REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

 Faik Luli, Islam Dizdari

 

 

ABETARJA E HAFIZ ALI ULQINAKUT

 

 

       

                                                                                   Analizė

 

        Abetarja e H. Ali Ulqinakut, e cituar nga studiues tė ndryshėm nė shkrime nė gazeta, revista e libra, por e paparė, tashmė gjendet e plotė, e transkriptuar nė alfabetin e sotėm tė gjuhės shqipe nga studiuesi specialist Dr. Mehdi Polisi dhe e paraprirė nga njė hyrje studimore pėr rėndėsinė e kontributit tė autorit, pėr veēoritė e shkronjave tė alfabetit turko-osman e tė gjuhės shqipe e pėr pėrmbajtjen e saj.

        Autorė tė ndryshėm, studiues tė ēeshtjeve gjuhėsore dhe didaktike sa e kanė pėrmendur, sė shumti kanė botuar vetėm njė pasqyrė tė alfabetit tė pėrdorur nga Hafiz Aliu dhe asgjė mė shumė. Pėr Abetaren kanė shkruar studiuesit Lumo Skendo, Osman Myderrizi, dr.Muhamed Pirraku, dr.Nail Draga, dr.Faik Luli, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, Tonin اobani, Gjon Simoni, prof.dr.Jup Kastrati, prof.dr.Tomor Osmani, prof.dr.Shefik Osmani, prof.as.dr.Njazi Kazazi, prof.dr.Musa Kraja, dr.Ramiz Zekaj, prof.as.Dr.Ludovik Shllaku, Sytki Malohoxha, prof.dr.Mahmud Hysa etj.

        Pas shumė gjurmimesh arritėm ta gjejmė Abetaren nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave nė Tiranė. Ajo gjindet nė fondin 25, Hafiz Ali Ulqinaku, dosja 3. Indikacionin bazė na e dha i nipi i Hafiz Aliut, Abdullah Said Hafizi, banues nė Lezhė. Sipas informacionit tė tij tė gjitha shkrimet e Hafiz Aliut ai i kishte depozituar nė Arkivin e Shtetit, mes tė cilave ndodhej edhe Abetarja. Falėnderojmė punonjėsit e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave dhe posaēėrisht Drejtorin, zotėri dr.Shaban Sinani, i cili na krijoi mundėsinė qė tė gjurmojmė nė fondin e Hafiz Aliut dhe, mbasi e gjetėm abetaren, na lejoi qė ta fotokopjojmė.

        Kjo vepėr deri tani e panjohur prej studiuesve ka vlera tė veēanta atdhetare, shkencore, gjuhėsore dhe didaktike.

 

- Vlerat atdhetare

        Abetarja e Hafiz Aliut ėshtė njė dokument me shumė rėndėsi pėr  gjuhėn shqipe, pėr historikun e shkrimit tė saj dhe tė pėrdorimit tė saj nė shkollė, pėr edukimin dhe arsimin e fėmijėve shqiptarė. Hafiz Aliu duke qenė mėsues nė Shkodėr dhe nė Lezhė e ndjente nevojėn e mėsimit tė shqipes nė shkollė. Kėtė ide ai e pat shprehur edhe mė parė tek Mevludi dhe tek fjalorėt e tij. Populli, gratė dhe fėmijėt nuk kuptonin as gjuhėn zyrtare tė administratės, osmanishten, as arabishten si gjuhėn qė pėrdorej gjerėsisht nė ceremonialin fetar nė xhami. Prandaj ai shkroi Mevludin nė gjuhėn shqipe qė populli dhe kryesisht fėmijėt dhe tė rinjtė ta kėndonin dhe ta mėsonin shqip. Natyrisht autori nė atė kohė do tė shkruante shqipen me alfabetin arab, osman. Kjo ishte praktika e ndjekur deri atėherė nga paraardhėsit e tij. Por siē kemi pasur rastin tė theksojmė mė parė shkrimi i shqipes, hartimi i teksteve mėsimore shqipe, aq mė tepėr hartimi i abetares shqipe pėr pėrdorim shkollor ishte njė akt i lartė qytetarie dhe atdhetarie. Ai binte nė kundėrshtim me tė gjithė traditėn e urdhėruar nga pushtuesit osmanė, binte nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi, tė cilėt nuk lejonin fėmijėt myslimanė tė mėsonin nė gjuhėn amtare. Shkrimi i shqipes e aq mė tepėr pėrdorimi i saj nė shkollė,  hartimi i librave shqip dhe i abetareve shqipe tregonte vullnetin e mirė dhe ndėrgjegjen e lartė atdhetare tė autorit. Nė kėtė mes duhet shėnuar se Hafiz Aliu ishte hoxhė. Kjo tregon qartazi se intelektualėt islamė, hoxhallarėt tanė dashurinė pėr atdhe e kanė shprehur kudo, jo vetėm duke u prirė ēetave tė luftėtarėve kundėr sulmeve grabitqare sllave apo edhe osmane, por njėkohėsisht kanė qenė pėrkrahės tė diturisė nė gjuhėn shqipe dhe jo kundėrshtarė tė  saj, si mundohet ta paraqesė ndokush. Hartimi i veprave tė tilla si Abetarja, Fjalorėt apo Mevludi nė gjuhėn shqipe mė sė pari tregon njė qėndrim tė lartė atdhetar tė autorit.

 

        - Vlerat shkencore gjuhėsore

        Kėtė problem e ka analizuar gjerėsisht Dr. Mehdi Polisi nė studimin pėr abetaren “Njė vepėr e ēmuar e Hafiz Ali Ulqinakut”. Gjithashtu edhe studiuesi i mirėnjohur Tahir Dizdari, kur analizon gjuhėn e Mevludit tė Hafiz Aliut trajton dukuritė gjuhėsore tė kėsaj vepre, tė cilat pėrgjithėsisht vlejnė edhe pėr gjuhėn e Abetares. Njė punė tė vyer ka bėrė edhe orientalisti i njohur Osman Myderrizi duke analizuar Fjalorėt e Hafiz Aliut. Ne do tė theksojmė disa probleme specifike:

        Hafiz Ali Ulqinaku nė veprėn “Abetarja e gjuhės shqipe” ka pasqyruar njė nivel tė lartė tė formimit pedagogjik. Ai me kompetencėn e njė dijetari shkel nė disa shtigje tė vėshtira dhe pėrgjithėsisht tė parrahura apo tė rrahura fare pak.

Ai arrin njė sukses tė dukshėm nė shkrimin e gjuhės shqipe me shkronjat e alfabetit tė gjuhės arabe, turke-osmane ose persishte. Nė kėtė fushė ai dallon mirė veēoritė  gjuhėsore tė kėtij grupi gjuhėsh semite dhe, pėrmes alfabetit tė tyre, arrin tė krijojė karaktere shkronjash tė veēanta pėr tė shprehur tingujt dhe veēoritė e tyre nė gjuhėn shqipe qė ėshtė e njė natyre krejt tjetėr si gjuhė indoevropiane. Natyrisht nė kėtė fushė tė vėshtirė edhe tė tjerė kanė bėrė shumė pėrpjekje, edhe Hafiz Aliu arriti tė shkruajė e tė botojė mė parė Mevludin, por tek Abetarja ai ka arritje mė tė larta, koncepte mė tė qarta dhe kritere mė tė drejta shkencore. Mjaftojnė tė gjitha pasqyrat e shkronjave tė paraqitura nė parathėnie dhe sqarimet qė ai i ka pa tė arsyeshme, pėr tė treguar qartėsinė dhe saktėsinė e dijeve gjuhėsore tė autorit.

                                                   Abetarja ishte njė libėr mėsimor, pėrmes tė cilit fėmijėt do tė pėrvetėsonin drejt kriteret e shkrimit dhe tė leximit tė gjuhės shqipe dhe do tė hidhnin themelet e mėsimit tė saj. Fėmijėt shqiptarė deri nė atė kohė nuk shkruanin gjuhėn amtare, gjuhėn shqipe, pėr rrethanat politike e shoqėrore tė kohės, por ama nė tė gjitha lagjet dhe nė shumė fshatra kishte mejtepe (shkolla fillore) dhe shkolla tė kategorive tjera mė tė larta ku mėsohej gjuha arabe, turke-osmane dhe persishte. Shumica dėrmuese e fėmijėve njihnin alfabetin arab, shumė i thjeshtė, njė grafemė si pėr shkronjėn e dorės ashtu edhe pėr tė shtypit, si pėr shkronjėn e madhe ashtu edhe tė voglėn, dinin pėrmendėsh disa nga lutjet dhe suret e thjeshta tė Kur’anit, dinin t’i lexonin dhe t’i shkruanin ato nė origjinal, pra ishin tė njohur me karakteret e shkronjave tė alfabetit arab e njė pjesė mė e vogėl edhe tė alfabetit turko-osman dhe tė gjuhės persishte. Gjuha shqipe ishte e njė natyre krejt tjetėr, kishte ndryshime tė theksuara nė shqiptimin e tingujve dhe paraqiste vėshtirėsi serioze nė paraqitjen grafike tė tingujve, duke u bazuar nė alfabetin arab. Kėtė  problem tek Abetarja e zgjidhi drejt Hafiz Aliu. Ai krijoi nė bazė tė grafisė arabe, turko-osmane dhe nė ndonjė rast edhe tė gjuhės persishte karaktere tė veēanta shkronjash pėr tė shprehur me shkrim tingujt e gjuhės shqipe. Autori ka krijuar 15 shkronja tė veēanta pėr tingujt zanorė dhe bashkėtingėllorė qė nuk i ka gjuha arabe. Sikurse e thekson Dr.Mehdi Polisi kėto janė: ė, o, y, c, ē, ll, rr, p, x, q, gj, nj, nd, ng, zh. Nė kėtė mėnyrė ai arrin tė na hartojė njė alfabet tė gjuhės shqipe me grafi arabe, por pėr ēdo tingull jep njė shkronjė korresponduese. Kėtė problem e ka sqaruar nė mėnyrė shkencore Dr. Mehdi Polisi, i cili bėn krahasimin mes alfabetit tė Mevludit dhe tė atij tė Abetares sė H.Aliut duke u ndalur kryesisht nė dy tri ēeshtje: nė shkrimin e zanoreve o, u, y, dhe tė bashkėtingėlloreve c, ē, x ose ng, nd, dhe nj. Zgjidhjet qė i ka bėrė kėtij problemi Hafiz Aliu nė Abetare nė krahasim me Mevludin, janė tė drejta shkencėrisht, lexuesi nuk ka asnjė arsye tė ngatėrrojė leximin e shkronjave nė Abetare, ashtu siē mund tė ngjiste tek Mevludi, kur ky problem lihej nė aftėsitė gjuhėsore tė lexuesit.

Gjuha e pėrdorur nė formimin e rrokjeve, tė fjalėve, tė togjeve tė fjalėve apo edhe tė fjalive pasqyron njė nivel mjaft tė lartė shkrimi tė shqipes. Jo vetėm grafia ėshtė e konsoliduar dhe shumė e qėndrueshme, por edhe pėrzgjedhja e fjalėve shqipe, konceptet qė ngėrthejnė ato, lidhjet e tyre me njėra-tjetrėn dhe posaēėrisht ndėrtimi i fjalive ėshtė shumė i qartė, i kuptueshėm dhe u pėrgjigjet normave tė gjuhės sonė shqipe. Gjuha e pėrdorur nė tekst nga autori tregon njė formim tė lartė tė tij pavarėsisht nga ndikimet dialektore tė pashmangshme, ndoshta edhe tė vetėdijshme tė bėra nga autori. Edhe nė Abetare si tek Mevludi apo edhe nė Fjalorėt, autori ka ndikime mjaft tė shpeshta tė tė folmes sė Ulqinit. Kėtė e kanė vėnė re me kompetencė shkencore studiuesit e mirėnjohur  Osman Myderrizi, tek Fjalorėt, Tahir Dizdari tek Mevludi dhe sė fundi Dr.Mehdi Polisi tek Abetarja.

        Shpjegimet e tingujve sipas vendit, ku ata formohen dhe karakterin e tyre si zanore tė shkurtra, tė mesme apo tė gjata, bashkėtingėllore tė zėshme apo tė pazėshme, grykore, qellėzore, buzore etj., autori i Abetares i ka bėrė nė mėnyrė tė qartė shkencore me kompetencėn e njė linguisti. Psh kur flet pėr elifin e gjuhės arabe dhe turke-osmane, Hafiz Aliu shpjegon se do tė pėrdoret nė gjuhėn shqipe pėr zanoren a. Kur elifit i vihet njė vizė e vogėl vertikale pėrsipėr, atij i jipet funksioni i njė zgjatje tė mesme, i cili gjithnjė nė gjuhėn shqipe do tė lexohet si a (me gjatėsi tė mesme), psh aj (= ai). Te fjalėt qė duhet tė lexohet mė i gjatė, pėrsipėr elifit vendoset njė shėnjė e zgjatjes, nė formėn (~), pėr shembull, shqipt a:r.

        Karakterin e disa zanoreve e pėrcakton nė kėtė mėnyrė: zanorja o ėshtė e hapėt, e prapme e rėndė; zanorja u ėshtė e mbyllėt, e prapme e rėndė; zanorja y ėshtė e prapme, e lehtė e mbyllėt etj. Po kėshtu shumė interesante nga ana shkencore janė pėrcaktimet pėr shkronjėn k dhe ng; n dhe nj; q dhe gj etj. Me shpjegimet dhe sqarimet qė jep, autori ka qenė i informuar pėr problemet shkencore gjuhėsore jo vetėm nė arabisht, osmanisht, persisht por edhe pėr gjuhėn shqipe.

        Shėnojmė se do tė ishte kėnaqėsi e veēantė pėr ne, nėse nė tė ardhmen studiuesit e tjerė do tė thelloheshin mė tej nė ēėshtjet e mirėfillta gjuhėsore tė Abetares sė Hafiz Ali Ulqinakut.

 

        Vlerat didaktike

                                                   Abetarja ka njė strukturė tė arsyetuar, tė natyrshme e tė drejtė si libri mė i parė e mė i rėndėsishėm pėr nxėnėsit e klasės sė parė tė shkollave fillore, si mjeti kryesor pėr mėsimin e shkrim-leximit.Struktura e saj tė bind pėr horizontin e autorit, pėr pėrgatitjen e

tij, pėr aftėsitė pedagogjike, didaktike e metodike, pėr kuptimin e qartė nga ana e tij pėr kombinimin e harmonishėm tė anės shkencore, metodike e edukative.

        Autori H. Ali Ulqinaku me hartimin e kėsaj Abetareje vėrteton se ka qenė  nė dijeni tė abetareve shqipe e tė huaja, gjė qė del qartė nga krahasimi i saj me abetaret shqipe tė pėrfshira nė veprėn shkencore me vlera tė gjithanshme “Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike” tė autorėve tė njohur e tė palodhur dhe specialistėve cilėsorė pėr problemet e historisė sė arsimit dhe tė didaktikės nė vendin tonė Prof.Dr.Shefik Osmani e Prof.as.Dr.Niazi Kazazi me redaktor Prof. Dr. Tomor Osmani e recensentė Prof. Dr. Pajazit Nushi e Kolė Xhumari.

        Abetarja fillon me njė “Hyrje”, nė tė cilėn pasqyrohen tė dhėna pėr shkrimin e shkronjave tė gjuhės arabe e turko-osmane nė gjuhėn shqipe. Autori jep shembuj tė shumtė shkoqitės pėr shkrim zanoresh e bashkėtingėlloresh tė ndryshme qė i ndihmojnė nxėnėsit pėr tė pasur tė qartė pėrdorimin e tyre nė shkrim, nė lexim e nė tė folur.

        Nė vazhdim trajtohet kapitulli “Alfabeti i gjuhės shqipe”, i cili paraqitet me tabela tė ndryshme konkretizuese, duke dhėnė radhazi tabelėn e alfabetit tė gjuhės shqipe, shkronjat e shtuara, tė posaēme pėr gjuhėn shqipe, shkronjat e pėrgjithshme, shkronjat plotėsuese dhe zanoret me shkronja, shkronja tė parme (tė thjeshta) tė shkurtra, shkronja tė parme (tė thjeshta) tė gjata, fjala e pėrbėrė (e formuar) e shkurtėr dhe fjalė e pėrbėrė (e formuar) e gjatė. Nė dy tabelat e fundit jep idenė e rrokjes zanore + bashkėtingėllore ( ab, eb, etj) dhe tė fjalės a:r, e:r, ni:r, u:r, shtu:r, kry:, nė dy mėnyrat e paraqitjes sė tyre grafike: e vokalizuar me shenja tė zanoreve dhe e vokalizuar me shkronja.

        Ky kapitull, me anė tė tabelave tė veēanta pėr ēdo temė ėshtė njė material bazė, shumė i dobishėm, pėr tė kuptuar e zbatuar veēoritė e shkronjave zanore e bashkėtingėllore, mėnyrėn e kombinimit tė tyre nė shkrim e lexim nė pėrshtatje me kėrkesat e gjuhės shqipe.

        Kėto probleme autori i ka shtjelluar gjerėsisht, i ka konkretizuar me variante tė ndryshme drejtshkrimi e drejtshqiptimi pėr tė formuar te nxėnėsit e vegjėl e tė rritur njohuritė, shkathtėsitė dhe shprehitė e nevojshme tė shkrim-leximit, si detyra e parė e domosdoshme dhe e rėndėsishme e abetares.

        Nė vazhdim autori H. Ali Ulqinaku trajton punėn me fjalorin, me togjet e fjalėve, me fjalitė dhe nė fund ka disa tekste tė lidhura. Gjithėsejt janė 9 tema qė  trajtohen duke u rritur metodikisht shkalla e vėshtirėsive. Tema e katėrt dhe e gjashtė janė vazhdim e thellim i njėra-tjetrės duke futur mes tyre njohuritė pėr besimin, kėshtu qė gjithėsejt janė 10 njėsi mėsimore.

        Problematika e kėsaj pjese ėshtė e gjerė. Pėrfshin disa tema kryesore: Fjalė pėr organet e trupit, fjalė pėr tokėn, fjalė pėr qiellin, fjalė pėr kohėn, fjalė pėr besimin, pėrsėri fjalė pėr kohėn, emra pėr kohėn, emrat e muajve, fjalė pėr vendin dhe pėr nevojat e domosdoshme.

        Autori synon qė pėrmes formimit tė aftėsive nė shkrim dhe lexim tė japė edhe mjaft njohuri nga fusha tė ndryshme tė dijes. Kėto fillojnė me njohuritė nga natyra dhe pikėrisht me atė pjesė  tė natyrės qė ėshtė mė e afėrta, me trupin tonė, me trupin e njeriut, pastaj kalohet nė njohuri pėr tokėn, duke u pėrqėndruar tek dijet e gjeografisė fizike, kalohet nė njohuritė nga astronomia dhe meteorologjia, nė dijet nga koha dhe dukuritė atmosferike dhe punėt sipas stinėve, jepen dijet themelore tė besimit islam, pjesėt pėrbėrėse tė vitit, stinėt, muajt, javėt, ditėt etj.duke e vėnė theksin tek emėrtimet e tyre, kalohet tek gjeografia e pėrgjithshme, toka, kontinentet, popullsia etj, pastaj kalohet nė njohuritė kryesore ekologjike lidhur me banesėn, ushqimin, veshmbathjen etj. duke pėrfunduar me lutjet kryesore qė duhet tė dijė njė fėmijė i klasės sė parė. Po paraqesim nė vija tė tė pėrgjithshme pėrmbajtjen e kėtyre temave qė pėrfshihen nė Abetare.

        Nė “Fjalė pėr pjesėt (organet) e trupit”. Autori e fillon  mėsimin pėr ushtrimin e pėrdorimit tė tingujve dhe shkronjave nė fjalė, togje fjalėsh dhe fjali, duke dhėnė njėkohėsisht edhe njohuri themelore qė e sheh ai tė arsyeshme. E kėtė e nis nga mė e afėrta, nga trupi i njeriut, nga trupi i vetė nxėnėsve. Nė fillim tė ēdo teme autori ka grumbulluar fjalė me renditje logjike duke i pėrshkallėzuar konceptet mė themelore pėr pjesėt e trupit tė njeriut. Ata nuk janė fjalė dhe grupe fjalėsh tė grumbulluara rastėsisht. Autori duke bėrė analizėn logjike tė pjesėve tė trupit, jep fjalėt themelore, jep konceptet bazė qė lidhen me secilėn pjesė, organ tė trupit tė njeriut.Fjalėt lidhen  njėra me tjetrėn dhe pėrbėjnė kuptimet themelore tė konceptit kryesor. Temėn “Fjalė pėr pjesėt (organet) e trupit   e fillon me fjalen kry4 qė pėrmbledh fjalėt: flok, ball, vetull, sy, hund, goj, gjuh, dham, dhmall, buz, vesh, tru:, faqe, fylqinj, qaf, arrē, fyt (hem gryk) etj. Vini re renditjen logjike duke u nisur nga pamja e pėrgjithshme e kokės: flok, ball, vetull, sy, hund, goj, etj. Dhe brenda gojės: gjuhė, dham, dhmall etj. Kjo renditje e fjalėve jo vetėm logjikisht, por edhe nga ana shkencore dhe didaktike edhe sot ėshtė e qėndrueshme dhe e saktė, gjė qė tregon qartė aftėsitė didaktike dhe shkencore tė autorit. Pasi ka dhėnė fjalėt, emėrtimet (koncepte) mė themelore pėr trupin e njeriut, autori jep foljet mė kryesore qė lidhen me veprimet e organeve tė trupit, por qė njėkohėsisht edhe me punėn e jetėn e fėmijėve nė shkollė, si: me shkru, me vizatu, me shatit, me bvet, me dit, me ndej, me kap, me gjet. Pas foljeve qė i jep nė paskajore autori fillon me fjalitė tė thjeshta, si: Dora kap. Syni sheh. Duhet me shkru me vizatu.  Prej tyre kalohet nė fjali mė tė zgjeruara, si: Aj ni:r qi shkrun e kndan pyr gjith vend paq ban. Aj qi z’din strapac hjek.

Duke synuar tė japė numėrorėt nji dhe dy autori formon edhe njė fjali nė formėn e njė fjale tė urtė me pėrmbajtje morale duke i kėshilluar fėmijėt qė tė flasin pak dhe tė dėgjojnė shumė, Dėgjo dy herė e fol njė herė. Pėr kėtė jep ushtrimin e menduar shumė bukur: Gjuhė nji, ve:sh dy- nji fal, dy ndigja.

        Kjo temė mbyllet me lidhjet farefisnore mė tė afėrta duke vėnė nė pėrdorim pėremrat mė tė njohur pronorė, nė rastin konkret tė pėrdorur para emrave: em vlla, eme motėr, em bir, eme bi.

        Si pėrfundim themi se autori nė kėtė temė ka dhėnė 42 emra, 8 folje, numėrorėt dhe pėremrat pronorė. Formon fjali tė thjeshta dhe pastaj kalon nė fjali tė pėrbėra. Tė gjitha kėto lidhen me problemet e mėsimit, tė shkollės dhe tė edukimit moral. Me interes ėshtė ideja se i dituri bėn tė mira, ndėrsa i padituri heq e vuan.

        Nė pjesėn “Fjalė pėr tokėn” ka emra qė kanė tė bėjnė me tokėn, me elemente tė saj, me dukuri qė lidhen me tokėn, me qenie tė gjalla qė jetojnė nė tė, etj. Tė tillė janė emrat gu:r, dhe:, pluhyn, ran, balt, kyrqele, mal, kodyr, rrpin, teposht, pyrpje:t, rrafsh, fushė, ēerdhe, livadh, njomsin, bar, zjerm, rrug, udh, dru, gjeth, buk, etj. Si nė temėn e parė autori nuk bėn njė rreshtim fjalėsh pa kriter, duke iu pėrshtatur nevojave tė shkrimit apo tė kėndimit, pėrkundrazi nė dhėnien e njohurive pėr konceptet mė kryesore gjeografike pėr tokėn ai i rendit fjalėt sipas njė rendi logjik qė tė lidhura ngusht me njėra-tjetrėn japin njė sistem konceptesh apo njė koncept mė tė gjerė, mė pėrgjithėsues. Vini re grupin e fjalėve:

1. qė lidhet me pėrbėrėsit e tokės: gur, dhe, pluhyn, ran, balt, kyrqele etj.,

2. me formėn e pamjes sė tokės: mal, kodyr, rrpin, teposht, pėrpjet, rrafsh, fush, livadh,

3. me bimėt nė tokė: njomsin, bar, dru, gjeth etj.

4. me ujin:  uj, vi, lum, det, prru, liqe.

        Autori nė kėtė temė ka pėrdorur 32 emra, 3 ndajfolje: teposht, pyrpjet, rrafsh. Kėta tė fundit, ndajfoljet, lidhen ngusht nga ana kuptimore me emrat qė kanė pranė, si: mal, kodyr, rrpine, qė mund tė shfrytėzohen pėr tė krijuar pozicione tė tyre si dhe pėr t’i pėrdorur emrat nė fjali tė ndryshme.

        Kjo pjesė pėrfshin edhe folje me paskajore me mif, me ēa, me gje:t, me kthy, me ngri, me rrje:dh, m’u njit, me i:k  Mė poshtė autori formon fjali tė thjeshta duke vėnė nė lidhje e marėdhėnie emrat me foljet, si: Toka sillet. She:u rrjeth. Rana me:t. Kjo temė pėrfundon me fjalinė e zgjėruar, por qė njėkohėsisht ėshtė dhe njė fjalė e urtė, por qė lidhet me tematikėn e fjalėve nė pėrdorim: Guri ny vend rand isht, gjithkush e di.

        Sikur shihet autori i Abetares njohuritė nga Dituria e natyrės i ka dhėnė shumė tė thjeshta, tė qarta e tė renditura logjikisht. Shkalla e vėshtirėsive ėshtė rritur nga tema nė temė.

 

Nė pjesėn “Fjalė pėr qiellin” njohuritė nga natyra gėrshetohen me elementet themelore tė astronomisė. Ka fjalė qė paraqesin njė fjalor tė bollshėm pėr qiellin dhe dukuritė qė kanė tė bėjnė me tė, si: qijell, dijell, han, yll, mot, erė, re, borė, akull, shi, breshen, vetim, rrfe, mjegull, e:r, si dhe folje qė tregojnė e sqarojnė dukuritė nė fjalė, si: me fry erė, me bumullu, me vetu, me shkrep, me pikrru. Mė poshtė vazhdohet me fjali tė thjeshta: Er fryn. Qijelli sat bumullan. Shi:u pikrran pike pike. Liqe:ni bahet prej shiut tuj ik. Breshyn u kap.

        Theksojmė se nė ndonjė rast nėn ndikimin e gjuhės turke-osmane renditja e fjalėve nuk pėrputhet me natyrėn e ndėrtimit tė fjalive nė gjuhėn shqipe. Psh: Er fryn., Breshyn u kap.

        Pjesa “Fjalė pėr kohėn” pėrmban fjalėt e nevojshme qė shpjegojnė pėrcaktime tė shumta pėr temėn, si: vje:t, muj, jav, djell, dit, nat, ēas (sot), natje, mramje, ve:r, vjesht, dimyn, prendve:r, fresk, ftoft, xet, terr, drit, von, he:ret, etj. Kėto fjalė, tė vendosura radhazi, paraqesin koncepte pėr kohėn me emra pėr periudha, pėr njėsi, pėr matjen, pėr zgjatjen e saj, pėr stinėt, pėr dukuritė atmosferike, etj.

        Kjo temė ka njė shkallė mė tė lartė vėshtirėsie, konceptet janė vėrtetė tė thjeshta, por disi mė abstrakte, mė pėrgjithėsuese, qė lidhen jo me njė send konkret dhe tė prekshėm pėr fėmijėt, si koncepti: vjet, muj, jav, ver, vjesht, dimyr, prendver, me dukuri atmosferike, si: fresk, ftoft, xet, terr, drit, von, heret.

        Sapo paraqet tri  folje me ardh, me kalue, me fluturue qė lidhen logjikisht me fjalėn vjetėt, kėshtu qė edhe mund tė kuptohen si njė fjali e pėrbėrė me tre kallėzues, menjėherė autori fillon me fjalitė: Vjetyt fare shpejt vin. Vjen, kalan, shkan ntrinija. Koha si zak fluturan. Punyn e mramjes ny natje mas le. اas pyr ēas mas rri. Dimyn, ve:r knda, shkruj. Papuna trok t’ban. Sikur shihet nė kėtė temė numri i fjalive ėshtė shtuar, gjithashtu edhe niveli i tyre, mendimi qė ata shprehin ėshtė mė pėrgjithėsues, mė abstrakt. Shumė interesante ėshtė fjalia e ndėrtuar me tre kallėzues: Vjen, kalan, shkan rinia (nė tekst ntrinija). Tė gjitha kėto fjali lidhen me punėn, me kohėn dhe me shfrytėzimin e saj. Kėshillat morale qė jepen, janė me shumė vlerė pėr edukimin e fėmijėve dhe pasqyrojnė vlerat mėsimore dhe edukative tė mėsimit, ashtu siē e konceptonte vlerėn e diturisė Hafiz Aliu.

        Nė vazhdim trajtohet tema “Fjalė pėr besimin”, ku jepen njohuri fillestare nė pėrshtatje edhe me mundėsitė dhe nivelin e fėmijėve. Nepėrmes njė teksti tė lidhur autori shtron nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė qartė shtyllat e besimit islam. Nė pamje tė parė ėshtė njė grumbull fjalėsh e shprehjesh, por duke i lidhur ato ne nxjerrim tė plotė dhe tė qartė kėto njohuri: Zoti (Perėndia)  gjithēka isht ai e shpif (e krijon). Zoti (ėshtė) nji. Shak nuk ka. Ne na ka ēu qitabe edhe pejgamber. Edhe dita e qametit njimend isht. Mir e keq, gjith e cili send prej Zotit vjen. Mas deke prap ke m’ju njall. Muhammedi alejhi-s-selam Robi dashtun i Zotit isht. T’gjithave i besu:m. Kėto ide janė tė njohura pėr tė gjithė, prandaj edhe nuk kanė nevojė pėr t’u analizuar. Nė kushtet e mėsimit pėr fėmijėt e klasės sė parė autori nė mėnyrė tė thjeshtė, me fjali tė shkurtra e tė kuptueshme parashtron idetė mė themelore tė besimit.

        Pjesa “Pėrsėri fjalė pėr kohėn” nuk ėshtė pėrsėritje e temės sė mėparshme, ajo ėshtė mė e zgjeruar, nė vend tė fjalėve ka pėr bazė fjalitė qė kanė karakter pyetės me pėrgjigjet pėrkatėse. Trajtimi metodik i lėndės ndryshon. Mėsimi zhvillohet nė formė pyetjesh e pėrgjigjesh mes mėsuesit (librit) dhe nxėnėsit.

        Pyetje tė tilla kanė tė bėjnė me vitin, muajt, javėt, ditėt, orėt, minutat e sekondat, ato kanė njė shkallėzim tė natyrshėm dhe krijojnė njė tabllo tė qartė pėr kohėn dhe lidhjet logjike mes pėrbėrėsve dhe njėsive  tė saj.

        Ja pėr konkretizim pyetjet e paraqitura: Nji vjet sa muj isht? Nji muj sa jav isht?  Nji jav sa dit ka? Nji muj sa dit ka? Nji dit sa ēas isht? Nji ēas sa dekike ka? Nji dekike sa sanije ka?

        Kėtyre pyetjeve u jipen pėrgjigjet pėrkatėse: Nji vjet dymdhet muj isht, nji muj katyr jav isht, nji jav shtat dit ka, nji muj tridhet dit ka, nji dit dymdhet ēas isht, nji ēas gjashdhet dekike ka dhe nji dekike gjashdhet sanije ka.

        Njė tjetėr pjesė ka pėr subjekt kohėn. Ajo titullohet “Emrat pėr kohėn”. Edhe kėtu nuk ka pėrsėritje, ka elemente tė reja. Nėpėrmjet kėsaj pjese jepen emrat e ditėve dhe tė muajve. Shėnojmė se emrat e muajve jepen sipas kalendarit hėnor, nė gjuhėn arabe.

        Shtojmė se kėto emra jepen vetėm si fjalė, pa u pėrdorur nė fjali.

        Emrat e ditėve i vendos sipas kėsaj radhe: E brende, e shtunde, e dill, e hane, e martė, e myrkurr dhe e enjte. Autori duke u nisur nga tradita e besimit islam java fillon me ditėn e xhuma, qė ėshtė edhe ditė feste, por tė bėn pėrshtypje se kjo ditė emėrtohet e brende (e premte)

        Pėr emrat e muajve thekson se ata janė pėrcaktuar nė dy mėnyra nė bazė tė kalendarit hėnor e atij diellor. Sipas hėnės emrat e muajve i shėnon: Muharrem, Safer, Rebi’u-l-evvel, Rebi’ul-ahir, Xhumadi-l-evvel, Xhumadi-l-ahir, Rexhep, Sha’ban, Ramazan, Sheval, Zi-l-ka’de dhe Zi-l-hixhxhe.

        Duke vazhduar paraqitjen e pėrmbajtjes sė pjesėve i vjen radha “Emrat e mujve dijellit”. Kjo ėshtė njė pjesė e gjatė, ku jepen emrat e muajve si vijon: Mars, Prill, Maj, Qershyr, Korrik, Gusht, Briti, Britni, Britmuri, Shinondre, Kallnur dhe Shkurt hem frur.

        Pas muajve jepen stinėt. Pyetjes: Nji vjet sa copa ka, i jepet pėrgjigja: Nji vjet katyr copa ka.

                                             Autori pėr konkretizim tė pėrgjigjes jep emrat e stinėve: Prandver, ver, vjeshtė e dimyn. Njėkohėsisht me kėtė nė vazhdim jepen muajt qė pėrfshin secila stinė si dhe karakteristikat atmosferike tė secilės prej tyre.

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster