REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Prof.as.dr. Qazim Dushku

           

                   KRIMI NĖ FAMILJE PĖRTEJ KONSTATIMEVE                                                                                                                    

                                                                       

 

Pothuajse ēdo ditė media zhurmėmadhe jep raste tė krimit nė familje. Dhunė, vrasje dhe vetėvrasje. Me njė shpėrndarje gjeografike pothuajse gjithėshqiptare. Ka treva tė veēanta, ku ēdo tre ditė shėnohet njė i vdekur ose gati pėr tė vdekur nga vetėhelmimet, hedhjet nga lartėsitė apo duke pėrdorur mjete dhe rrugė tė tjera. Ndėrsa dhuna, kryesisht ndaj femrave dhe fėmijėve, ėshtė aq e shpeshtė, sa tė krijohet pėrshtypja se jetojmė nė njė shoqėri primitive e barbare.

Akoma edhe mė tė shėmtuara janė rastet kur babai vret djalin dhe anasjelltas, vėllai motrėn, burri gruan… Ngjarje tė tilla po bėhen aq tė shpeshta nė truallin shqiptar saqė shoqėria, politika, opinioni, shteti dhe institucionet e tjera sikur po mėsohen me to. Nuk qarkullon kot mendimi tek qytetarėt, sipas tė cilit, nė Shqipėri, tashmė asgjė nuk na bėn pėrshtypje. Shkurt: kronikat e zeza na kanė lodhur. Krimi nė familje po na rrėnon. Po vė nė diskutim ekzistencėn e saj dhe pse jo edhe tė shoqėrisė. E turpshme pėr ne qė vazhdojmė tė jetojmė me shpresėn se pas reflektimit diēka do tė korrigjohet, se politikėbėrėsit dhe pushtetbėrėsit do t’i vėnė gishtin kokės pėr ta shėruar disi kėte plagė tė shėmtuar dhe me kosto tė lartė pėr shoqėrinė. Pas rasteve tė pėrditshme tė krimit nė familje, qė jepen me aq zell nga media, vijnė prej saj edhe “shkaqet”, edhe “motivet”: “Ishte nė gjendje tė rėndė depresive, i sėmurė psikik, i dehur…” Janė tė rralla rastet, kur bėhen pėrpjekje pėr tė dalė pėrtej kėtyre “argumentave”, qė nuk bindin askėnd.

Tė merresh me pozimin e problemit, me informimin e publikut, ėshtė njėra prej detyrave funksionale tė medias, por jo e gjitha. Qytetarėt dhe shoqėria nė tėrėsi duan tė dalin pėrtej konstatimeve, duan analiza dhe konkluzione pėr problemin. Duan tė njihen me shkaqet e kėtij krimi makabėr, duan tė dinė pse-tė, jo thjesht pėt kuriozitet, por pėr tė marrė masa parandaluese. Sė paku pėr ta zbutur atė. Nė pamundėsi pėr ta parandaluar dukurinė, minimumi tė bėhet presion mbi shtetin nė tė gjitha nivelet dhe struktuarat e tij dhe mbi tė gjitha institucionet e edukimit dhe tė arsimit pėr ndryshimin e formės sė qeverisjes dhe tė drejtimit.

Nė kėtė kuptim, shkaqet e krimit qė jep media, janė thjesht njė pėrpjekje pėr tė gjetur arsye tė paarsyeshme. Pse jo edhe njė treg kamercial. Sepse ērregullimet e personalitetit dhe gjendjet depresive tek njerėzit nuk krijohen menjėherė, se budallenjtė, me pėrjashtime tė pakta, nuk lindin tė tillė, por formohen gjatė jetės, se pijanecėt kronikė e kanė njė hall qė shkrehen shumė pas alkoolit, se adoleshentja ose studentja qė hidhet nga lartėsitė e ka njė shqetėsim tė akumuluar prej kohėsh etj. Pėrtej kėtyre “motiveve” vrastare, tejet tronditėse dhe shkatėrruese pėr familjen e sotme, janė shkaqe, motive dhe arsye tė tjera me natyrė sociale e psikologjike, ekonomike dhe kulturore qė duan analiza dhe konkluzione, qė studiuesit e tė gjitha fushave dhe gazetarėt duhet tė merren me to dhe t’i japin rekomandime shoqėrisė dhe shtetit pėr ta kapėrcyer fenomenin rrėnqethės.

Pa pretenduar se analizės do t’i shkohet deri nė fund, po cek vetėm disa prej shkaqeve qė e ngacmojnė mendimin qytetar dhe atė intelektual, i cili ėshtė i ndjeshėm ndaj fenomenit dhe qė mund tė ndikojė mjaftueshmėrisht nė pėrmirėsimin e situatės. Ndėr mė kryesorėt po veēojmė:

Sė pari, shkolla nuk e pėrgatit brezin e ri pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e jetės, pėr tė kapėrcyer situatat konfliktuale tė brendshme qė krijohen tek tė rinjtė nga dėshira pėr njė jetė ndryshe dhe pamundėsia e tyre, pėr arsye sociale, race, financiare, psikologjike e tradite tė familjes, pėr ta arritur njė synim tė tillė. Kur intensiteti i llojeve tė kėtyre konflikteve ėshtė i lartė, shkaktohet tek nxėnėsi lodhje e madhe mendore. Kjo, e shoqėruar edhe me mungesėn e pėrvojės pėr t’i pėrballuar situatat e vėshtira, krijon njė mundėsi mė shumė pėr tė kryer krim. Problemet e shumta dhe tė larmishme socialpsikologjike qė mbartin sot adoleshentėt, mund tė zbuten nga shėrbimi psikologjik qė ėshtė futur, si eksperiment, nė disa shkolla tė mėdha tė vendit. Natyrisht, nėse psikologėt pėrzgjidhen sipas kritereve profesionale dhe po qe se ata do t’i lėnė tė merren me punėn e tyre funksionale, ēka si rregull nuk ndodh tek ne.

Shoqėria, shteti, institucionet dhe familja shqiptare heshtin para faktit tė mosfrekuentimit tė qindra nxėnėsve dhe tė braktisjes sė shkollės tė shumė prej tyre, qė pėrbėjnė grupin mė tė mundshėm tė rrezikuar para trafikantėve dhe manjakėve seksualė. Sipas studimit : “Strategjia kombėtare e zhvillimit ekonomik dhe social”, sot afro 12% e popullsisė ėshtė analfabete. Kjo pėrbėn kontigjentin mė tė mundshėm pėr t’u futur nė rrugėn e krimit. Vetėm nė Shqipėri mund tė ndodhė qė miratohen ligje, siē ėshtė ai prej vitesh pėr detyrimin shkollor dhe nuk zbatohen. Arsimimi i brezit tė ri dhe trainimi i specializuar i kategorisė sė fėmijėve dhe adoleshentėve me probleme pėr mėnyrėn e tė menduarit, tė sjellurit dhe tė vepruarit, pėrbėn njė shans mė shumė pėr parandalimin e krimit familjar. Edhe projektet e zbatuara nga shoqatat dhe fondacionet e ndryshme me kėto kategori fėmijėsh, sikur tė merreshin vėrtetė me kėtė gjė, do tė ishin njė mundėsi mė tepėr pėr rehabilitimin psikosocial tė tyre.

Sė dyti, presionet, kėrcėnimet, dhuna nė tė gjitha format e saj, moslejimi i adoleshentėve nga mė tė rriturit pėr ta bėrė jetėn sipas perceptimit tė tyre, paēka se ajo mund tė jetė edhe iluzive, janė pararendėse tė krimit familjar. Dhuna familjare dhe abuzimi me fėmijėt ėshtė njė ndėr problemet mė shqetėsuese me tė cilat pėrballet sot shoqėria shqiptare. Shumė gra qė kanė probleme me bashkėshortėt, gjejnė si alternativė shpėtimi dhėnien fund tė jetės, nėnshtrimin pa kushte ndaj dhunės ose largohen nga Shqipėria. Sipas tyre, pasi kalojnė ditėt e para tė martesės, plas sherri, fillon dhimbja e kokės, nxjerr krye xhelozia e shoqėruar me dru, fyerjet dhe poshtėrimet shtohen dhe vjen njė ditė qė vetė femrat kėrkojnė tė ndahen nga burrat. Njė zgjedhje e pranueshme dhe qė shpreh nė njė farė mėnyre emancipim dhe rėnie ndesh tė njė tradite ataviste, sipas sė cilės tė drejtėn pėr divorc e kishin vetėm burrat.

Gjithsesi nuk ėshtė shkurorėzimi e vetmja rrugė qė zgjedhin njė kategori grash, sepse ish-burri mund ta gjejė, ta pėrdhunojė atė dhe vajzėn e saj, ta dhunojė e pse jo edhe ta vrasė. Nė mbėshtetje tė tij vijnė jo rrallė edhe familjarėt e ish-bashkėshortit. Sipas tė dhėnave tė shpallura nė tryezėn e rrumbullakėt me objekt: “Zgjidhja e martesės”, rreth 35 pėr qind e rasteve tė shkurorėzimit gjatė periudhės 1990 – 2000, kanė ardhur si pasojė e dhunės sė ushtruar nga ish bashkėshortėt ose tė afėrmit e tyre. Njė pjesė e grave, zakonisht nė moshė tė re, zgjedhin si alternativė shpėtimi ikjen nga vendi, mundėsisht duke marrė me vete edhe fėmijėt. “Vajza ime ndodhet prej vitesh nė Angli,- tregon jo pa emocione njė nėnė lezhiane. Nuk ka bėrė gjyq pėr t’u ndarė. Ka ikur nga ish burri fshehurazi dhe me ndihmėn e njerėzve tė mi. E di qė vuan shumė, por sė paku tashti nuk dhunohet nga i shoqi dhe njerėzit e tij.”

Sipas tė dhėnave, shkak kryesor i dhunės pas prishjes de fakto dhe dejure tė martesės mbetet mungesa e njė vendi tė ri banimi, mjediset e ngushta tė shtėpive, banjot e pėrbashkėta, mospagimi i pensioneve ushqimore etj. Kėto e tė tjera mungesa sjellin njė dhunė tė re nga ish bashkėshortėt, tė cilėt, si rregull, janė me nivel tė ulėt arsimor e kulturor.

Dhuna ndaj femrės nė tėrėsi dhe gruas nė veēanti sot shfaqet nė tė gjitha format e saja: fizike, emocionale e psikologjike, seksuale dhe institucionale. Ushtruesit e dhunės janė burrat dhe tė dashurit e tyre, tek tė cilėt ato duhet tė kishin mbėshtetje dhe siguri, janė tė afėrmit e tyre dhe njerėzit e tjerė perversė. E keqja mė e madhe ėshtė kur nė listėn e dhunuesve futet edhe shteti, i cili duhet tė ishte nė pararojė tė mbrojtjes sė tė drejtave tė tyre. “Baba” shteti nuk do t’ia dijė pėr kushtet e jetesės sė femrės dhe as tė punėsimit tė saj. Aq mė keq kur ai, duke qenė maskilist nė mendim, nuk i hap rrugė asnjė femre pėr t’u angazhuar nė jetėn politiko – shoqėrore e shtetėrore. Pėr tė vertetuar forcėn e dhunės institucionale ndaj gjinisė delikate, qė edhe ajo ka fajet e veta qė nuk organizohet si duhet, por pranon poshtėrimin, po i referohem vetėm njė fakti nė rrethin e Lezhės: Asnjė femre nuk iu dha nga politikėbėrja mundėsia tė konkuronte pėr drejtuese komune apo bashkie nė zgjedhjet vendore tė tetorit 2003! Asnjė njėsh apo dysh nė institucionet drejtuese lokale nuk ėshtė femėr etj. Siē duket, pėrveē psikologjisė ataviste tė mbartur nga e kaluara, qė shprehet nė qėndrime mospėrfillėse ndaj femrės, kėtu ndikon edhe frika se gratė nė tėrėsi janė mė pak tė korruptuara se meshkujt dhe nuk pranojnė ortakėri nė dėm tė shoqėrisė nė tėrėsi dhe komunitetit nė veēanti.

Jo pa interes pėr dhunimin dhe abuzimin e femrave ėshtė studimi “Vėzhgim mbi dhunėn dhe trafikun e grave nė rrethin tonė”, i kryer nga “Qendra e kėshillimit pėr gra dhe vajza”, nė bashkėpunim me shoqatėn “Intersos”, duke angazhuar edhe specialistė tė fushave pėrkatėse. Nė studim janė pėrfshirė gra dhe vajza nga zonat rurale dhe urbane dhe me pėrfaqėsuese tė tė gjitha subkulturave. Nga tė dhėnat del se rreth 80 pėr qind e grave, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė, janė viktima tė dhunės shtėpiake. Nga kėto 36.6 pėr qind janė dhunuar mė shumė se dy herė fizikisht nga burrat dhe njerėzit e afėrm tė tyre. Ndėrkohė qė, me peshė specifike mė tė vogėl se llojet e tjera tė abuzimit ėshtė ai seksual, qė gjithsesi nuk duhet nėnvleftėsuar, pasi njė ndėr 12 gra dhe vajza abuzohen nga partnerėt dhe tė dashurit e tyre, nė njė kohė qė ato nuk janė as shpirtėrisht, as fiziologjikisht dhe as nga pikėpamja shėndetėsore tė gatshme pėr njė gjė tė tillė. Ndoshta tė dhėnat pėr kėte forma abuzimi mund tė jenė mė tė larta pėr faktin e ndikimeve tradicionale e konservatore nė statusin dhe rolin e gruas nė familje dhe nė shoqėri, tė cilat janė ende tė fuqishme, sidomos nė fshat.

Figura e abuzimit lidhet me njė problem shumė tė mprehtė tė shoqėrisė sė sotme nė tranzicion tė pambarimtė, me atė tė papunėsisė. Nė 55.6 pėr qind tė rasteve, tė anketuarat e pėrcaktojnė abuzuesin si tė papunė. Mirėpo, duke nėnvizuar faktin se nė pjesėn tjetėr tė rasteve abuzuesi ėshtė i punėsuar me sezone, mund tė arrijmė nė pėrfundimin se lidhja mes profilit tė abuzuesit dhe statusit tė punėsimit ėshtė reciproke, sepse: a – Papunėsia pėrforcon dhe ushqen prirje tė dhunės dhe b – Ajo (papunėsia) ka prekur kryesisht gratė, ndėrkohė qė pėr burrat ėshtė mė lehtė pėr tė kėrkuar e gjetur punė brenda dhe jashtė vendit. Punėsimi i burrave mund tė sjellė nga ana tjetėr rritjen e pushtetit ekonomik, tė kontrollit dhe tė ushtrimit tė dhunės ndaj grave nė familje. Dhuna nė familje gjeneron dhunė edhe tek fėmijėt. Njė fėmijė i dhunuar, ose i rritur nė njė mjedis tė dhunshėm, do tė sillet dhe do tė veprojė si i tillė ndaj tė tjerėve kur tė rritet. Nga ana tjetėr studimi tregon se kontigjenti i fėmijėve tė dhunuar ėshtė mė i rriskuar pėr t'u vetėvrarė. Sidomos tipat e ndjeshėm, qė preken shpejt, janė mė tė zbuluar ndaj kėsaj forme krimi. Familja ka nevojė tė rikthehet nė funksionin e saj vėrtetė edukues.

Sė treti, papunėsia tė ēon nė varfėri dhe kjo e fundit i jep krahė zhurmės, grindjeve, dhunės, vrasjes nė familje, por edhe vetėflijimit tė kryefamiljarit ose kryefamiljares, kur ata nuk kanė mundėsi t’i ushqejnė, t’i veshin, t’i argėtojnė e t’i shkollojnė fėmijėt. Tė papunėt pėrbėjnė sot pjesėn mė tė madhe tė tė dėnuarve. Pėr sa kohė shteti nuk mbėshtet dhe nuk favorizon maksimalisht biznesin e vogėl dhe tė mesėm, si dhe prodhimin vendas, pėr arsye qė tashmė dihen, hapja e vendeve tė reja tė punės ėshtė vetėm njė sllogan dhe mashtrim i radhės.

I vetmi vend i Evropės ish komuniste ėshtė Shqipėria, ku 10 pėr qind e qytetarėve tė pasur zotėrojnė mbi 30 pėr qind tė pasurisė kombėtare dhe ku polarizimi i jetės, nė njė kohė relativisht tė shkurtėr, ėshtė i jashtėzakonshėm. Ndėrsa, pjesa mė e madhe e popullsisė jeton nė kushte mesatare dhe nė varfėri. Jeta boshe, pa tė ardhme, me trysni tė gjithanshme dhe tė vazhdueshme e shoqėruar me padrejtėsi, me varfėri morale dhe materiale dhe ku ligjin e bėjnė “tė fortėt”, ata qė kanė para, intelektualėt adhamudhė e partiakė, klanorė dhe kulisarė, e depersonalizon individin, e shkurajon atė. Lodhja mendore ėshtė aq e madhe, sa nė njė moment tė caktuar adoleshentja, nėna ose kryefamiljari mund tė kryejnė edhe krimin. Nė kėto raste vrasja dhe vetėvrasja nuk ndodhin rastėsisht dhe nuk janė tė momentit, pėrkundrazi ato kanė njė skenar tė parapėrgatitur nga autori. Nė mendjen e vrasėsit zhvillohet njė luftė e fortė psikologjike e tė kundėrtave. Gjatė periudhės sė pėrpunimit tė mendimit kriminal, ai ose ajo rrinė shpesh herė tė mėrzitur dhe disi mė vete, larg mjedisit shoqėror e familjar. Jeta e vetmuar, pa aktivitet dinamik, pa objektiva dhe ideale, e varfėron botėn emocionale dhe shpirtėrore tė individit dhe e hedh atė nė njė jetė boshe. Nė kėtė kuptim njerėzit duhet ta jetojnė jetėn larg burgut tė vetmisė. Shokėt dhe tė afėrmit, shkolla dhe institucionet e tjera qė merren me edukimin duhet t’i ndihmojnė ata pėr t’u integruar me shoqėrinė dhe pėr tė pėrballuar sfidat e jetės, baticat dhe zbaticat e saja. Askush tė mos mendojė se do tė jetė gjithmonė i lumtur. Lumturia, si ēdo gjė tjetėr, ėshtė relative. Pėr kėdo nė jetė ka ditė me shi, por edhe me diell.

Sė katėrti, konfliktet pėr pronėn janė dominuese sot nė shoqėrinė shqiptare dhe pėrbėjnė shkakun kryesor tė krimit nė familje. Padrejtėsitė ligjore dhe pabarazitė e qėllimshme nė ndarjen e pronės, kryesisht tė tokės bujqėsore, nė mes anėtarėve tė tė njėjtės familje ose tė fisit, kanė krijuar dhe vazhdojnė tė krijojnė tensione sociale, nxisin konfliktet dhe disa herė ato shoqėrohen me marrje jetėsh tė pafajshme. Ligji 7501 pėr tokėn si vėshtirė ta parandalojė krimin nė tėrėsi dhe atė familjar nė veēanti, pasi ai ushqen padrejtėsi dhe pabarazi, krijon privilegje tė pamerituara pėr njė grup qytetarėsh dhe bėn diferencime nė mes motrave dhe vėllezėrve, tė cilėt, ndonėse edhe ata janė bashkėpronarė tė ligjshėm, e humbasin tė drejtėn e pronės, kur banojnė nė qytet.

Nė kėto rrethana, qytetarėve qė u mohohet e drejta e pronės, njė e drejtė themelore, mbartin me vete strese dhe gjendje stresuese. Nė situata konfliktuese tė brendshme shpesh logjika nė komunikim dhe nė marrje vendimesh, ia lė vendin pasionit dhe kur vetėdija nuk funksionon siē duhet, marrėzitė dhe veprimet e pamenduara nuk kanė tė sosur. Ato mund tė shkojnė nga njė zėnkė e fillimit deri nė qėndrime e veprime ekstreme, e pse jo edhe nė vrasje, siē ndodh rėndom sot tek ne. Natyrisht tė gjithė ata qė vrasin njerėzit e tyre tė njė gjaku, pas dramės dhe nė njė gjendje disi tė qetė, reflektojnė dhe pendohen dhe siē mė ka treguar njėri prej tyre, qė ndodhet nė burg, “jo pėr njė vijė uji ose pėr njė copė tokė, por pėr gjithė pasurinė qė kemi si shtėpi nuk do tė mė shkonte mendja jo mė ta vrisja kushėririn, por as ta rrihja dhe as ta ofendoja. Mirėpo ngjarja nuk korrigjohet. Unė jam i burgosur, fėmijėt po rriten pa babain e tyre. Unė nuk kam mė fytyrė t’u dal pėrpara njerėzve tė mi dhe opinionit.”

Zėnkat pėr pronėn, sidomos nė fshat, shfaqen shpesh. E keqja ėshtė se ato nuk vlerėsohen nė fillimet e veta, nuk parandalohen mirė nga autoritetet e pushtetit vendor, nga njerėzit e besės dhe mediatorėt. Rrjedhimisht ndodh qė konfliktet pėrkeqėsohen dhe bėhen tė papėrballueshme deri nė atė masė sa mund tė shkohet drejt krimit.

Mundėsitė pėr zbutjen e kėsaj tragjedie shqiptare ekzistojnė. Pėr kėtė duhet vullnet i mirė, zbatim i legjislacionit pa bėrė dallime, harmonizimi i veprimeve tė komunitetit, shkollės, OJF – ve, strukturave tė shtetit dhe tė gjithė aktorėve tė tjerė tė interesuar pėr kėtė problem madhor pėr tė ardhmen e vendit. Nė ndihmė tė uljes sė krimit nė familje do tė ishte zbutja e varfėrisė pėrmes pėrmirėsimit tė politikave tė punėsimit tė femrave nė veēanti, njė farė drejtėsie sociale dhe investime mė tė shumta pėr argėtimin e fėmijėve dhe tė rinjve.

   Nga tė dhėnat del se nė rastet mė tė shumta krimi kryhet nga armėt e grabitura nė depot dhe magazinat e ushtrisė nė pranverėn e vitit 1997. Mbledhja e tyre pėrmes projekteve dhe zbatimi i ligjit pėr armėmbajtje pa leje, janė dy rrugė qė ēojnė nė uljen e numrit tė armėve, qė disponojnė ende qytetarėt nė shtėpitė e tyre. Rrjedhimisht pakėsohen edhe rastet e krimit.

Fenomene tė tilla shprehin edhe njė farė krize qė pėrjeton sot familja shqiptare. Emancipimi i shoqėrisė deri nė atė masė qė askush tė mos hyjė nė jetėn private tė individit, mbetet detyrė parėsore e shkollės, familjes, institucioneve tė tjera shtetėrore tė specializuara dhe e shoqėrisė civile.

Mė shumė se kushdo me problemet e krimit nė familje ėshtė marrė feja. Aq mė tepėr me pėrvijimin e shkaqeve qė i ēojnė qytetarėt nė kryerjen e vrasjeve tė njerėzve tė afėrt dhe tė fenomenit tė vetėvrasjes. Nisur nga parimi mė tepėr human se teologjik, ajo arrin nė pėrfundimin se kėto dukuri kanė jo vetėm bazėn e vet sociale, por edhe shpirtėrore. Kėshtu pėr shembull nė Kur’an, si libėr i shpallur prej Zotit, trajtohen me shumė interes, jo vetėm pėr besimtarėt dhe lexuesit e thjeshtė, por edhe pėr studiuesit, arsyet qė e trazojnė shpirtin e individit pėr tė vrarė dhe pėr t’u vetėvrarė si dhe bazėn sociale me elementėt e saj, qė i paraprijnė kėtyre veprimeve tė ndaluara nga Allahu. Nė faqet e librit tė shenjtė tė Kur’anit, theksohet se etja pėr pozitė dhe pėrpjekja pėr t’u pasuruar pambarimisht, duke mos jetuar dhe ndihmuar tė varfėrit, i shpėrfytyron njerėzit, i denigron moralisht ata, i bėn mospėrfillės ndaj shtresave nė nevojė dhe u krijon atyre mendimin e superioritetit ndaj tė tjerėve. Njerėzve tė tillė, tė etur pėr pushtet dhe pasuri, shpeshherė edhe tė pameritueshme, iu rritet mendja, iu krijohet mendimi se ata janė mė tė zotėt e shoqėrisė, mė tė aftėt dhe pėrdorin ēdo mekanizėm pėr tė arritur qėllimet e tyre qė  u bien ndesh edhe fesė, edhe familjes, edhe moralit e shoqėrisė. Etja e pakushtėzuar pėr pushtet e para e orienton personin drejt pėrdorimit tė dhunės, vjedhjes e plaēkitjes, drejt bjerrjes sė dinjitetit dhe varfėrimit shpirtėror. Kjo mėnyrė tė menduari, tė sjelluri dhe tė vepruari pėr individė tė veēantė, i ēon tė tjerėt nė humbjen e shpresės dhe tė besimit pėr tė ardhmen. Ndėrsa tek njerėzit e ndjeshėm dhe me botė tė pastėrt shpirtėrore krijohen dilema nėse duhet vazhduar apo jo jeta. Koha ka provuar dhe po provon ēdo ditė se nė situata tė tilla konfliktuese tė mendjes dhe tė shpirtit, fatkeqėsisht nė disa raste ka triumfuar e keqja e shprehur me aktin e ndaluar nga Allahu dhe feja nė tėrėsi, me atė tė dhėnies fund tė jetės pėrmes formave tė ndryshme.

Ai qė kėrkon tė pasurohet nė kurrizin e tjetrit pėrdor rrugė nga mė tė pamoralshme dhe nuk ndalet para asgjėje, as pėrpara vrasjeve qė pėrbėn krimin mė tė shėmtuar tė njė shoqėrie. E njėjta gjė ndodh edhe atėherė kur luftohet pėr fitimin e pushtetit tė pamerituar. “Zakonisht pozita dhe pasuria janė gjendje qė te disa njerėz luajnė rol negativ, sepse kėto i zhveshin ata prej virtyteve tė larta njerėzore dhe i bėjnė mendjemėdhenj.” (Kur’ani, fq. 84)

Nė situata tė vėshtira morale e shpirtėrore, njerėz tė veēantė, me vullnet tė dobėt dhe gjendje emocionale negative, mund tė kryejnė veprime nė dėm tė vetes dhe tė tė tjerėve, qė ju shkakton edhe humbjen e jetės. Ata nuk e kuptojnė se jeta mbi tokė ėshtė e pėrkohshme dhe njeriu, si qėnie e vullnetshme, duhet tė ecė me mendimin pėr tė bėrė sa mė shumė mirėsi, pėr tė mos dėmtuar tė tjerėt, pėr tė marrė pak e pėrditė tė mirat e kėsaj bote tė pėrkohshme. Askush nuk ndihet gjithnjė i lumtur nė jetėn kalimtare. Lumturia pėr kėdo ėshtė e pėrkohshme dhe shpeshherė ajo ia lė vendin momenteve tė vėshtira, jo tė kėndshme, sepse “Ata qė kėrkojnė vetėm tė mirat e kėsaj bote, janė tė mashtruar, pasi tė mirat e kėsaj bote janė tė pėrkohshme…” (Kur’ani, fq 71) Nė kėtė kuptim, nė kėtė botė asgjė s’ka absolute, pėrveē ndėrrimit tė jetės, qė do tė thotė se njeriu duhet tė luftojė qė, nė rrugė tė ndershme, tė marrė tė mirat e saj, tė mos tėrhiqet pėr arritjen e kėtij qėllimi para vėshtirėsive qė i dalin rrugės, tė shikojė pėrpara dhe jo prapa, tė orientohet nga drita dhe jo nga errėsira, nga e mira dhe jo nga e liga. Kushdo qė mendon dhe vepron ndryshe, qė mashtron e shfrytėzon pėr interesat e veta tė tjerėt, qė merret vetė direkt ose nxit dikė pėr plaēkitje etj, sipas librit tė shejtė do t’i bėhet gjyqi i madh nė botėn e pėrtejme tė pasosur. Tė njėjtin fat do tė pėsojnė edhe ata qė mashtrojnė. Viktimat e mashtrimit moral dhe ekonomik, tė shfrytėzimit dhe tė plaēkitjes pėsojnė trauma tė mėdha rraskapitėse morale e shpirtėrore e shpesh herė tė papėrballueshme, qė mund tė shoqėrohet edhe me vetėvrasje e vrasje. Kjo ėshtė arsyeja qė Kur’ani i ndalon fenomene tė tilla dhe i bėn apel njerėzimit tė mos ndjekė kėte rrugė. Ja pse nė faqet e tij shkruhet: “Ėshtė i ndaluar shfrytėzimi i pasurisė pa djersė, siē ėshtė vjedhja, mashtrimi, plaēkitja, etj: gjithashtu ėshtė e ndaluar mbytja e vetvetes apo tjetrit” (Kur’ani, fq. 137).

Kur’ani e konsideron mėkat tė madh shpifjen kundėr femrave, mbytjen e atij tjetri dhe tė vetėvetes. Ja pse Allahu bėn thirje: “O ju qė besuat, mos hani mallin e njėri tjetrit nė mėnyrė tė palejuar… dhe mos mbytni veten tuaj. Vėrtetė, Allahu ėshtė i mėshirueshėm pėr ju.” (Kur’ani, suretu En Nisaė, kaptina 4, fq. 133). Dhe mė poshtė theksohet se mėkat i madh ose i vogėl konsiderohet nė bazė tė pasojave qė ai shkakton: “… mbytja pa kurrfarė tė drejte, ngrėnja e mallit tė jetimit, zmbrapsja nė fushėn e betejės dhe shpifja kundėr femrave.” (po aty, fq. 134 – 135) Shpifja kundėr femrės nė ditėt e sotme, veēanėrisht nė kulturat e vogla dhe ku njerėzit njihen, ėshtė kthyer nė njė fenomen sa keqdashės, aq edhe me pasoja pėr jetėn e kėsaj gjinie. Paragjykimet, mosmarrja nė konsideratė e parimit teologjik, sipas tė cilit jetėn ta ka dhėnė Zoti dhe vetėm ai ka tė drejtė ta marrė atė, mungesa e emancipimit tė shoqėrisė, mbartja e traditave dhe e zakoneve qė duhen konsideruar tė kapėrcyera nė njė shoqėri tė hapur dhe tė lirė dhe marrja me jetėn e tė tjerėve, bėjnė qė shpeshherė femrat tė konsiderohen fajtore pa faj, tė vuajnė epitetet e pamerituara, tė pabaza dhe tė paargumentuara, tė pėshtjellohen mendėrisht, tė vuajnė shpirtėrisht sajesat dhe thashethemet dhe nė momente krize t’i japin fund jetės. Ka edhe nga ato qė janė viktimizuar nga prindėrit (nė tė vėrtetė ato i ka vrarė dhe i vret opinioni konservator) pėr arsye tė shkeljes sė kodit tė familjes, tė mbėshtetur nė “ligjet”e kanunit mesjetar. Kjo ėshtė edhe njė ndėr arsyet e rritjes sė krimit familjar tek ne vitet e fundit. Forma tė tilla tė menduari dhe tė vepruari, sjelljeje dhe “kulture” nuk pėrputhen as me porositė e librit tė shenjtė, i cili ėshtė kundėr imitimeve tė normave, vlerave kulturore dhe tė ēdo tradite tė sė kaluarės qė bie ndesh me zhvillimin e sotėm tė shoqėrisė dhe me nivelin e emancipimit tė saj nė sisteme tė tjera. “Tė imitosh nė mėnyrė tė verbėr traditat e tė parėve, kur ato janė tė dėmshme, ėshtė gabim i madh… Trashėgimi i traditave tė tė parėve, qė janė nė dobi tė njeriut, duhen ruajtur e respektuar.” (Kur’ani, fq 63).

Krimi nė familje ēdo ditė godet, duke e vėnė nė dyshim ekzistencėn e saj. Alarmi ka kohė qė ėshtė dhėnė. Reagimet e shoqėrisė, shtetit dhe institucioneve tė tjera janė ende tė vakta. Tė gjitha ato, duke vepruar sė bashku dhe veēmas, mund dhe duhet tė bashkėpunojnė edhe me religjionet nė vendin tonė qė kanė si mision pajtimin e shpirtit tė njerėzve, lumturimin e jetės sė tyre, harmoninė shoqėrore dhe familjare dhe sigurimin nga ēdo e keqe e jetės sė shqiptarėve. Nėse mungon njė frymė e tillė bashkėpunimi dhe nuk ka seriozitet nė kėte ēėshtje, atėherė krimi nė familje do tė vazhdojė tė jetė i pranishėm tek ne, familja mund tė shpėrbėhet dhe shoqėria do tė degradojė.

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster