REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Prof. as. dr. Yllka Selimi

 

NDIKIME ISLAME NĖ DISA RITE TĖ JETĖS FAMILJARE [1]

 

 

 

Doket, zakonet, virtytet e popullit tonė, tė krijuara nė rrjedhėn e gjatė tė shekujve, qė nga lashtėsia e gjer vonė, janė pjesė pėrbėrėse e kulturės popullore shqiptare. Studimi i tyre ėshtė mjaft i rėndėsishėm, se nė shumė syresh ruhen elementė tė lashtė paganė e tė feve monoteiste (tė krishtera a myslimane). Ato na japin tė dhėna pėr nivelin ekonomik e kulturor tė bartėsve, pėr psikologjinė, mentalitetin, mėnyrėn e jetesės etj.

Nė pėrgjithėsi, etnologėt e dėgjuar, i vendosin ritet e ritualet e jetės familjare qė zhvillohen gjatė ceremonive nė tre shtresėzime:

 

1- Nė shtresėn mė tė lashtė ato fusin ritet magjike parapagane e pagane, siē janė ndarja me tė vdekurin, vajtimi, disa rite varrimi, disa pokushe qė kishin tė bėnin me ruajtjen e jetės sė kėrthirit e tė lehonės, ushqimet rituale pėr tė vdekurin, rite qė bėheshin gjatė ceremonisė sė dasmės, pėr mbarėsi nė familje, pėr shtimin e saj me sa mė shumė fėmijė e sidomos djem.

2- Shtresėn e dytė e pėrbėjnė ato rite e zakone familjare qė kanė nė bazė njė pėrzierje botėkuptimore, qė ėshtė rezultat i ndėrthurjes sė paganizmit dhe tė feve monoteiste, si ajo kristiane, muslimane, budiste etj.

3- Shtresėn e tretė e pėrbėjnė komplekse rituale, nė tė cilat fetė monoteiste si ideologji mbizotėrojnė. Tė tilla janė pagėzimi i fėmijės, vėnia e kurorės, temjanisja e tė vdekurit, synetllėku, devri, vitrat, falja e tė vdekurit, njė sėrė pėshpėritjesh qė bėheshin pėr tė vdekurin etj.

 

Nė kėtė kumtim, unė do tė ndalem nė shtresėn e dytė, duke bėrė objekt studimi, vetėm ndikimin qė pati islami nė ritet e jetės familjare, e pikėrisht, nė ato qė kanė tė bėjnė me ciklin jetėsor, nga djepi nė varr.

Vetiu tė vjen ndėr mend pyetja: Pse nė vendin tonė, gjatė perudhės qė do tė bėjmė objekt studimi, fundi i shek. XIX e deri nė ditėt tona, ne nuk kemi tė bėjmė me komplekse rituale thjesht islamike?

Pėr mendimin tim ka disa arsye:

Sė pari: sepse shqiptarėt brez pas brezi ishin tė lidhur fort e donin tė vepronin sipas zakoneve tė tyre tė vjetra. Shumė nga udhėpėrshkuesit e huaj, qė kaluan e studiuan zakonet e jetės familjare e kanė theksuar kėtė. Ashtu siē shprehet Marlin Barleti, nė veprėn e tij: “Ne jemi gjak tjetėr, kemi tė tjera zakone, tė tjera kanune e ligje”. Pra, tradita ishte njė forcė e madhe ruajtėse e gjendjes mė tė vjetėr.

Sė dyti: bashkėjetesa e gjatė e popullsisė muslimane me atė tė krishterė, marrėdhėniet e mira tė tyre, qė shprehen edhe nė festimin e pėrbashkėt tė festave familjare, vajtje-ardhjet e ndėrsjella nė raste gėzimesh e hidhėrimesh bėnė qė ato tė japin e marrin elementė kulturorė mėvehtėsorė.

Sė treti: ruajtja e elemėntėve tė lashtėlidhet me ekzistėncėn e njė kulture komplekse etnike, si popull ku janė tė prekshme shtresėzime tė shumta.

Sė katėrti: kundėrvėnia ndaj pushtuesve nisur nga fakti se disa elementė tė dokeve e tė riteve familjare tė mbartura prej tyre binin nė kundėrshtim me interesat jetike tė popullsisė sė lirė.    

Gjatė hulumtimeve nė terren, nė qytete e fshatra tė shumtė shqiptare, nga materialet e ruajtura nė arkivin e etnologjisė, si dhe nga leximi i literaturės pėrkatėse kemi vėrejtur se intensiteti i ndikimit islam nuk ėshtė i njėjtė nė rrafsh rajonal. Pokushet islame gjallonin bashkė me ato pagane e parapagane. Nė disa krahina etnografike dilte nė plan tė parė riti islam e nė disa ė tjerė ai jo islam, aty kėtu bėhej njė pėrzierjeje me ritin e krishterė.

Shkalla e veprimit tė riteve islame na krijoi mundėisnė qė ne tė rajvizojmė tre hapėsira, nė trupin e Shqipėrisė etnike:

1- Vendbanimet shqiptare tė Maqedonisė Perėndimore dhe disa rajone tė Kosovės, ku ritet islame u aplikuan mė fort. Kjo sipas mendimit tonė u bė pėr shkak tė ruajtjes sė identitetit tė tyre. Hera-herės shkohej deri aty sa tė bėhej njėsimi i fesė islame me pėrkatėsinė fetare, pėr t’iu kundėrvėnė dukshėm sllavizimit tė jetės sė pėrgjithshme. Nė kėto troje lufta pėr mbrojtjen e kulturės etnike dhe asaj fetare ka qenė shprehje e qėndresės pėr mbijetesė.

2- Vendbanimet nė Shqipėrinė e Mesme, Veri-Lindore e njė pjese nė Shqipėrinė e Poshtme e sidomos atė Jug-Lindore, ku intensiteti i veprimit tė fesė islame nė ritet e jetės familjare qe mė i madh, pėr shkak tė muslimanizmit mė tė hershėm e mė masiv.

3- Shqipėria e Epėrme (Malėsia e Madhe, Mirdita, Dukagjini, Malesia e Gjakovės, Mati e krahina e rrethinėza tė tjera etnografike, nė disa vendbanime tė Shqipėrisė Jugore si Kurveleshi, Himara, Suli etj ku islamizmi qe i vonė, sepse nėpėrmjet kryengritjesh, kėto tė fundit nė shekujt XV-XX, siguruan njėfarė autonomie me vetėqeverisje krahinore.

Gjatė shekujve tė pushtimit osman zakonet e jetės familjare, nė pėrgjithėsi u ruajtėn nė kornizat e tyre tradicionale, si njė thesar i ēmuar i njė trashėgimie tė madhe kulturore, me veēori origjinale tė padiskutueshme.

Ritet osmane, qė gjalluan te shqiptarėt, me shekuj si pjesė e njė qytetėrimi tė zhvilluar e tė pasur, patėn fizionominė e tyre dhe bashkėjetuan me ritet pagane e tė krishtera, duke dhėnė e marrė nga njėra tjetra.

Mė poshtė do tė pėrpiqem shkurtas tė jap disa rite e rituale islame qė vepronin pikėrisht nė ato zona ku intensiteti i tyre, pra ishte mė i fortė. Kėto kanė tė bėjnė me ceremonitė e lindjes, dasmės e vdekjes.

 

Disa rite islame nė zakone lindjeje

Rite islame qė mendonin se ndikonin nė shtatzaninė e grave qė nuk lindnin fėmijė shpejt.

Ajo grua qė bėn fėmijė pa hėnė, dmth qė i qet nė muajin e gjashtė a tė tetė, e qė i vdesin, del tri tė xhuma, njėra pas tjetrės dhe numuron xhematin, dmth njerėzit qė kanė shkuar pėr tė falur xhumanė, tri herė nga nėntė veta, me qėllim qė fėmija tė lindė nė nėntė hėnė muaj.

Gratė qė nuk lindin nė vitet e para pas martesės shkojnė te varret e shenjta ose teqe e sillen tre herė rreth e rrotull varrit, duke kėnduar ndonjė dua e duke thėnė: “Sebep prej varrit e derman prej Zotit” ajo merr njė guralec nga varri i shenjtė tė cilin duhet ta kthejė 6 javė pas lindjes. Disa nga kėto gra i ēonin tek hoxhallarėt, tė cilėt u fryjnė, shkruajnė nuska e u japin hajmali.

Sapo lind fėmija nuk e luajnė nga vendi. Kur e ngrenė i thėrrasin me emrat e profetėve tė parė Ademit e Havasė ose profetėve tė tjerė tė besimit islamik si Muhamedit, Aliut, Fatimesė etj. Sipas dispozitave religjioze muslimane, fėmija nuk ėshtė mirė tė rrijė pa emėr ndaj edhe pagėzimi i pėrkohshėm bėhet me kėto emra profetėsh, qė fėmija tė ketė mirėsinė e tyre, tė jetė i mirė e i hajrit, i mbarė e me cilėsi tė tjera tė mira si ata. Emrin e profetit sipas pagėzimit tė pėrkohshėm, fėmija ka tė drejtė ta mbajė shtatė ditė , derisa t’i vėnė emrin e tij tė vėrtetė, tė pėrhershėm. Sipas fesė islame nėse foshnja vdes para 7 ditėsh atij nuk i vėnė emėr tjetėr vetėm atė tė profetit, sepse nuk ėshtė mirė qė fėmija tė shkojė pa emėr nė varr.

 

Vėnia e emrave  me origjinė turko-arabe.

 

Kėndimi i tallkinit fėmijės nė momentin kur hoxha ia vendos emrin.

Atė ditė qė ia vėnė emrin fėmijės ose tė pėrkohshėm ose atė tė pėrhershėm, pas tre javėsh, hoxha duhet t’ia kėndojė nė vesh emrin fėmijės, t’i kėndojė dua, t’i kėndojė tallkinin ashtu si dhe nė ditėn e varrosjes sė tė vdekurit. Sipas besimit islm kjo bėhej, sepse nėse hoxha nuk ia kėndon tallkinin fėmijės nė vesh, kur ai tė vdesė nuk e dėgjon emrin e tij, kur hoxha ia kėndon tallkinin.

Mbrojtja e tė voglit nga magjitė dhe syri i keq. Kur fėmijėn e lidhin nė djep e vendosin me bismilahe dhe e lidhin te djepi, ose tek dizgat “emamen” qė ėshtė kurani i botuar nė dimensione shumė tė vogla. Kur fėmija fillon tė ecė “emamen” ia varin nė qafė tė lidhur me njė lidhėse shumėngjyrėshe.

Ndarja e fėmijės nga gjiri i nėnės me “sabėr”, njė material i ngurtė me ngjyrė kafeje, me shije tė hidhėt, i sjellė nga haxhinjtė nga Qabeja.

Rite islame gjatė martesės dhe ceremonitė e dasmės.

 

Fjalėt pėrshėndetėse

Fjalėt qė pėrdoren pėr urimet e fejesės janė turqisht, si: “hajr”, “me hajr”, “pėr hajr”, “qoftė i, e hajrit”. Kur burrat futen nė shtėpi me rastin e fejesės a martesės pėrshėndeten me fjalėt: “hoshgjellėn, hoshgjeldėn, fjalė qė kanė hyrė nga turqishtja (hosh geldiniz). Tė zotėt e shtėpisė i kthejnė pėrshėndetjet: “hoshbullun”, “hoshbulldėn” (nga turqishtja Hosh bullduk). Pėrshėndetje tė tjera qenė: “Allahi na e shtoftė muhabetin”, “Pėr hajėr na qoftė miqėsia”, “Hajr paēi”, “Zoti, Allahi na ndriēoftė”.

 

Bajramllėku

Pasi tė kete kaluar njė kohė prej njė deri nė dy muajsh nga dita e shpalljes sė fejesės, nė shtėpinė e vajzės sė fejuar, nga ana e djalit shkojnė vetėm femra si halla, motra, tezj, nusja e xhaxhait ose dajės. Kjo e shkuar quhet bajramllėku se kish mbetur nga fakti se fejesat bėheshin disa ditė para bajramit tė madh ose tė vogėl dhe se krushqit shkonin pėr vizitė nė kėto ditė duke menduar se ishte mjaft sevap.

 

Kurora (Nihaqi)

Bashkė me dėrgimin e rrobave tė nuses vihej edhe kurora, “nihaqi”, midis vajzės dhe djalit. Kjo ndodhte nė Tetovė, Gostivar, Prizren, Dibėr, Peshkopi, etj. Mbasi bėhej duaja e sofrės ēohet hoxha qė duhet tė ishte patjetėr i pranishėm, qė vjen bashkė me ata qė sjellin rrobat e nuses. Tė rinjtė nuk ishin tė pranishėm. Ata i pėrfaqėsonin 2 “veqilėt”, qė janė tė afėrm ose miq tė prindėrve tė tė rinjve. Hoxha merr njė laps e njė letėr e iu drejtohet veqilėve me fjalėt: “Sot xhemat, do tė vėmė nihaqin e djali dhe tė vajzės. Veqilėt japin pėlqimin dhe thonė: “Po e bajmė kabull nihaqin”. Bisedohet pėr ēmimin e kurorės. Mė tej hoxha shėnon nė letėr emrat e veqilėve dhe i kėndon njė dua tė nihaqit.

Nihaqi i fesė, emrat e veqilėve janė tė rėndėsishėm se nė rast tė prishjes sė martesės janė pikėrisht veqilėt qė e detyrojnė burrin qė t’i japė nuses tė hollat, lirat e qafės, vathėt, dy byzylykė si dhe rrobat e shtratit pėr njė dhomė.

 

Vėnia e kėnasė dhe kanagjegji

Kėnanė a kanėn nuses ia vėnė nė flokė, nė duar a nė kėmbė. Por duhet dalluar vėnia e kėnasė me kanagjegjin qė ėshtė njė ceremoni e tėrė qė fillon qė kur nuses i vėnė kėnanė e deri sa ajo pėrgatitet pėr tė dalė nga shtėpia.

 

Binishi dhe duvaku

Para se ta hipnin nė kalė ose mė vonė nė karrocė ose nė makinė ia veshin binishin, i cili ėshtė i pėrbėrė prej njė lloj basme tė kuqe. Ėshtė nė formė dollomaje, por i mbyllur nė tė gjitha anėt, si thes dhe nis prej qafe deri te thembrat e kėbėve. Nuses i vėnė edhe duvakun qė ėshtė njė kėsulė e zgjatur, nė formė tė piramidės, e mbushur brenda me lesh. Duvaku varet poshtė deri te shpatullat.

Gjerdeku (momenti kur dhėndrri futej pėr herė tė parė te nusja)

Gjatė gjithė kėsaj ceremonie bėheshin shumė rite magjike, por kishte edhe mjaft rite me ndikime islame. Futja nė gjerdek bėhej pasi tė falej jacia. Edhe dhėndrri duhet tė falė mė parė jacinė.

I pranishėm duhet tė jetė hoxha i katundit apo imami i qytetit.

Nė zonat fanatike muslimane, femrat nuk marrin pjesė nė momentin e gjerdekut, pėr shkak tė havales qė kanė nga hoxha, por nė shumė zona tė tjera te shqiptarėt nė momentin e gjerdekut marrin pjesė burra dhe gra.

Dhėndrri nuk mund tė futet te nusja pa kėnduar hoxha duanė dhe pa bėrė aminin dhe pa marrė hallallėkun e prindėrve, tė cilėt thonė: “ Hallall o bir paē prej nesh”.

 

Xhumallėku

Ėshtė njė ceremoni qė kryhet ditėn e dytė tė martesės, ditėn e xhuma, nga e cila ka marrė edhe emrin. Djem tė rinj tė familjes sė vajzės dėrgojnė te shtėpia e nuses dhurata qė ia kanė pėrgatitur mė parė. Nė to bėjnė pjesė veshje dhe ėmbėlsira si bakllava, sheqerpare, revani etj.  

 

Syneti

Tė gjithė banorėt e besimit musliman, janė tė detyruar qė djemtė e tyre, qė pas moshės 2-3 vjeē t’i bėjnė synet. Fėmijėt e vegjėl vishen me rroba tė reja dhe mbas synetit me njė fustan tė gjatė. Edhe pse ėshtė rit islam, gjatė ceremonisė krahas hoxhės, marrin pjesė edhe tė afėrmit qė bėjnė veprime rituale jo islamike, pėr tė hutuar fėmijėn dhe pėr ta ruajtur atė nga syri i keq.

 

 

Rite islame nė zakonet e vdekjes

 

Elementė tė shumtė paganė, por edhe tė krishtėrimit ndeshen nė mesin e riteve tė vdekjes, ato janė jehonė e asaj periudhe, kur popullsia ishte e besimit pagan, apo besimtarė tė fesė sė krishterė. Vartėsisht nga pėrkatėsia fetare muslimane e popullsisė shqiptare, njė pjesė e riteve dhe zakoneve tė vdekjes kanė pėsuar ndryshime tė shumta nėn ndikimin e fesė islame.

 

Devri ka tė bėjė me pastrimin e shpirtit tė tė vdekurit nga borxhet dhe detyrimet e tjera. Nėse i vdekuri ka detyrime, atėherė familja do iu japė njė shumė tė hollash disa njerėzve tė caktuar. Familja i mbledh kėto tė holla dhe ia jep hoxhės, i cili futet nė njė dhomė tė veēantė pėr tė kryer punėn e devrit. Kėtu janė edhe njerėzit ndaj tė cilėve ka detyrime i vdekuri. Hoxha i drejtohet secilit: “Ti M.M. a do marrėsh e do bėsh kabullin e tė vdekurit”; ka hak nane, hak babe, hak namazi, hak ramazani, hak komshije etj”. Ai pėrgjigjet: “Po i marr dhe po i bėj kabull”. Kėshtu hoxha pyet nga tre herė secilin.

 

Vitret janė tė dhėna nė tė holla nga familja e tė vdekurit, pėrmes tė cilave bėhet pastrimi i shpirtit tė tij, por ato jepen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė e janė formė e ligjeve tė Kuranit. Ato, nė tė kaluarėn, janė llogaritur me ēmimin e njė okė e 150 derhem (diēka mė shumė se 1 kg). Vitret iu jepen njerėzve tė varfėr, vejanėve dhe jetimėve.

 

Larja e tė vdekurit

Sipas fesė islame ēdo i vdekur duhet tė lahet. Zakonisht tė vdekurin e kanė larė, mashkullin hoxha dhe femrėn hoxhesha ose baxhia. Pas larjes sė tė vdekurit e bartin nga teneshiri dhe e vėnė nė tabut dhe e mbėshtjelllin me qefin, tė cilin e lidhin te koka. Pastaj e spėrkatin me ujė “zemzemi”, tė sjellė prej haxhilerėve nga Qabeja.

 

Falja

Mbasi kufomėn e vendosin nė tabut, e falin, duke i kėnduar duatė e zakonshme. Tabuti me tė vdekurin kthehet qė koka tė jetė nga Perėndimi e kėmbėt nga Lindja. Vendi i faljes ėshtė te xhamia ose te oborri i shtėpisė. Nėse ėshtė e pamundur, e falin te varri. I kėndohet hatmja e Kuranit, qelemetehitin (me numėr tespiash).

 

Varri dhe varrosja

Varrin e hapin dy vetė, pėr burrat thellėsia ėshtė qė t’i vijė tė vdekurit deri nė bel, ndėrsa gruas deri nė gjoks. Sipas islamit, ėshtė gjynah qė tė rregullohet varri i tė vdekurit, duke ia shtruar brenda, sepse si bijė tė vdekjes jemi jaratisur nga dheu dhe ai duhet tė bėhet dyshek. Mbi gropėn e varrit rendisin dėrrasat, nė mėnyrė qė dheu tė mos i bjerė kufomės drejtpėrsėdrejti. Me rėnien e dheut poshtė, varri rrafshohet me tokėn, qė merret si shenjė e njė njeriu tė mirė.

Si e mbulojnė tė vdekurin, ēohet hoxha dhe ia kėndon talkinin nė gjuhėn arabe, duke e thirrur tri herė me emėr tė vetin e tė s’ėmės. Nata e parė e tė vdekurit njihet si mė e vėshtira. Ritualet islame, si gjithė ritualet nė vendin tonė, nuk qenė statike tė dhėna njėherė e pėrgjithmonė, por nga koha nė kohė pėsuan zgjerime, ndrydhje.

Pas vitit 1967, sistemi totalitar, duke dėshiruar tė mitizohej, pėrdhunshėm e detyroi popullsinė tė hiqte dorė nga besimi fetar. Me urdhra e dekrete u mbyllėn institucionet fetare, si kishat, xhamitė, teqet, duke u kthyer deri nė magazina tė thjeshta. Personat fetarė pushuan sė ushtruari profesionin e tyre.

Popullsia e krishterė ritet fetare i aplikoi edhe pas vitit 1967, kuptohet mjaft fshehurazi. Vezėt e pashkėve ngjyheshin jo vetėm nė fshatrat ortodokse por edhe nė qytete. Nė ditėn e tė shumtėve shkonin mjaft njerėz nė varre. Ndėrsa ajo muslimane, mbase ngaqė nuk qe shumė fanatike, meqė islamizimi qe mė vonė, i zbatonte mjaft zbehtė ritet islame. Mė sė shumti disa pokushe islame zbatoheshin nė ceremonitė nė ceremonitė e vdekjes. Nė rastet e vdekjes sė njė burri tė njohur, pėr urti e trimėri, nė fshat a krahinė, nė oda tė mbyllura mbahej mevlud, ku ftoheshin njerėz tė afėrm e shumė tė besuar, se nė tė kundėrt merreshin masa ndėshkimore, se kjo pėrbėnte njė herezi tė vėrtetė.

Por ajo qė ishte edhe mė e keqe dhe e rėndė ishte fakti se duke u quajtur herezi, zakonet e ritet fetare u ndalua edhe studimi i tyre. E sot ne kemi shumė dobėsi nė materiale bazė, pėr tė bėrė studime e krahasime me tė shkuarėn e tė sotmen.

Vitet 1990-1991, qenė vite tė rilulėzimeve tė besimeve fetare. Ngritja e institucioneve fetare tė fesė islame, xhami e teqe, u bė nė shumė fshatra e qytete. Filluan tė riaktivizohen ritet islamike.

Si pėrfundim, ritet islame bashkėjetuan me ritet e tjera pagane a tė krishtera nė vendin tonė. Pėr kėtė ndikuan faktorė tė brendshėm e tė jashtėm.


 

[1] Ky punim bazohet nė materialet e Arkivit Etnografik, ato tė mbledhura nė terren  nga autorjasi dhe nė Librin e Prof. Fadil Sulejmanit me titull: “Lindja, martesa, mortja nė Malėsitė e Tetovės, Prishtinė, 1988.

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster