REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

Prof. dr. Xhevat Lloshi

 

DISA EMĖRTIME TĖ PĖRBASHKĖTA NĖ TERMINOLOGJINĖ FETARE SHQIPE

 

 

 

            Historia e gjuhės sė shkruar shqipe ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me gjuhėn e veprimtarisė fetare. Dihet mirė se shkrimet e para shqipe kanė qenė nė fushėn fetare, madje me lėndėn e tyre kanė punuar nė fillim gjuhėtarėt europianė tė shek. XIX, duke nisur me J. Ksilanderin (Xylander) e duke ardhur te dijetari i njohur Franc Bopi, i cili pėrcaktoi shkencėrisht karakterin indoeuropian tė shqipes. J. G. Hani (Hahn), qė mbahet si njė ndėr themeluesit e albanologjisė, e mėsoi shqipen duke punuar bashkė me K. Kristoforidhin dhe A. Panajotin mbi tekstin e Dhiatės sė re shqip tė V. Meksit e G. Gjirokastritit. Fan Noli e ka shprehur qartė, se u mėkua me shqipen e K. Kristoforidhit nė Dhiatėn e re, kurse mes krijimtarisė sė tij tė gjerė e mes pėrkthimeve tė disa kryeveprave tė letėrsisė botėrore zunė vend edhe tekstet fetare.

Megjithatė, ecuria e lėvrimit tė shqipes, duke nisur me pėrkthimet fetare e deri te vendosja e variantit standard, nuk ka qenė nė njė vijė tė drejtė, siē ka ndodhur me disa gjuhė tė tjera, pėr shembull, me gjermanishten pas Martin Luterit. Ka pasur disa rrethana, qė e kanė ndėrlikuar kėtė ecuri.

Para sė gjithash, pėr arsye historike tė njohura mirė, nė popullsinė shqiptare kanė bashkėjetuar disa degė tė besimeve monoteiste. Krishterimi zuri vend nė trojet tona duke ardhur nga Perėndimi nė shekullin IV. Me gjithė pėrfshirjen e kėtyre viseve nė Perandorinė Lindore, e cila mė pas u quajt Perandoria Bizantine, nė kėto troje deri nė shekullin e dhjetė nuk kishte njė ndarje tė qartė mes katolicizmit e ortodoksisė. Sidoqoftė, kjo ndarje e dy kishave dhe ushtrimi i veprimtarisė sė tyre nė dy gjuhė besimi, domethėnė latinisht e greqisht, ishte tashmė e ngulitur, kur nisėn pushtimet osmane. Qė nga shekulli XV nisi predikimi i islamizmit nė Shqipėri, por gjithashtu nė dy degėzime, qė kanė ardhur deri mė sot, domethėnė kryesisht tė sunive, por edhe tė bektashinjve, qė kishin njė shtrirje tė ndjeshme. Gjuha e predikimit ishte arabishtja, por nė praninė e osmanishtes, e cila kishte rol tė ndjeshėm, pėr shkak tė sheriatit, qė lidhej me jetėn shekullare.

Nė kėto rrethana, tradita e shkrimit tė shqipes ishte e lidhur me ato qė janė quajtur ‘qarqe kulturore’ nė lėvrimin e literaturės sė shkruar, por pa arritur qė njėri drejtim tė mbizotėronte mbi gjithė popullsinė. Pėrfundimi i parė qė na del ėshtė se pėrpunimi i terminologjisė fetare nė gjuhėn shqipe ėshtė bėrė nė disa drejtime, me pikėnisje nga disa gjuhė tė huaja konfesioni.

Megjithatė, si nga prejardhja e tyre historike, ashtu edhe nga bashkėjetesa nė viset shqiptare, kėto besime kishin njė varg nocionesh tė pėrbashkėta, deri edhe emra tė pėrveēėm tė njėjtė. Ndėrkaq, termat e pėrbashkėt u pėrdorėn nė gjuhėt e huaja pėrkatėse dhe nė rastet e pėrkthimeve e tė asimilimeve nė shqipen ruajtėn gjurmėt e besimit nė tė cilin pėrdoreshin, domethėnė edhe tė gjuhės konkrete tė huaj. Do tė pranojmė atėherė si pėrfundim tė dytė, se terminologjia fetare shqipe ka njė varg fjalėsh dhe emrash tė pėrveēėm, qė shėnojnė tė njėjtat dukuri, por kanė shfaqje tė ndryshme gjuhėsore. Kėshtu, ndryshe nga gjuhėt e tjera europiane, shqipja ka disa shtresa paralele nė kėtė fushė si pjesė pėrbėrėse tė leksikut tė saj dhe jo si pėrdorime pėr raste tė posaēme.

Gjatė Rilindjes Kombėtare nė shek. XIX u shfaq kėrkesa pėr njė gjuhė tė shkruar tė pėrgjithshme. Atėherė u pa qartė, se nga pikėpamja dialektore nuk ishte e lehtė zgjidhja. Pati njė synim me burim atdhetar pėr afrimin e zgjidhjeve, siē e bėri Kristoforidhi nė pėrkthimet fetare nė variante tė mbėshtetura nė dy dialektet kryesore, por pati edhe lėvrim tė mėtejshėm tė traditave tė mėparshme, duke i ngulitur dallimet e prejardhura nga baza dialektore. Kėshtu u shfaqėn dy korniza tė ndryshme, njėra konfesionale dhe tjetra dialektore, por pa njė pėrputhje ndėrmjet tyre. Prej kėndej do tė lindte njė prirje, e cila qoftė edhe jo e shprehur fare hapur, ka kėrkuar dhe nė raste tė veēuara edhe sot kėrkon, qė tė pėrputhet baza dialektore e gjuhės sė shkruar me njė konfesion dhe tė marrė sipėrinė. Pėrfundimi i tretė ėshtė se terminologjia fetare nė gjuhėn shqipe ka ndier edhe ndikimin e varianteve me bazė tė ndryshme dialektore.

Mėvetėsimi i bashkėsisė ortodokse shqiptare dhe i bashkėsisė myslimane e bektashiane pas krijimit tė shtetit shqiptar i nguliti dallimet nė pėrdorimin e terminologjisė fetare nė kushtet e njė tolerance fetare shembullore. Ndėrkaq, zhvillimi i pėrgjithshėm kulturor i vendit, pėrparimi i letėrsisė artistike dhe zgjerimi i pėrkthimeve e ndihmuan njohjen e shoqishoqme tė gjuhės sė konfesioneve tė ndryshme dhe e shtrinė kėtė njohje nė shkallė tė gjithė vendit. Mjafton tė pėrmendet njė shembull tepėr domethėnės, qė provat e para pėr pėrkthimin e Kuranit shqip i ka bėrė njė intelektual ortodoks, Ilo Mitkė Qafėzezi. Pėrfundimi i katėrt ėshtė se terminologjia fetare pas njė periudhe del gjerėsisht nė pėrdorimin e pėrgjithshėm, pavarėsisht nga degėzimi fetar pėrkatės. Kjo e theksoi praninė e njė pjese tė pėrbashkėt paralele. Dihet se vendimet pėr njė gjuhė zyrtare, tė marra nė fillim tė viteve 1920, nuk arritėn tė detyronin zbatimin e njė varianti tė shkruar tė shqipes. Megjithatė, kishte nevojė qė edhe pėr termat fetarė tė gjendeshin barasvlerės pėr pėrdorimin e zakonshėm nė gjuhėn e gazetave, tė pėrkthimeve dhe tė fushave tė tjera shekullare. Ky proces u zhvillua nė rrugė spontane, sepse pėr tė ruajtur atmosferėn e mirėkuptimit fetar, diskutimi i problemit sesi do tė ishte kjo shtresė terminologjike fetare e pėrdorimit tė pėrditshėm mbeti tabu.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore edhe me diskutime gjuhėsore, edhe me masa praktike shtetėrore nisi rruga drejt vendosjes sė njė varianti letrar tė vetėm mbi bazėn e toskėrishtes. Puna pėr standardizimin e terminologjisė fetare sipas normės letrare nuk u pėrfshi nė asnjė trajtim jo vetėm pėr shkak tė tabusė sė mėparshme, por edhe sepse regjimi monist shkoi drejt shtypjes sė ēfarėdo veprimtarie fetare deri nė ndalimin e plotė nė mesin e viteve 1960. Pėrfundimi i pestė ėshtė se pėrpunimi i terminologjisė fetare brenda Shqipėrisė pėr dyzet vjet u ndėrpre. Por, nga ana tjetėr, nuk mund tė shpėrfillej pjesa qė nevojitej pėr nevojat e kulturės e tė letėrsisė pėrgjithėsisht. Se cila ėshtė kjo pjesė, mund tė dėshmohet pa vėshtirėsi. Mjafton tė nxirren nga Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe i vitit 1980 fjalėt qė e kanė shėnimin pėrkatės si terma tė veprimtarisė fetare. Madje gjatė pėrkufizimit tė tyre aty ėshtė treguar qartė, se kėto fjalė shėnonin dukuri, qė nuk pranoheshin mė nė Shqipėrinė moniste dhe quheshin tė vjetruara. Prandaj, p. sh. fjala “agjėroj” ėshtė cilėsuar si fetare dhe e vjetruar. Besoj se duke lėnė anėt e tjera, edhe shkencėrisht kjo ishte e gabuar, sepse shqiptarė qė flisnin gjuhėn shqipe dhe qė agjėronin kishte edhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė, domethėnė njė fjalor i tillė i pėrjashtonte nga gjuha e sotme shqipe gjithė shqiptarėt qė ishin jashtė kufijve politikė tė Shqipėrisė.

Prej kėtej del pėrfundimi i gjashtė, se ka pasur njė shkėputje nė pėrpunimin e terminologjisė fetare nė bashkėsitė e shqiptarėve tė ndara gjeografikisht pėr shkak tė politikės.

Po tė shihen fjalė tė tjera nė Fjalorin e shqipes tė vitit 1980, vėrehet se pas shpjegimit me ndikim ideologjik, shėnohej edhe diēka tjetėr nė kllapa. P. sh. te fjala “bajram” shtohet: (nė vendet ku vepron feja myslimane; nė tė kaluarėn edhe nė Shqipėri). Prej kėtej bėhet e qartė, se nė ēfarėdo rrethanash, terminologjia fetare del e pranishme edhe kundrejt pėrdorimit tė saj nė vende tė tjera, kur ėshtė e nevojshme tė shkruhet e tė flitet pėr tė nė mbarė botėn, e sidomos nė pėrkthimet letrare. Pėrfundimi i shtatė atėherė ėshtė se terminologjia fetare shqipe ruan lidhje tė ngushta me pėrdorimin e saj nė gjuhėt e tjera, madje kjo ishte e pashmangshme edhe nė periudhėn e ndalimit tė veprimtarisė fetare nė Shqipėri.

Me vendosjen e normės sė gjuhės standard nė vitet 1970 vetvetiu u bė pėrcaktimi i normės pėr terminologjinė fetare mė tė pėrgjithshme, tė pashmangshme nga pėrdorimi qoftė edhe nėn trysni ideologjike. Por mbeti jashtė vėmendjes gjithė praktika tjetėr ligjėrimore fetare nė gjuhėn shqipe. Pas pėrmbysjes politike nė fillim tė viteve 1990, veprimtaria fetare rifilloi pa pengesa mes shqiptarėve, domethėnė edhe ligjėrimi fetar i folur dhe i shkruar rinisi jetėn normale. Duke i pasur para sysh gjithė aspektet, qė sapo u pėrmendėn mė lart, do tė pranojmė pėrfundimin e tetė nė mėnyrė pėrgjithėsuese: terminologjia fetare shqipe, pas shkėputjeve tė detyrueshme, ėshtė rishfaqur me njė larmi tė pazakontė dhe paraqet sot njė varg problemesh. Problemet vijnė jo vetėm pėr shkak se u la mėnjanė procesit tė standardizimit, por edhe sepse gjatė gjysmė shekulli, aq mė tepėr pėr njė gjuhė si shqipja me njė periudhė kaq tė shkurtėr ngulitjeje sipas njė norme, ndodhin ndryshime tė pashmangshme nė pėrdorimin dhe zhvillimin e gjuhės.

Rifillimi i veprimtarisė normale fetare detyrimisht do tė niste atje ku ishte kėputur, rrjedhimisht edhe nga pikėpamja gjuhėsore. Prandaj janė tė pėrligjura njė varg pikėpyetjesh qė shtrohen me kėtė rast. Pėr shembull, a do tė vijohej me traditėn, pa bėrė asnjė ndryshim, apo duhej njė pėrshtatje me gjendjen e re tė gjuhės? Po jap pėr kėtė thjesht tri zgjidhje, qė kanė dalė. Njė prirje ngulmon qė tė ruhet e paprekur tradita. Njė prirje e ka pėrqafuar gjendjen e re dhe ka bėrė pėrpjekje serioze pėr tė ecur me kohėn, siē e dėshmon pėrkthimi i Biblės nga Dom Simon Filipaj. Njė mendim tjetėr ėshtė qė tė ndiqet njė zgjidhje stilistike, duke ruajtur gjithēka mė tė mirė nga tradita dhe duke e integruar me shije nė formėn bashkėkohore tė gjuhės. Njėkohėsisht, do tė tėrheq vėmendjen edhe pėr rivendosjen e lidhjeve mes shqiptarėve nė kushtet e hapjes ndėrkombėtare. Pėr ta shpjeguar pa u zgjatur kėtė pikė, po pėrmend se sipas normės letrare emėrtimi i besimtarėve islamikė ėshtė myslimanė, mirėpo shqiptarėt nė Maqedoni parapėlqejnė shqiptimin musliman. Norma ka ndjekur shqiptimin e turqishtes pėr tė gjitha fjalėt e tilla, si p.sh. mydir, myderriz, myezin, myftar, myfti, myfit, myhyr, myzhde, myqerem, mylazim, mylk, mynafik, mynever, mystehak, myshteri, myteveli, mytesarif.

Ėshtė krejt e natyrshme, qė pėrfaqėsuesit e besimeve fetare nė veprimtarinė e tyre tė shumėllojshme do tė pėrparojnė mė tej edhe nė lėvrimin e njė gjuhe sa mė tė afėrt e tė pėrpiktė pėr bashkėsinė e besimtarėve tė tyre nė praktikėn rituale, nė botimet, nė edukimin fetar dhe nė pėrkthimet fetare. Por kjo praktikė ligjėrimore ėshtė e pandashme nga ecuria e pėrgjithshme e shqipes standarde dhe njėkohėsisht, siē e theksova mė sipėr, pjesa pėrkatėse e leksikut, ashtu si pėr tė gjitha terminologjitė e tjera, del edhe me pėrdorim tė pėrgjithshėm. Nga e gjithė kjo problematikė, dėshiroj tė tėrheq vėmendjen vetėm te ato fjalė, qė edhe janė tė pėrbashkėta pėr konfesionet e ndryshme, edhe janė tė nevojshme nė pėrdorimin e pėrgjithshėm.

Si shembull konkret mjaft tė qartė do tė marr fjalėt qė shėnojnė pėrfytyrimin pėr vendin e lumtur nė jetėn e pėrtejme. Nė gjuhėn letrare tashmė ka pėrdorim tė pėrgjithshėm asnjanės fjala parajsė. Qė te Buzuku mė 1555 e deri te ‘Vallja e Parrizit’ e Gj. Fishtės ajo del parriz, nė traditėn katolike. Pėr ortodoksėt trajta ka qenė paradhis. Nė traditėn myslimane ėshtė pėrdorur fjala xhehenem. Kėtė mund ta quaj njė rast ideal, domethėnė kemi njė fjalė ‘parajsė’ tė pranueshme pėr tė gjitha konfesionet dhe pėr gjuhėn e pėrgjithshme. Kjo nuk e pengon njeri, qė pėr qėllime tė posaēme ose pėr kėrkesa larmie stilistike tė pėrdorė edhe trajtat e tjera. Mirėpo gjendja nuk paraqitet kėshtu nė njė shumicė tjetėr rastesh.

Pėr emrin e themeluesit tė krishterimit kam ndeshur kėto trajta: Jezu, Jezus, Jesu, Jesus, Jisu, Jisus, Isu, Isus, Isa. Te Fjalori i vitit 1980 jepet fjala “jezuit” me shkronjėn “z”, ndėrsa kur bėhet aty shpjegimi i fjalės  pėrmendet “Shoqata e Jesuit.” Kėtu ka vend pėr diskutim. Nėse do tė kėrkohej mendimi im, do tė pranoja si trajtė tė pėrgjithshme Jezu,-i; natyrisht kjo nuk do ta pėrjashtonte trajtėn Isa,-i te njė pėrkthim i Kuranit, as edhe njė trajtė qė do tė zgjidhnin pėrfundimisht pėrkthimet e traditės ortodokse. Kam vėnė re se Shqipėria e mesme dhe jugore ka pėrdorur mė shpesh fjalėn Krisht, ndėrsa Shqipėria e epėrme dhe veriperėndimore ka pėrdorur mė shpesh trajtėn Jezu nė kėta dy shekujt e fundit.

Kjo pikė e emrave tė pėrveēėm ka nevojė pėr studime tėrėsore, pėr tė arritur nė disa zgjidhje tė qėndrueshme, tė cilat do t’i vlenin mjaft jo vetėm gjuhės shqipe tė shkruar, por edhe kulturės sė besimtarėve, sepse kam vėnė re se mjaft njerėz habiten kur marrin vesh se flitet pėr tė njėjtin njeri me emrat Moisiu dhe Musai, Adami dhe Ademi, Eva dhe Havaja, Gjoni dhe Joani, Pali dhe Pavli, Abrahami dhe Ibrahimi, Josifi dhe Jusufi, Maria dhe Meremja etj., etj.

E kundėrta e parajsės ėshtė ferri, por fjala paraqet tė tjera aspekte. Del qė te Buzuku nė trajtėn femėrore “ferrė”, por autorėt e mėvonshėm e kanė tė gjinisė mashkullore. Nė fjalorėt e shqipes shpjegohet me kuptimin e parė si sinonim i saj skėterrė. Mė duket se kėtu ka njė pasaktėsi. Asnjėherė nė pėrdorimin real fetar nuk del qė tė emėrtohet kėshtu ferri. Prandaj do ta quaja pa vend, qė tė pėrdorej nė pėrkthimet fetare ose nė botime tė tilla si term fetar. Ėshtė mė tepėr njė fjalė vlerėsuese, me ngjyrim pėr ferrin, dhe jo term pėr tė. Askush nuk do tė guxonte qė ta pėrkthente njė pjesė tė veprės sė Dantes me kėtė fjalė dhe tė thuhej “Skėterra e Dantes”. Nė traditėn myslimane i pėrgjigjet paralelisht xhehenem. Edhe pėr kėtė fjalė, asnjėherė nė pėrdorimin e gjallė nuk del qė tė zėvendėsohet si term me ‘skėterrė’. Kėshtu qė ēėshtja del e zgjidhur me njė fjalė bazė, qė ėshtė e ngulitur nė gjuhėn letrare. Sinonim i saj mbetet xhehenemi, si veēanti e teksteve islame.

Fjalia e parė shqipe, qė e kemi tė dokumentuar deri mė sot, ėshtė Formula e pagėzimit e vitit 1462, nė tė cilėn thuhet: pėr emėnit Atit et birit et shpirtit shenjt. Nuk mė takon tė hyj nė diskutimet teologjike lidhur me kėto probleme, por vetėm do tė prek anėn gjuhėsore. Nė Kuran pėrmbahet mendimi se Zoti ėshtė i vetėmjaftueshėm dhe nuk mund tė pėrfytyrohet me lidhje tė natyrės njerėzore, qoftė edhe metaforike. Duke nėnkuptuar formulėn e mėsipėrme, kjo ēėshtje pėrmendet disa herė nė Kuran. Po sjell rastin nė Suren 18, pika 4 sipas disa pėrkthimeve:

            atyre qė thanė se Allahu ka fėmijė (1992, Sherif Ahmeti);

            tė cilėt thonė: Allahu e mori pėr vete njė djalė (1990, Muhammad Khan);

            ata qė thonė se All-llahu ka fėmijė (1999, Feti Mehdiu).

 

            Kemi tė pėrdorur dy herė fjalėn “fėmijė” dhe njė herė “djalė”. Nė rastin e parė ngatėrrimi ėshtė mė i madh, sepse nėnkupton si shumė fėmijė, ashtu edhe djem e vajza. Nė rastin e dytė ėshtė mė e saktė qė flitet pėr njė djalė, por ėshtė fare e qartė se termi i drejtė do tė ishte “bir”, sepse ne kemi dėshmi tė njė tradite mbi gjysmė mijėvjeēari, domethėnė nga Pal Engjėlli, dhe veē kėsaj, togfjalėshi i zakonshėm i shqipes ėshtė “babė e bir” ose “atė e bir” dhe jo “babė e djalė”.

            Te po ky shembull i F. Mehdiut fjala pėr perėndinė ėshtė shkruar All-llah dhe kėtė grafi po e ndeshim sot nė mjaft raste tė tjera. Ėshtė e qartė se bėhet pėrpjekje pėr tė ndjekur mė afėr gjuhėn origjinale. E njėjta gjė vlen edhe pėr emėrtimin e librit tė shenjtė tė myslimanėve. Njė varg botuesish rregullisht e shkruajnė me njė apostrof brenda, po ashtu duke u pėrpjekur t’i afrohen origjinalit. Sėrish del ēėshtja e njė trajte sipas normės sė pėrgjithshme. Mė duket se do tė ishte e vėshtirė qė tė mėnjanohej tradita e derisotme, e cila nuk i ka mbėshtetur kėto grafi, pėr arsyen se ato do tė kėrkonin edhe ndryshime nė mėnyrėn e shqiptimit tė fjalėve nė jetėn e pėrditshme. Probleme tė tilla dalin nė botimet e sotme pėr mjaft emra tė tjerė, duke nisur qė me themeluesin e islamizmit. Mė duket se, meqė si trajta normative kemi pranuar fjalėt muhamedan dhe muhamedanizėm, edhe emri i profetit do tė duhej tė ishte vetėm Muhamed, duke i mėnjanuar nga pėrdorimi variantet e tjera, qė priren t’i afrohen gjuhės zanafillėse.

            Po tė shihen me kėtė vėshtrim, edhe nė vetė fjalitė e mėsipėrme pėrmbahen pika, qė do tė kėrkonin diskutime tė mėtejshme me tė vėrtetė interesante. Pėr shembull, unė pėrmenda fjalėn “profet”, por ajo nuk mund tė shkėputet nga “pejgamber”, e po ashtu nga termat e mėtejshėm, si apostull dhe dishepull, nga emėrtimet e librave tė shenjtė, si Dhiata, Testamenti, Besėlidhja, nga termat pėr qenien e gjithėfuqishme: Zoti, Perėndia, Allahu, Hyjnia, Hyu, Hyji, madje edhe deri te termi mė i pėrgjithshėm pėr vetė fenė ose besimin, nė rrethanat kur sot edhe kėtu po ndėrhyn huazimi i tepruar me fjalėt ‘religjion’ dhe ‘religjioz’.

Edhe Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe i vitit 1980, bashkė me dy ribotimet e tij mė 1984 dhe mė 2002, nuk na ndihmon si duhet, ėshtė tepėr larg trajtimit shkencor tė kėtyre rasteve. Kėshtu, ėshtė pėrjashtuar krejt trajta Hy,-u; hyji ėshtė quajtur zot dhe perėndi, kurse hyjnia qenka vetėm perėndi; allahu del vetėm si zoti sipas besimit mysliman, kurse Zoti, nė kundėrshtim me gjithė leksikografinė shkencore europiane, ėshtė ndarė nė dy homonime (tė krahasohen pėr kėtė fjalėt pėrkatėse it. Signore, angl. Lord; fr. Seigneur). Kjo ndarje ėshtė pasojė e trajtimit tė mėparshėm nė Shqipėrinė ateiste, trajtim i cili ka mbetur i plotė sipas ideologjisė leniniste-staliniste edhe pėr raste tė tjera, si nė fjalėt: leninizmi, imperializmi etj. edhe nė ribotimin e vitit 2002 (!). Deri edhe tė dyja fjalėt: Zot e Perėndi nuk janė plotėsisht njėsoj nė kėtė fjalor. Nuk mė duket se ėshtė vendi kėtu pėr t’u zgjatur mė tej me shembuj tė ndryshėm tė veēuar.

Pėr mendimin tim, diskutimi i mėtejshėm pėr terminologjinė fetare ėshtė i nevojshėm edhe nė rrafshin e gjerė tė gjuhės letrare dhe kjo Konferencė shpresoj se do tė jetė njė shtytje e vlefshme nė kėtė drejtim.  Hapi i parė ėshtė pikėrisht tė nxirren nė dukje problemet nga praktika e sotme, nė veēanti nevojat pėr zgjidhje tė reja dhe pėr tė mėnjanuar luhatjet e panevojshme tė shtuara kohėt e fundit, largimet nga natyra e shqipes dhe nga zgjidhjet tashmė tė ngulitura prej njė tradite tė frytshme, si dhe pėr ndikimet e panevojshme nga gjuhėt e huaja, duke nisur qė nga trajtat drejtshkrimore, e tė vijohet me ndreqjen e pasojave tė pengimit tė veprimtarisė fetare, qė ende shfaqen pa u kuptuar nė trajtimet leksikografike. Besoj ndėr tė tjera, se botimi nė tė ardhmen i fjalorėve tė ndryshėm pėr fushėn fetare nuk ėshtė thjesht detyrė e punonjėsve tė institucioneve tė larta fetare nė vendin tonė pėr t’u shėrbyer bashkėsive tė tyre, por edhe nevojė pėr kulturėn e pėrgjithshme tė shqipes.

 

 

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster