REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Prof. dr. Tomor Osmani

 Pėrdorimi i alfabetit arabo-turk  nė traditėn e shkrimit shqip

 

 

            Njė hark kohor prej mė se katėr shekujsh qė nga dokumenti i parė i gjuhės sonė (1462) pėr tė shkruar shqipen, pėrcjell shumė pėrpjekje, takime, debate, mbledhje herė tė fituar, herė tė dėshtuar, por asnjėherė tė gjunjėzuar dhe tė pėrulur ndaj presioneve dhe reprezaljeve tė armiqve tė popullit tonė. Nė kėto rrethana shqiptarėt nė shkrimet e tyre pėrdorėn disa sisteme shkrimore.

            Njė ndėr alfabetet qė u pėrdor nė Shqipėri, kryesisht, nė shek.XVIII dhe nė fillimet e shek.XIX qe ai arabo-turk, ku lulėzoi njė letėrsi qė u quajt e bejtexhinjve, rrjedhojė e vetė zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor nė atė periudhė. “Nga fundi i shek.XVII, shkruan R.Ismajli, letėrsia fetare katolike shqipe filloi tė shterrė dhe vendin e saj nisi ta zėrė letėrsia laike fetare me alfabetin arabo-turk. Kjo letėrsi krijoi vepra origjinale artistike me rėndėsi, por nuk vazhdoi gjatė, se me fillimin e letėrsisė kombėtare tė Rilindjes u shterr edhe kjo dhe mė vonė u harrua.”1) Ajo letėrsi, ndonėse me alfabet arabo-turk, filloi tė trajtonte subjekte shqiptare edhe nė gjuhėn shqipe, gjė qė shprehte nė kėtė mėnyrė  rritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė popullit tonė. Pėr N.Resulin “vjershėtorėt e saj ( tė letėrsisė me alfabet arab, T.O.) tė ishin kujdesur mė tepėr pėr lėrimin e qėrimin e gjuhės dhe pėr shtypjen e veprave tė veta, do ta kishin prirė tė pakėn nja 200 vjet lėvizjen e Stambollit.2)

            Por pėr tė pėrcaktuar kohėn me saktėsi se kur filloi tė pėrdorej shkrimi i shqipes me alfabetin arabo-turk, ka nevojė pėr kėrkime e hulumtime nė arkiva e biblioteka shtetėrore dhe private  nga specialistė qė i njohin mirė gjuhėt orientale dhe kanė interesa gjuhėsore.3) Kontribute me vlerė pėr ta njohur  dhe vlerėsuar kėtė letėrsi kanė dhėnė O.Myderrizi dhe H.Kaleshi dhe vazhdojnė tė merren, duke botuar studime me rėndėsi, I.Ajeti, M.Hysa, M.Pirraku, R.Bardhi, A.Hamiti etj.

            Nė kėtė rrugė tė gjatė tė pėrdorimit tė alfabetit arabo-turk , veēojmė dy grupe: i pari, janė shqiptarė, por shkruajnė nė gjuhėt orientale, i dyti, pėrdorin alfabetin arabo-turk, por shkruajnė shqip.

            Kemi disa dėshmi, qė i takojnė njė tė kaluare tė largėt, tė cilat flasin pėr disa autorė me origjinė shqiptare, si: Suzi Prizreni nga Prizreni. Ai pėrveē veprės “Libri i pushtimeve tė Ali bej Mihaloglut” dhe disa dorėshkrimeve, themeloi njė mėsonjėtore dhe njė bibliotekė nė Prizren. Ibrahim Dede (?-1520) ėshtė autor i njė fjalori persisht - turqisht qė e pėrktheu Myslim Hoxha. Dh.S.Shuteriqi thekson se pėrkthyesi, M. Hoxha na mėson se ishte prej Levanit tė Fierit. Ėshtė i pari fjalor diēka i madh i kėtij lloji nė gjuhėn tonė, me disa mijėra fjalė, pra me interes tė veēantė4). Mesihi Prishtina ( 1470-1512) la njė divan ku lavdėrohet pėr origjinėn shqiptare, kur thotė: “ E sojit tė shqiptarit ėshtė origjina ime.” Mė pas kemi njė pėrfaqėsues tjetėr Jahja bej Dukagjini (1496-1582), i cili bėnte kėtė pohim:”Raca shqiptare ėshtė raca ime e ndritshme”, Ahmet bej Dukagjini etj.5) Por a mund tė kenė shkruar ndonjė gjė pėr shqipen kėta autorė? Po tė bėhen kėrkime,  ndoshta diēka mund tė ndriēohet.

            Dalėngadalė, ata qė shkruan divane persisht apo turqisht, u hapėn rrugė autorėve tė tjerė pėr tė shkruar edhe shqip. Nė fillim tė shek.XVIII kemi njė vjershė prej 17 strofash me autor Muēi Zaden (1725). Kjo mendohet se ėshtė poezia e parė  e shkruar me alfabetin arabo-turk pas asaj  kėnge tė shkurtėr  rreth vitit 1650, tė kėnduar nga disa shqiptarė elbasanas nė njė ceromoni nė Stamboll, e regjistruar me shkronja arabe nga njė turk dhe e transliteruar  nga historiani Zija Shkodra.6)

            Poezia e Muēi Zades, e gjetur nė Korēė, ėshtė njė lutje humoristike kushtuar kafesė qė autori i drejtohet Perendisė, si amator i apasionuar i saj. Ėshtė shkruar nė Shqipėri dhe ėshtė dokumenti i parė nė toskėrisht, shkruar me alfabetin arab.

            Nė shekullin XVIII dhe nė fillim tė shek.XIX kemi njė numėr pėrfaqėsuesish  tė letėrsisė shqiptare qė nė shkrimet e tyre nė gjuhėn shqipe pėrdoren alfabetin arabo-turk. Kjo traditė e shkrimit shqip me kėtė sistem shkrimor qe mė e pėrhapur nė disa mjedise, si nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit, gjurmė tė tė cilit i ndeshim edhe pas Kongresit tė Manastirit (1908). “Tradita myslimane, shkruan R.Elsie, vazhdoi sidomos nė Kosovė, ku deri nė vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrimin arab”7). Gjurmimet qė mund tė bėhen, mund tė kurorėzohen me gjetjen  e veprave tė tjera me kėtė sistem shkrimor, siē ngjau nė Kosovė me zbulimin  e divanit tė sheh Hilmi Maliqit- Rahovecit ( 1865-1928), i cili deri nė viti 1927 nė veprimtarinė e tij tė shkruar pėrdori alfabetin arabo-turk.8) Kėto gjetje do tė na ndihmojnė pėr tė sqaruar shumė ēėshtje tė paqarta  deri mė sot. Pėr kėtė trashėgimi (dorėshkrime me alfabetin arabo-turk, T.O.), sipas akademikut Idriz Ajetit “gjuhėtarėt shqiptarė dhe tė huaj  kanė mbajtur qendrim nė mos pėrbuzės, indiferent po sigurisht9) Kjo traditė mė e gjatė se nė Shqipėri, ka arsyet e veta, mbasi ndikimi dhe botėkuptimi i pushtuesit ka qenė mė i theksuar.

            Ky sistem shkrimor njohu pėrfaqėsues nė disa qytete, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Prishtinė, Prizren,Tetovė, Filat, Gjakovė, Kolonjė, Frashėr etj. Por duhet vlerėsuar ky fakt se nė disa krahina, kryesisht nė ato qė mė vonė do tė mbeteshin jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, “pėrdorimi i shqipes me alfabet arab ishte… e vetmja mundėsi pėr ta shkruar gjuhėn amtare”10)

            Letėrsia shqiptare me alfabet arab ishte rrjedhojė e rrethanave politiko-shoqėrore tė asaj periudhe. Pėr kėta autorė, pėr poezitė e tyre, historiani I.Zamputi shkruan: “Mund t’i quajmė bejte dhe bejtexhinj, sipas shijeve tona, duke i vlerėsuar ose duke i pėrēmuar artistikisht, por duhet t’ua njohim qėllimin dhe funksionin fisnik tė afirmimit tė vetėdijes mbarė shqiptare tė komponentės mė tė madhe tė popullit shqiptar11)

                Nė plejadėn e autorėve, qė pėrdorėn alfabetin arabo-turk nė shkrimet e tyre, pėrmenden N.Frakulla, S.Naipi, H.Z.Kamberi, M.Kyēyku, M.H.Dobraēi etj. dhe ata qė shkruan me dhjetėra e qindra vargje, si D. e Sh.Frashėri etj. Nėn ndikimin e mjedisit ku u arsimuan e u edukuan, nė veprat e tyre kanė njė gjuhė tė ngarkuar me arabizma e turqizma, megjithatė kanė vlerė se janė botime shqipe, tė cilat ndihmuan pėr tė dhėnė njė kuadėr tė plotė tė historisė sė letėrsisė shqiptare dhe tė shkrimit shqip. Botimet e tyre janė ēmuar nga rilindėsit, nė veēanti nga S.Frashėri e J.Vreto. Edhe Naimi i vlerėsoi ato, duke i quajtur vjershėtorėt e Shqipėrisė, por mė vonė i kritikoi nė parathėnien e Iliadės sė Omirit pėr fjalėt e shumta tė huaja tė pėrdorura.

            Krahas tyre, nė njė rrafsh tjetėr, numėrohen disa autorė qė u morėn me hartimin e fjalorėve, gramatikave, abetareve etj. Mund tė pėrmendim Shemimi Shkodra qė hartoi njė fjalor shqip-turqisht (1835). Kjo vepėr do t’u shėrbente shqiptarėve qė nuk dinin turqishten, si dhe ushtarėve turq qė vinin nė Shqipėri. Alfabeti i tij kishte 45 shkronja. Ata nuk ishin tė gjitha pėr shqipen, ishin edhe pėr turqishten. Shemimi Shkodra pėr disa tinguj tė shqipes ka pėrdorur edhe shenja diakritikė, si pėr c, x, nj qė nuk i kishte arabishtja dhe persishtja. Autori i fjalorit ka pėrshtatur edhe disa shkronja arabe, duke i venė ndonjė shenjė diakritikё. Pėr prof. J.Kastratin autorėt e fjalorėve dygjuhėsh (shqip-turqisht dhe anasjelltas) dhanė njė kontribut me rėndėsi pėr leksikigrafinė, leksikologjinė dhe gjuhėsinė tonė pėrgjithėsisht.12) Fjalorė hartuan edhe Myslim Hoxha nga Berati dhe H.Ali Ulqinaku. Ky i fundit ka hyrė nė radhėn e pėrkthyesve, leksikografėve dhe hartueve tė teksteve. Pėrmendet pėr veprėn nė dorėshkrim “Ulqini” qė pėrbėhet prej tre fjalorėsh dhe tė njė abetari. Ai pėrshtati pėr shqipen alfabetin arabo-turk. Nė parathėnien osmanisht tė fjalorit H.A.Ulqinaku shpjegon metodėn pėr shkrimin e shqipes me shkronja arabe, “duke pėrshkruar tė gjitha kombinimet e pėrshtatjet qė i bėri grafisė arabe13) Ai pėrdori nė veprat e veta alfabetin arabo-turk me 2-3 variante, duke bėrė ndreqje dhe pėrmirėsime dhe duke iu afruar sistemit fonetik dhe fonologjik tė gjuhės sonė. Alfabeti i fjalorit ishte njė punė mė e mirė e H.Aliut. Ai ka rreth 40 shkronja, duke pėrfshirė edhe ato bashkėtingėllore specifike arabe qė nuk i ka shqipja. Ndėrsa nė abetar pėrdor 36 shenja grafike tė alfabetit arabo-turk, duke bėrė edhe disa modifikime. Nė krahasim me autorėt e tjerė qė zbatojnė kėtė sistem shkrimor, alfabeti i tij ėshtė mė i ploti dhe mė i arriri, njė punė e mirė e tij, por jo pa tė meta. Nė kėtė rast mund tė ketė ndikuar ngjarjet e kohės, por edhe se ai i pėrket njė periudhe mė tė vonė ku shumė probleme gjuhėsore po merrnin rrugėn e zgjidhjes. “Andaj, shkruan M.Pirraku, H.A.Ulqinaku alfabetin shqip me grafi arabe e kompiloi pėr nevoja aktuale tė kulturės e tė shkrimit shqip pėr pėrhapje legale nė atdhe dhe me shumė zotėsi e pėrkuli shqipen e folur nė shqipe tė shkruar, duke e saktėsuar gjuhėn e shkruar me zotėsi tė madhe dh dashuri patriotike”14)

            Mė parė se H.A.Ulqinaku, D.Boriēi, nė trashėgiminė e tij nė rrafshin gjuhėsor na la: njė abetar me 3-4 variante, njė skicė gramatike nė dorėshkrim dhe njė fjalorth shqip-turqisht dhe anasjelltas, ku pėrdori alfabetin arabo-turk.Kėtė sistem shkrimor, qė e zbatoi nė abetare, ka 37 shkronja nga tė cilat 28 janė tė alfabetit arab, 2 janė marrė nga osmanishtja dhe pėr tė plotėsuar nevojat e gjuhės sonė ka krijuar vetė 7 shkronja, duke pėrfshirė edhe grupet e bashkėtingėlloreve nd e ng.15)

             Ndėrsa nė Kosovė mendohet se shkrimi mė i vjetėr me alfabetin arabo-turk ėshtė “Vehbija” (1835) e Tahir ef. Boshnjakut nga Gjakova. Njė studim tė hollėsishėm  gjuhėsor pėr kėtė dhe divanin e sheh Hilmi Maliqit - Rahovecit, duke analizuar sistemin fonetik, format gramatikore dhe leksikun e ka botuar akdemik Idriz Ajeti.16) Por pėr studiuesin M. Pirraku Dervish Hasani me ilahinė “Ah un i mjeri kesh tue fjetė”, pjesa II e shek.XVII -pjesa I e shek.XVIII duhet tė jetė autori i parė shqiptar qё shkruan me alfabetin arab...nė Kosovė...”17)

            Ata autorė qė pėrdorėn alfabetin arabo-turk, e kanė pasur tė vėshtirė t’u shkėputeshin plotėsisht veēorive tė tingujve tė arabishtes, mbasi dihet se shqipja dhe arabishtja nuk hyjnė nė tė njėjtėn familje gjuhėsore, kanė sistem fonetik dhe fonologjik jo tė njėjtė ose tė pėrafėrt. Gjithashtu sistemi i zanoreve dhe i bashkėtingėlloreve  ka veēori tė tjera. Autorėt e parė, kur kanė pėrdorur alfabetin arabo-turk, nuk janė nisur nga interesa gjuhėsore, ndoshta kanė ditur vetėm atė sistem shkrimor. Nė kėto rrethana ata nuk janė shqetėsuar se si mund t’i plotėsojnė mungesat e disa tingujve, kryesisht tė zanoreve, kur dihet se arabishtje nė kėtė fushė ėshtė e varfėr. Nė shumė raste ata kanė futur nė punė shenja tė ndryshme ose kanė stilizuar disa shkronja tė alfabetit arab. Nuk janė dalluar dhe pasqyruar me pėrpikėri tė gjitha fonemat e gjuhės shqipe. Prandaj ėshtė mirė qė vėrejtjet pėr zbatimin e alfabetit arabo-turk pėr shqipen, tė bėhen pėr ēdo autor, mbasi secili ka veēoritė e veta, duke ditur, gjithashtu, se nuk kanė pasur edhe tė njėjtėn pėrgatitje intelektuale. Kėshtu, alfabeti i Nezimit dhe i autorėve tė parė pas tij qė pėrdorėn kėtė sistem shkrimor, kanė mjaft tė meta, meqė u kufizuan shumė nė shėnjat diakritikё, gjė qė nuk dalloheshin disa tinguj me shenjat e pėrdorura nga tingujt e njėjtė tė shqipes. Edhe alfabetit tė M.Ēamit i janė bėrė vėrejte gati tė sė njėjtės natyrė. Mė i  gjetur nė kėtė drejtim  paraqitet alfabeti i H.A.Ulqinakut, tė cilin e pėrmendėm mė sipėr. Nė kėtė fushė punoi edhe Rexhep Voka nga Tetova. Alfabeti i tetovarit kishte 44 shkronja. Ka shtuar tetė. Njė veprim tė tillė e shpjegon vetė ai, kur thotė: “Qėllimi ynė ka qenė tė tregojmė se kėto germa pėrdoren si nė gjuhėn turke, ashtu edhe nė tė shqipe pėr tė krijuar njė lehtėsi pėr mėsimin e gjuhės shqipe me germa turke.” Shumė nga autorėt qė pėrdorėn alfabetin arabo-turk pėr shqipen, duke jetuar nė njė periudhė mė tė vonė, ku vėrehen zhvillime nė jetėn kulturore-arsimore tė popullit shqiptar dhe duke qenė mė afėr ndryshimeve politike e sociale, qė priteshin tė ndodhnin dhe vetė mė tė pėrgatitur nga ana arsimore e kulturore, alfabetin arabo-turk nuk e zbatuan nė mėnyrė mekanike, por bėnė disa modifikime qė t’i pėrshtatet secila grafemė sistemit fonetik tė gjuhės shqipe.18) Vepruan nė radhė tė parė, duke u shtuar shkronjave arabe shenja diakritikё. Megjithatė, ai asnjėherė nuk arriti t’i pėrshtatej plotėsisht sistemit fonetik dhe fonologjik tė shqipes.

            Disa nga kėto vepra kishin vlerė pėr kohėn, kur u shkruan pėr disa disiplina gjuhėsore, si pėr leksikologjinė, leksikografinė, dialektologjinė historike shqiptare, pėr historinė e shkrimit shqip dhe gramatikėn e saj.

            Botimet apo dorėshkrimet pėr atė periudhė qė u pėrdorėn, ndihmuan sado pak nė ruajtjen, kultivimin dhe pėrhapjen e shqipes nė vendin tonė dhe jashtė, ndonėse e ardhmja nuk i takonte atij sistemi shkrimor. Alfabeti arabo-turk nuk mund tė pėrdorej pėr shqipen, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes sonė Kombėtare dhe mė pas, pėr shkaqe politike, shkencore, teknike dhe praktike. Realiteti historik e vėrtetoi njė gjė tė tillė.

______________________

 

Referenca:

1. R.Ismajli, Tekste tė vjetra, Pejė, 2000, f.29.

2. Shkrimtarėt shqiptarė, I, Tiranė, 1941, f.95.

3. Shih: T.Osmani, Udha e shkronjave shqipe, Shkoėr, 1999, f.138, shėn.131.

4. Dh.S.Shuteriqi, Shkrimet shqipe nė vitet 1332-1850, Tiranė, 1976, f.143-144.

5.Shih pėr kėto: Historia e letėrsisė shqipe, Tiranė, 1959, f.249-250. Mė hollėsisht:       Sh.Osmani, Panteoni iranian dhe iranologėt shqiptarė, Tiranė, 1998, f. 21-30.

6. Dh.S.Shuteriqi, vep. e cit. f. 78.

7. R.Elsie, Historia e letėrsisė shqiptare, Tiranė-Pejė, 1997, f.86.

8. Shih: I.Ajeti, Kėrkime gjuhėsore, Prishtinė, 1978, f.122.

9. Po ai , po aty, f. 43.

10. Historia e letėrsisė shqiptare, Tiranė, 1983, f.60.

11. I.Zamputi, Fishta, njeriu, koha,vepra, Tiranė, 1993, f.161.

12. J.Kastrati, Historia e albanologjisė, Tiranė, 2000, f.527.

13. O.Myderrizi, Fjalori shqip-turqisht i H.A.Ulqinakut, BUSHT, 3, 1961,f.29,shėn.15.

14.M.Pirraku, Qėmtime pėr jetėn dhe veprėn e H.A.Ulqinakut, “Gjurmime albanologjike”, Prishtinė, 1992, f.89.

15. Sh.Osmani-Nj.Kazazi, Njėri nga tre...nė botimin “Daut Boriēi-personalitet i shquar i historisė, i kulturės dhe i arsimit shqiptar, Shkodėr, 1996, f.55.

16. I.Ajeti, vep. e cit. f.37-166.

17. Shih: R.Ismajli, vep. e cit. f.40.

18. I.Ajeti, vep. e cit. f. 44.

 

 

 

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster