| www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi| | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||
|
Albert Kotini
TĖ MBROJMĖ VLERAT TONA KOMBĖTARE
Nė kėtė fillim tė shekullit XXI, qytetėrimit modern i bėn nder lashtėsia e zbuluar pėr kombin shqiptar, nė veēanti vlerat kombėtare qė i pėrkasin tė drejtės sonė historike tė cilat duhen zbuluar nga mendimi aktual shkencor shqiptar. Edhe pse krijojnė lėkundje nė historinė e mėsuar, pėr shembull, deri nė fund tė shek. XX nga qytetarėt e vendeve fqinje ndaj tė parėve tė tyre, polemikat e shqetėsimet qė mund tė sjellin, pėrsėri duhet mbajtur njė qėndrim pa ekuivoke edhe pse mund tė dukesh si heretik i kohės, kur nuk pėlqehet e vėrteta historike e argumentuar me fakte e dokumente. Arrihet tė vritet njė djalė shqiptar, emigrant nė Greqi, sepse kėndoi shqip nė ditėlindjen e tij Pak kohė mė parė u vra, i mbėshtjellė me flamurin kombėtar, njė emigrant tjetėr, sepse po gėzonte fitoren e kombėtares sė tij ndaj Greqisė Nė mars 2005, nė stadiumin olimpik tė Athinės digjet flamuri shqiptar nėn buēimat dhe fishkėllimat histerike tė tifozėve grekė ndaj himnit tonė, ndėrsa djaloshi 19 vjeēar grek qė e bėri kėtė akt heroik, u shfaq si njė gladiator triumfues antishqiptar. Nė dokumentin gjerman tė Vermahtit, nga prof. Dr. W. Kracker, nė studimin prej 16 faqesh, flitet se si u ruajtėn veprat e artit nė Greqi.[1] Hitlerianėt vranė shumė njerėz, por kulturėn e atij populli e mbrojtėn nga barbarizmat. Se si disa qarqe greke vepruan dhe veprojnė pėr zhdukjen e identitetit shqiptar, nė veēanti tė Ēamėrisė, nga Preveza, Gumenica, Janina, Filati e kudo, mjafton ti vizitosh sot kėto vise, qoftė edhe si turist, pėr tė kuptuar vandalizmin e tyre modern. Mjafton tė lexosh albumin Preveza Nikopolis, botuar nė Athinė mė 1994, me autor Nikos D. Karabelas, qė tė pėrballesh me masakrimin qė i bėhet kulturės shqiptare.[2] Thelbi i ēėshtjes ėshtė: Vlerat tona kombėtare do ti lėmė pa i mbrojtur nga pėrvetėsimi dhe asimilimi prej kombeve fqinje?! Do ti referohem shkurt, sa pėr debat dhe argumentim: Pellazgjisė, mitologjisė, Aleksandrit tė Madh, Piros sė Epirit, Skėnderbeut, heronjve tė pavarėsisė sė Greqisė, Epirit e deri te personalitetet e genit shqiptar, tė mohuar apo tė pėrgojuar deri nė kufijtė fatalė, tė dyshuar si pasuri e jona e patjetėrsueshme kombėtare.
Pėr mitologjinė. Tė vlerėsosh e tė respektosh mitologjinė greko-romake nuk do tė thotė ta pranosh si njė monopol tė kulturės sė tyre pėr tėrė Ballkanin nė tėrė Europėn e botėn. Nuk ka popull pa njė mitologji, nė veēanti kombet mė tė vjetėr, si ai shqiptar. Janė zbulime tė mirėfillta edhe nga Fishta ynė i madh shtojzovallet, zanat nga gojėdhėnat autoktone tė popullit tonė. Ndėrsa mitologjia e viseve tė lashta pellazgo-ilire si Thesprotia, Malakia Po treva e Ēamėrisė pėrse ėshtė lėnė si njė vakuum i mitologjisė sė Greqisė? Allemanja ėshtė njė krahinė midis Francės dhe Gjermanissė, por i mbushur me kulturė botimesh, qė nga hershmėria, prej tė dy vendeve, ndėrsa Ēamėria e zbrazur nga xhelozia dhe harresa greke. Mendimi shkencor shqiptar, nėpėr institucionet tona, qė duhet tė thonė fjalėn e parė e tė vėrė pikat mbi i, jo vetėm heshtin, por mbi dhjetė vjetėt e fundit e kanė harruar fare kėtė pjesė tė pasurisė sonė kombėtare. Mitologjia, legjendat, ritualet pagane tė Ēamėrisė janė trajtuar si epirote tė Greqisė. Ēamėria trajtohet pa miotlogji. Dihet qė Lisi i shenjtė ka qenė nė Dodonė; kulti i dhisė, si kult pellazgjik, ka qenė deri nė emblemėn e Skėnderbeut, por njėherėsh rrjedhojė e gojėdhėnave ēame. Po kėshtu kulti i zjarrit, i gurit: Pėr kėtė zjarr, Gurėt e Elimit. Homeri nė Iliada kėndon: Zeus Dodona. Pastaj erdhėn grekėt, i morėn perėnditė nga pellazgėt dhe i pėrshtatėn e i pėrdorėn nė mėnyrat e tyre. Mitologjia pellazge ėshtė para asaj greke dhe para asaj romake. Herodoti nė veprėn Historia ose nė Muzat ndėr nėntė muzat thotė: Pėrpara se tė vinim nė kėto troje ku jemi sot, kėtu ishin pellazgėt. Emrat mitologjikė tė hyjnive e tė perėndive grekėt i morėn nga pellazgėt. Aftėsia e grekėve u tregua nė pėrvetėsimin e qytetėrimit pellazgjik; ata asimiluan dhe krijuan njė kulturė tė tyre tė madhe, qė e pėrhapėn anės detit Mesdhe Studimet qė trajtojnė paganizmin tek pellazgėt, zbulojnė faktin parahistorik se: Feja e elimėve tė vjetėr, ėshtė njė fe natyrale, pjesėrisht marrė nga pellazgėt dhe pėrzier ca pak me fenė e egjiptianėve dhe me atė tė fenikasve.[3] Sa pėr fenė, mori fenė e pellazgėve qė gjeti nė vend.[4] Kėshtu mund tė thuhet pa frikė se ndikimet barbare tek mitologjia greko-romake nuk mund tė mohohen nė formimin e kombit grek. Historia e Greqisė rrethohet me mite e legjenda qė pėrzjejnė njerėzit me zotat. Kjo ndodh pėr motive tė ndryshme, por kryesorja ėshtė pėr tu paraqitur mė tė mirė se tė tjerėt, qoftė edhe pėr shkak tė mungesės sė dėshmive rreth origjinės sė lashtėsisė, gjė qė ēon nė elemente imagjinare tė legjendės. Kjo pėrhapje gojarisht pėrcillej nga brezi nė brez pėr tė mbajtur gjallė kujtimin e prejardhjes. Atėherė: Mitologjisė greke i duhej qė tėrė perėnditė, heronjtė tė mbarten nga pellazgėt paganė dhe nuk ka mjaft botime qė ata e provojnė kėtė. Historia e Shqipėrisė rrethohet nga heronjė e ngjarje reale madhore deri nė kufijtė e legjendės dhe, ndonėse na ka munguar shkrimi, mbeten nė kujtesėn shekullore tė popullit tonė. Si vlerė kombėtare shqiptare, mitologjia e lindur nga burime pellazgjike nuk mund tė pranohet si njė pronė helene tėrėsisht e kombit grek. Pellazgėt ilirėt janė tė veēantė si prejardhje nga ata helenė. Kėtė e argumenton, veē tė tjerave, Enciklopedia europiane nė mjaft vende tė saj, qė nuk e ngatėrrojnė pellazgjinė me helenėt. Simbioza e bashkėjetesės sė movonshme ėshtė tjetėr ēėshtje studimi. Edhe nė qoftė se grekėt kėrkojnė tė jenė pasardhės tė pellazgėve, nuk mund tė pranohet, pa u argumentuar, se janė para ilirėve nė kėtė trashėgimi kombėtare. Mjaft autorė grekė, me kalimin e kohės janė larguar nga faktet reale, duke marrė frymėzim te mitologjia dhe, pėr tia arritur kėtij qėllimi, e kanė modifikuar duke e vlerėsuar thjesht helene dhe asnjėherė iliro pellazge. Spekulimi, sipas mendimit tim, mund tė jetė bėrė pėr rindėrtimin e ndodhive antike tė njė populli, tė njė qyteti apo tė njė personazhi nėpėrmjet sfondit tė njė miti, ku, nė fakt, fshihet ndonjė element i vėrtetė, ndonjė fakt historik i duhur pėr lavdi kombėtare. Mitologjia greke, kur zbulohet ndryshe, mund ta lexosh Ethem Haxhiademin, tė paktėn nė tri tragjeditė: Uliksi, botuar prej tij nė Berlin, mė 1924, Akili, botuar nė Vjenė mė 1928 dhe Piro, botuar nė Lushnjė, mė 1928.[5] Njė helenist i madh frėng, Alfred Croisel, me tė drejtė ka thėnė: Emri grek nuk do tė thotė aq racė sesa gradė kulture. Ethem Haxhiademi nė Uliksin shkruan: Odiseu u kthye prapė nė Itakė dhe zuri pėrsėri fronin qė kishte lėnė zbrazėt kaq vjet mė parė. Pastaj shkoi nė Thesproti pėr tė bėrė sakrificė nė tempullin e saj. Me tu kthyer nga Thesprotia, i kishin dalė nė buzė tė detit dhe e prisnin gruaja e tij Penelopa, me djalin, Telemakun. Varianti i dytė, i studiuar prej tij: Odiseja shkoi nė Itakė te motra e tij, Polikseni. Prej kėtej vajti nė Thesproti dhe u martua me mbretėreshėn e atij vendi, Kalidicen, dhe luftoi kundėr frigjėve. Nė Thesproti la si mbret Polipitin, djalin qė bėri me Kalidicen dhe u kthye sėrish nė Itakė, ku u vra nga Telegoni, i cili nuk e dinte se ishte babai i tij [Tre gurėt e zez, vėll. II, f. 899]. Nga gojėdhėnat e Ēamėrisė, nė vitin 529 para Kr., Kalidice (Kalidhika) i dha roje nga mbretėria e saj Odisesė, pėr ta ndihmuar. Nga Homeri trajtohet qė Odiseja i vrau i vetėm tė gjithė fisnikėt e vendit, kundėrshtarė tė tij. E besueshme ėshtė gojėdhėna ēame, se ishin ushtarėt dhe flota e Kalidhisė (mbretėresha ēame) qė ndihmuan Odisenė tė kthehej nė vendin e vet. Ja pra qė paska vend pėr polemika edhe nė kėtė fushė. Dr. Jan Thomopulli ka lexuar i pari pllakat kretase, vetėm duke pėrdorur gjuhėn shqipe, meqenėse me anėn e gjuhės greke nuk ka qenė e mundur. Vetė Jani ka qenė me origjinė shqiptare, por si shumė tė tjerė e fshehu kėtė origjinė. Pse? Tė tilla ishin rrethanat dhe detyrimet, megjithėse, nė brendėsi tė shpirtit, asnjėherė nuk e mohoi se ishte shqiptar. Gjuhėn shqipe kush mund ta dinte mė mirė se bijtė e saj? Kush e zbuloi Dodonėn? Karapanua nga Arta (Narta). Grekėt e quanin Arta. Ka njė besim gojor se Ismail Qemali i tha Karapanos, i cili ishte me origjinė shqiptare, qė ta zbulonte dhe ta studionte Dodonėn. Mirėpo edhe Karapano nuk thotė se jam shqiptar, por dihet se ekspertėt e gjuhės greke nuk e zbulonin dot Dodonėn. Edhe Aristidh Kola e njihte mirė greqishten e vjetėr dhe atė tė renė, por shqipja e ndihmoi nė veprat e tij. Autori grek K. N.Sathas, nė Historinė e Greqisė[6], (Studim i pajisur me dokumente nga arkivi i Venedikut, i viteve 1400-1500) midis tė tjerash shkruan edhe pėr fisin e mirmidonėve nė Tesali, afėr Pindit, nga gjaku i ilirėve tė vjetėr. Pėrsa mė sipėr: Si mundėt qė kėto fise ilire tė ishin pa mitologji? Autori grek K. N.Sathas shkruan: Banorėt e Peloponezit nuk u pėlqyen banorėve tė Manit, tė cilėt hiqeshin se ishin spartanė. Peloponezi nė shekulin e 13-tė fliste shqip. Kėto pohime dhe tė tjera pėrse lihen nė heshtje? Nė albumin arkeologjik dhe historik prej 240 faqesh Duke vizituar Siēilinė, nga Shtėpia botuese Arnone Palermo, 1999,[7] flitet pėr elimėt mitologjikė e qytetet e krijuara prej tyre, Erice, Segesta, Entela, apo toponime si: Gurėt e Elimit, Qafa e Elimit* Pyetja ėshtė: Pse nuk u tregohet turistėve tė botės, teksa vijnė nė Siēili, mbi origjinėn e siēilianėve, qė ėshtė njė origjinė thjesht pellazgo-ilire? As mitologjia e trashėguar prej tyre nuk pėrmendet. Si Homeri me emrin danai, po ashtu edhe K.N.Satha i referohet gjatė mitologjisė nė veprat e tyre. Nė tetor 1990 u mbajt njė kongres nė Itali se ēfarė janė elimėt e nga kanė ardhur? Mitologėt dhe arkeologėt mė tė shquar e thanė fjalėn e tyre. Pėrse nuk pėrmenden kėto studime shkencore, kur edhe mendimi shqiptar tregoi vlerėn e vet?
Pellazgjia pėrse tė mos studiohet si vlerė kombėtare?
Zbulimet arkeologjike dhe linguistike flasin pėr periudhėn e neolitit tė vonė e deri nė bronzin e hershėm edhe nė vendbanimet e Maliqit, tė Trenit, tė Pazhokut pėr gjenezėn pellazgo-ilire, tė paktėn 4000 vjet para Kr. periudhė kjo e qytetėrimit babilonas, egjiptian dhe asirian. Kur nė Dodonė u zbuluan shtresa parahelene, menjėherė grekėt i ndėrprenė punimet. Pse? Pellazgjia dilte nė sipėrfaqe dhe lėkundi mitin e lashtėsisė helene. Pika dyshimi vihen nga mjegullnajat e trajtimeve heleno-sllave, si njė superkulturė mbizotėruese pėr tėrė Gadishullin Ballkanik. Pėrse? Na okupuan 5 perandori: romake, bizantine, bullgare, serbe, otomane, por nuk na asimiluan dot. Helenizmi nga Preveza nė Shkumbin pėr kėtė po punon me ēdo mėnyrė. Pėr pellazgėt, autorėt e hershėm grekė Homeri dhe Herodoti i cilėsojnė parahelenė, ndėrsa autorėt modernė grekė, pasi e mohuan kėtė tezė dhe nuk e mbronin dot, kaluan nė pranimin e prejardhjes sė tyre pellazge, por pėrpara ilirėve. Kuptohet qė pellazgėt herė trajtohen si mit dhe herė si lashtėsi, e njohur nė mjegullnaja si grupime njerėzore indoeuropiane nė vitet 5000-2000 para Kr. Albanologjia dhe mendimi shkencor shqiptar pėr origjinėn pellazge nuk e mbėshtesin plotėsisht si tezė; nė veēanti heshtje ka nga institucionet shkenore pas vitit 1991. Mendimi shkencor shqiptar nuk ka pėrse ta shmangė debatin pėr ēėshtjen e Pellazgjisė edhe pse mungojnė dokumenta tė shkruara nga mjegullnaja e mijėvjeēarėve tė hershmėrisė. Me interes kanė qenė burimet e botimeve mbi Pellazgjinė nga autorėt: Spiro Konda, Dhimitėr Pilika, Muzafer Xhaxhiu, e nė veēanti nga albanologu i shquar G. V. Hahn: Studime shqiptare. E deri tek vepra e ribotuar dhjetė herė e francezit Fystel dė Kulanzhe me titull Qytetet-shtet antike. Interesi ynė kombėtar kėtė hipotezė shkencore nėpėr simpoziume tė veēanta e kėrkon ta pėrfshijė, sepse na legjitimon fillesat tona tė prejardhjes si njė nga popujt mė tė vjetėr tė Europės. Njė simpozium i tillė u mbajt nė Tiranė mė 1982 dhe u hesht deri nė kėtė vit 2005, kur nė Greqi pėr pellazgjinė janė tė interesuara rrethet e larta helenike pėr ta pėrvetėsuar si komb tė asaj origjine. Argumentat e pėrdorur si p.sh. ndaj veprės sė Spiro Kondės pėr pellazgjinė se nuk ka baza shkencore tashmė nuk po i qėndrojnė fakteve arkeologjike tė zbuluara nė vendin tonė. Nė qoftė se u bė xheloz izraeliti me nėnshtetėsi shqiptare duke qenė i pari nė simpoziumin e vitit 1982 qė nuk e pranoi elementin pellazgjik tek shqiptarėt pėr mungesė tė argumenteve shkencore, kjo nuk justifikon heshtjen 23 vjeēare tė institucioneve tona shkencore! Vetė dorėshkrimet e Herodotit, Strabonit, Tuqiditit, Dionisit tė Halikarnasit, tė Plinit plak, Hesiodit, tė Homerit, tė Eskilit, tė Sofokliut, tė Euripidit, tė Virgjilit etj. flasin pėr barbarėt parahelenė. Bazuar nė kėta mendimtarė tė lashtėsisė sė hershme dhe nė zbulimet moderne tė kohės, studiuesi ynė i njohur i arkeologjisė Muzafer Korkuti nė vitin 2004 i quan pellazgėt paleoindoeuropianė si pararendės tė ilirėve. Teza e pellazgėve ėshtė njė vlerė studimore kombėtare civilizimi, kur mjaft pseudo-shkencėtarė na quajnė pa origjinė qytetėrimi tė lashtė nė Ballkan, e nė raste ekstreme si ardhacakė d. m. th. jo autoktonė! Ideja e njė simbioze bashkėjetese midis helenėve dhe ilirėve u mbart nė gazetėn Pellazgos, mė 1.I.1860, me botues Anastas Byku nė Athinė (shqiptar nga Lekli i Tepelenės), duke u aktivizuar, fillimisht, Vangjel Zhapa, P. Petridhi, tė cilėt mė vonė paraqisnin synimet greke kundėr ēėshtjes shqiptare tė pavarėsisė.
Pse duhet studiuar teza pellazge si njė vlerė kombėtare?
Grekėt nuk janė autoktonė nė Ballkan dhe, pėr tė qenė tė tillė, nė historinė botėrore u duhet pėrvetėsimi i gjenezės pellazgjike pėr tė larguar dyshimet e banorit tė parė helen nė trevėn ballkanike. Mendimi shkencor shqiptar dhe albanologėt e huaj zanafillėn e qytetėrimit tė tė parėve tanė, tė fisit pellazgo ilir, duhet ta mbrojnė. Grekėt e mistifikojnė problemin e racės, pėr tė qenė sa mė shumė nacionalistė. Pellazgėt si kulturėn mė tė lashtė kanė Dodonėn; kur erdhėn helenėt, vodhėn civilizimin e tė gjithė perėndive, qė nga Afėrdita deri te Zeusi. Pėrse? Vetėm e vetėm tė trajtojnė civilizimin nėpėr shkolla si pronė tė vetme tė helenėve dhe tė romakėve. Nė fakt, civilizimi pellazgjik mbetet i pari nė Ballkan. Qytetėrimet egjiptiane, kretase dhe helene u njohėn nė Ballkan shumė mė vonė. Mistifikimi qė i bėhet gjenezės helene ka lidhje me kulturėn e saj, si civilizimi i parė nė Mesdhe.
Personalitetet e historisė sonė kombėtare pėrse vetėm nė panteonet e kombeve fqinje?
Aleksandri i Maqedonisė Nė enciklopeditė, botimet, tekstet shkollore ėshtė pagėzuar si grek. Zbulimet arkivore flasin ndryshe. Olimpia, nėna e Aleksandrit tė Madh, ishte epirote dhe, nė burime tė veēanta, prej fiseve mollose, aq mė tepėr, thesprote. Studiuesi shqiptar, Ethem Haxhiademi, hedh dritė pėr kėtė nė dramėn Aleksandri. Nuk dua tė zgjatem kėtu, por do tė veēoja disa momente tė tilla: Nicolas K. Martis nė librin me titull Falsifikimi i historisė sė Maqedonisė,[8] midis tė tjerash shkruan: Aleksandri i Madh nisi fushatėn e tij tė rėndėsishme dhe vendimtare, pasi u deklarua jo vetėm mbret i maqedonasve, por edhe Komandant i Pėrgjithshėm i tė gjithė grekėve. Ky titull iu dha atij nga grekėt, me pėrjashtim tė lakedemonasve, nė vitin 335 para Kr. nė Kongresin e Korintit. Nė kėtė perandori kozmopolite tė Aleksandrit tė Madh, tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga origjina, fisi, gjuha, kombėsia ose besimi, u pėrpoqėn tė mėsonin gjuhėn greke dhe tė mbartnin nė vetvete edukatėn e shpirtit helenik, nė mėnyrė qė tė konsideroheshin tė civilizuar. Ka tė dhėna tė fundit se Filipi, babai i Aleksandrit tė Madh e ka origjinėn nga vendt e banuara pranė liqenit tė Prespės. Sa qėndron kjo hipotezė e re, mė duhet ta studioj mė mirė dhe mė afėr burimeve tė zbuluara qė janė nė proces kėrkimi... Autori ka harruar se pak mė lart (f. 3) shkruan: Maqedonasit e lashtė nuk kanė qenė grekė, por njė popull i cili ishte i lidhur me ilirėt dhe trakėt. Argumentet e kėtij autori aktual grek, i cili, tashmė, jeton nė SHBA bazohen nė mitologji, ortodoksi dhe edukatėn shpirtėrore helene. Nė Petit Larouse ilustré (1968) nė zėrin Filipe II, Alexandrie le Grand shkruhet: Filipi i Maqedonisė mundi grekėt nė Tebė dhe mė vonė nė Athinė dhe nė mbledhjen e Korintit i detyroi ta njihnin sundimtar tė tyre. Edhe Leka i Madh, i biri i Filipit, mblodhi njė ushtri jo greke, por me maqedonas, ilirė, trakas dhe luftoi nė Persi e deri nė Afganistan. Gjuha qė fliste Aleksandri i Madh nuk ishte greqishtja. Diaspora greke nė SHBA mblodhi 45 milionė dollarė pėr tė ngritur pėrmendoren e Aleksandrit tė Madh nė VP tė Greqisė, qė ta pėrvetėsonte e ta quante si hero tė vetin.[9]
Piro i Epirit Shoqata e minoritarėve nė Sarandė ka marrė emrin Piro, duke ia marrė asaj tė shoqatės P.A. Ēamėria. Se sa ėshtė grek Piroja, do ta harxhojnė kohėn kot, sepse fisi i mollosėve si vendlindje, apo Ledhėza e Thesprotisė, apo Lėkurėsi i Sarandės, pa folur mbi Finiqin, mbartin prova historike tė sakta pėr Piron njė personalitet i fisit tonė ilir. Atėherė, kaq larg do tė shkojė pakica greke duke pėrvetėsuar Piron?
Skėnderbeu. Nė 500 vjetorin e vdekjes (17.01.1968) u mbajtėn mjaft kumtesa shkencore pėr vlerėn madhore tė Skėnderbeut. Po pėrse edhe serbėt duan ta pėrvetėsojnė Skėnderbeun? Nė bibliografinė e botuar nė Tiranė nė vitin 1968, me rastin e 500 vjetorit tė vdekjes, janė numėruar mbi 1000 njėsi bibliografike tė botuara nė mė se 20 gjuhė. Studiuesi nga Shkupi Myzafer Bislimi i jep pėrgjigje dinjitoze akademikėve serbė pėr kėtė ēėshtje. Synimi total i sllavo-helenėve, nė veēanti mbas viteve 1991 dhe i renegatėve shqiptarė nė shėrbim tė tyre, ėshtė pėrvehtėsimi gjenetik i tij, nė mos, ta zhvleftėsojnė si vlerė kombėtare themelore shqiptare. Nė 600 vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut, ky synim sllavo-helen ka reflektuar ndjeshėm nė tėrė aktivitetet fasadė qė po i bėhen nga institucionet tona shkencore. Skėnderbeu mbante titullin Mbret i epirotėve, sepse me kėtė emėr ishin pagėzuar shqiptarėt e mesjetės. Disa autorė shqiptarė nisur thjesht nga emri, vėnė nė dyshim autoktoninė shqiptare tė Skėnderbeut. Emri Ivan argumenton Milan Suflay nė Serbėt dhe shqiptarėt, pėrkthyer nga Zef Fekeēi dhe Karl Gurakuqi, botuar mė 1926 nė Shqipėri, emėr qė e kishin dy banorė tė fshatit Koplik nė Pultin e Poshtėm (Ivan Sudia dhe Ivan Budmir) ishin karakteristikė pėr brezin katolik tė bregut nė veri tė Tivarit (viti 1323). Edhe i ati i Skėnderbeut, sipas shkresave serbe, njihet gospodin Ivan, ashtu si nė dokumentet e Venedikut (1407-1443) qė i thonė Ivan Castrioth. Pėrsa i pėrket kryetarit tė familjes sė Kastriotėve, sipas njė burimi qė i pėrket qefalisė sė Kaninės, pėrmendet viti 1308 (sipas Suflayt), se nė oborr tė zotit Aleksandėr nė Vlorė ai ishte me cilėsinė Prodam vojvoda dhe Mikliushi. Nė fakt, serbi quante Nikola shqiptarin Niksha. Prandaj, nuk mund tė spekullohet me emrat biblikė pėr ti pėrvetėsuar kombėsinė e tyre. Ėshtė kjo arsyeja qė Gjergji quhet Jorgo nga grekėt apo Ivan nga serbėt pėr ta pėrvetėsuar Skėnderbeun tonė. Vlera themelore kombėtare e Skėnderbeut qėndron pėr mendimin tim se shpėtoi nga pushtimi otoman Rilindjen europiane. Kėtė e bėri jo si kryqtar dhe as si diplomat, por nė radhė tė parė si njė strateg ushtarak, mė i shquari i kohės. Kush e shmang si studiues kėtė fakt madhor tė historisė cėnon vlerėn reale tė Heroit tonė kombėtar. Skėnderbeu ėshtė njė rast unikal historik, qė pėr 25 vjet korri 25 fitore kundėr 20 ushtrive turke, tė cilat nė atė kohė ishin nė kulmin e tyre dhe qė Evropės i mundėsoi tė gėzonte Rilindjen. Nuk ka nė botė, strateg tė tillė ushtarak, as Jul Ēezar, as Hanibal apo Pompei, as Suvorov apo Napoleon qė tė ketė tė tilla bilance madhėshtore. Historia kombėtare e Greqisė origjinėn e shqiptarėve tė mėdhenj pėrse e kthen nė greke? Paragjykimi? Thjesht njė krenari e cenuar? Apo mbetėn pa heronj realė dhe vetėm me ata mitikė? Figura tė tilla shqiptare tė revolucionit tė vitit 1821 i dhanė lirinė dhe pavarėsinė Greqisė si: Kaconi, Bua, Meksi, Kacandoni, Kanari, Mjauli, Griva, Kryezoti, Skurtaniti, Boēari, Bubulina etj. Figura shkencore me titullin profesor, qė themeluan edhe Akademinė e Athinės, janė tė genit shqiptar si: Dhimitėr Egjiniti (1862-1934), Anxhelo Gjini (1895-1928), Aleksandro Diomedi (1875-1950), Vasil Egjiniti (1875-1959), Sotiri Skipi (1881-1952), Maksim Miēopulos (1897-1968), Gjeorgjio Sotiriu (1880-1965), Vasil Malamos (1909-1973), Spiridon Doda (1878-1958), Dhimitri Kaburoglu (1852-1942), Kostandin Horemi (1898-1966), Teofil Vozeas (1873-1954). Secili nga kėta, me C.V. tė shkėlqyer shkencore. Dhe thonė se shqiptarėt nuk kanė kulturė kur ata kanė mėsuar edhe tė tjerėt! Po shtetin grek kush e pėrbėnte, vallė? Kryeministrat Dhimitėr Vulgari (1801-1877), Dhiomidhi Qiriaku (1811-1869), Thanas Mjauli (1815-1867), pa folur pėr Pangallosin e deri nė parlamentin e parė grek, ku mė 1833 flitej shqip. Nuk ėshtė e pakėt Nėnė Tereza, qė rrallė tjetėr komb e ka.
Epiri Ēėshtjen nuk e shtrojnė historianėt grekė as nė diskutim me ata shqiptarė se kujt i pėrket kjo trevė. Pėrvetėsim total nė histori, gjeografi, etnografi, arkeologji, mitologji duke hipnotizuar nė mijėra botime Epirin si grek. Pa folur qė ėshtė mohuar rrjedha e drejtė e historisė sė Ēamėrisė. Thelbi i asaj qė argumentoj me tė gjitha referencat shkencore: arkeologjike, etimologjike, toponime e deri te gojėdhėnat, zbulojnė njė fakt themelor: Nga 14 fise kryesore epirote janė 3 qė pėrcaktuan strukturėn e mėsipėrme tė Epirit: Fisi kaon, thesprot dhe mollos tė origjinės ilire. Pyetja qė bėhet sot nė Epir ėshtė: Ēfarė je, grek apo shqiptar? Pėrse kjo pyetje? Njeriu biotek zbulon vlerat shqiptare, edhe pse tė mohuara. Qytetėrimi nė Ēamėri flet, edhe pse i helenizuar qysh para romakėve. Vallja Ēamiko dhe sfuēiote janė quajtur edhe pirike, qė sipas Euripidit, Prroklit dhe Lukianit lidhet me emrin e Piros. Filipi V nė shek. II para Krishtit pohonte se epirotėt aq sa edhe popull luftėtar, nuk ishin grekė. Deri vonė defteret osmane flasin pėr rajį me emra shqiptare dhe nuk figurojnė emėrtime greke. Midis shumė mėnyrave, thelbėsore ka qenė trajtimi i elementit shqiptar nė Epir si vlerė e luftėtarit, por jo tė kulturės. A. Paparisiliu mė 2.6.1967 nė gazetėn Elenikos Voras, nė shkrimin me titull Idealet greke, midis tė tjerave shkruan: Cilat janė idealet e tanishme greke? Para sė gjithash, janė dy rivendikime tė mėdha historike: Bashkimi i Qipros dhe ēėshtja e Vorio Epirit. Qė tė dyja kėto ēėshtje kombėtare nuk kanė karakter ekspansioni . Ja pra pėrse ideali kombėtar i Greqisė sė madhe, qė nė 1844 nė Epir e pėrjashtoi si etni Ēamėrinė. Nė anėn tjetėr, asnjė oponencė shkencore e intitucioneve shqiptare, tė paktėn ndaj hartave tė botuara pėr Epirin nė tė gjithė Europėn.
Pėrse duhen mbrojtur mė tepėr se kurrė vlerat tona kombėtare?
Meqenėse nuk na asimiliuan 5 perandori, atėherė, integrimin tonė kombėtar pėr nė Europė do ta kryejmė pa vlerat e trashėguara si pronė tė popullit tonė? Dihet qė helenizmi dhe kombėsia e saj, ashtu si mė parė sllavizmi dhe kombėsia e vet, u bėnė pėr ta ide tė njėjta asimiluese nė Ballkan. Arnold Toynbe paralajmėroi se: Nacionalizmi grek nuk ishte njė koncept artificial teorie, por njė forcė e vėrtetė qė shtyn tė gjithė fragmentet e popullit greqishtfolės pėr tu pėrpjekur nėpėrmjet bashkimit politik me shtetin nacional. Autori gjerman Hans Krahe shkruan: Pa ilirėt as Romė nuk do tė kishte, as romakė, as Spartė, as spartanė (Geist der Zeit, 20.IX.1938). Nxėnėsve grekė e shqiptarė u mėsohet historia kombėtare e Greqisė si, pėr shembull, nė Atlasin historik, me autorė Dhimitrako dhe Pavllo Karolidhi, profesorė tė Universitetit tė Athinės, tė cilėt e shtrijnė Epirin deri nė Shkumbin. Mirėpo edhe historianėt e lashtėsisė greke si Herodoti, Tuqididi, Straboni, pėr tė gjithė autorėt e pėrmendur nė kėto harta historike (7 copė) thonė se ata parapėlqenin popuj jo grekė, por pellazgo-ilire, apo fise tė afėrta me to. Akoma mė shoven paraqitet autori Nicolas K. Martis nė librin Falsifikimi i historisė sė Maqedonisė, kur shkruan: Ata, tė cilėt janė keqinformuar mbi subjektin e Maqedonisė ose qė nuk kanė pasur asnjė mėnyrė tjetėr pėr tė gjetur tė vėrtetėn, do tė rinformohen dhe do tė sigurohen nė vetvete qė vetėm Grekėt mund tė quhen Maqedonas, Athinas, Tesalian, Epirot, Peloponez ose ēfarė ju dhe ata janė quajtur pėr mijėra vjet e deri tani (fq. 12) Atė qė pretendoj vetė se ka falsifikuar historia greke ndaj asaj shqiptare argumentohet mė bindshėm sesa nga ky autor pėr Maqedoninė. Pse? Argumentet politike, fetare, mitologjike, paragjykuese e propagandistike nuk zėvendėsojnė dot ato argumente shkencore ndaj historiografisė shqiptare. Sa i prekur ėshtė Nicolas K. Martis pėr faktin se gjoja i qenka falsifikuar historia Maqedonisė, ndėrsa ēka i ėshtė bėrė historisė sė Shqipėrisė, njė masakrim i vėrtetė, nuk i bėn pėrshtypje. Nė parathėnie tė kėtij libri autori shkruan: Historia e Maqedonisė ėshtė falsifikuar, pavarėsisht se nė dukje ėshtė njė veprim i pakonceptueshėm pėr ne grekėt. Kjo gjė vazhdon nė mėnyrė sistematike pėr shkak tė interesave tė gjera ekonomike, nė ēdo mėnyrė tė mundshme dhe sot po shtrihet nė gjithė botėn. Si maqedonas dhe si ish-ministėr i Greqisė Veriore, unė e konsideroj si detyrė qė tė informoj njėkohėsisht si grekėt ashtu edhe opinionin publik ndėrkombėtar mbi pabazueshmėrinė e kundėrshtimeve tė rreme dhe falsifikimin e historisė maqedonase. Maqedonasit, ashtu si grekėt, flisnin tė njėjtėn gjuhė dhe kishin tė njėjtat zakone, shenjtorė dhe sakrifica qė u bėheshin perėndive.[10] Pastaj, duke u bazuar nė Dhjatėn e vjetėr tė kishės ortodokse greke dhe asaj bizantine u vendos njė civilizim i quajtur kristian helenik.[11] Po kėtu: Historia e Maqedonisė ėshtė pjesė pėrbėrėse e historisė sė Greqisė dhe aktorėt e saj kanė qenė greko-maqedonasit pėrpara Aleksandrit tė Maqedonisė deri te grekėt e Perandorisė Bizantine dhe ato bashkėkohėse. Vijon me apostullin Pal, qė filloi punėn e tij misionare nė Europė nga Maqedonia. Kjo ndodhi pėr shkak tė Aleksandrit tė Madh dhe pasardhėsve tė tij maqedonas, tė cilėt pėrhapėn kulturėn helenike dhe qė greqishtja flitej nė shtėpinė e Palit dhe ai vetė, i edukuar sipas shkencės greke.[12] (Vetė Pali shkruan se e fillova punėn nga Maqedonia dhe Iliria A.K.). Nė kapitullin Rrėnjėt dhe prejardhja helenike e maqedonasve tė Greqisė, i njėjti autor shkruan: Roli i Maqedonisė nė civilizimin grek ka filluar nė mitologji. Banesa e 12 perėndive ishte nė Olimp dhe, sipas njė rėndėsie dytėsore, nė malin Pieria nė Maqedoni.[13] Vetėm njė pyetje kėtij autori: Justiniani quajti Justiniana prima fshatin e tij tė lindjes, Taurision, pjesė qė gjendej nė rrethin e Shkupit, nė Dardani. Pse? Tė flasėsh me njė eufemizėm tė tillė pėr atė ēka i kanė pėrvetėsuar Greqisė nėn akuzėn e falsifikimit tė historisė si Maqedonia, ėshtė nė modė nga mjaft autorė grekė, ndėrsa tė flasėsh se si e kanė falsifikuar historinė shqiptare tė Ēamėrisė, tė Epirit, ėshtė herezi, helmim dhe prishje e miqėsisė.
Zbulimi i qytetėrimit pellazgo-ilir-shqiptar trondit monopolin e kulturės greko-romake nė Europė dhe nė botė
Vepra e Pittardit (1924): Prehistoria e Shqipėrisė deri nė kohėn e xeherorėve e panjohur (Pittard: Les races et lhistoire, Paris 1924, f. 361). Leon Rey: Kėrkimet arkeologjike nė Shqipėri (Pėrpjekja shqiptare, 1937, f. 11-12), pohon se: Megjithėqė kėrkimet akeologjike po shumėzohen nė Shqipėri, gėrmimet arkeologjike nuk tregojnė asnjė gjurmė kulture parahelenike dhe as nuk shprehet qė kjo mungesė tė marrė fund. Kėtu kemi njė problem tė ēuditshėm, kur duket se vendet prehistorike e protohistorike janė me shumicė nė Maqedoni, dmth nė njė qark fqinj nga kufiri lindor i Shqipėrisė. Nė Finiq Ugolini gjeti objekte tė ndryshme prehistorike thepash ose maja thikash prej guri. Pėrse nuk gėrmohet sot nė Finiq si ish-kryeqytet i Epirit? Nė Butrint njė sqepar i bukur porfiri dhe dy thika osidjane. Nė Zara Profesori italian i Universitetit tė Firences, Luigji Cardini zbuloi gjurmė tė periudhės paleolitike pėr tė parėn herė nė Shqipėri. Prof. Mustili, studiues italian, thotė: Tė gjeturat arkeologjike, pėrsa i pėrket kohėrave mė tė vjetra tė historisė sė Shqipėrisė, nuk janė tė hapta gėrmimet pėr prehistorinė duhet tė fillojnė, megjithėse ndonjė gjurmė e rrallė e kėsaj periudhe nuk na mungon. (Mustilli: La civilitą preistorica dellAlbania)
Shqipėria pikė takimi midis Romės dhe Bizantit
Mė 323 para Kr. vdiq Aleksandri i Madh, kur tėrė treva e Ballkanit ishte e populluar nga pellazgėt, tė parėt tanė. Mė 272 para Kr. vdiq Piro, mbreti i Epirit, prej fiseve ilire. Mė 395 para Kr. ndahet perandoria e Romės nė perandori me kryeqytet Romėn nė perėndim dhe me kryeqytet Konstandinopojėn nė lindje. Zbulimet vėrtetojnė se: Durrėsi ėshtė qendra mė e rėndėsishme e komunikacionit midis Lindjes dhe Perėndimit. Rruga nga Appia, duke u nisur nga Roma e nėpėr.... (V. shtyp faqe 25-26...) Edhe mitologjia, me tė cilėn Athina dhe Roma mistifikojnė hershmėrinė e qytetėrimeve tė tyre, nuk ėshtė monopol i kulturės sė tyre. Mitologjia shqiptare po e thotė fjalėn e vet iliro-pagane, deridiku e kristianizuar. Fuqitė mbinjerėzore nėpėr malet e Shqipėrisė, arsyetohen me faktin se as kėmba e romakėve tė vjetėr e mė vonė as ajo e turkut nuk shkeli dot. Si rezultat, origjinaliteti jetik si i folklorit edhe i mitologjisė u ruajt pa u prekur. Shembuj janė edhe be-tė pagane: Pėr atė fytyrė dielli Pėr atė fytyrė hėne!
Qytetėrimi shqiptar zbulohet edhe nė origjinėn e autoriteteve shkencore tė Greqisė
Pėrse nuk u tregojnė fėmijėve tė Greqisė dhe botės moderne, pėr shembull, se autori i veprės Historia e dialekteve tė vjetra greke, Hristo Hristovarsilis, apo Jorgji Aymagnostopullos, autori i studimit Gjuha latine dhe tė Historisė sė gramatikės sė gjuhės greke, se ata janė me origjinė shqiptare? Pėr shembull, Hristo Hristovasili rridhte nga njė familje suliote dhe trashėgonte cilėsi tė kėtij fisi shqiptar. Historia e Shqipėrisė, nė dukje kaq e pėrzjerė midis botės latine dhe asaj greke, nuk ka pėrse tė shpjegohet vetėm me luftėn midis tyre dhe qytetėrimi ynė ėshtė derivat i asaj bote tė huaj, duke iu detyruar thjesht disa tregtarėve tė Korintit. Kuptimi dhe ēmimi i njė kostoje historike se ēfarė fshihet nėn Epirin e vėrtetė, nuk mund tė paguhet duke lejuar historiografinė greke tė na pėrvetėsojė atė ēka na pėrket neve. Pėr shembull, fisi epirot i prasaibėve, sipas autorit Stefan Bizantini, quhet fis thesprot, qė ishin tė parėt e Ēamėrisė. Se sa ėshtė greke -Epiri, saktėson albanologu Xhakob Filip Falmerayer nė librin, tashmė tė pėrkthyer, Elementi shqiptar nė Greqi. Pėrvoja historike e kombit shqiptar ka mbartur lindjen, vetekzistencėn, por edhe nevojėn e ringjalljes sė vet shkencore pėr tė mbrojtur vlerat e veta nė qytetėrimin e ri botėror.
[1] W. Kracker, Dokumente gjermane tė Vermahtit: T 501-258 Ruajtja e veprave tė artit nė Greqi, Vjenė mė 13.II.1945. Mbas okupimit nazist tė Greqisė, qė nė tetor 1941 komandantit tė Greqisė iu dha pėr detyrė mbrojtja e artit dhe pėr kėtė, me ligj tė veēantė, u ngarkua njė grup i administratės ushtarake. [2] Albumi arkeologjik historik me titull Preveza Nikopolis, me autorin kryesor Nikos D. Karabelas dhe 38 bashkautorė shkencorė.
[3] Mehdi Frashėri Historia e lashtė e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve, Phoenix, 2000, fq. 24. [4] Po aty, fq. 25. [5] Ethem Haxhiademi, dramaturg, i quajtur nga kritika letrare si Eskili i Shqipėrisė [6] K.N.Sathas, Historia e Greqisė, Parris 1881. [7] Albumi enciklopedik historik me titull Visiting Sicily (Duke vizituar Siēilinė). SH.B. Armone, Palermo 1999. * Qafa e elimėve quhet vendi midis Bratit dhe Vranishtit, atje ku ėshtė sot njė lagje e Tėrbaēit. [8] Nikolas K. Martis Falsifikimi i historisė sė Maqedonisė, Athinė, 1984. Ky libėr i dedikohet presidentit maqedonas tė Republikės Helenike, Costandine Karamanlis. Ky libėr ėshtė sponsorizuar nga Fondacioni Aleksandėr Onasis. Ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė si nė anglisht, frėngjisht dhe gjermanisht. Nikolas Martis pėr kėtė libėr ka marrė ēmimin e Akademisė sė Athinės, me motivacionin: "Ka sjellė prova tė sigurta, qė demonstrojnė qartė prejardhjen helenike dhe frymėn kombėtare tė maqedonasve. Nikolas K. Martis ėshtė zgjedhur 7 herė deputet dhe ka shėrbyer si sekretar i pėrgjithshėm nė Ministrinė e Greqisė Veriore (1955-1956), nėnsekretar nė Ministrinė e Tregtisė (1956-1958). Ministėr i Industrisė (1958-1961) dhe ministėr i Greqisė Veriore (1974-1981). [9] Shqipėria XXI. Revistė universitare politiko-kulturore. Nr. 8-9, Bukuresht, 2002, f. 71. [10] Nicolas K. Martis, vep. e cit, fq. 14. [11] Nicolas K. Martis, vep. e cit. fq. 16. [12] Po aty. [13] Nicolas K. Martis, vep. e cit. fq. 20-21. |
||||||||||||||||||||||||||||||
Copyright
© Albanian Institute of
Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org
For technical inquiries please contact the
webmaster