| www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi| | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Dr. Ramiz Zekaj
KUSHTET ASTRONOMIKE DHE JURIDIKE ISLAME SI FAKTOR TĖ PĖRCAKTIMIT TĖ MUAJVE HĖNORĖ
Pak fjalė hyrėse
Nėse helenėt dhe romakėt kanė trashėguar njohuritė e babilonasve dhe egjiptianėve tė vjetėr dhe i kanė zhvilluar mė tej ato, ska dyshim se muslimanėt trashėguan njohuritė dhe shkencat e grekėve. Por, nėse i referohemi historisė, dallimi ndėrmjet tyre ėshtė i qartė. Shpesh grekėt i kanė pėrvetėsuar punėt e tė tjerėve duke i paraqitur ato si vepra tė tyre, ndėrkohė qė ky fenomen nuk ka qenė i njohur ndėr arabėt muslimanė. Pėrkundrazi, muslimanėt kanė ruajtur tė drejtat historike tė grekėve dhe tė popujve tė tjerė duke i konsideruar ata mėsues tė tyre pėr shkencė dhe lėminj tė tjerė tė caktuar. Kjo vėrtetohet nėpėrmjet veprave tė Ibn Sinas, El-Farabiut, Ibn Rushdit e tė tjerė qė kanė transmetuar shkenca tė shumta tė grekėve dhe i kanė shtjelluar ato. Shumė prej veprave greke janė njohur prej evropianėve vetėm nė saje tė teksteve arabe, tė cilat ata i ruajtėn me besnikėri sė bashku me emrat e autorėve. Ndėrsa vetė grekėt nuk kanė ruajtur veēse pak prej arritjeve tė babilonasve dhe egjiptianėve tė vjetėr, madje ata i paraqitėn si vepra tė tyre, kėshtu qė shumė prej veprave tė babilonasve dhe egjiptianėve tė vjetėr, u njohėn vetėm nėpėrmjet zbulimeve tė fundit. Arabėt e vjetėr kanė jetuar nė Gadishullin Arabik dhe natyra e jetės nė atė mjedis kėrkonte qė ata tė lėviznin shpesh pėr tė kėrkuar ujė dhe gjelbėrim duke shtuar kėshtu edhe udhėtimet e tyre tregtare nga Gadishulli Arabik nė Sham dhe nė Jemen. Pjesėn mė tė madhe tė lėvizjeve tė tyre ata e bėnin natėn, pėr tė shmangur vapėn pėrvėluese tė shkretėtirės gjatė ditės. Kjo bėri qė ata tė ndjenin nevojėn qė tė kishin njohuri rreth yjeve dhe pozicioneve tė tyre, pėr tu orientuar gjatė udhėtimit. Gjithashtu ata e kishin tepėr tė domosdoshme tė dallonin yjet e qėndrueshėm nga yjet e tjerė lėvizės, pėr tė pasur drejtime tė sakta qiellore qė i orientonin ata gjatė rrugės. Arabėve, gjithashtu, u nevojitej ta njihnin orbitėn pėr lidhjen e saj me stuhitė, reshjet, vapėn etj. Kjo ishte pjesė e domosdoshme e jetės sė tyre. Mund tė themi se pjesa mė e madhe e njohurive astronomike tė arabėve tė Gadishullit Arabik ishte ajo ēfarė kishin fituar prej babilonasve dhe grekėve. Ndoshta arabėt e Gadishullit Arabik para Islamit nuk u shtuan gjė kėtyre njohurive, por u mjaftuan me to, duke i ruajtur siē ishin dhe ashtu ua pėrcollėn dhe brezave.
Astronomia tek arabėt pas Islamit
Nė dekadat e para tė Islamit arabėt muslimanė nuk u dhanė shumė pas studimeve dhe kėrkimeve astronomike pėr arsye se ishin tė preokupuar me luftėrat e asaj kohe dhe pėrhapjen e Islamit. Nė kohėn e shtetit emevit (umajad), me qendėr nė Sham, gjėrat ishin sheshuar dhe pikėrisht nė kėtė periudhė u dha rasti pėr tu hapur ndaj qytetėrimit romak dhe hapjeve me Horasanin, Kinėn, Indinė etj., tė cilat shiheshin si dritare tė reja komunikimi me kėto qytetėrime. Thuhet se Halid bin Jezidi, i biri i Ebu Sufjanit ishte prej dijetarėve mė tė mėdhenj tė asaj kohe. Gjithashtu thuhet se ai refuzoi tė drejtonte kalifatin pas babait tė tij pėr shkak tė preokupimit nė fushėn e diturisė. Nė kohėn e tij u bėnė pėrkthimet e para nga literatura greke nė gjuhėn arabe. Pėrmendet nė disa burime se ai ka urdhėruar tė pėrkthehen njė numėr i konsiderueshėm i librave tė astronomisė dhe mjekėsisė. Ai ishte shumė i dhėnė pas kimisė, prandaj u pėrkthyen dhe shumė vepra qė kishin tė bėnin me kėtė fushė. Revolucioni i vėrtetė shkencor filloi nė kohėn e abasitėve. Ebu Xhafer El Mensuri ka qenė i dhėnė pas shkencave astronomike, pasi ai merrej dhe me astrologji. Ai afroi rreth tij shumė astrologė dhe kėshillohej me ta pėr shumė ēėshtje. Gjithashtu, ai urdhėroi tė pėrkthehej njė kryevepėr e njė matematicieni tė madh indian e shkruar nė vitin VII H. Ky libėr do tė ndihmonte shumė nė zhvillimin e njohurive tė arabėve nė lėmin e astronomisė, nė lėvizjen e yjeve dhe nė matjen dhe llogaritjen e kėtyre lėvizjeve. Pėrmendet se Muhamed bin Ibrahim El-Fezari ka shkruar njė sėrė librash nė fushėn e astronomisė. Prej tyre pėrmendim; Ideologjia dhe Kriteri i zenitit. Po ashtu, Jakub bin Tarik pėrpiloi njė sėrė kalendarėsh astronomikė dhe thuhet se ai ka pėrfituar shumė prej njohurive tė dijetarėve indianė nė kėtė fushė. Studimet astronomike morėn drejtimin e duhur nė kohėn e El-Mamun bin Harun El-Rashidit nė shekullin IX e.s., pasi ai e pėrkrahu kėtė shkencė duke mbėshtetur gjithė dijetarėt, studiuesit dhe pėrkthyesit e kėsaj fushe. Nė kohėn e tij pati njė mori pėrkthimesh nga gjuhėt persiane, asiriane, helene dhe indiane. Ai ishte i dhėnė pas astronomisė dhe urdhėroi tė ndėrtohej njė pikė vėzhgimi nė lindje tė Bagdatit dhe e pajisi atė me tė gjitha mjetet e nevojshme qė do tė shėrbenin pėr vrojtime astronomike. Thuhet se vetė ai merrte pjesė nė kuvendet qė trajtonin shkencėn e astronomisė nė pikėn e vėzhgimit tė ndėrtuar prej tij. Nė atė kohė shkenca e astronomisė tėrhoqi vėmendjen e shumė studiuesve. Prej arritjeve mė tė njohura nė kohėn e El-Mamunit nė astronomi pėrmendim matjen e perimetrit tė tokės. Prej astronomėve mė tė njohur nė kohėn e El-Mamunit pėrmendim: Sind bin Aliun, i cili drejtonte Komisionin Shkencor tė Divanit tė Kalifatit, Ahmed bin Abdullah El-Maruzi, Halid bin Abdulmalik, Jahja bin Ebu Mansur dhe Ali bin El-Bahteri. Prej pėrkthyesve mė tė njohur tė asaj kohe pėrmendim: Husejn bin Ishak dhe Thabit bin Kura etj. Koha dhe pėrcaktimi i saj ėshtė njė nga ēėshtjet kryesore qė ka shqetėsuar njeriun qė nė lashtėsi. Kėshtu, rėnia e shiut ndodh nė sezone tė caktuara dhe sjell zhvillimin e kullotave. Sezonet e mbjelljeve dhe tė korrjeve kanė pasur njė rėndėsi tė veēantė pėr njeriun, duke pėrcaktuar edhe veprimtaritė e tij tė domosdoshme gjatė jetės, siē ishin mbjellja, ujitja, korrja etj. Kjo e bėri shumė tė nevojshme pėrcaktimin e kohės duke u bazuar nė katėr stinėt. Lėvizjet e trupave qiellorė ishin baza e kohėmatjes natyrore. Kėshtu, ndėrrimi i ditės me natėn ėshtė njė dukuri astronomike natyrore e bazuar mbi lėvizjen e trupave qiellorė edhe pse dikur mendohej se dielli rrotullohej rreth tokės apo se toka rrotullohet rreth vetes, siē ėshtė vėrtetuar sot. Nė kėtė mėnyrė, edhe sot kjo lėvizje astronomike ėshtė baza e kohėmatjes natyrore. Mė pas, njeriu vėzhgoi ndėrrimin e fazave tė hėnės qė nis me hėnėn nė formė drapėri, e cila plotėsohet pak e nga pak derisa bėhet hėnė e plotė dhe mė pas mpaket gradualisht derisa kthehet sėrish nė hėnė tė re. Kėtė cikėl qė zgjat afėrsisht 29.5 ditė dhe qė pėrfaqėson rrotullimin e plotė tė hėnės rreth tokės, njeriu e quajti muaji hėnor. Mė pas njeriu vuri re njė lėvizje edhe mė tė gjatė, e cila ėshtė lėvizja e diellit nga lindja nė perėndim dhe rrotullimi i tij nė orbitėn qiellore afėrsisht ēdo 365 ditė dhe kėtė kohė e quajti vit. Pėrgjatė vitit ndėrrohen edhe stinėt e tij. Allahu i Madhėruar thotė: Dielli dhe hėna udhėtojnė sipas njė pėrcaktimi tė saktė (Er-Rahman : 5). Kėto ndarje kohore janė natyrore. Ndarjet e tjera janė me konsensus. Kėshtu, me konsensus dita ndahet nė 24 orė, ora ndahet nė 60 minuta dhe minuta ndahet nė 60 sekonda. Kėto ndarje e kanė origjinėn nė Babiloninė e lashtė. Kushtet astronomike dhe kushtet e Sheriatit pėr pėrcaktimin e muajve hėnorė Pėr arsye se kalendari hixhri-hėnor bazohet nė fazat e hėnės pėr tė caktuar fillimin dhe mbarimin e ēdo muaji dhe, pėr arsye se kėto faza vėrtetohen me anėn e shikimit me sy tė lirė, pėrcaktimi i fillimit tė muajit hėnor u bazua nė shikimin e hėnės sė re (drapėrit tė hėnės) nė natėn e parė pas shkėputjes sė hėnės nga dielli (tė perėndimit tė njėkohshėm tė tyre). Dihet se shikimi me sy tė lirė kushtėzohet nga faktorė tė ndryshėm, ku mė tė rėndėsishmit janė: 1- Kushtet atmosferike, siē janė retė, pluhuri e tė tjerė faktorė qė pengojnė shikimin. 2- Largėsia e kėndit midis diellit dhe hėnės 3- Lartėsia e drapėrit tė hėnės mbi horizont, gjė qė pėrcakton moshėn e tij 4- Koha e qėndrimit tė drapėrit tė hėnės pas perėndimit tė diellit mbi horizont. 5- Largėsia midis hėnės dhe tokės dhe lartėsia e vėzhguesit nga niveli i detit. 6- Mprehtėsia e shikimit tė vėzhguesit
Kushtet astronomike pėr lindjen e hėnės sė re
Sipas astronomisė, lindja e hėnės sė re ndodh nė ēastin kur kjo ndahet nga dielli, nė ēfarėdo kohe tė jetė kjo ndarje. Njohja e kėsaj kohe bėhet pėrmes llogaritjeve astronomike qė bazohen nė rregullat dhe parimet e shkencave tė mekanikės qiellore. Ēasti i ndarjes shėnohet nė kalendarėt astronomikė, qė njihen botėrisht dhe qė botohen nga organizma tė specializuar pėr kėtė punė. Dita astronomike fillon menjėherė mbas kalimit tė diellit nga pika e zenitit (nė mesditė).
Kushtet e Sheriatit pėr pėrcaktimin e fillimit tė muajit hėnor Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran: Tė pyesin ty pėr hėnėn e re (dhe fazat e saj) Thuaj: Ato janė pėrcaktime tė kohės pėr njerėzi dhe pėr haxh (El Bekare: 189). Kushti bazė i Sheriatit pėr caktimin e fillimit tė muajit hėnor ėshtė dėshmia e njė burri tė pjekur dhe tė njohur pėr ndershmėrinė e tij se e ka parė hėnėn e re pas perėndimit tė diellit nė mbrėmjen e 29-tė tė muajit hėnor. Burim i kėtij kushti ėshtė fjala e Profetit (a.s.) nė lidhje me fillimin e muajit Ramazan dhe tė muajit Sheval: Agjėroni kur ta shihni atė (hėnėn e re) dhe ndėrpriteni agjėrimin kur ta shihni sėrish. Shikimi i hėnės sė re pas perėndimit tė diellit nė ditėn e 29-tė tė muajit hėnor ėshtė i mundur nėse plotėsohen disa kushte tė caktuara astronomike, gjeografike dhe shėndetėsore, tė cilat i pėrmbledhim si mė poshtė: Nėse muaji plotėsohet me largimin e hėnės nga dielli dhe daljen e hėnės sė ngrėnė (nė formė drapėri), shikimi i saj ėshtė i mundur nėse lartėsia e saj ka njė nivel tė atillė qė bėn tė mundur largimin nga ndikimi i dritės sė muzgut dhe i pasqyrimit tė rrezeve tė diellit qė ėshtė nėn horizont. Kėtė gjė e ka pėrcaktuar mė parė Al Havarizmi, i cili ka llogaritur qė pėr tė parė hėnėn e re, duhet qė kjo e fundit tė qėndrojė sė paku 48 minuta pas perėndimit tė diellit. Kjo do tė thotė qė kėndi i lartėsisė sė hėnės tė jetė rreth 120. Po ashtu, astronomėt qė interesohen pėr kėtė ēėshtje vlerėsojnė se largėsia e saj nga dielli duhet tė jetė nė njė masė tė pėrshtatshme. Disa prej tyre e llogarisin kėtė largėsi me 50, kurse disa tė tjerė e llogarisin tė jetė 30. Sidoqoftė, duhet thėnė se, kushti i shikimit tė hėnės varet edhe nga kushte tė tjera, mė i rėndėsishmi i tė cilėve ndoshta ėshtė kthjelltėsia e motit. Nėse moti ėshtė me re qė mbulojnė tė gjithė qiellin nė njė vend apo nė njė grup vendesh (kjo ndodh veēanėrisht gjatė stinės sė dimrit nė Evropė), atėherė shikimi i hėnės ėshtė i pamundur, edhe pse muaji hėnor mund tė ketė hyrė realisht. Nisur nga kjo, a duhet ta lėmė mėnjanė praktikėn e shikimit tė hėnės pėr ditėn tjetėr dhe kėshtu tė biem nė njė gabim tė qartė?! Ne jemi nė njė kohė kur njohuritė njerėzore mbi shkencat atronomike kanė pėrparuar shumė dhe kur llogaritjet astronomike mbi lindjen e hėnės sė re janė aq tė sakta, saqė sot janė bėrė njohuri tė sigurta. Pėr saktėsinė e tyre dėshmojnė pėrditė teleskopėt astronomikė. Prandaj nuk ėshtė e arsyeshme qė shikimi me sy tė lirė tė jetė kriteri i vetėm i pėrcaktimit tė hėnės sė re, por ėshtė e domosdoshme qė ky pėrcaktim tė bėhet nė bazė tė llogaritjeve tė sakta astronomike.
Ndryshimi i shfaqjeve tė hėnės sė re Juristėt muslimanė e kanė ditur qė nė fillim tė erės islame se shfaqja e hėnės sė re ndryshon nė varėsi tė pozitave gjeografike. Arsyeja ėshtė se ēasti i lindjes sė hėnės sė re ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė, por ky ēast qėllon nė orare tė ndryshme nė vende tė ndryshme. Kėshtu p.sh. nėse themi se hėna e re e muajit Muharrem e vitit 1422 H shfaqet nė Mekė me datėn 25/3/2001 nė orėn 04:20 sipas orės lokale, ky ēast nė Xhakartė qėllon nė orėn 09:20 tė po sė njėjtės ditė sipas orės lokale. Tani, nėse mendojmė gjendjen e atyre qė vėzhgojnė hėnėn e re tė muajit Muharrem nė Mekė dhe nė Xhakartė do tė vėrejmė se vėzhguesi nė Xhakartė do tė dalė pėr tė parė hėnėn e re mbas perėndimit tė diellit, i cili ndodh nė orėn 18:01. Kjo do thotė se vėzhguesi do tė shohė njė hėnė me moshė 8 orė e 41 minuta. Ndėrsa vėzhguesi nė Mekė do ta shohė hėnėn e re mbrėmjen e datės 25/3/2001, pas perėndimit tė diellit nė orėn 18:33 sipas orės lokale. Mosha e hėnės sė re nė kėtė ēast ėshtė 14 orė e 33 minuta. Shkaku ėshtė se Meka ndodhet nė perėndim tė Xhakartės, kėshtu qė mosha e hėnės sė re pas perėndimit tė diellit nė tė ėshtė mė e madhe. Akoma mė e madhe do tė jetė mosha e hėnės sė re pas perėndimit tė diellit nė Rabat tė Marokut. Ky ndryshim quhet ndryshimi i shfaqjeve tė hėnės sė re. Nė kėtė shembull qė pėrmendėm nuk ka probleme nė shikimin e hėnės sė re, megjithė ndryshimin e shfaqjeve tė saj, sepse hėna lind herėt. Por kur hėna e re lind nė njė ēast qė ėshtė afėr perėndimit tė diellit nė njė vend tė caktuar, shikimi i saj nuk ėshtė i mundur nė atė vend. Kėshtu qė autoritetet lajmėrojnė se shikimi i hėnės sė re sipas Sheriatit nuk ka ndodhur, ndaj dhe muaji hėnor duhet plotėsuar. Ky vendim ėshtė i drejtė. Mirėpo nė njė vend tjetėr qė ndodhet nė lindje, shikimi i hėnės sė re sipas Sheriatit ėshtė i mundur pas perėndimit tė Diellit (pėr shkak tė distancės sė mjaftueshme kohore midis dy vendeve qė bėn tė mundur rritjen e drapėrit tė hėnės sė re dhe largimin e saj nga dielli nė njė largėsi tė atillė qė tė mund tė shihet), kėshtu qė autoritetet e atij vendi lajmėrojnė hyrjen e muajit tė ri hėnor. Edhe ky vendim ėshtė i drejtė. Kėtu del nė pah problemi i ndryshimit tė shfaqjeve tė hėnės sė re, qė mund tė shkaktojė mospėrputhje tė ndryshme si nė ēėshtje qė lidhen me Sheriatin, ashtu edhe nė ēėshtje tė tjera civile. Ky ėshtė njė problem praktik qė kėrkon zgjidhje dhe sė fundmi janė propozuar disa tė tilla nė nivel tė botės islame.
Nesiu (shtyrja) tek arabėt Nė gjuhėn arabe nesi i thonė shtyrjes dhe vonesės. Kėshtu, nė shitblerje nesi i thonė dorėzimit me vonesė tė ēmimit. Arabėt para Islamit (edhe pas tij) vitin e matnin me anė tė muajve hėnorė, qė janė: Muharremi, Seferi, Rebiul Evel, Rebiu Thani, Xhumada el Evel, Xhumada Thani, Rexheb, Shaban, Ramadan, Sheval, Dhul Kada, Dhul Hixha. Duke qenė se numri i ditėve tė vitit hėnor ėshtė mė i vogėl se ai i vitit diellor (afėrsisht 10 ditė mė pak), muajt hėnorė sillen rreth katėr stinėve tė vitit pėr rreth 33 vjet, pra 33 vite diellorė janė afėrsisht tė barabartė me 34 vite hėnorė. Nė mėnyrė qė muajt hėnorė tė shpėrndahen nė mėnyrė tė qėndrueshme, sipas stinėve tė vitit, arabėt mbėshteteshin nė njė sistem qė e quanin nesi, qė do tė thotė: shtimi i njė muaji afėrsisht ēdo tre vjet. Nė kėtė mėnyrė viti i brishtė pėrbėhej nga 13 muaj hėnorė. Mė pas, kėtė muaj ata filluan ta shtonin sipas interesave tė veta nė kohė lufte apo paqeje, nė tregėti, nė haxh etj. ēėshtjen ua linin nė dorė disa njerėzve qė i quanin El Kalamisa. Thuhet se kėtė gjė e trashėguan nga tė parėt e tyre ose nga hebrenjtė.[1] Me kėtė sistem ndonjėherė ata i shtynin muajt e shenjtė sipas inetersave tė tyre, veprim tė cilin e dėnoi Kurani Famėlartė, duke thėnė: Shtyrja (e njė muaj nė vend tė njė tjetri) nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė rritje e mosbesimit, qė me tė edhe mė shumė humbin ata qė mohuan, pse nė njė vit e bėjnė tė lejuar atė (muajin e shenjtė), e nė njė vit tė ndaluar (tė shenjtė), e pėr tė pėrputhur numrin qė All-llahu i bėri tė shenjtė dhe me atė, e bėjnė tė lejuar atė qė All-llahu e ndaloi. Atyre u janė hijeshuar veprat e tyre tė kėqia. Po, All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin mohues (Et-Tevbe: 37). Nėpėrmjet sistemit tė nesiut u bė e mundur qė muajt hėnorė tė shpėrndaheshin nė mėnyrė tė qėndrueshme nė tė katėr stinėt e vitit si mė poshtė: - muajt e pranverės: Shabani, Ramazani, Shevali - muajt e verės: Dhul Kada, Dhul Hixha, Muharrem - muajt e vjeshtės: Sefer, Rebiul Evel, Rebiu Thani - muajt e dimrit: Xhumada el Evel, Xhumada Thani [1] Shih: Ebu Rajhan Al Biruni, El Athar el bakija min el kurun el khalija (Gjurmėt e mbetuar nga kohėt e shkuara).
|
||||||||||||||||||||||||||||||
Copyright
© Albanian Institute of
Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org
For technical inquiries please contact the
webmaster