REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Seit MANSAKU

 

NJĖSI DHE NDRYSHUESHMĖRI NĖ LEKSIKUN FETAR TĖ GJUHĖS SHQIPE

 

            Leksiku fetar pėrbėn njė nga fushat semantike mė tė strukturuara dhe mė tė rėndėsishme tė leksikut tė shqipes. Studimi i kėsaj fushe tė leksikut ka njė rėndėsi tė veēantė pėr historinė e gjuhės shqipe e tė kulturės shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr historinė e besimeve tė shqiptarėve e tė kulturės sė tyre shpirtėrore nė veēanti. Ėshtė njė nga fushat mė tė rėndėsishme leksikore, sepse nėpėrmjet leksikut fetar mund tė ndiqen shtresėzimet gjuhėsore dhe kulturore qė nga fillimet e mijėvjeēarit tė parė tė erės sonė deri nė ditėt tona, pra qė nga koha e depėrtimit tė krishtėrimit te iliro-shqiptarėt qė pėrkon afėrsisht me kohėn e formimit tė gjuhės shqipe deri te proceset e sotme tė standardizimit tė saj.

            Ėshtė njė nga fushat leksikore tė rėndėsishme, sepse nė tė janė pasqyruar mė qartė se kudo orientimet kulturore gjuhėsore dhe fetare tė shqiptarėve dhe kontaktet e tyre me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė gjatė shekujve, sidomos kontaktet me botėn latino-romane, greko-bizantine e turko-arabe.

            Ėshtė njėra nga fushat e para tė leksikut tė shqipes qė ka nisur tė lėvrohet dhe t’u nėnshtrohet proceseve tė shqipėrimit, tė pėrpunimit gjuhėsor, tė pėrshtatjes dhe tė standardizimit qė kur shqipja fillon jetėn e saj si gjuhė e shkruar nė shekullin XV, madje edhe mė parė si gjuhė e folur dhe ka vijuar pa ndėrprerje lėvrimin dhe pėrpunimin e saj gjatė shekujve pėrmes pėrkthimeve tė librave fetare nė tė dy dialektet e shqipes, duke luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr afrimin e tyre, por edhe nė krijimin e disa dallimeve leksikore dialektore.

            Ėshtė mė nė fund njė nga fushat e gjuhės ku ėshtė pasqyruar jeta e zhvilluar kishtare e mesjetės shqiptare, ndarjet fetare tė mėpastajme, qarqet letrare e kulturore tė lidhura me to etj. tė cilat janė pjesė e pandarė e jetės kulturore e fetare tė shqiptarėve dhe e lėvizjeve mendore tė tyre.

            Nė njė vend me besime fetare tė ndryshme, siē ėshtė trualli i shqiptarėve, besime qė janė vendosur nė periudha dhe rrethana tė ndryshme historike dhe kulturore, ėshtė krejt e natyrshme qė tė kemi edhe terminologji fetare tė larmishme. Ēdo besim a fe ka nocionet e veta tė besimit, institucionet, ritet, praktikat, festat e veta, shenjtorėt e vet dhe hierarqinė fetare tė vetėn, tė cilat shprehen edhe nė gjuhė dhe i japin pamjen e vet jetės dhe kulturės shpirtėrore tė popullit. Madje edhe brenda tė njejtit besim ka edhe emėrtime tė ndryshme pėr tė njejtin nocion fetar apo objekt kulti etj. Tė gjitha kėto krijojnė edhe larmi gjuhėsore dhe kulturore. Megjithatė si nė ēdo fushė tjetėr edhe nė leksikun fetar veprojnė prirje njėsuese qė i shėrbejnė dialogut ndėrfetar, rritjes sė mirėkuptimit midis besimtarėve tė sė njejtės fe a tė feve tė ndryshme. Kėrkimi dhe vėnia nė dukje e pikave tė pėrbashkėta midis feve nė nocionet themelore dhe nė ritet e praktikat e ushtrimit tė tyre dhe gjetja e emėrtimeve tė pėrbashkėta i ndihmon komunikimit ndėrfetar, afrimit midis besimtarėve dhe u kundėrvihet prognozave ndjellakeqėse tė pėrplasjes sė qytetėrimeve. Nė fund tė fundit pėrpjekjet pėr njėsim e mirėkuptim midis besimeve janė pėrpjekje nė rrugėn e emancipimit tė institucioneve fetare tė vendit.

            Nė shumė raste dallimet nė terminologjinė fetare nuk shprehin dallime konceptesh e praktikash fetare, por pasqyrojnė sfonde tė ndryshme historiko-kulturore dhe burime tė ndryshme gjuhėsore. Dihet p.sh. se prapa besimit katolik qėndron ndikimi i traditės kulturore e gjuhėsore latino-romane, prapa besimit ortodoks ai i traditės greko-bizantine dhe prapa besimit islamik ai i traditės arabe a turko-arabe. Prandaj nė mjaft raste pėr tė njejtin nocion ose objekt fetar ka emėrtime me burime tė ndryshme: me burim autokton, me burim nga latinishtja a gjuhėt romane, me burim nga greqishtja e mesme dhe e re dhe me burim oriental nga arabishtja ose turqishtja. Prandaj faktori themelor i njėsimit dhe i pavarėsimit gjuhėsor fetar ėshtė pėrkthimi i termit nė gjuhėn shqipe, kur ėshtė e mundur dhe kur nuk u bie ndesh saktėsisė sė koncepteve dhe ndjenjave fetare tė besimtarėve. Futja e gjuhės shqipe nė shėrbesat fetare dhe pėrkthimi i teksteve tė shenjta ka qenė hapi i parė i madh jo vetėm pėr shndėrrimin e gjuhės shqipe nga njė gjuhė e folur nė njė gjuhė tė shkruar, por edhe pėr krijimin e leksikut fetar nė gjuhėn shqipe dhe shqiptarizimin e besimeve fetare.

            Ky hap i parė i madh u hodh mė herėt nė fushėn e besimit tė krishterė, sidomos tė besimit katolik si besimi mė i vjetėr i pėrhapur ndėr ilirėt dhe shqiptarėt. Por duhet thėnė se pėrkthimet e shkrimeve fetare tė autorėve katolikė gjatė shekujve XV-XVI e XVII dhe mė vonė ndihmuan jo vetėm pėr krijimin e ngulitjen e terminologjisė sė krishterė, por edhe tė leksikut fetar nė pėrgjithėsi. Shumė fjalė tė sferės kishtare tė pėrkthyera e tė pėrshtatura prej tyre nė gjuhėn shqipe janė bėrė pjesė e leksikut fetar nė pėrgjithėsi: sepse emėrtojnė nė shqip nocione, veprime e rite fetare qė u pėrkasin tė gjitha besimeve. Kėshtu p.sh. fjalė tė tilla zot, perėndi, fe, be, besim, bekoj, engjėll, mallkoj, truaj, ndėshkim, mėshirė, hir, hyjnor etj. pavarėsisht nga origjina e tyre gjuhėsore dhe fetare, janė pjesė e leksikut fetar tė pėrgjithshėm, pa ndonjė vlerė tė veēantė dalluese e identifikuese pėr ndonjė fe, madje ato janė bėrė pjesė e leksikut tė pėrgjithshėm tė gjuhės. Por nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se termat fetarė tė besimit tė krishterė katolik, pėr shkak tė vjetėrsisė sė tyre, por edhe pėr shkak tė orientimit tė hershėm kulturor latino-roman tė shqiptarėve e kanė mė tė lehtė rrugėn pėr t’u pėrgjithėsuar si terma tė tė gjitha besimeve, kur shėnojnė nocione e praktika tė pėrbashkėta fetare. Kjo edhe pėr shkaqe gjuhėsore, sepse, pėr arsye tė vjetėrsisė, i janė nėnshtruar njė pėrpunimi gjuhėsor mė tė gjatė, janė pėrshtatur e kanė pėsuar ndryshime tė thella nė gjuhėn shqipe, pothuajse ashtu si fjalėt e burimit vendas prandaj ndaj tyre mbahet pak a shumė i njejti qendrim si ndaj fjalėve tė trashėguara. Termat fetarė tė besimit mysliman me burim oriental dhe ato tė besimit ortodoks, tė burimit greko-bizantin qė kanė hyrė mė vonė nė gjuhėn shqipe, shoqėrohen nė njė farė mėnyre nga i njejti qėndrim gjuhėsor kulturor si edhe fjalėt e tjera tė leksikut tė pėrgjithshėm me burim nga kėto gjuhė, d.m.th. ndjehen tė paasimiluara mirė nė gjuhėn shqipe, sigurisht jo tė gjitha.

            Edhe nė leksikun fetar nė pėrmbledhjen e termit mė tė pėrshtatshėm midis vargjeve sinomike veprojnė po ato prirje dhe rregulla qė vlejnė pėr pėrcaktimin e normave leksikore nė pėrgjithėsi: parapėlqimi i fjalėve me burim shqip ndaj atyre me burim tė huaj, parapėlqimi i fjalėve me shtrirje tė gjerė nė mbarė shqipen ndaj atyre me pėrhapje tė ngushtė dialektore, parapėlqimi i trajtave qė pėrputhen me rregullat e fjalėformimit dhe tė drejtshkrimit tė shqipes standarde ndaj atyre qė nuk u pėrmbahen kėtyre rregullave etj. Por sigurisht nė fushėn e terminologjisė ndėrhyjnė edhe faktorė tė tjerė qė lidhen me traditėn, me vlerėn terminologjike tė fjalės, me vlerėn e saj si identifikuese e qartė e pėrkatėsisė fetare etj.

            Le t’i ilustrojmė kėto ide me disa shembuj. Pėr tė shėnuar nocionin themelor tė tė gjitha besimeve fetare atė tė krijuesit e sunduesit tė gjithėsisė, “Zotit” shqipja pėrdor fjalėt Zot, Perėndi, Hyj dhe Allah, pa pėrmendur dhe Rabb qė ka njė pėrdorim tė kufizuar vetėn nė letėrsinė fetare islame.

            Nga ana etimologjike Zot ėshtė fjalė e vjetėr me burim autokton, e krahasur me gr. Zeus e me lat. Deus. Ka qenė sė pari fjalė e sferės jofetare, qė ka kaluar mė pas si fjalė e leksikut fetar tė tė gjitha besimeve. Del si e tillė qė nė nė librin e parė nė gjuhėn shqipe, nė “Mesharin” e Gjon Buzukut nė trajtat Zot dhe Zotynė. Fjala Perėndi me etimologji tė diskutuar, mbahet mė shumė si e burimit latin, nga lat imperantem, pjesore e foljes imperare “sundoj, urdhėroj, zotėroj”. Edhe fjala Perėndi, siē e tregojnė edhe autorėt e vjetėr, ka qenė fjalė me kuptimin e pėrgjithshėm tė “sunduesit”, qė ėshtė bėrė gjatė kėtyre pesė shekujve fjalė e leksikut fetar tė tė gjitha besimeve. Fjala Hyj-i “zot, perėndi” ėshtė fjalė me pėrdorim dialektor nė veri tė Shqipėrisė dhe kryesisht te besimtarėt katolikė. Ėshtė fjalė shqipe, sipas E.Ēabejt (SE IV, 385) njė krijim i P. Bogdanit, shumė i singularizuar i fjalės yll. Kohėt e fundit po pėrdoret mjaft nė letėrsinė fetare tė krishterė; ka krijuar njė ēerdhe fjalėsh qė pėrdoren nė mbarė shqipen edhe nė shqipen standarde si hyjni, hyjneshė “qėnie e perėndishme”, mbiemrat hyjnor “i perėndishėm, qiellor etj.” dhe i hyjnishėm me tė njėjtin kuptim qė kanė zėvendėsuar prej kohėsh fjalėt e huaja divin, divinitet dhe folja hyjnizoj etj.

            Fjala Allah, “zot, perėndi”, ėshtė fjalė themelore e besimit mysliman me burim nga arabishtja, e cila nuk mund tė thuhet se ėshtė bėrė fjalė e leksikut tė pėrgjithshėm. Kam vėrejtur me kėnaqėsi, si njė shprehje e tolerancės fetare, qė nė pėrkthimet e fundit tė Kur’anit dhe tė letėrsisė fetare islame fjala Allah pėrdoret krahas fjalėve Zot dhe Perėndi, ose zėvendėsohet me epitete tė ndryshme. Ėshtė besoj e mundur qė fjala mė e pėrgjithshme pėr tė shėnuar krijuesin dhe drejtuesin e gjithėsisė, sipas tė gjitha besimeve tė pėrgjithėsohet fjala Zot. Fjala Zot ėshtė fjalė vendi, e shtrirė nė mbarė gjuhėn dhe nė tė gjitha besimet, pothuajse pėrdoret vetėm nė numrin njėjės nė pajtim me konceptin fetar qė “Zoti ėshtė njė”, shumėsi zotat nė tė vėrtetė nuk duhet tė merret si shumės i fjalės Zot. Fjalėt Perėndi dhe Hyj, Hyjni pėrdoren edhe nė shumės: Perėnditė a hyjnitė e Greqisė sė lashtė, tė Romės etj. Madje hyjni ka dhe trajtėn hyjneshė. Tė gjitha kėto kanė vendin e vet nė leksikun e gjuhės dhe nė leksikun fetar.

            Kėto lloje marrėdhėniesh sinonimike nė leksikun ndėrfetar tė shqipes shfaqen shpesh dhe duhen trajtuar me kujdes, pa prekur ndjenjat e besimtarėve dhe duke vendosur ekuilibre tė drejta midis identitetit gjuhėsor kombėtar tė termit dhe identitetit fetar tė tij, pėrkatėsisė fetare. Termi shqip ose i pėrshtatur mirė nė gjuhėn shqipe ka mė shumė vlera pėr tė shprehur identitet gjuhėsor shqiptar, ndėrsa termi i huaj nė shumė raste shpreh mė qartė pėrkatėsinė fetare. Sigurisht kėrkohet tolerancė fetare pėr t’i dhėnė pėrparėsi identitetit gjuhėsor kombėtar qė pėrgjithėsisht pėrkon edhe me prirjet e zhvillimit dhe tė modernizimit tė gjuhės. Le tė marrim disa shembuj.

            Fjalėt skėterrė, ferr dhe xhehnem janė pothuajse sinonime. Skėterrė ėshtė fjalė vendi, ferr vjen nga lat. Infernum, xhehnem fjalė arabe. Dy tė parat janė fjalė tė gjuhės letrare me pėrhapje nė mbarė shqipen dhe nė tė gjitha besimet, ndėrsa fjala xhehnem ėshtė fjalė e kufizuar nė besimin mysliman; ajo e ka tė dallueshme pėrkatėsinė fetare, por i mungon identiteti gjuhėsor shqiptar, prandaj fjala ferr po pėrgjithėsohet nė tė gjitha besimet, ndėrsa fjala skėterrė nuk ka vlerė terminologjike, por mbetet si fjalė e leksikut tė pėrgjithshėm.

            Po kėshtu ndodh edhe me grupin e fjalėve faj, mėkat dhe gjynah. Dy tė parat janė me burim latin dhe me shtrirje tashmė nė mbarė gjuhėn dhe nė tė gjitha besimet, ndėrsa gjynah ėshtė me burim nga arabishtja dhe me pėrdorim tė kufizuar. Midis tyre fjala mėkat, qė vjen nga besimi katolik, po pėrgjithėsohet si term fetar bashkė me fjalėt e prejardhura mėkatoj dhe mėkatar. Faj, fajėsoj dhe fajtor mbeten mė shumė si fjalė tė leksikut tė pėrgjithshėm tė gjuhės dhe tė sferės sė drejtėsisė.

            Nė ēiftin sinomik engjėll nga lat. angelus dhe melek nga arabishtja, e para ėshtė bėrė e mbarė gjuhės dhe e tė gjitha besimeve, ndėrsa e dyta ka mbetur e izoluar nė disa pėrdorime tė letėrsisė islame. Po kėshtu nė vargun sinonimik djall, dreq, shejtan dhe satana si terma fetar konkurojnė djall dhe shejtan i pari me burim latin nė letėrsinė e krishterė, i dyti kryesisht nė letėrsinė islame.

            Konkurencė termash ka edhe brenda tė njėjtit besim, p.sh. tė besimit tė krishterė. Pėr tė shėnuar librat e shenjtė nė letėrsinė e krishterė janė pėrdorur dhe pėrdoren tre emėrtime kryesore: Dhiata e re dhe Dhiata e vjetėr me elementin e parė nga greqishtja, Testamenti i ri dhe Testamenti i vjetėr me elementin e parė nga latinishtja dhe Beslidhja e re e Besėlidhja e vjetėr me tė dy elementet nga gjuha shqipe qė kanė filluar tė pėrdoren kohėt e fundit. Janė pėrdorur edhe nė pėrkthimin e plotė tė Biblės nė gjuhėn standarde nga Dom Simon Filipaj. Besoj se janė emėrtime qė mund tė mbėshteten dhe tė pėrgjithėsohen nėse, sipas teologėve, shprehin mirė pėrmbajtjen historike dhe fetare. Po kėshtu nė vend tė termave evangjelist, evangjelizoj me tė drejtė po pėrdoren termat e pėrshtatur nė shqip ungjillor, ungjilltar, ungjillėzoj etj.

            Njė tjetėr drejtim i njėsimit tė termave fetare ėshtė ai qė mund tė quhet njėsimi i formės ose njėsimi i drejtshkrimit. Ndodh shpesh qė e njejta fjalė pėr tė njejtin koncept fetar ka hyrė nga burime tė ndryshme dhe nė kohė tė ndryshme, prandaj edhe paraqitet nė gjuhėn shqipe nė forma fonetike tė ndryshme dhe me pėrhapje dialektore tė ndryshme. Nė kėto raste ndėrhyrjet njėsuese janė mė tė lehta, varianti i gjuhės standarde sjell dhe njėsimin e termit, duke i kthyer format e ndryshme nė njė emėrues tė pėrbashkėt. Kėshtu p.sh. pėr tė shėnuar konceptin fetar tė parajsės shqipja ka pesė trajta: paris, parriz, paradis, paradhis dhe parajsė. Dy trajtat e para paris dhe parriz dalin qė te Buzuku dhe te autorėt e tjerė tė Veriut. Siē ka vėrejtur E. Ēabej, (SE, VI, 146) ato e kanė burimin nga latinishtja paradisus, ēka e tregon edhe theksi. Trajta parajsė, nė krye tė herės e toskėrishtes, ka hyrė nga greqishtja e mesme parįdeisos dhe ėshtė pėrgjithėsuar nė mbarė shqipen.

            Trajta paradhis ėshtė mė e re, mė shumė fjalė librash e me pėrhapje tė kufizuar. Trajta parajsė ėshtė pėrgjithėsuar tashmė si fjalė e gjuhės letrare dhe si term fetar. Kjo vlen edhe pėr shumė fjalė tė tjera tė leksikut fetar tė shqipes qė pėr arsyet qė pėrmendėm, paraqiten nė forma fonetike tė ndryshme si p.sh. profet dhe profeit, Jezu, Jisu, despot dhe dhespot, idol dhe idhull, teolog e theolog, dishepull, dishipull ku mė shumė raste ndeshen trajta tė burimit latino-roman me trajta tė burimit greko-bizantin, ose trajta tė tė njejtit burim tė hyra nė kohė tė ndryshme. Nė shumicėn e rasteve tradita gjuhėsore e ka bėrė pėrzgjedhjen e vet, duke ngritur nė normė njerėn prej trajtave tė fjalės, atė qė ėshtė nė pajtim me traditėn mė tė pėrhapur dhe qė ndjek rregullat e drejtshkrimit tė shqipes. Por ka edhe raste kur bashkėjetojnė trajta tė ndryshme qė sjellin informacione historike tė ndryshme, ngjyresa tė veēanta siē janė p.sh. kėrshėndella dhe krishtlindje, shelboj dhe shpėtoj, shuguroj dhe shėkroj, ikonė dhe korė etj.

            Kur flasim pėr njėsi nė leksikun fetar tė gjuhės shqipe kemi parasysh gjetjen dhe pėrkrahjen e disa invarianteve nė gjuhė qė u pėrgjigjen edhe koncepteve dhe praktikave tė pėrbashkėta nė fushėn e besimeve dhe me siguri i shėrbejnė nxitjes sė dialogut ndėrfetar, forcimit tė mirėkuptimit dhe tė tolerancės midis komuniteteve fetare dhe qė shprehin edhe njė emancipim mė tė madh tė institucioneve tė besimit. Duke folur pėr thellimin e punės pėr njė shqipėrim tė mėtejshėm tė leksikut fetar tė shqipes kemi si mbėshtetje edhe atė traditė shekullore tė klerikėve shqiptarė tė cilėt u pėrpoqėn tė mbajnė gjallė ndėr shekuj jo vetėm frymėn hyjnore te besimtarėt e tyre por edhe shpirtin shqiptar, kulturėn shqiptare dhe gjuhėn shqipe.

            Por nga ana tjetėr nuk mendoj aspak pėr njė homogjenizim tė dėmshėm qė mund tė sillte rrafshim dhe humbje vlerash. Diversiteti fetar nėnkupton domosdo edhe larmi kulturore dhe gjuhėsore. Prandaj nė pėrcaktimin e terminologjisė duhet punuar me shumė kujdes. Puna nė kėtė fushė duhet tė marrė parasysh identitetin gjuhėsor shqiptar, pėrkatėsinė fetare, traditėn gjuhėsore e kulturore dhe ndjenjat e besimtarėve.

            Nė kėto dy dhjetėvjeēarėt e fundit pas ringjalljes sė besimeve fetare dhe ringritjes sė institucioneve pėrkatėse, veprimtaritė fetare, pėrkthimet dhe botimet nė kėtė fushė janė shtuar shumė, prandaj edhe pėrpunimi i terminologjisė merr njė rėndėsi tė dorės sė parė. Ndoshta do tė ishte mirė qė puna nė kėtė drejtim tė programohej e tė institucionalizohej duke krijuar edhe njė komision tė posaēem me specialistė tė teologjisė dhe tė gjuhės e tė kulturės shqiptare qė tė mblidhej herė pas here dhe tė diskutonte e tė propozonte pėr terma tė ndryshme tė tė gjitha besimeve. Rezultatet e kėtyre diskutimeve mund tė botoheshin nė revista tė specializuara. Kjo do tė kėrkonte krijimin sa mė parė tė njė banke tė dhėnash qė do tė shėrbente pėr tė ndėrmarrė dhe hartimin e fjalorėve tė ndryshėm fetarė.

 

 

Bibliografi e pėrzgjedhur

 

-         Bibla, Shkrimi i Shenjt. Besėlidhja e vjetėr dhe Besėlidhja e Re, pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994.

-         Kur’ani. Pėrkthim me komentim nė gjuhėn shqipe nga H. Sherif Ahmeti, Prishtinė, 1987.

-         Krishterimi ndėr shqiptarė, Simpozium Ndėrkombėtar, Tiranė, 16-19 nėntor 1999, Shkodėr, 2000.

-         200 vjet art dhe kulturė kishtare nė Shqipėri, Tiranė, 2003.

-         Ēabej, E. Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, IV, Tiranė, 1996, VI, 2002.

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster