REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
 
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

Prof. as. dr. Iljaz Gogaj

 

 

 

 

            Thoma Kostandin Turtulli dhe mirėbėrės tė tjerė tė arsimit nė Korēė nė vitet 1912-1939

 

 

Qysh nė  kohėt mė tė hershme Korēa me rrethinat e saj kanė rėnė nė sy pėr fenomenin e mirėbėrėsisė nė tė gjitha lėmenjtė e jetės. Posaēėrisht korēarėt janė dalluar pėr mirėbėrėsi nė fushėn e arsimit. Ndėr mirėbėrėsit e saj dallohet Thoma Turtulli, i cili shkriu shumė nga pasuria e tij pėr shkolla,biblioteka, spitale e kisha.

Thoma Turtulli u lind nė qytetin e Korēės nė vitin 1865. I ati i tij,   Koci i Ndrios-Gozhdaxhiu i zbritur nga Vithkuqi, kishte rėnė nė Korēė dhe kishte nisur tregtinė, duke u bėrė nga mė tė dalluarit e qytetit, si biznesmen i aftė dhe njeri i drejtė.” I tėrė tregu kishte besim tek ai, muhamedanė e tė krishterė tė qytetit e tė fshatit”

1)I biri, Thomai, i hyri shpejt tregtisė, qysh nė moshė tė re dhe nė gjurmėt e tė atit, nisi shpejt tė bėhet i suksesshėm. Qysh nė vitin 1885, firma tregtare “Vėllazėria Turtulli”, i kishte kaluar kufijtė shqiptarė dhe kishte krijuar degė nė Selanik, Manastir dhe gjetkė. Erdhi njė kohė qė firma tregtare Turtulli, u bė magazinė e madhe universale.

Thomai nuk arriti tė shkollohej me mėsime tė rregullta, por me inteligjencėn e tij tė dalluar, ia diti shumė vlerėn arsimit dhe diturisė, tė pėrthithur nė gjuhėn amtare. Pastaj, qė nė moshė tė re, spikati pėr karakterin e qėndrueshėm dhe mbajtjen e fjalės sė dhėnė.”Aty u ngjet stėrgjyshėve tanė, shkruan nė shtypin Korēar “Morava” atyre shqiptarėve karakteristikė qė e bėnė “Besėn” e shqiptarit proverbiale”

2) Nga ky karakter, doli edhe njė atdhetar shqiptar i vendosur. Tė gjithė nė Korēė e mbanin mend se “me sa shpirt e me sa gazep Thoma Turtulli ndiqte paretė 168) qė kėndonin kafeneve ose rrugės kėngė tė huaja.

3)Karakteri i qėndrueshėm, pėrvoja nė tregti, jo vetėm me shqiptarė, por dhe me tė huaj si edhe veprimtaria e njohur atdhetare e trevės sė Korēės, e kishin bėrė Thoma Turtullin, jo vetėm tė dalluar nė tregti, por edhe njė atdhetar veprimtar. Nė eksodin e korēarėve mė 1919, kur u hap lajmi se Korēa do tė invadohej nga andartėt grekė, Thoma Turtulli, ndėr tė parėt u largua familjarisht, sė bashku me familje tė tjera korēare, tė cilat shkuan nėpėr Evropė tė sensibilizonin botėn e jashtme pėr rreziqet, tė cilat i vinin atdheut tė tyre, posaēėrisht Korēės, nga tė huajt e nė mėnyrė tė veēantė nga shovinizmi grek. Nė vitin 1921 nė Korēė u krijua “Grupi politik i Korēės”, qėllimi i tė cilit, ishte “bashkimi i gjithėmbarshėm, forcimi i shtetit dhe pėrparimi i popullit dhe i kombit shqiptar pėrbrenda kufirit tė drejtėsisė dhe tė njėsisė sė vėrtetė tė tė gjithė nėnshtetasve shqiptarė”.

4) Grupi angazhohej, posaēėrisht, se do tė pėrpiqej pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė qarkut tė Korēės. Pleqėsia e grupit pėrbėhej nga Koēo Kota kryetar, Qani Bej Dishnica n/kryetar, Sulejman Mborja arkėtar, Nuēi Kondilli sekretar dhe Thoma Turtulli e Adem Bej Vila kėshilltarė. Dera e madhe qytetare Turtulli, ishte pėrfshirė familjarisht nė lėvizjen atdhetare tė qarkut tė Korēės. Shoqėria patrioike e zonjave  tė Korēės : “Pėrlindja”qė u themelua nė vitin 1919, Erasti Grigor Turtullin e kishte zgjedhur sekretare.

Vepra mirėbėrėse e familjes Turtulli, sipas tė dhėnave tė deritanishme, nis nė vitin 1921, kur Korēėn e vizitoi miku i shqiptarėve francezi Justin Godart. Ai bėri edhe njė vizitė nė jetimoren e Korēės. Me atė rast, “zonja e Thoma Turtullit, u solli jetimėve njė paqetė me kufeta tė mira”.

5)Po atė vit Thomai vetė bėnte pjesė nė njė komison tė pėrhershėm pėr tė zgjidhur ēėshtjen e rikonstruksionit tė kishės sė Shėngjergjit.

Sipas traditės kulturore, Korēa me interlandin e saj, ka trashėguar pasuri me libra tė pėrqėndruara nė insitucione fetare, arsimore dhe familje tė caktuara. Pa u futur nė pasurinė bibliotekare tė Voskopojės apo edhe tė Vithkuqit, biblioteka tė hershme ka pasur edhe nė fshatra si nė Boboshticė, nė Dardhė, nė Drenovė e gjetkė. Pastaj nė qytet ka pasur disa biblioteka tė vendosura nė faltore e nė disa shkolla tė kohės. Sipas tė dhėnave tė tėrthorta, Korēa ka pasur bibliotekė publike para vitit 1921. Nė bėrthamėn e atij fondi, bėnin pjesė edhe librat e shoqėrisė “Vatra”, tė ardhura nga SHBA.

6) Pėr njė institucion tė mirėfilltė bibliotekar pėr Korēėn, kishte menduar intelektuali i njohur atdhetar Nikolla Lako, qysh para fitores sė Pavarėsisė dhe pėr kėtė kishte mbledhur libra me tematikė albanistike. Me sa duket, ai fond librash duhet tė jetė vendosur nė lokalet e bashkisė sė qytetit. Mė vonė, fondi i bibliotekės pasurohet me librat e dhuruar prej Spiro Dines, Nikolla Lakos, Thimi Mitkos, Aladro Kastriotit si edhe tė autoriteteve tė tjera kulturore patriotike tė kohės, po ashtu nė raste tė veēanta, nga shqiptarė tė diasporės. Pėr kėtė, bashkia qe detyruar tė marrė me qira edhe njė ndėrtesė tė posaēme pėr bibliotekė, por ajo kishte qenė e pamjaftueshme. Prandaj nė mesin e viteve ’20 tė shek. XX, nevoja e njė lokali tė ndėrtuar me kėrkesat e kohės pėr bibliotekė, ishte bėrė urdhėruese.

Ai qė e dėgjoi zėrin e popullit tė Korēės, nė radhė tė parė  tė rinisė korēare, ishte Thoma Turtulli, i cili vuri nė dispozicion tė ndėrtesės sė bibliotekės 200 napolona.

7)Porsa u dha lajmi, reporteri i gazetės sė Korēės shkoi menjėherė tė pėrgėzojė Thoma Turtullin pėr gjestin e tij mirėbėrės kulturor. Atje, gjeti disa tė rinj, tė cilėt i thanė Turtullit: “Kurrė nuk do tė harrojmė emrin tėnd Zoti Thoma, se po na krijon tempullin, ku do tė shkojmė kohėn, qė tė shpėtojmė nga veset ku mund tė prishemi”.

8)Pastaj gazetari shkoi te prefekti Hilė Mosi, i cili si njeri i kulturės mirėpriti me kėnaqėsi tė veēantė ngjarjen e madhe dhe me kėtė rast, porositi qė tė mblidheshin tė gjitha thesaret e librave,tė cilat mund tė ndodheshin andej kėndej. Mė nė fund, ishte fjala  qė   truallin e ndėrtimit, do ta falte komuniteti ortotodoks. Mirėpo puna doli ndryshe, se Mitropolia shpejt e ktheu fjalėn  dhe e shkeli premtimin,sepse ai truall i duhej asaj, pėr ta shitur dhe me ato para tė ndėrtohej kisha e dėmtuar.Nė artikullin: “Thirrja e popullit zėmėrim i zotit”botuar nė “Gazeta e Korēės”, autori me inicialet A.F. shfaqte hapur indinjatėn kundėr mitropolisė.” Kudo qė hapet bisedimi i dhuratės qė pati fisnikėrinė t’i bėjė Korēės Thoma Turtulli, shkruante gazeta, ēfaqet njė mėrzitje kundėr mitropolisė dhe kėshillės sė saj dhe kemi frikė se mos zėmėrimi i tyre merr faza tė ashpra”. Autori nuk e kundėrshtonte nevojėn e rindėrtimit tė kishės,” por jo me tė hollat qė ėndėrrojnė priftėria”,-theksonte mė poshtė ai. Pastaj shtonte: “Sheshi i kalasė nuk ėshtė pėr tė shitur te njeri e tjetri. Dinjiteti i qytetit dhe komunitetit,  nuk jep leje tė ndėrtohen atje gazino dhe bakallana” (Dyqane pėr shitje vogėlsirash tė ndryshme. Ai qė tregtonte kėto mallra, quhej bakall) sepse populli i Korēės nė bulevardin e Shėngjergjit donte njė institucion publik kulturor. Gazeta e shfaqte hapur zemėrimin, duke e quajtur tė paligjshme Dhimogjerondinė. Pėr kėtė Mitropolia kishte vendosur qė zgjedhjet e reja pėr njė Dhimogjerondi tė ligjshme tė bėheshin sa mė shpejt.

9) Megjithatė, meqenėse Dhimogjerondia nuk pranoi tė dhuronte truallin pėrmbi Shėngjergj, sipas premtimit, kėshilli bashkiak, me nė krye Vasil Avramin, e kapėrceu krizėn e cila vazhdoi rreth njė vit dhe vendosi tė jepte kopshtin qė ndodhej nėn Shėngjergj.

10) Ishte fjala pėr vendin e quajtur “Ēezmat e arave” ngjitur me kopshtin “Themistokli Gėrmenji”. Pasi u kqyrėn projektet e ndryshme qė u paraqitėn nė bashki, midis tyre, u pėlqye ai i inxhinier Nastas Pilikės. Porsa u hodh guri i parė i themelit, ministri i asimit Xhafer Ypi, i telegrafonte Thoma Turtullit, se krytari i republikės A.Zogu, e ēmonte veprėn e lartė  patriotike dhe kishte pranuar propozimin e Ministrisė sė Arsimit, pėr dekorimin e Thoma Turtullit me urdhrin “Komandar i urdhrit Skėnderbeut”.

11) Ende pa u mbaruar ndėrtesa, Nikolla Lako, qė kishte ėndėrruar pėr njė bibliotekė nė Korēė, e ēoi nė 25000 volumin e librave tė dhuruara, ku bėnin pjesė libra albanistikė nė shqip dhe gjuhė tė huaja, koleksione hartash gjeografike  tė Shqipėrisė dhe Ballkanit si edhe foto e gravura  me tematikė kombėtare shqiptare.

Pas dy vjet e gjysmė pune, nė korrik 1930, ndėrtesa e bibliotekės ishte gati. Mė 1 gusht 1930, para noterit Mehmet Babani, u nėnshkrua akti publik i dhurimit tė bibliotekės. Mirėpo biblioteka nuk po i hapte dyert dhe kjo zgjati disa muaj. Nė ditėt e para tė dhjetorit 1930, u bė pėrurimi i bibliotekės. Fjalėn e rastit e mbajti drejtori i saj Nikolla Lako, i cili vuri nė dukje se biblioteka qė po hapte dyert, do tė bėhej vatra e diturisė, e qytetėrimit dhe e pėrparimit. Pasi analizoi shkurt kėtė ide, ai falėnderoi nė emėr tė popullit tė Korēės dhuruesin Thoma Turtulli dhe tha se ai, kishte bėrė  kėtė gjest  kaq tė mirė e tė shpejt qė tė gėzonte qė me gjallje veprėn e tij. Pėr fat tė keq, nuk kaloi dhe njė vit nga dita e pėrurimit dhe biblioteka u dėmtua nga tėrmeti i vitit 1931. Ishte prapė Thoma Turtulli qė zgjati dorėn bujare, pėr tė bėrė shpenzimet e meremetimit.

Nė vitet e mėvonshme biblioteka u pasurua mė tej. Mė 1934 Dr.Mihal Turtulli dėrgoi nga Selaniku njėqind volume me libra, si dhuratė pėr bibliotekėn e Korēės,ku pėrfshiheshin libra historike pėr Shqipėrinė,mė tė shumtat nė gjuhė tė huaj,por edhe nė gjuhėn shqipe.Nė letrėn shoqėruese qė i bėnte Bashkisė , ai deklaronte se po pėrpiqej tė dėrgonte nė Korēė, si dhuratė pėr bibliotekėn e qytetit edhe bibliotekėn e tij tė plotė, tė cilėn e kishte nė Aleksandri(Egjipt)dhe, nėse kjo nuk arrihej me gjallje ,ajo do tė dėrgohej nė Korēė,pasi kjo ishte e dėshmuar edhe nė dhiatėn e tij.12)

Edhe tė huaj patėn mirėsinė tė dhurojnė libra pėr bibliotekėn e Korēės.Konsulli italian nė Korēė, Borlengi(Borlenghi),person i respektuar nė Korēė,dhuroi enciklpedinė e njohur italiane T r e c c a n i,njė vepėr me vlera tė veēanta.Mė pas, me anėn e ministrit amerikan nė Tiranė Hugh G. Grant, biblioteka e Kongresit Amerikan i dhuroi bibliotekės sė Korēės njė sasi librash.13)

Falė pasurisė sė bollshme nė sasi dhe larmisė tematike tė librave,biblioteka e Korēės e drejtuar nga veterani Nikolla Lako,vijoi punėn. Nė njė shkrim me pseudonimin “Observatori” nė “Gazeta e Korēės” lexojmė:”Drejtori i bibliotekės, ėshtė veterani Nikolla Lako,i cili na priti shumė mirė.Biblioteka ka katėr tė ndara sipėr.Njė sallė mjaft tė madhe pėr kėndonjėsit e shumtė dhe tri tė tjerat ndahen siē pason:

Nė mes ėshtė zyra e Z.drejtor,mė tė djathtė salla e grave dhe e ēunave kėndonjės  edhe mė tė mėngjėr, njė sallė pėr studjonjėsit  pleq e tė tjerė.Aty rrotull njėj tryeze tė madhe e ndriēuar shkėlqimisht, na zuri syri disa zotėrinj tė njohur, tė cilėt  studionin dhe shkruanin,Tasi Pikėn e pamė tė thelluar nė kėndimin e Pouquevill-it(tėcilin  ai e quan Bukėvale), Niko Cicua po merrej me Titus Livius Patavinusin.Qafėzezi kokėqethur me mėngė pėrveshur po gėrmonte nė njė vepėr tė Martin Leake-ut topēibashin e Ali Tepelenės dhe pranė tij njė zotni oficer po punonte me zell hartografi e disa tė tjerė tė panjohur”14)

Pėrveē punės sė rregullt si bibliotekar dhe drejtor biblioteke, me interesimet e tij intelektuale,sipas kėrkesave dhe niveleve tė kohės,Nikolla Lako e kishte kthyer bibliotekėn edhe nė shkollė arti.Nė ditė dhe orė tė caktuara nė bibliotekė zhvillohehin disa kurse.Vetė N.Lakoja jepte vizatim.Kėtu ai kishte si kolegė Zonjėn Lisoni si edhe piktorin e njohur Spiro Xega.15)

Njė vit pas pėrurimit tė bibliotekės,Turtujt hodhėn njė hap tjetėr tė rėndėsishėm mirėbėrėsie, nė fushė tė ndihmės shoqėrore pėr fėmijėt e paprind.

Nė vitin 1919 nė Korēė kishte bėrė vizitė njė komison i Kryqit tė Kuq Amerikan,i kryesuar prej zonjės Marie Reynolfs Ford. Me pėrpjekjet e saj,mė 10 dhjetor 1919, u themelua jetimorja e parė nė Korēė, e vendosur nė njė shtėpi private me qira.Pas vitit 1920,Kryqi i Kuq Amerikan u largua nga Shqipėria dhe gjithēka ia dorėzoi bashkisė.Mirėpo njė ndėrtesė mė e madhe se ekzistuesja dhe me kėrkesa higjienike e pedagogjike ishte e domosdoshme,sepse atje do tė rritnin shtatin dhe do tė edukonin karakterin filiza tė rinj tė privuar nga kujdesi prindėror.Prandaj, kėsaj kėrkese iu pėrgjigj Erasti Turtulli e veja e Grigor Turtullit nė pranverėn e viti 1930. duke qenė gati tė pėrballonte shpenzimet e blerjes sė truallit tė ndėrtimit dhe tė pajisjeve tė brendėshme tė godinės.Bashkia mori pėrsipėr projektimin e ndėrtesės dhe shpenzimet e tjera anėsore.Shpejt u ble trualli me 200 napolona. Ndėrtimin e mori pėrsipėr Tase Nake, me 1950 napolona.16)Lajmi pėr ngritjen e jetimores ngjalli njė gėzim tė madh popullor. Atje me kohė u grumbulluan jetimė nga Korēa,po edhe nga Berati, Shkodra, Kosova,Vlora,Pėrmeti etj.Pėr tė qenė jetimorja edhe mė e plotėsuar fėmijėt ishin “nėn mbikqyrjen dhe kujdesjen e Thanas Vise Mborjes.17) Kėtė gjest tė madh humanitar E.Turtulli e bėri pėr kujtim tė djalit tė saj tė vdekur, Nikollaqit.

Nė vitin 1932,Thoma Turtulli bėri njė hap tė rėndėsishėm pėrpara. Kur nė gusht tė atij viti, drejtori i pėrgjithshėm i shėndetėsisė Dr.Osmani, bėri njė vizitė inspektimi nė Korēė ku mori premtimin nga Thoma Turtulli pėr tė ngritur njė spital nė Korēė. Gazeta “Besa”e dha shpejt lajmin e mirė pėr Korēėn dhe pėr mbarė vendin.18)Pas traktativave tė Turtullit me autoritetet pėrkatėse tė shtetit, ai shkoi nė Tiranė pėr tė bėrė formalitet e dhurimit.Trualli ishte nėn bregoren e Shėnthanasit,kundrejt kafenesė sė Pando Osmanllisė.)Nė pranverėn e vitit 1933 gjithēka ishte gati pėr fillimin e punimeve.Nė njė ditė tė bukur tė majit, shkruante gazeta “Vatra” e Tiranės “ē’quante  nga flokėt e bardhė sa edhe nga shpirti bujar qė e cilėson atė,nė mes tė turmės qė po dėshmonte formalitetet e inaugurimit tė themelevet”.Guri i parė i themelit, u vu pėrmbi njė shishe ku do tė ruheshin nė njė dėshmi tė posaēme nėnėshkrimet e dhuruesit dhe tė autoriteteve shtetėrore.19)Kur punimet pėr ngritjen e ndėrtesės sė spitalit kishin hyrė nė njė fazė tė rėndėsishme nė Parlamentin shqiptar u miratua njė ligj pėr shtesėn e njė fondi pėr tė balancuar taksėn doganore tė materialit tė sjellė prej Thoma Turtullit nga jashtėshtetit pėr ngritjen e spitalit.Mė tė shumtėt e deputetėve gjetėn rastin “pėr tė falėnderuar nxehtėsisht Z.in Thoma Turtulli,  pėr veprat mirėbėrėse”qė po i dhuronte Korēės.20)Nė atė kohė, “Gazeta e Korēės”kishte kėrkuar qė t’i jepej njė vlerėsim moral i pėrjetshėm Thoma Turtullit, duke i vėnė emrin e tij ndonjė rruge tė Korēės.

Gjatė procesit tė ndėrtimit pėr t’iu bėrė godinės “ēdo gjė e sosur e saktė dhe e kėndėshme”shquhej kudo nė kthinat e tė tri kateve, portreti i pėrhiruar fisnik nė kokėn thinjoshe tė Turtullit”.21)Mė 11 korrik 1934, nė praninė e pėrfaqėsuesve tė qeverisė, tė autoriteteve tė prefekturės sė Korēės dhe tė popullit tė Korēės, u bė pėrurimi i spitalit. Nė emėr tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Shėndetėsisė foli Dr.S.Pojani pastaj pėrshėndetėn kryetari i bashkisė, Rustem Ymeri,drejtori i spitalit Dr.Sali Zavalani,Dr.Nikolla Zografi etj.”23)”I pritur me durtrokitje qė skishin tė mbaruar,plaku simpatik, xha Thomai, me lot nė sy dhe me zėrin qė i dridhej nga emocioni,falėnderoi pėrfaqėsuesit e qeverisė dhe popullin pėr mirėnjohjen dhe simpathinė qė ē’faqnė”, pėr veprėn e tij mė tė re humanitare”.24)Pėrshtypja qė ngjalli te tė pranishmit  ndėrtesa e spitalit pėr komoditetin dhe bukurinė e saj,ishte impresionante.Jani Martiniani, nė njė reportazh nė “Gazeta e Korēės”,nuk pėrmbahej sė vlerėsuari cilėsinė e punimeve tė spitalit, si edhe tė pajisjeve dhe mobiljeve,njė pjesė e tė cilave(kompletimi i njė pavioni )ishte dhuratė “prej shoqėrisė sė kafexhinjėve dhe berberėve”tė qytetit.25)I ngazėllyer nga ato qė pa nė spitalin “Thoma Turtulli”,J.Martiniani e mbyllte me kėtė paradoks reportazhin:”Unė,pa ekzagjerim,kur pashė ato dhomat e bukura tė mobiluara aq mirė me mobilje tė reja,plot diell e dritė dhe qė shkėlqejnė nga pastėrtia ta them tė vėrtetėn ndjeva dėshirėn...tė sėmurem qė tė prėhem disa ditė atje.”26)Megjithatė, spitalit  diēka i mungonte.Korēa me klimėn e saj, me shumė ditė tė ftohta dimėrore,kishte nevojė pėr ngrohje nė stinėn e dimrit.Kėtė e plotėsoi e shoqja e mirėbėrėsit Athina Turtulli, e cila i dhuroi kryqit tė kuq nė Korēė, njė kalorifer me tėrė aksesorėt e duhur pėr spitalin e ri tė porsa ngritur.Ai kalorifer ishte i pari nė Korēė me qymyrguri, nga xehtorja e Drenovės.

Duke mbyllur temėn e spitalit tė Korēės,duhet tė shėnojmė se ajo pati jehonėn mė tė madhe sesa veprat e mėparshme mirėbėrėse tė Thoma Turtullit.Gazetat e Tiranės: “Besa”,”Vatra”,”Shtypi”,shkruan mė shumė se dhjetė herė pėr spitalin e Thoma Turtullit.Pra emri i Th.Turtullit,po bėhej i njohur dhe i nderuar nė tė gjithė vendin.

Nė vitet 1934-1935 Turtulli do ta ngrinte nė njė shkallė mė tė lartė veprėn e tij mirėbėrėse ndriēimtare nė udhėn e qėndrueshme evolucionare tė zhvillimit tė Korēės dhe tė mbarė vendit. Ishte fjala pėr ndėrtesėn e madhe,tė bukur dhe solide tė Liceut Kombėtar tė Korēės,tė Shkollės Industriale dhe tė pėrfundimit tė kadedrales sė atjeshme.Pasi dha ndihmėn e nevojshme pėr pėrfundimin e katedrales, qė kishte mbetur prej kohėsh, ashtu e pa u mbaruar,Thoma Turtulli vuri nė dispozicion tė qeverisė shqiptare 40000 fr.ari pėr Shkollėn Industriale tė Korēės.27)Kėtė radhė dhurata e re doli publikisht nė emėr tė bashkėshortes sė tij Athinasė.Gazeta “Besa”,me anėn e konrespondetit tė saj nė Korēė,bėnte tė ditur kėnaqėsinė e veēantė qė kishte prodhuar lajmi pėr ngritjen e ndėrtesės sė re tė Liceut.Ato ditė erdhi shpejt vlerėsimi nga Oborri mbretėror.Mbreti Zog dekoroi zonjėn Turtulli me urdhėrin e Skėnderbeut.

Plani pėrkatės ishte pėrgatitur nga Ministria e Punėve Botore,sipas instruksioneve tė dhėna nga Ministria e Arsimit nė janar 1936.Pėr tė rakorduar pėrfundimisht me Ministrinė e Arsimit mė 9 mars 1936, Thoma Turtulli i shoqėruar nga intelektuali i njohur korēar, Andon Frashėri,shkoi nė Tiranė.Turtulli vuri nė dispozicion pėr ndėrmarrjen e re mirėbėrėse 300 napolona flori.Ishte fjala pėr shkollėn e mesme mė tė rėndėsishmee nė Shqipėri,qė pėrmblidhte nxėnės nga tė gjitha anėt e vendit.Me ndėrtesėn e re shumė mė tė madhe se e vjetra,po ashtu edhe shumė mė  cilėsore,do tė shtohej numri i atyre tė rinjėve,tė cilėt pėrgatiteshin pėr zhvillimin mbarėkulturor tė vendit.28)Pėr fat tė keq, ēėshtja po zvarrisej,sepse Ministria e Arsimit kėrkonte qė tė zgjeronte kapacitetet e ndėrtesės sė projektuar mbi fondin e derdhur nga dhuruesi dhe donte qė puna tė niste sa mė shpejt.Ēėshtjen e   zgjidhi prefekti i Korēės, Mark Kodheli,i cili u mor vesh me Ministrinė e Arsimit qė,mė vonė,ai dikaster mund tė shtonte pavionet e nevojshme si: laboratorė,salla ngrėnie etj.29)

Mė 15 prill 1937,me njė ceremoni tė veēantė,u vu guri i parė nė themelet e Liceut,ku pėrveē autoriteteve lokale dhe njė pjese tė popullit tė Korēės,mori pjesė edhe i dėrguari i mbretit,Inspektori i Pėrgjithshėm i Oborrit Mbretėror Xhafer Ypi.30)Nė kėtė kohė revista”Java”e kryeqytetit vlerėsonte me superlativat mė lavdėruese figurėn, tashmė mė madhore tė mirėbėrėsisė shqiptare nė shekullin e XX.”Nė rrafshin shoqėror Thoma Turtulli ishte pėrjashtim ,shkruhej aty,pse ishte mė gjenerozi,midis gjenerozėve,mė filantropi,midis filantropėve,mė altruisti midis altruistėve...Nuk e ndiemė veten aq tė pėrgatitur pėr tė lavdėruar shpirtmirėsinė e gjerė tė mirėbėrėsit tė madh shqiptar...Vetėm njė gjė mund tė themi, duke iu drejtuar njeriut mė tė pastėr Thoma Turtulli:Kombi do tė jetė mirėnjohės”31)

Punėt nė ndėrtesėn e Liceut po ecnin me ritėm tė shpejtuar nė verėn e vitii 1937,por pėr fat tė keq, Thoma Turtulli, nė gusht ra nė shtrat nga bronkopneumonia pėr tė mos u ngritur mė.Kishte marrė tė ftohur kur shkonte shpesh pėr tė ndjekur ecurinė e punimeve nė ndėrtesėn e Liceut.Shqetėsimi u pėrhap shpejt nė tė gjithė vendin. Me interesimin personal tė Mbretit Zog,pėrveē nga Kryeqyteti,erdhėn mjekė specialistė edhe nga Selaniku,por mjerisht,sėmundja kishte pėrparuar shumė dhe shpresat e shėrimit shkonin duke u venititur. Mirėbėrėsi i madh, i mbylli sytė pėr jetė, mė 28 gusht 1937.Pėrveē, Liceut tė cilin nuk arriti ta gėzojė,ashtu tė bukur e tė madhėrishėm pėr kohėn,i mbeti edhe njė peng tjetėr:donte tė ngrinte nė Korēė njė shtėpi pėr pleq.32)

Nderimet e fundit iu bėnė sipas meritės.Ceremonia e varrimit ishte madhėshtore nė solemnitetin e saj.Njė dhimbje tė tillė, qyteti i Korēės nuk e kishte pėrjetuar kurrė mė parė dhe njė funeral si ai, nuk e kishte vėshtruar asnjėherė.Atė ditė, Korēa i jepte lamtumirėn e fundit birit tė saj tė madh kur edhe i gjithė tregu i uli qepenat dhe zyrat i mbyllėn dyert nė shėnjė zie.Nė kryeqytet, N/ kryetari i Parlamenit Hiqmet Delvina,pa hyrė nė rendin e ditės tė Kuvendit Kombėtar, e mori fjalėn dhe tha:”E kanė marrė vesh tė gjithė kolegėt se Shqipėria,pėr fat tė keq,ka humbur mirėbėrėsin e saj mė tė madh,mund tė them, tė vetmin mirėbėrės, mbas indipendencės shqiptare,Thoma Turtullin.Nuk them se kėtė mirėbėrės e humbi vetėm Korēa,ky nuk qe vetėm pėr Korēėn,por pėr tė gjithė Shqipėrinė.Me mirėbėrėsinė dhe sakrificėn e tij ai i ka dhėnė mėsim ēdo shqiptari se, kushdo nė mos mund tė sakrifikojė jetėn,nė mos mund tė bėjė okazion tė derdhė gjakun pėr atdhe,ka edhe mjete tė tjera tė bėjė detyrėn e tij”33)Pastaj Parlamenti mbajti pesė minuta heshtje nė nderim tė kujtimit tė Thoma Turtullit

Humbja fizike e Thoma Turtullit nuk e uli ritmin e punimeve nė ndėrtesėn e Liceut dhe pas shtatėmbėdhjetė muaj pune rekord pėr ritmet e kohės,ndėrtesa e Liceut ishte gati.Me rastin e datėlindjes sė mbretit Zog, mė 8 tetor 1938,u bė pėrurimi. Niste njė vit i ri shkollor, nė njė ndėrtesė tė re, tė bukur  dhe  komode.

Ata qė kuptonin dhe dinin tė vlerėsonin sipas meritės, vlerat njerėzore dhe mė nė fund edhe sakrificat e atyre,  tė cilėt  nuk kursyen asgjė pėr tė mirėn dhe zhvillimin  e mėtejshėm tė vendit lindor,nuk e harruan kurrė Thoma Turtullin.Ata ditėn edhe t’i kundėrvihen ēdo goje cmirėzezė, qė mėrmėriste se, gjoja Thoma Turtulli, nė krahasim me pasurinė e tij,nuk kishte bėrė ndonjė gjė tė madhe.Shadije Alizoti,shkruante nga Korēa nė gazetėn “Drita” tė Tiranės:”E vėrteta nuk qėnkėrka ashtu.Veprat e tij (Thoma Turtullit-ig)po tė krahasohen me pasurinė,do t’i shtohet akoma mė tepėr vlefta e sakrificės sė tij dhe ndėrgjegjes kombėtare njerėzore.34)

Pėr ta dhėnė sa mė tė kompletuar figurėn madhore mirėbėrėse tė Thoma Turtullit,duhet tė shtojmė se ai ka meritė tė veēantė edhe pėr ngritjen e kinemave tė para nė qytetin e Korēės,pra pėr kontribut tė drejtėpėrdrejtė nė zhvillimin kulturor tė popullit tė Korēės.Nė vitin 1921 nė bashkėpunim me aksionerėt Dhimitėr Mano dhe Nasi Aristidhi,Thoma Turtulli mori me qira njė sallė nga lokalet e Mitropolisė,ku ēelėn njė kinema.E para kinema publike nė Korēė me pronarė vendas.Kurse nė vitin 1921,Th.Turtulli me Ll.Mborja,Dh.Mano,N.Aristidhi dhe sipėrmarrės tė tjerė,krijuan nė Korēė Shoqėrinė Anonime Shqiptare C i n e m a t r o me njė kapital fillestar 120000 fr.ar.Shoqėria pati statutin e saj tė aprovuar nga organet  larta pėrkatėse shtetėrore.Mė 25 dhjetor 1927,Cinematro ēeli nė Korēė,kinemanė e njohur Majestik.Filmi i parė me zė u shfaq mė 21 tetor 1931.35)

Duke pėrmbyllur kapitullin e Thoma Turtullit,na pėlqen tė pėrmendim njė anekdotė  qė       qarkullonte nė Korēė dikur, e cila, edhe nėse nuk ėshtė e vėrtetė, ėshtė shumė e qėlluar,pse jo edhe e besueshme.Siē dihet mirėfilli, pasuritė qė bėhen nė udhė tė ndershme,janė arritur me kursime dhe sakrifica tė mėdha.Kur njėherė nė shtėpinė  tij mysafirėve ua kishte ndezur cigaren me kongjillin e prushit tė qymyrit nė mangall,tė cilin e mbante pėr ngrohje,ata tė habitur e kishin pyetur:

-Po si ėshtė e mundur, Zoti Thoma,ju qė derdhni aq para pėr vepra tė mėdha mirėbėrėsie,kurseni edhe njė fije shkrepse pėr tė ndezur cigaren?Dhe pasuria e ngjizur me mėnēuri,ishte pėrgjigjur:

---Po,duhet kursyer, kudo aty ku ka mundėsi dhe duhet derdhur paraja pa ngurim, aty ku duhet(Korsivi im- Ig)

Si persona tė cilėt lanė pasuri me testament pėr arsimin dhe shėndetėsinė nė qytetin e Korēės janė edhe dy tė tjerė..Njeri nga dera Turtulli,senatori Vangjel Turtulli223) i cili sipas njė dokumenti tė vitit 1940,kishte lėnė me testament 10000 fr,shq.pėr spitalin  shtetit nė Korēė36)Me gjallje tė tij ka bėrė edhe vepra tė tjera mirėbėrėsie si paja pėr martesa vajzash tė varfėra etj.Kurse tjetri, ėshtė Kristaq Niko Gjinikasi,Sipas gazetės “Bashkimi i Kombit”tė datės 24.12.1943,ai kishte lėnė njė “testament sekret”pėr mirėbėrje tė ndryshme, i cili, po sipas gazetės,u hap pas vdekjes sė tė shoqes.Mė tutje nuk kemi ndonjė tė dhėnė tjetėr.

Qyteti i Korēės dallohet edhe pėr mirėbėrėsi  tė tjera  tė organizuara tė karakterit kolektiv nė tė mirė tė arsimit dhe kulturės.Kėtu mė shumė pėr simbolikėn  saj duhet tė pėrmendet ndihma e quajtur “Leku i nxėnėsit”, ku ka njė meritė  prefekti Ismet Kryeziu.Mė shumė se vlera financiare, “Leku i nxėnėsit” nė Korēė,pati vlerėn shoqėrore e morale:vlerėsimin e shkollimit nga familjet e nxėnėsve.Nė tė vėrtetė,falė punės sė ndėrgjegjėshme tė personelit mėsimor dhe tė vetė prefektit Ismet Kryziu,leku i vogėl i nxėnėsit bėri punė tė madhe nė Korēė.Sipas tė dhėnave tė dokumentuara,vetėm gjatė priudhės shtator-dhjetor 1935,u mblodhėn 1750 fr.ar.tė cilat pjesėrisht u depozituan nė emėr tė arsimit tė prefekturės.Me ato tė holla,ish shkolla foshnjore e Mitropolisė, u pėrshtat pėr palestėr e cila nė njė ceremoni festive tė gėzueshme,u pagėzua me emrin palestra “Leku i nxėnėsit”.37)Nė artikullin “Njė iniciativė Korēare”, gazeta “Shtypi” e kryeqytetit analizonte fenomenin e lekut tė nxėnėsit nė Korēė dhe vlerėsonte Korēėn pėr iniciativat shoqėrore mirėbėrėse,tė cilat ishin sipas saj,burim i qytetarisė korēare i nivelit kulturor e atdhetar tė banorėve tė atij qyteti.

Njė fenomen tjetėr origjinal i qytetit tė Korēės ishte organizimi i ballove(mbrėmje vallėzim-argėtimi)ku merte pjesė elita e qytetit.Parizi i vogėl shqiptar, sikumdėr quhej Korēa aso kohe,dallohej pėr njė jetė kulturore qytetare tė pėrparuar me nuanca oksidentale shėmbullore pėr tė gjithė vendin.Nė qytetet e tjera nė vitet ‘20-’30 tė shek.XX,posaēėrisht nė Shqipėrinė e mesme,ndihej zotėrues ahengu oriental pranė gotės,ku pėrveē ēingive si “artiste”gjallonte vetėm prani mashkullore.Nė jugė tė vendit,nė tė majtė tė rrjedhės sė lumit Vjosa, sundonte polifonia labe.Kurse nė zonėn Pėrmet-Leskovik,ishte kudo i pranishėm ahengu me saze popullore.Korēa bėnte pėrjashtim tė dukshėm,madje jo vetėm nė qytet,por dhe nė fshatra deri nė Dardhėn malore e nė Voskopojė,krahas muzikės popullore,ishte futur njė frymė kulturore artistike nė muzikė me rezatime e ngjyrime perėndimore.Nė dasma e nė gėzime tė tjera familjare,sa edhe nė festa fetare e kombėtare nė fshatrat e Korēės kėrcehej nė ēifte tango e vals.

Nė qytet, pėrveē Liceut Kombėtar, ku kishte ndikim tė drejtėpėrdrejtė kulturor perėndimor,botohej gazetė e pėrditėshme dhe revistė periodike.Kishte njė bibliotekė publike,mė e mira dhe mė e pasura nė Shqipėri,pas Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė.Kėto dhe mjaft dukuri tė tjera me kulturė moderne ,shumė tė avancuara pėr kohėn, kanė qenė disa faktorė zhvillimi, tė cilat meritojnė studime tė veēanta pėr Korēėn.

Ballot ishin njė nga traditat mė tė bukura qytetare korēare, tė organizuara nga bashkia ,ose prefektura dhe shoqata “Gruaja Shqiptare”.Ky qytetėrim, arriti nė atė kohė, njė nga kulmet e tij,kur ballot ishin edhe vepimtari e vyer mirėbėrėse ndihmėtare pėr skamėsit dhe  pėrgjithėsisht pėr fatkeqė, me tė cilėt, koha dhe fati, ishin treguar tė pamėshirshėm.Sigurisht,tė ardhurat qė rridhnin nga ballot pėr kėtė ēėshtje,nuk zgjidhnin dhe nuk mund tė zgjidhnin problemet e skamėsve,por gjesti i mirėbėrėsisė duhet vlerėsuar nė radhė tė parė nga kėndvėshtrimi i solidaritetit ndėrnjerėzor.Duke pėrmendur pėrgatitjet pėr organizimin e njė balloje nga shoqėria voskopojare “Rilindja”, “Gazeta e Korēės”,shkruante nė janar 1932 edhe kėto:”Suksesi i madh i ballove tė viteve tė kaluara,qė ka dhėnė kjo shoqėri dhe dėfrimi i shkėlqyer krejt familjar,qė kanė ndierė gjithė sa kanė marrė pjesė nė to e bėn tė pritet njė ballo me padurim, prej gjithė atyre, qė dėshirojnė tė shkojnė njė mbrėmje tė gėzuar nė qejf familjar”.Dhe mė tutje,duke bėrė thirrje pėr pjesmarrje, gazeta shtonte:”Pra askush  tė mos mungojė, se nė kėtė mėnyrė, ndihmon edhe qėllime larta mirėbėrėse qė ndjek kjo shoqėri”.38)Kurse nė dhjetor tė vitit 1935,gazeta “Besa” e kryeqyetit,bėnte kėtė koment pėr njė ballo tė organizuar nėn kujdesin e prefektit Ismet Kryeziu,pėr tė ndihmuar nxėnėsit e vobektė:”Balloja qė u dha mė 28 tė muajit tė kaluar, nė sallėn “Leku i nxėnėsit”,nėn patronazhin e prefektit tonė tė mirėnjohur Ismet Kryeziu,pati sukses tė shkėlqyer,me njė numėr tė madh tė ftuarish...”Pastaj duke lakuar ndjenjėn e mirėbėrėsisė sė korēarėve,shtonte:”Me kėtė rast u dha edhe njė herė mundėsia tė konstatojmė me kėnaqėsi se,pėrgjithėsisht,nėr tregėtarėt e tregut tė madh tė qytetit tonė si edhe nė popullin korēar,ndjenja e bamirėsisė, ėshtė e gjallė si ka qenė kurdoherė,(Corsivi im-ig)mjaton qė tė merret njė iniciativė e mirė e nė kohėn e duhur dhe ndihma e pėrkrahja ėshtė e sigurtė pėr gjithnjė”39)

Nė vijim tė veprimtarive tė dalluara ,mirėbėrėse nė fushė tė arsimit,nė fund tė viteve ’30, u shėnua njė dukuri  e rėndėsishme mirėbėrėse.Me inciativėn e komisionit shkollor, nė bashkėpunim me inspektorinė e arsimit dhe tė qendrės higjienike,mė 24 janar 1939,u ēel mensa pėr 40 nxėnės tė vobektė tė qytetit.Kryetari i bashkisė  Agathokli Zhitomi, interesohej nė mėnyrė tė veēantė pėr mensėn.Kontributin e parė e dha dega e shoqėrisė “Gruaja shqiptare”,sė bashku me mėsuesit e njė shkolle qė dhuruan rrogėn e njė dite.Mė tej,  do tė kontribuonin tregėtarėt e pasur dhe kamės tė tjerė korēarė,emrat e tė cilėve, shėnoheshin nė librin e nderit tė mensės.Shėrbimin e bėjnė me radhė vullnetarisht dy mėsuese.Po ashtu, darovisht ndante gjellėn nė kuzhinė, Evanthi Sotir Kota.Duke dhėnė lajmin pėr kėtė mirėbėrėsi tė re korēare, gazeta “Drita” e Tiranės kumtonte nė mars tė vitit 1939 edhe kėto :”Duke dijtur se sa e zhvilluar ėshtė ndjenja e bamirėsisė nė kamėsit e Korēės,nuk dyshojmė  se kėta nuk do tė kursejnė ndihmėn e tyre tė vazhdueshme, pėr drekėn  e nxėnėsve tė varfėr”40)  .

 

Pėrveē ballove si veprimtari kulturore artistike mirėbėrėse, Korēa zhvillonte shpesh edhe shfaqje tė posaēme artistike me tė ardhurat e tė cilave, bėheshin mirėbėrėsi tė ndryshme.Kėshtu nė vitet ’30 tė shek.XX Korēa bie nė sy pėr njė veprimtari tė pasur artistike  koncertale me nivel artistik,si nė asnjė qendėr tjetėr tė vendit.Aty debutuan artistet dhe artistėt, qė mė vonė do tė bėheshin krenaria e artit shqiptar tė skenės si: Tefta Koēo(Tashko),Jorgjie Truja(Filēe)Kristaq Antoniu,Lola Gjoka(Aleksi),Mihal Ciko,Llambi Turtulli etj., nė bashkėpunim me tė palodhurin Sotir Kozmo,si organizator dhe udhėheqės artistik.Po ashtu nė Korēė, kishte njė traditė tė hershme tė artit teatral.Atje ishte luajtur tragjedia “Otello” e Shekspirit, qysh nė vitin 1890.Nė teatėr dha kontribut tė rėndėsishėm artisti i mirėnjohur, regjizori Sokrat Mio.Nė kėto veprimtari tė gjithė spektatorėve u vendosej nė gjoks nga njė kordele e vogėl kuqezi.Sipas kujtimeve tė muzikantit Boris Plumbi nė vitin  1933 shoqata “Gruaja  Shqiptare”ndihmoi kėngėtarin Kristaq Antoniu pėr tė vijuar njė kurs pėr kanto nė Itali.

Nė shkurt tė vitit 1929 Sotir Kozmoja bėri njė koncert pėr tė ndihmuar Lasgush Poradecin, student nė Austri, cili ishte i sėmurė nė spital dhe ndodhej ngushtė nga buxheti vetjak.Kurse njė vit mė vonė, Kozmoja organizoi njė koncert me korin e nxėnėsve tė Liceut tė Korēės, pėr tė ndihmuar shėrbėtorėt e asaj shkolle, tė cilėt kishin rrogė tė vogėl.Nė kėtė kohė, pėr Liceun dha ndihmė komuniteti musliman me 6000 fr.ari dhe komuniteti ortodoks me 3000 fr.ari.41)

Gjithnjė nė ndihmė tė arsimit,shėnojmė se nė janar 1927,drejtoria e internatit tė shkollės  normale femėrore tė Korēės,falėnderonte shoqėrinė e grave tė Korēės, e cila u kishte dhuruar jetimėve tė atij internati 10 palė kėpucė dhe 15 kut(masė gjatėsie,baraz me 80 cm) fanellatė pėr veshjen e tyre.42)

Nė rrafshin urbanistik, nė qytetin e Korēės, ka edhe nė kėtė periudhė, disa vepra mirėbėrėsie,por ne nuk kemi tė dhėna tė shkruara.Nė vitin 1930, Demir Aga Mborja, kishte ndėrtuar njė tullumb pėr ujė nė pazarin e madh tė drithit.Demir Aga,kohė mė parė, kishte lėnė kujtime tė mira kur kishte ndėrtuar me shpenzimet  tij, dy ēezma nė qytetin e Korēės.43)

 

 

Shėnime.

 

1)Shqipėri e re,Kostancė, 2.1924,Nr.168.

2)Gazeta e Korēės, 10.3.1936,Nr.2467.

3)Pare:Parea,nga greqishtja:shoqėri,grup shokėsh

4)Posta e Korēės, 31.12.1921,Nr.76.

5)Koha,Korēė, 21.5.1921,nr.44..

6)Gazeta e Korēės, 23.3.1926,Nr.269.

7)Gazeta e Korēės, 9.1.1926,Nr.311.

8)Gazeta e Korēės, 25.9.1926,Nr.315.

9)Gazeta e Korēės, 12.3.1926,Nr.360.

10)Gazeta e Korēės, 18.9.1926,Nr.313.

11)Gazeta e Korēės, 26.7.1927,Nr.398.

12)Shekulli i ri,Durrės 27.7.1928,Nr.554.

13)Gazeta e Korēės, 4.12.1930,Nr.1119.

14Besa,Tiranė, 20.11.1934,Nr.1008.

15)Gazeta e Korēės, 9.10.1930,Nr.3o76..

16)Po aty

17)Demokratia,Gjirokastėr 5.7.1930,Nr.257.

18)Gazeta e Korēės 7.9.1930,Nr.1072;Albania,Neė Jork 22.9.1930,Nr.9.

19)Zėri i Korēės, 5.8.1930,Nr.5231..

20)Gazeta e Korēės,30.9.1932,Nr.1260

21)Besa,29.8.1932,Nr.337

22)Besa Tiranė,12.4.1933,Nr.522.

23)Vatra,Tiranė, 9.5.1933,Nr.23.

24)Besa,Tiranė, 25.11.1933,Nr.714.

25)Gazeta e Korēės, 13.8.1933,Nr.1749.

26) Besa,Tiranė, 24.3.1934,Nr.810.

27)Besa,Tiranė,8.2.1936,nr.1374..

28)Besa,Tiranė, 24.11.1934,N.1012.

29)Besa,Tiranė, 21.10.1935,Nr.1284.

30)Besa,8.2.1936,Nr.1374.

31)Arbėnia, Tiranė,30.4.1`936,Nr.247.

32AQSH,F.MPB,dok.dt.20.9.1936,Nr.1550.

33Dielli, Boston, Mass.7.6.1937,Nr.5442.

34)Dta, Tiranė,9.3.1938,Nr.390.

35Hoxha Abaz,Arti i shtatė nė Shqipėri,Tiranė 1993..

36)AQSH,F.MPB,dok.dt.20.11.1940,Nr.3713/I.I biri i Vangjel Turtullit Aleko Turtulli vuajti pėr dhjetė vjet burgjet e diktarurės.E mbylli jetėn  me vėshtirėsi tė mėdha duke punuar si bojaxhi sė bashku me tė shoqen

 

37)AQSH,F.MA, 18.7.1935.

38)Shtypi,Tiranė,12.3.1939,Nr.549.

39)Gazeta e Korēės, 23.1.1932,Nr.1310.

40)Besa,Tiranė, 10,1,1936,Nr.1348..

 

41)Zėri i Korēės,30.12.19 30,nr.565)Drita,Tiranė, 17.3.1939.

42Gazeta “Besa”Tiranė,10.1.1936,nr.1348

43)Gazeta e re,Tiranė 7.2.1929,nr.81

 

 

 

 

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: contact@aiitc.org 
 
For technical inquiries please contact the webmaster