Revista shkencore kulturore UNIVERS ėshtė njė nga botimet mė
tė reja pėr publikun shqiptar. Ajo botohet nga Departamenti i
Studimeve dhe Kėrkimeve tė Institutit Shqiptar tė Mendimit dhe
Qytetėrimit Islam.
Qėllimi i saj ėshtė tė bėjė tė njohur trashėgiminė shkencore dhe
kulturore, qė kanė lėnė pas dijetarėt dhe shkencėtarėt muslimanė
dhe jomuslimanė, shqiptarė e tė huaj, trashėgimi kjo e lėnė pas
dore, deri mė sot dhe qė vazhdon tė ruhet nėpėr arkivat e
bibliotekave shtetėrore e private.
Revista hedh dritė, nėpėrmjet studimeve dhe artikujve shkencorė
qė pėrmban, mbi shumė pikėpyetje, tė cilat nuk janė sqaruar
plotėsisht, si prejardhja e popullit dhe gjuhės tonė e mjaft tė
tjera. Ajo pėrpiqet tė nxjerrė nė pah tė vėrtetėn shkencore, pa
asnjė lloj mbulese dhe pa asnjė lloj ndikimi tė brendshėm apo tė
jashtėm. Ajo qė tė bie nė sy nė shkrimet e saj ėshtė liria e
autorit pėr tė shprehur idetė dhe mendimet e veta, pa u ndikuar
aspak nga opinioni i redaksisė, duke i bėrė tė pavaruara dhe tė
respektueshme liritė krijuese dhe tė drejtat e autorit.
Ky vlerėsim serioz ka bėrė qė nė revistėn Univers tė afrohen
dhe tė bashkėpunojnė firma mjaft tė njohura nė fushėn e
studimeve akademike nė Shqipėri. Kjo falė edhe kontributit tė
vazhdueshėm dhe profesional tė stafit drejtues dhe redaksisė sė
kėsaj reviste. Ndėr bashkėpunėtorėt e revistės spikasin emrat e
Akademik Shaban Demirajt, Prof. Dr. Shefik Osmani, Prof. Dr.
Muzafer Xhaxhiut, Prof. Dr. Jup Kastrati, Prof. Dr. Hysni Myzyri,
e shumė personaliteteve tė tjera tė shkencės dhe kulturės
shqiptare dhe asaj botėrore, qė me shkrimet e tyre me nivel tė
lartė shkencor japin njė kontribut tė shquar nė ndriēimin e
kulturės, gjuhės, historisė dhe nė pėrgjithėsi shkencės sė
kombit shqiptar.
Revista do tė dalė njė herė nė ēdo gjashtė muaj dhe shoqėrohet
me njė pėrmbledhje tė pėrmbajtjes sė saj nė anglisht.