tre muaj mė parė, e cila humbi a u vodh). Njė vėnt qė toleron intriga xhonturke nė hall qė ndodhet, ėshtė njė vend qė s’munt tė ketė avenir tė mirė. Unė jam bėrė shumė pesimist pėr shpėtimin e Shqipėrisė. Qofsha i gėnjyer!...

 

Mbetem juaji me zemėr,

Faik Konica

 

 

 

 

                                                                                         -3-

 

 

Letėr e Faik Konicės dėrguar Pandeli Evangjelit[13]

 

Romė, 18 mars 1921

 

 

            I nderuar e i dashur mik,

            Qė kur u nisėt nga Parisi, mbetmė pa lidhje nga mungesa e njė adrese tė vendosur prej jush dhe vetėm sot gjej rastin tė ju dėrgoj urimet e mia edhe pėr punėn e gjatė e tė ndershme qė bėtė nė Paris, edhe pėr tė zgjedhurit t’uaj si deputet.[14] Dhėntė Perėndia qė karakteri juaj i matur t’u vėjė pak frenė rrėmbimeve tė politikanėve tanė, tė cilėt s’janė tė zotėt tė kuptojnė se vetėm me moderim do tė mundin t’a shpėtojnė Shqipėrinė.

 

Mbetem juaji me besė,

Faik Konica

 

 

 

P. S. Letrėn tuaj pėr Z-n Turtulli edhe pėr kryeministrin e dėrgova me kohė.

 

 

 

                                                                                   -4-

 

 

Letėr e Faik Konicės dėrguar Pandeli Evangjelit nė Tiranė [15]

 

                                                                                        Romė, 17 prill 1921

 

 

 

 

            I dashur mik,

            Letrėn tuaj pėr ministrin e punėve tė brendėshme, qė atė ditė qė e mora, pata rastin t’a dergoj nė Tiranė, me anė tė zotit ministėr Tef Curanit. Pėrveē kėsaj, edhe porosinė tuaj tė parėn, letrėn pėr doktor Turtullin, e mbarova me shpejtim, posa mė shkruat nga Parisi.

Mė vjen keq qė nuk u poqėm dot nė Romė: do tė kishim shumė pėr tė folur.

Biletėn tuaj nga Italia e mora dje dhe besoj tani tė jeni nė Tiranė.

 

Duke ju uruar njė mijė tė mira, mbetem i juaj me besė,

Faik Konica

 

P.S. –Shumė tė fala zotit Dhimitri Ilos.

 

 

 

                                                                                        -5-

 

Letėr e Faik Konicės dėrguar ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Pandeli Evangjelit, nė Tiranė[16]

 

Napoli, 6 shtator 1921

 

 

            I ndershėm mik,

            Ju falem nderit pėr pasaportėn qė mė dėrguat me zotin Peshkop Nolin, sado qė s’e pėrdora dot, se amerikanėt qeverive qė s’janė edhe tė njohura zyrtarisht nuk u a akseptojnė pasaportet diplomatike, po vetėm pasaporte ordinare. Prandaj u shtrėngova tė mbaroj punė me njė pasaportė tė vjetėr. Nisem nesėr, tė mėrkurėn, drejtpėrdrejt nga Napoli pėr nė Boston me njė vapor ingliz tė mirė.

            Unė qė ju dua me tė vėrtetė  dhe ju uroj nė ē’do rast, s’ju dėrgova urimet e mija pėr emėrimin tuaj si ministėr. Tė ju flas pa fshehur mendimin tim, heshtja ime ish me qellim: se unė dėshiroja tė hyjit, e besoj qė munt tė hyjit, ndryshe nė qeveri tonė. Kam frikė se, me shokėt qė kini, do tė gjeni mė nė fund “belanė” edhe, pa pasur nonjė faj, do tė humbisni popullaritetin tuaj.

            Nemni leje tė ju thom, i ndershėm mik, qė financat e vendit janė nė duar shumė tė liga. Unė vetėm njė ilaē njoh: tė vihet organizimi i financave nė duart e njė amerikani tė njohur, si Zoti Dennis, kėshilltar tregėrie i Amerikės nė Ambasadė tė Londrės: (predecesorin e tij e ka marrė si organizator ēekosllavakia). Me kėtė mėnyrė do t’u ngrihet kuraja edhe shqiptarėve tė Amerikės, nga tė cilėt ahere mund tė prisni ndihma me shumė rėndėsi.

            Mė falni qė ju flas pėr njė gjė me aqė rėndėsi pa treguar mė gjėrė shkaket e kėtij emėrimi; po do t’ju shkruaj prapė nga Amerika.

 

 

Mbetem juaji me besė,

Faik Konica

 

 

 

 

 

                                                                                        -6-

 

 

Letėr e Faik Konicės dėrguar kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Pandeli Evangjeli, nė Tiranė[17]

 

            I dashur mik,

            Ju uroj pėr ofiqin e math qė kini marrė.[18] Letra qė ju dėrgoj zyrtarisht do t’ju japė tė kuptoni si janė punėt kėtu [nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės]. Shtoj njė fjalė tė fshehtė: qė kėtu arkėn e “Vatrės”[19] e gjeta tė zbrazur dhe 25.000$ nga tė Huas Kombėtare tė prishur pa nonjė tė drejtė, gjoja pėr tė shtypur libra, po e vėrteta pėr tė marrė komisione nga fabrikat e kartės. (Njė spiun serb, Anastas Pandeli, qė pėr fat tė zi ish predecesori im, ka marrė me kėtė mėnyrė 3000$ komision)! Sido qė nė qoftė, unė gjeta kėtu njė “situation” qė as e pėlqej as e aprovoj. Po ē’tė bėja? Mund tė nxirja njė warrant (siē thonė kėtu) [autorizim, urdhėr] edhe t’i dėrgoja nė burg ca nga shkakėtarėt e prishjes sė “Vatrės” qė ndodhen kėtu, po ajo do tė sillte edhe prishjen e “Vatrės”. Prandaj, s’mora ndonjė masė.

            Tani pėr tė mirėn e kombit, ju lutem tė mė ndihmi t’a mbuloj vjedhjen e predecesorit t’im, duke vendosur me kabinetin t’uaj qė tė na bleni ato libra qė janė shtypur dhe tė cilat kanė dhe vlerė.

              Zotin Sotir Treska, prurėsin e kėsaj letre, ju a porosit [rekomandoj] si njė shqipėtar tė mirė, besnik dhe tė kuptuar.

 

 

 

Mbetem juaji me zemėr,

Faik Konica[20]

 


 

[1] Origjinali dorėshkrim shqip. Ruhet nė arkivin familjar tė mbesės sė Pandeli Evangjelit, Donika Evangjeli (Stasa), nė Tiranė.

[2] Mithat Frashėri.

[3] Dr. Ibrahim Temo, i cili nė atė kohė jetonte dhe punonte nė Rumani.

[4] Anėtarė tė shoqėrisė shqiptare tė Bukureshtit tekstualisht. 

[5] Krahas Faik Konicės, kėtė letėr e ka nėnshkruar edhe Viskė Babatasi.

[6] Gazeta “Shqipėria”, qė drejtohej nga Visar Dodani, sapo kishte filluar tė botohej nė Bukuresht. Ajo vazhdoi deri nė vitin 1899.

[7] Gjuha ėshtė nė tė vėrtetė vetė njeriu.

[8] Letrės i mungon fundi.

[9] Origjinali dorėshkrim shqip. Ruhet nė arkivin familjar tė Donika Evangjelit (Stasės) nė Tiranė.

[10] Mehmet Konica.

[11] Sapo mora nga Pandeli Evangjeli njė letėr me dokumente tė natyrės urgjente. Mė telefononi nėse duhet t’i mbajė deri nė arritjen tuaj, qė thuhet se ėshtė e shpejtė, apo duhet t’ua dėrgoj menjėherė. 2 nėntor. Faik Konica.

 

[12] Sulejman Delvina.

[13] Origjinali dorėshkrim shqip. Ruhet nė arkivin familjar tė Donika Evangjelit (Stasės) nė Tiranė.

[14] Nė zgjedhjet e para parlamentare qė u organizuan nė Shqipėri mė 1921, Pandeli Evangjeli u zgjodh deputet i Korēės dhe parlamenti e zgjodhi kryetar tė tij.

 

[15] Origjinali dorėshkrim shqip. Ruhet nė arkivin familjar tė Donika Evangjelit (Stasės) nė Tiranė.

[16] Origjinali dorėshkrim shqip. Ruhet nė arkivin familjar tė Donika Evangjelit (Stasės) nė Tiranė.

[17] Origjinali dorėshkrim shqip.  Ruhet nė arkivin familjar tė Donika Evangjelit (Stasės) nė Tiranė. Nė krye tė letrės ėshtė shėnuar: “Personale dhe konfidenciale”.

[18] Mė 16 tetor tė vitit 1921 u formua kabineti i ri qeveritar me Pandeli Evangjelin nė krye, i cili mbajti pėrkohėsisht edhe detyrėn e ministrit tė Jashtėm.

[19] Federata Panshqiptare “Vatra” ėshtė formuar nė prill 1912, me bashkimin e disa shoqėrive shqiptare tė ShBA.

[20] Kėsaj letre i mungon data, por nga pėrmbajtja del se ajo i pėrket muajve tetor ose nėntor tė vitit 1921, kur P. Evangjeli ishte kryeministėr i Shqipėrisė dhe se letra ėshtė dėrguar nga ShBA. 

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster