REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Prof. dr. Petrika Thėngjilli

 

Pushteti gjyqėsor nė shtetin osman nė shekujt XVII-XVIII

 

Prof. dr. Petrika Thėngjilli

 

Askush nuk e mohon se shteti osman ishte njė perandori teokratike, nė krye tė tė cilit qėndronte sulltani. Ndonėse shteti osman ishte njė perandori teoktratike, ai ishte ndėrtuar mbi tri pushtete: Pushteti politiko-ushtarak me hallkat: spahi, allajbej, sanxhakbej, bejlerbej dhe sulltanin; pushteti gjyqėsor me hallkat naib, kadi e myfti, kadiasker dhe pėrfundonte tek kryetari i fesė islame dhe pushteti financiar me hallkat nga lart ministri i financės (defterdari), vazhdonte me sekretarėt nėpėr njėsitė e mėdha administrative (ejalete) dhe nė sanxhakėt nė bazė. Kėto tri pushtete ishin tė ndara nga njėri-tjetri, kontrollonin njėri-tjetrin dhe kishin tė drejtė tė informonin eprorėt e tyre pėr tė gjitha shkeljet qė vėrenin tek pushtetet fqinje. Kompetenca e tyre shtrihej deri sa t’i vinin nė dukje sulltanit pėr konstatimet e tyre[1].

            Nė qelizėn mė tė vogėl tė shtetit osman (kaza) figura qendrore ishte kadiu, i cili kishte kompetenca tė mėdha. Nė radhė tė parė, ai pėrgjigjej pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve, pėr martesat dhe prishjen e tyre. Nė radhė tė dytė, legalizonte tė gjitha veprimet, si: shitblerje, dhurime, ndarje tė pasurisė, caktim tė tutorėve, dhėnie e marrje huash, tė vakėfimeve etj. Nė radhė tė tretė, ai ishte figura kryesore pėr shpėrndarjen dhe mbledhjen e detyrimeve dhe tė taksave shtetėrore, pėr grumbullimin e ushtarėve sipas nevojave tė pushtetit qendror, sigurimin e qetėsisė nė vend. Sė fundi, ai ishte pėrgjegjės pėr zbatimin e tė gjitha urdhrave shtetėrore dhe mbante lidhjen e kazasė me qendrėn. Siē shihet, aktiviteti i kadiut ishte jashtėzakonisht i gjerė. Shqiptari, si ai musliman dhe ai i krishterė, do tė pėrplaste kokėn tek kadiu. Nė kujtesėn e popullit ėshtė fiksuar shprehja: “Kur tė dėnon kadiu nuk ke ku tė ankohesh”. Kadiu vepronte nė njė kaza, kurse zėvendėsit e tij (naibėt) nė nahije[2].

Siē shihet, kadiu kishte kompetenca tė mėdha. Po tė bėjmė njė analogji me pozitėn e sotme, gjyqtari sot ndjehet nė mėnyrė shumė mė komode. Me disa qindra kadinj sulltani qeveriste tėrė perandorinė qė shtrihej nė tri kontinente, me njė sipėrfaqe prej 6 000 000 km2 nė mesin e shek. XVI, kurse sot qindra juristė nuk i mjaftojnė Shqipėrisė.

Kadiu mbėshtetej nė sheriat dhe nė kanun. Asnjė person i akuzuar nuk mund tė ndėshkohej pa gjykimin me shkrim tė kadiut. Edhe sulltanėt duhet tė respektonin vendimet e kadiut. Nė jetėn e pėrditshme dilnin mjaft probleme qė nuk ishin parashikuar nė burimet kryesore islame[3]. Atėherė, kadiu kėrkonte shpjegime nga myftiu, i cili u drejtohej jurisprudentėve, tė cilėt tregonin sesi duhej vepruar nė ato raste.

Sipas legjislacionit osman, ēdo shtetas osman, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, kishte tė drejtė tė ankohej pėr ēdo veprim tė padrejtė nga individė ose nėpunės tė shtetit. Ankesat ishin njė shfrytėzim i rrugės ligjore qė e lejonte sheriati. Ato mund tė drejtoheshin te kadiu pėr problemet qė i takonin atij dhe nė rast se nuk zgjidhej problemi, u drejtoheshin kadiaskerit tė Rumelisė dhe pėrfundonin tek sulltani. Kėshtu, banorėt e fshatit Ujanik tė Beratit ankoheshin kundėr xhizjedarėve, tė cilėt u kėrkonin taksėn e xhizjes, ndonėse ishin kthyer nė muslimanė; nė vitin 1688, banorėt e fshatit Kapinovė ankoheshin kundėr spahiut, i cili u vilte tė dhjetėn nė masėn mė tė madhe se njė e teta e prodhimeve bujqėsore[4].

            Ankesat ishin individuale dhe kolektive. Jo rrallė ato merrnin formėn e padive[5] . Ankesat tek sulltani ndiqnin dy rrugė: Kadiu, duhej ta pėrcillte nė Stamboll ose direkt tek sulltani. Ankesat tek kadiu janė tė shumta[6].

Ankesat tek sulltani bėheshin drejtpėrsėdrejti ose me pėrfaqėsues. Kjo e fundit shoqėrohej me shpenzime tė mėdha, prandaj ishte njė barrė e rėndė pėr ankuesit[7].

            Pėrmbajtja e ankesave ishte tepėr e gjerė. Ato drejtoheshin kundėr feudalėve dhe nėpunėsve tė shtetit, madhėsive tė taksave shtetėrore, kundėr shkeljeve tė legjislacionit osman, kundėr abuzimeve, kundėr angarive tė jashtėligjshme, kundėr fajdexhinjve etj[8].

Nė pėrgjithėsi, sulltani mbante njė qėndrim tė kujdesshėm ndaj ankesave dhe gjithmonė kėrkonte qė gjendja tė shikohej nė vend nga njerėz tė dėrguar prej tij dhe tė gjykohej me drejtėsi nė bazė tė sheriatit, qė nėnshtetasi ta ndjente kujdesin e shtetit nė pėrgjithėsi dhe tė sovranit nė veēanti.

            Si muslimanėt e tė krishterėt, pėr tė ndarė pasurinė midis trashėgimtarėve, nė rast se nuk merreshin vesh midis tyre, i drejtoheshin kadiut, pa tė cilin ndarja nuk mund tė merrte formė ligjore. Ndarja e pasurisė bėhej me paraqitjen e drejtpėrdrejtė tė trashėgimtarėve, meshkuj apo femra[9].

Paraqitja e femrave para Kėshillit tė sheriatit ėshtė njė element i vjetėr nė barazinė midis gjinive, qė parashikohej nė sheriat.

            Me vdekjen e prindit, fėmijėve tė mitur kadiu duhej t’u caktonte njė tutor, i cili tė kujdesej deri sa ata tė arrinin moshėn madhore, duke caktuar njė racion ditor nga pasuria qė linte prindi i vdekur. Tutori kishte tė drejtė tė administronte pasurinė dhe tė ardhurat e saj. Zakonisht, si tutor caktohej vėllai i madh, kur kishte tė tillė; nėna, xhaxhai ose ndonjė person tjetėr i afėrm[10]. Caktimi i tutorėve ėshtė njė shprehje tjetėrt e kujdesit tė shtetit osman pėr jetimėt.

Tė gjitha aktet e shitblerjeve, tė muslimanėve e tė krishterėve bėheshin tek kadiu. Shitjet bėheshin nė dy forma: tė drejtpėrdrejta dhe me pėrfaqėsues, tė pajisur me aktprokure. Sipas legjislacionit osman nuk kishte dallim midis gruas dhe mashkullit. Sheriet e qyteteve shqiptare pėrmbajnė me dhjetra shembuj, ku gratė dalin si shitėse tė drejtpėrdrejta[11].

Tė shumta janė rastet e shitblerjeve edhe midis grave. Nga shembujt e shumtė del se gruaja gėzonte tė drejta tė plota para kadiut.

            Tė gjitha veprimet huamarrėse bėheshin dhe legalizoheshin te kadiu. Sheriati u jepte mundėsi tė kryenin drejtpėrdrejti veprime tė tilla jo vetėm muslimanėve, por edhe tė krishtereve. Kėshtu, nė vitin 1704, Kostandin Gjeēi, nga lagjja Gyn Gormez (qė nuk sheh diell) kishte marrė hua nga Hysein Ēelebiu shumėn prej 7 400 akēe si borxh[12].

Proceset e dhurimeve bėheshin gjithmonė tek kadiu. Kėshtu, Komina, e bija e Dhimės deklaroi se e bija i kishte lėnė nė besim njė shumė prej 5 000 akēesh, tė cilat i mori nga dora e Papajanit[13].

            Tek kadiu zgjidheshin tė gjitha mosmarrėveshjet. Mė 23 nėntor 1695, Hasan Ēelebiu, banor i lagjes «Ura e Bardhė» e qytetit tė Beratit u paraqit nė Kėshillin e Sheriatit dhe nė praninė e Shabanit, banor i fshatit Kremenar, ngriti padi kundėr tij mbasi sipas marrėveshjes pėr tė ndarė prodhimin pėr gjysmė, ai nuk kishte bėrė ende mbjelljen, ndonėse kishte kaluar gjysma e kohės. Shabani e pranoi shqetėsimin, por afati i kontratės nuk kishte mbaruar, prandaj ai nuk kishte pse tė shqetėsohej mbasi ai do ta mbante fjalėn. Ky pohim u regjistrua[14].

            Nė marrjen e vendimeve gjyqėsore, rol tė rėndėsishėm luanin muslimanėt e paanshėm, tė cilėt njiheshin pėr objektivitet e ndershmėri dhe kishin njė emėr tė mirė dhe njė autoritet. Nė radhė tė parė, ata ndihmonin nė zgjidhjen e grindjeve midis trashėgimtarėve. Qysh nga viti 1605 ėshtė evidentuar ky rol nė regjistrat e kadilerėve. Me vdekjen e Hasanit, zotėrues i njė ēifligu nė Kushė tė Elbasanit dhe banor i qytetit tė Elbasanit, lindi njė grindje midis trashėgimtarėve pėr kėtė ēiflig, por me ndėrhyrjen e disa muslimanėve tė paanshėm, mosmarrėveshjet u zgjidhėn, duke e ndarė ēifligun pėrgjysmė[15].

Nė radhė tė dytė, myslimanėt e paanshėm ndihmonin nė zgjidhjen e grindjeve pėr njė pronė nga pretendentė, qė nuk kishin lidhje familijare. Nė shkurt tė vitit 1605 Mustafai, i biri i Mehmetit, dhėndėr i Hysein Beut, banor i qytetit tė Elbasanit kishte ngritur padi kundėr Mehmet Ēaushit, ajan i nderuar i dhėnve nė Stamboll, pėr njė ziamet nė fshatrat: Martanesh, Orhenjė, Petresh etj., tė nahijes sė Ēermenikės. Me ndėrmjetėsinė e disa muslimanėve tė paanshėm, ai hoqi dorė nga padija, duke marrė 22 000 akēe edhe njė timar nė nahijen e Shpatit[16].

Sė treti, ata ishin vendimtarė nė pėrcatimin e kufijve tė pronave private ose kolektive, si kullota, pyje etj. Gjatė njė grindjeje midis Jusuf Agait, i biri i Mehmet Biēakēadesė, myteferika i Portės sė Lartė, zotėrues i njė ēifligu nė afėrsi tė fshatit Barbullinjė, qė varej nga kazaja e Myzeqesė dhe bijve tė Beqir Agait, zotėrues i ēifligut nė Zhavarin e Madh pėr ngatėrim kufijsh. Nė bazė tė dėshmive tė paraqitura nga muslimanėt qė dinin kufijtė, si Hasan Gjini, Meēe, i biri i Aliut, Koxha Hyseini, Memi Alika, banorė tė fshatit Barbullinjė, iu njoh e drejta Jusuf Agait[17]. Kjo praktikė ka vazhduar edhe nė shek.XIX. Nė vitin 1808 banorėt e fshatit Lapardha u paraqitėn nė kėshillin e sheriatit dhe kėrkuan tė vinte njė njeri nė fshat pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen pėr njė kullotė dimėrore, e cila, kishte qenė kullotė e pėrbashkėt e fshatit, por mbi tė cilėn kishte vėnė dorė Sali Subashi. Meqenėse tė dy palėt nuk kishin dokument pėr tė vėrtetuar pretendimet e tyre, nė mes tė dy palėve ndėrhynė njerėz dhe i pajtuan, duke e ndarė pėr gjysmė. Tė dy palėt mbetėn tė kėnaqura[18].

Sė katėrti, pohimet e tyre shėrbenin pėr pretendimet e njėrės palė. Nė shkurt tė vitit 1673, Ibrahim aga Biēakzadeja pretendonte se ēifligu i Ēermės ka qenė i tyre qė nė kohėn e pushtimit osman dhe ka qenė pėrjashtuar nga avarizi, prandaj kėrkoi pėrjashtimin nga ajo taksė. Pretendimin e tij e vėrtetuan Haxhi Mehmeti, kadi i shquar, Isa Beu, i biri i Hėzėr Beut, i njohur me emrin “Pėllumbogllu”, banorė tė qytetit tė Elbasanit. Gjyqi vendosi pėrjashtimin e ēifligut nga avarizi[19].

Sė pesti, muslimanėt e paanshėm vendosnin nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve pėr mosshlyerje borxhesh. Nė vitet 1679-1680 kishte shpėrthyer njė grindje midis Pir Berberit, i biri i Hyseinit dhe Gline Miēes pėr shkak tė mosdhėnies sė njė shume prej 2006 akēe prej kėtij tė fundit. Me ndėrhyrjen e muslimanėve tė paanshėm, u zgjidh mosmarrėveshja, duke i dhėnė shumėn e kėrkuar[20].

            Pranė kadiut bėheshin martesat e muslimanėve. Ceremonia e martesės zhvillohej me dy mėnyra: E para, kur paraqiteshin vetė tė dy tė rinjtė tek kadiu sė bashku me dy dėshmitarė, nė praninė e tė cilėve lidhej martesa. Nė vitin 1686 Mehmet Beu, i biri i Ali Beut, nga kazaja e Kavajės, u martua me Rahimenė, tė bijėn e Ali efendiut nga qyteti i Beratit[21].

E dyta, kur kandidatėt pėr martesė, nuk paraqiteshin vetė, por ngarkonin pėrfaqėsuessė bashku me dy dėshmitarė secili. Pėrfaqėsia duhej tė ishte e legalizuar nga kadiu. Pėrfaqėsues mund tė ishin tė afėrm: babai, vėllai, kushėrinj etj. Pas aktit sė lidhjes sė kurorės, regjistroheshin dėshmitarėt e pranishėm. Nė vitin 1684, Mehmet Beu, i biri i Hysein Pashės me pėrfaqėsues Mustafa Again, me dėshminė e Mustafa e Hysein Mehmeti, u martua me hanėme Kadėnėn, tė bijėn e Jashi Ali Beut, nga Mekati, e pėrfaqėsuar nga Abdyl Nebi aga i Durmishit, me pėlqimin e sėmės, Sherife Kadėna, bija e Hasan Beut, me dėshmitarė Hysein Xhaferi e Sinan Ahmeti[22].

Martesat me pėrfaqėsi jepnin shkas pėr abuzime. Pėrfaqėsuesit, duke bėrė pėr vete dėshmitarėt, paraqiteshin para zyrės sė kadiut dhe lidhnin martesa, pa pėlqimin dhe dijeninė e vajzave. Nė mjaft raste vajzat janė paraqitur personalisht para kadiut dhe kanė deklaruar qė tė mos lidhej martesė pa qėnė tė pranishme secila prej tyre. Kėshtu, nė vitin 1675, Kaneja, e bija e Hasanit nga Vodica, deklaronte nė Kėshillin e Sheriatit tė mos i lidhej kurorė, nė rast se nuk paraqitej personalisht[23]. Nė vitin 1685, Dafina e Peēos nga Zhitomi, deklaronte qė tė mos i lidhej kurorė pa qenė vetė e pranishme[24]. Shėmbujt janė jo tė pakėt. Kishte nga ato qė pėr vigjilencėn e kadiut e paguanin atė me njė shumė tė konsiderueshme, mbasi pėrfaqėsuesit e tyre pėr arsye tė ndryshme ekonomike dhe politike, i kishin martuar disa herė. Paraqitja e tyre para kadiut dhe protestimi dėshmon pėr mbylljen e tė ēarave qė mund tė kishte legjislacioni osman.

            Gjatė lidhjes sė martesave, familja e vajzės i paguante dhėndrit taksėn e kurorės ose tė martesės, e cila ishte nė varėsi tė gjendjes ekonomike. Ajo niste nga qindra akēe dhe pėrfundonte nė qindra mijė. Nė martesėn e lartpėrmendur, Sherife Kadėna pagoi si taksė kurore 100 000 akēe, Ismail Pasha, me rastin e martesės mori 108 000 akēe, Xhaferi mori 30 000 akēe, poeti bejtexhi Nezim Frakulla nė martesėn e parė mori 24 000 akēe, kurse nė tė dytėn 60 000 akēe, Sulejman Pasha nga Elbasani qė u martua me Rukijen mori 120 000 akēe, Islam Beu nga Kėlcyra mori 1001 grosh floriri stambolli[25].

Nė rast divorci, burri duhej tė kthente taksėn e martesės. Kėshtu, Abdyl Azizi, biri i Shahut nga Berati, nė vitin 1678 deklaroi se kishte divorcuar gruan e vet, Hatixhe Aliun, duke i kthyer taksėn e martesės 800 akēe dhe ajo hiqte dorė nga tė drejtat e saj[26].

Nė pėrgjithėsi martesat bėheshin brenda konfesionit fetar, por nuk mungojnė raste tė martesave tė muslimanėve me gra tė krishtera. Kėshtu, Musai, i biri i Ibrahimit, nga fshati Sadovicė u martua me vejushėn Mite, tė bijėn e Andonit nga fshati Sinjė[27].

Zakonisht tė krishterėt martesat i kryenin nė kishė. Kėtė e tregojnė regjistrat e kishave ortodokse, veēanėrisht ato tė Korēės, sė Beratit, Elbasanit dhe arqipeshkvia e Shkodrės. Nė sherijet e qyteteve shqiptare ndeshen mjaft raste tė martesave tė tė krishterėve tek kadiu. Dokumentet nuk i tregojnė arsyet e kėtij veprimi, kurse relatorėt katolikė e vlerėsonin atė si njė veprim pėr vlefshmėri mė tė madhe tė kontratės apo qė tė mos i grabiteshin gratė e tyre nga muslimanėt[28]. Pėr ne ka rėndėsi toleranca nė procesin gjyqėsor.

Kėto lloj martesa i kemi tė dokumentuara deri nė fillim tė shek.XIX. Pėr periudhėn 1646-1749 kemi ndeshur 140 martesash tė tė krishterėve tek kadiu, nga tė cilat 60 i takojnė shek.XVII dhe 80 shek.XVIII. Tėrheqim vėmendjen se kėto i pėrkasin vetėm kadiut tė Beratit, prandaj nuk duhet krijuar pėrshtypja sikur ato janė pak. Nga 140 martesat, 30 janė bėrė midis banorėve tė lagjeve tė qytetit tė Beratit, 28 tė tjera janė bėrė brenda pėrbrenda njė lagjeje, 34 martesa fshat me fshat, 10 martesa brenda tė njėjtit fshat, 10 martesa tė qytetarėve, qė marrin nuse nė fshat dhe 9 martesa tė burrave nga fshati qė marrin nuse nė qytet. Shumė tė rralla janė martesat jashtė sanxhakut tė Vlorės. Njėra nga kėto ėshtė midis banorit tė qytetit tė Beratit me banoren e qytetit tė Kavajės, njė nga lagjja Goricė tė qytetit tė Beratit me banoren e qytetit tė Vlorės[29]

            Me interes janė edhe pėrfaqėsuesit qė lidhnin kėto martesa. Nga 220 pėrfaqėsues, nė 110 martesa vetėm 14 ishin muslimanė, kurse shumica ishin tė krishterė. Kjo dėshmon pėr njė aspekt tjetėr tė tolerancės tė legjislacionit osman.

Ashtu si tek muslimanėt edhe tek tė krishterėt, martesat me pėrfaqėsi linin shteg pėr abuzime. Kėshtu, nė fund tė vitit 1685, fillimi i vitit 1689, Kondila, gruaja e Dhimitrit u paraqit nė Kėshillin e Sheriatit e deklaroi qė tė mos i lidhej kurorė, pa qenė e pranishme[30]. Zgjidhja e martesave ndiqte tė njėjtėn procedurė, si nė rastin e muslimanėve[31].

Dėshmitarėt e ēėshtjes, si nga rangu dhe nga numėri, ishin nė varėsi tė ēėshtjes dhe tė personave qė paraqiteshin nė Kėshillin e Sheriatit. Nga njė vėshtrim i kujdesshėm i njė mori procesesh gjyqėsore, del se nė shitblerjet midis muslimanėve, tė gjithė dėshmitarėt ishin muslimanė[32].

Nė proceset e shitblerjes midis tė krishterėve, dėshmitarėt ishin tė pėrzierė, duke mbizotėruar muslimanėt. Kėshtu, me vdekjen e Aleksandrės, gjatė ndarjes sė pronės sė saj midis vėllezėrve dhe motrave, ishin 10 dėshmitarė, prej tė cilėve 7 ishin muslimanė. Nė catimin e tutorėve pėr fėmijėt e krishterė tė gjithė dėshmitarėt ishin muslimanė. Kėshtu, me rastin e caktimit tė tutores sė vajzės sė Kostės, si dėshmitėrė ishin: Mustafa Ali, Kethuda; Mustafa Jusufi, Abdullahu[33].

Nga moria e shembujve, gjatė analizės sė pėrkatėsisė fetare tė dėshmitarėve rezulton se shumica ishin muslimanė. Raporti lėvizte nga njė deri nė pesė[34].

Duke treguar disa aspekte pragmatiste tė shtetit osman nė fushėn juridike, shqiptarėt nuk mund t’u bėnin ballė kėtyre joshjeve me vlera tė gjithėanshme materiale dhe morale. Karakteri pragmatist i shtetit ishte njė nga shkaqet e pėrqafimit tė fesė islame.

            Duke pėrfunduar nė kėtė kumtesė u pėrpoqėm tė japim njė kuptim mė tė gjerė tė qytetėrimit osman. Mė kėto rreshta, ndonėse u pėrqėndruam nė pushtetin gjyqėsor, u pėrpoqėm tė tregojmė se qytetėrimi osman duhet parė mė gjerė dhe jo siē ndodh rėndom, duke e kufizuar atė nė xhamitė dhe institucionet e tjera fetare islame.

            Njė qėllim tjetėr synonte tė shprehja mendimin se nuk jam dakord as me ekstremistėt perėndimorė tė cilėt nuk shohin kurfarė civilizimi nė qytetėrimin islam, as edhe tė disa historianėve turq qė pretendojnė se historia e qytetėrimit osman ėshtė e papėrsėritshme, se osmanėt krijuan njė model monarkie absolute, kur vendet evropiane e arritėn nė shek, XVIII, se osmanėt dhanė njė model tė ri tė monarkisė sė centralizuar, e tė qytetėrimit etj[35].

            Sė treti ēdo qytetėrim ka vlera me karakter universal dhe me njė reze tė ngushtė, tė cilat pėrbėjnė qytetėrimin botėror. Qytetėrimi islam nė kuptimin e gjerė tė fjalės pėrshin jo vetėm anėt kulturore dhe arsimore, siē kuptohet shpesh, por edhe jetėn ekonomike, politike gjyqėsore, mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė ushqyerit etj.

            Nga kjo pėrvojė mund tė nxjerrim vlera pozitive qė mund t’i shėrbejė sė tashmes dhe tė ardhmes dhe tė bėjė pjesė nė fondin e artė tė qytetėtimit botėror.

Nė kushtet e demokratizimit tė shtetit theksohet me tė madhe ndarja e tri pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqėsor, pavarėsia e tyre dhe harmonizimi i tyre, qė do tė sillte njė shtet ideal.

Ndarja e tri pushteteve ka vlera edhe pėr shoqėrinė e sotme, veēanėrisht pėr vendet qė ndodhen nė periudhėn e tranzicionit, siē ėshtė Shqipėria, e cila ėshtė shumė larg harmonizimit tė tri pushteteve bashkėkohorė.

Sė katėrti nga kjo pėrvojė, qoftė pozitive, qoftė negative mund tė pėrfitohet qė anėt pozitive mund tė merren, kurse nga kufizimet tė pėrfitohen pėrvoja pozitive.


 

[1] Mė hollėsisht shih Ortayli,I.- Turkiye idare Tarihi, Ankara, 1979, s.31-42; Thėngjilli,P.-Historia e

            Perandorisė Osmane, Tiranė, 1996,f.765.

[2] Mė hollėsisht shih ThėngjilliP.-, Shqiptarėt midis Lindjes dhe Perėndimit, fusha fetare, 1, Tiranė, 2002, f.

                   261-296.

 

[3] Ortayli,I.-Turkiye idare….. vep. cit, f. 19-20.

[4] Arkivi Qendror tė Shteti i R.sė Shqipėrisė, mė tej, AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 49, fl.73a; Po aty, dos. nr. 15, fl.24a.

[5] AQSH.F. nr. 128, dos. nr.15, fl.42b; Po aty, dos. nr. 19, fl.17a; Po aty, dos. nr. 49, fl.73a; Po aty.dos. nr. 31, fl.56; Po aty, dos. nr. 21, fl. 30a; Po aty, dos. nr. 49, fl. 111b.

[6] AQSH.F. nr. 128, dos. nr.10, fl.25b; Po aty, dos. nr. 49, fl.109, fl. 119b; Po aty, dos. nr. 8, fl.10b; Po aty, dos. nr. 10. fl.26b, fl.9a; Po aty, dos. nr.49, fl.113b, fl. 111b; Po aty, dos. nr. 2, fl.2a;19a.22a; Po aty,dos. nr.9, fl.26a; Po aty, dos. nr. 10, fl.40a-b; Po aty, dos. nr. 8, fl. 7a,fl.14b.

[7] AQSH.F. nr. 128,, dos. nr.10, fl. 121b; Po aty, dosja e Muzeut tė Beratit, fl. 15a; Po aty, dos. nr. 49, fl.112b; Po aty,dos. nr. 121, fl. 122; Po aty, dos. nr. 120, fl. 34; Po aty, dos. nr. 18, fl.40a-b.

 

[8] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 21, fl. 86b, fl. 56.

[9] AQSH.F. nr. 128, dos15 fl. 25a-b; Po aty, dos. nr. 16, fl.38; Po aty,dos. nr. 3, fl.40a; Po aty, fl. 39a; Po aty, fl.39b; Po aty, fl.15b.

[10] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 16, fl.33, fl.30; Po aty, fl.54; Po aty, dos. nr. 49, fl.112a; Po aty, dos. nr. 15, fl.61b; Po aty, dos. nr. 3, fl.54b; fl.34b; Po aty, dos. nr. 19, fl.35, fl.36; Po aty, dos. nr. 4, fl. 49a; Po aty, dos. nr.10, fl. 14a; Po aty, dos. nr. 16, fl.61 etj.

[11] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 49, fl. 72b; Po aty, dos. nr. 21, fl.20a; Po aty, dos. nr. 49, fl.23a,fl.28a-b,fl.33a-b; Po aty, dos. nr. 15, fl. 17b.

[12] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 9, fl. 7b.

[13] AQSH.F. nr. 128, dos. nr.3, fl.38a.

[14] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 19, fl.35b.

[15] AQSH.F. nr. 128, dos. nr.4, fl.15. Shembuj tė tjerė shih: Po aty, fl.55a; Po aty, dos. nr. 16, fl.62; fl.65a; Po aty, dos. nr. 3, fl.24a; fl.25b, fl.66a-b; Po aty, dos. nr. 109, fl.22.

[16] AQSH.F. nr. 129, dos. nr.6 fl.127. Shembuj tė tjerė shih: Po aty, dos. nr.6, fl. 195; Po aty, dos. nr. 19, fl.2b; Po aty, dos. nr. 16, fl. 62a; Po aty, dos. nr. 21, fl.31a.

 

[17] AQSH.F. nr.129, dos. nr. 6, fl.257; Shembuj tė tjerė shih: Po aty, fl.261; Po aty, F. nr. 128, dos. nr.102, fl.3.

[18] AQSH. F. nr. 128, dos. nr.102, fl.3.

[19] AQSH. F. nr. 68, dos. nr.13, dok. nr. 1. Shembullin tjetėr shih: Po aty, F. nr. 128, dos. nr. 15, fl.48b.

[20] AQSH. F. nr. 128, dos. nr. 16, fl. 107; Shembuj tė tjerė shih: Po aty, F. nr. 129, dos. nr. 64, fl.2; Po aty, F. nr. 128, dos. nr. 16, fl.45a; Po aty, dos. nr. 97, fl.3a; Po aty, F. nr. 68, dos. nr. 28, fl.33; Po aty, F. nr. 129, dos. nr. 6,fl.278; Po aty, F. nr. 128, dos. nr. 21, fl. 13a; Po aty, sheria e Shkodrės, dos. nr. 111, dok. 1.

[21] AQSH. F. nr. 128, dos. nr. 19, fl.13b; Shembuj tė tjerė shih: Po aty, fl.46b; Po aty, dos. nr. 5, fl.8; fl.56a; fl.30a; Po aty, dos. nr. 6fl.2.

 

[22] AQSH.F. nr.128, dos. nr. 16, fl. 74-75; Po aty, dos. nr. 19, fl.13a.

[23] AQSH.F. nr.128, dos. nr.4, fl. 1a.

[24] AQSH.F. nr.128, dos. nr.19,fl.9a.

[25] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 6, fl.2.

[26] AQSH.F. nr. 128, dos. nr.16, fl.63; Shembuj tė tjerė shih: Po aty, fl.55; Po aty, dos nr. 19, fl.37b, fl.38.

[27] AQSH.F. nr. 128, dos. nr. 21, fl.5.

[28] Zamputi, I.- Dokumente pėr historinė e Shqipėrisė tė shekujve XVI, vėll.II, f.285-286.

[29] Mė hollėsisht shihni tabelėn e ndėrtuar me kėta shembuj nė Thėngjilli, P. Shqiptarėt midis Lindjes dhe Perėndimit, vep. cit.f.275-282.

[30] AQSH.F. nr. 128, dos. 15, fl.2a. Shembuj tė tjerė shih: Po aty, dos. nr. 17, fl.3; Po aty, dos. nr. 22, fl. 35a.

[31] AQSH.F. nr. 128, dos.16, fl.36b.

[32] Thėngjilli, P.-Shqiptarėt midis Lindjes …. vep. cit, f. 283

[33] AQSH.F. nr.128, dos. nr.3, fl.115a. Raste tė tjera shih: Po aty, fl.51a, fl.43a; fl.42b; 44a, 44b, 38a; Po aty, dos. nr. 4, fl.51a; Po aty, dos. nr. 18, fl.6b; fl.10b; Po aty, dos nr. 3, fl. 34b, 126b, 44a; Po aty, dos. nr. 21, fl.9a.

[34] Thėngjilli, P. Shqiptarėt midis Lindjes …. vep. cit, f.285.

[35] Thėngilli, P.- Historia e Perandorisė Osmane, Tiranė, 1996, f. 33.

 

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster