REVISTA UNIVERS - ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT & CIVILIZATION
  www.aiitc.org | www.aiitc.org/universi|

 

 

index

rreth universit

bordi i revistės

pėr kontribuesit

kontakti

 

 

 

 

 

 

 

 

  Revista UNIVERS, Viti 2007, Nr.IX
 

 

 

Dr. Enes Kujunxhiq

 KALENDARI ISLAM DHE ASTRONOMIA

….Nė dritėn e studimeve, qoftė edhe tė njė numri tė kufizuar faktesh fragmentare[1], tek tė cilat ėshtė arritur me shqyrtimin e burimeve origjinale tė ruajtura nga astronomia dhe matematika nė gjuhėn arabe, fitohet njė pėrfytyrim i saktė i tėrė trashėgimisė astronomike islame, nė tė cilėn mė tepėr theksohet tendenca fetare se sa ajo sekulare, kurse ndikimi i teorive natyraliste greke ėshtė pak prezent.

            Njė orientim i tillė, pjesėrisht, ėshtė rrjedhojė edhe e faktit se astronomia ėshtė shfrytėzuar pėr nevoja praktike (p.sh., pėrcaktimi i kohės sė faljeve), kurse zhvillimin e saj e kanė mbėshtetur mė shpesh institucionet fetare, sesa dinastitė sunduese dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė shtresave qeverisėse.

            Karakteristikė e kėsaj astronomie tė orientuar ka qenė edhe pėrshtatja e saj e madhe me mjedisin social, gjė pėr tė cilėn dėshmon edhe sajimi i profesionit tė muvekitit nė Egjipt nė shekullin e dymbėdhjetė.

            Kėrkimet mė tė reja tė kėsaj astronomie islame tregojnė se rezultatet mė origjinale tė saj kanė filluar tė duken pas vdekjes sė al-Gazaliut, duke kulmuar nė shekullin e katėrmbėdhjetė nė veprat e astronomit damasken – Ibn Shatira[2].

            Nė kapėrcyellin nga shekulli i dhjetė nė shekullin e njėmbėdhjetė, ka studime tė rėndėsishme nė fushėn e shkencės nga Ibn Sina[3], al-Biruni[4] dhe Ib-al-Hayam[5]. Disa studiues e quajtėn kėtė periudhė kohore si epokėn e “artė” tė shkencės islame. Nė fakt, nėse origjinalitetin shkencor tė vėrtetė do ta marrim si kriter bazė nė pėrcaktimin e kėsaj “epoke”, sigurisht se do tė arrinim nė pėrfundimin se ajo u pėrket dy ose tre shekujve tė mėvonshėm, gjė qė del e qartė nga kėrkimet e detajuara tė veprave tė al-Ğazariut (1205) nga mekanika, Aţuruddin al-Abhariut (1240), Nasĩruddĩn at-Tũsiut (1247), Muayyaduddin al-Urdiut (vdekur 1277), Ibn Shātirit (vdekur 1375), Ibn Sirrağiut (shek.14) nga astronomia, Kamāluddīn al-Fārisiut (vdekur 1320) nga optika, Ibn al-Baytāriut (vdekur 1248) nga farmakopeja (studim farmakologjik – I.G.) dhe Ibn Nafisiut (vd. 1288) nga mjekėsia…

Nė literaturėn astronomike islame ndeshemi me disa lloje veprash, pėrmbajtja e tė cilave na e bėn tė mundur klasifikimin e tyre si vijon:

- Llojin e parė e pėrbėjnė veprat me karakter teorik, nė tė cilat nė formė hyrjesh nė shkencėn astronomike janė dhėnė parimet bazė tė kėsaj shkence, pa trajtimin e veēantė tė vėrtetimeve gjeometrike tė ēėshtjeve tė shtruara. Tė tilla janė, p.sh., veprat Kitab fī ğawāmi ‘ilm an-nuĝum, e Ahmed b. Muhammed al-Fargānit[6] (vdekur pas vitit 347H/861), pastaj at-Tadkira e Nasiruddīn at-Tūsit[7] (vd. 1247) dhe al-Mulahhas fi-l-hay’a e al-Ğagminit[8] (vdiq 745H/1344).

- Llojin e dytė tė literaturės, ndoshta mė e rėndėsishmja pėr nga pėrmbajtja astronomike, e pėrbėjnė punimet, nė tė cilat, pėrveē anės teorike, inkorporohen edhe vėrtetimet gjeometrike, pėrfshirė edhe lloje tė ndryshme tabelash, pa tė cilat nuk mund tė mendohet njė vepėr astronomike. Kėta libra kanė si model Almagestin e Klaudius Ptolemeut. Ndėrmjet tyre mund tė pėrmenden: al-Qānun al-Mas’ūdi[9] tė Abu Rayhān al-Bīrūnit (440H/1048), tė cilat disa autorė i konsiderojnė si veprat mė tė rėndėsishme tė ruajtura tė literaturės astronomike islame nė pėrgjithėsi, si dhe veprat Nihāyat al-idrāk fi dirāya al-aflāk tė Qutbuddīn ash-Shiraziut (vd. 710H/1311) dhe Kitāb fi-l-hay’a e al-Bitrūğiut[10].

- Tė afėrta nga ana tematike me kėto vepra janė zixhet apo doracakėt tė pėrgatitur pėr pėrdorim nga ana e matematikanėve dhe astronomėve vrojtues.

Kėta libra pėrmbajnė lloje tė ndryshme tabelash astronomike, kryesisht tė bazuara nė vėrtetime gjeometrike. E tillė ėshtė, p.sh., Zīg as-Sābī e astronomit iranian al-Battāniut[11] dhe shumė tė tjera.

- Llojin e katėrt tė literaturės, qė numerikisht ėshtė edhe mė e madhja, e pėrbėjnė epistolet dhe shkrimet kushtuar aspekteve tė veēanta astronomike, qoftė ato ku pėrshkruhen ndėrtimet dhe pėrdorimet e instrumenteve astronomike, siē ėshtė rasti me instrumentet kuadranti-almukantar apo sinusoid dhe astrolabit tė koleksionit tė BeH, qoftė edhe veprat qė paraqesin konstelacionet e yjeve, nga tė cilat njė model reprezentativ ėshtė Suwar al-kawākib’ i ‘Abdurrahmān as-Sūfiut (vd. 376H/986).

 

Tabelat astronomike  (pėrfshirė edhe zixhet)

 

            Nė shekullin e nėntė nė qytetet Damask dhe Bagdad, sidomos nėn patronatin e kalifit abasidas al-M’amūn (198-218H/783-833), filloi tė dalė seria e zixheve (tė tabelave astronomike), qė pėrfaqėsonin njė lloj tė rėndėsishėm tė literaturės astronomike nė arabisht. Me frekuencė tė ndryshueshme, ato paraqiten edhe nė shekujt pasardhės, duke u shtrirė edhe jashtė territoreve tė Irakut dhe tė Sirisė, kurse disa ekzemplarė i ndeshim edhe nė hapėsirat e Mbretėrisė Osmane.

            E. Kennedy, i cili ka bėrė evidentimin e mė shumė se njėqind zixheve tė tilla, i pėrmbledh karakteristikat e tyre si vijon[12]:

            - Ato pėrbėhen nga njė numėr i madh tabelash me sqarimet pėrkatėse, tė mjaftueshme pėr njė astronom tė praktikuar, ose pėr njė astrolog, pėr tė zgjidhur problemet standarde tė profesionit tė vet, d.m.th., tė pėrcaktojė kohėn dhe tė pėrllogarisė pozicionin e planetėve e yjeve, si dhe eklipset.

            - Pėrmbajnė, por jo gjithmonė, sqarime dhe vėrtetime teorike, si dhe njoftime pėr vrojtimet astronomike, mbi bazėn e tė cilave ndėrtohen tabelat.

            - Ato mund tė shfrytėzohen pėr tė rikonstruktuar modele gjeometrike, si dhe mjete pėrkatėse matematikore tė shfrytėzuara pėr paraqitjen gjeometrike tė kėtyre modeleve.

            Nė plotėsim tė sqarimeve tė evidentuara, D.A. King[13] thekson se zixhet, tė cilat nė rastet normale kanė disa faqe me tekst dhe tabela, me pėrmbajtje qė ndryshon nga njė ekzemplar nė tjetrin, zakonisht pėrfshijnė kapituj dhe tabela qė lidhen me kėto aspekte matematike e astronomike:

 

            1. Kronologjia                                        8. Paralakset

            2. Trigonometria                                     9. Eklipset e Diellit e tė Hėnės

            3. Astronomia sferike                            10. Koordinatat planetare

            4. Lėvizjet planetare                             11. Dukshmėria e planetėve dhe e yjeve

            5. Lėvizjet mesatare planetare               12. Koordinatat e yjeve

            6. Gjerėsitė planetare                             13. Astrologjia

            7. Pozicionet planetare

                       

Tematika tė rėndėsishme tė zixheve, ku paraqiteshin lėvizjet e planetėve, si  dhe ekuacionet pėr pėrllogaritjen e pozicionit tė Diellit, tė Hėnės dhe tė planetėve pėr njė moment kohor tė dhėnė, bėnė tė mundur krijimin e takvimėve (kalendarėve), tė cilėt Tābit ibn Qurra, nė shkrimet e tij rreth vitit 900, i quan Daftar as-sana. Njėqind vjet mė vonė al-Bīrunī[14] i emėrtoi taqwim, duke dhėnė edhe udhėzime tė detajuara pėr hartimin e tyre.....

 

Pėrllogaritja e kohės dhe pėrcaktimi i drejtimit tė Kibles

 

Tanimė ėshtė thėnė se nė islam koha e lutjeve ditore pėrcaktohet astronomikisht. Me pėrcaktimin astronomik ka lidhje edhe dukja pėr herė tė parė e Hėnės pasi ėshtė bėrė e re, gjė qė fikson fillimin e muajit mysliman. Kjo dukshmėri ėshtė nė veēanti e rėndėsishme pėr pėrcaktimin e fillimit tė muajit tė agjėrimit – Ramazanit.

Nė astronominė islame janė shtjelluar disa metoda pėr njė zgjidhje sa mė tė lehtė tė kėtyre ēėshtjeve tė komplikuara, kurse ndėr zgjidhjet mė tė hershme numėrohen ato tė cilat i ka bėrė nė shekullin e njėmbėdhjetė astronomi egjiptian Ibn Yunus[15]

Pėrcaktimi i drejtimit tė Kibles ka qenė, gjithashtu, njė problem i rėndėsishėm pėr shkencėtarėt islamė nė mesjetė e edhe mė vonė. Ky pėrcaktim i drejtimit tė Kibles, sa ėshtė njė problem themelor i gjeografisė matematikore, po kaq ėshtė edhe problem i astronomisė sferike[16]. Kjo ēėshtje ka sjellė edhe pasurimin e literaturės pėrkatėse, por as afėr asaj, siē ėshtė rasti pėr instrumentet astronomike.

Zgjidhja pėrfundimtare matematikore e kėtij problemi ishte tabela, tė cilėn e ndėrtoi astronomi al-Halīli nė shekullin 8H/14, pėr tė gjitha gjerėsitė e gjatėsitė gjeografike[17].

Kjo ēėshtje ka zbatime praktike, sidomos nė lidhje me orientimin e xhamive me rastin e ndėrtimit tė tyre[18].

 Instrumentet astronomikė

Duke pasur parasysh dorėshkrimet e shumta nė shkencat ekzakte nė gjuhėn arabe pėr  instrumentet astronomikė, lind nevoja qė pėr to tė jepen shumė tė dhėna, sidomos pėr astrolabin.

            Fjala astrolab rrjedh nga fjala greke “astrolabos” dhe shėrben si emėr pėr disa lloj instrumentesh astronomikė, tė cilėt janė pėrdorur pėr qėllime tė ndryshme teorike dhe praktike, pėrfshirė kėtu edhe demonstrimin dhe zgjidhjen grafike tė shumė ēėshtjeve tė astronomisė sferike, matje tė lartėsive, pėrcaktimi i natės dhe i ditės, si dhe pėr pėrgatitjen e horoskopit. Tek arabėt pėrdorimi i kėsaj fjale ka pasur kuptimin e astrolabit plan ose planosferik, i ndėrtuar mbi parimet e projeksionit stereografik. Ky ishte instrumenti mė i rėndėsishėm i astronomisė mesjetare islame e perėndimore.

            Lloje tė tjera tė astrolabėve, siē ėshtė ai linear (hatti), bazohet nė tė njėjtat parime dhe paraqet njė simplifikim ingenioz (Simplifikim ingenioz = thjeshtėzim i menēur (mendjemprehtė) – Shqipėruesi I.G.) tė astrolabit planosferik, pa ndonjė rėndėsi tė madhe praktike, kurse astrolabi sferik (kuri, ukari) pėrfaqėson sferat planetare dhe yjore pa projeksion. Ekzemplarėt e kėtyre instrumenteve ende nuk janė gjetur, por pėr ta kemi tė dhėna nė literaturėn ekzistuese tė asaj kohe.

Astrolabi i Ptolemeut, i pėrshkruar nė Almagest (V.I), ėshtė njė version i pėrmirėsuar i sferės sė armiluar dhe vetėm emri e bėn tė ketė diēka tė pėrbashkėt me instrumentet pėr tė cilėt po flitet kėtu.

Shumė herėt, mė saktė qė nė shekujt e tetė e tė nėntė, ndeshim nė tekste nė gjuhėn arabe me trajtime kompetente profesionale, lidhur me sferėn e armiluar, me astrolabin sferik dhe planisferik, pastaj pėr orėn diellore, instrumente kėto, ku nuk ėshtė e vėshtirė tė njohim modelet antike shumė mė tė hershme. Ndėrmjet dorėshkrimeve mė interesante tė kėtij lloji, janė ato qė pėrmbajnė tabelat pėr shėnimin e vijave tė lakuara nė astrolabėt dhe nė orėt diellore, tė cilat, sipas shkallės sė origjinalitetit tė tyre, mund tė konsiderohen si njė kontribut tipik i shkencėtarėve islamė nė zhvillimin e astronomisė nė pėrgjithėsi. Dijetarėt islamė, veē kėtyre, kanė zhvilluar edhe disa lloje tė reja instrumentesh, ndėr tė cilėt i rėndėsishėm ėshtė Shakkazia (astrolabi universal i pėrdorshėm nė tė gjitha gjerėsitė gjeografike), pastaj lloje tė reja kuadrantėsh, numėratorė hemisferikė dhe lloje tė reja orėsh diellore.

Dokumentet mė tė hershme nė gjuhėn arabe, qė flasin pėr pėrkufizimin, ndėrtimin dhe pėrdorimin e astrolabeve tė pėrmendura nė Fihrist tė Ibn Nedīmit, u pėrkasin astronomėve nga Bagdati Mash’allah (vd. rreth vitit 200H/815), ‘Ali ibn ‘Isi (vdekur 215H/830) dhe Muhamed al-Hārezmi (vdekur 220H/835). Ndėr autorėt e tjerė qė kanė shkruar pėr kėtė ēėshtje, duhet pėrmendur Kushyar ibn Labban, Hamza al-Isfahāni, Abu Rajhān al-Bīrūni, az-Zarkali, Abu Naser Ahmed b. Zariri, Ibn Hallikani, Musa ibn Ibrāhīmi, Abu Ali al-Fārisiu, an-Nuvayriu, al-Mīzziu, Sharafuddīn al-Halīli, ad-Damīriu, Ali al-Birğandiu, Ğalaluddin as-Sujutīu, Shihābuddīn al-Ha’imi, Haxhi Halifi, Munağğimaka, Abdurrahmān al-Fāsiu, Mahmmad al-Banāniu, Ahmed Bashu Muhtāri, Ibrāhīm Fārūkiu[19].

Autorėt qė u morėn me astrolabin, nuk lanė pas dore as llojet e tjera tė instrumenteve astronomike. Kėshtu, nė shekullin e njėmbėdhjetė dhe tė dymbėdhjetė, disa astronomė egjiptianė, tė paidentifikuar deri mė sot, shpikėn instrumentin e quajtur kuadranti-almukantar, njė version i thjeshtuar i astrolabit, i cili u pėrdor pėr gjerėsitė gjeografike specifike. Ky zbulim pati njė rėndėsi tė madhe, sepse njė astrolab i pajisur me njė seri tabelash pėr gjerėsi tė ndryshme gjeografike, nuk ishte mjet aq shumė praktik, por as edhe mjaft preciz si instrument vrojtimi….

Njė tregues i rėndėsishėm qė flet  pėr zhvillimin e instrumenteve astronomike, ka lidhje me futjen nė pėrdorim nė Siri nė shekullin e dymbėdhjetė tė pllakės universale (as-Safiha) tė astronomit andaluzian az-Zarkaliu (shek. i njėmbėdhjetė), e cila pėrdorej pėr zgjidhjen e problemeve tė astronomisė sferike pėr ēfarėdo lloj gjerėsie gjeografike.

As-safiha ėshtė nxjerrė nga astrolabi universal, tė cilin fillimisht e ka ndėrtuar njė bashkėkohės i az-Zarkaliut nė Andaluzi, i quajtur Ali b. Halaf ash-Shakkaz, sipas tė cilit u quajt edhe instrumenti – ash-shakazia.

Elementet e rinj tė kėtij astrolabi gjetėn zbatimin e vet nė njė formė mė tė zhvilluar nė njė lloj astrolabi tjetėr, tė cilin e ndėrtoi astronomi halep, Ibn Sarrağ (1325), i cili ruhet nė muzeun Benaki nė Athinė[20]. Ėshtė ruajtur gjithashtu edhe traktati mbi pėrdorimin e tij, tė cilin e ka shkruar muvekiti i Kairos al-Wafa nė shekullin e pesėmbėdhjetė. Ky astrolab i Ibn Sarrağout, konsiderohet universal nė pesė aspekte tė ndryshme, madje si forma mė e pėrkryer e astrolabit nė zonat e Lindjes sė Afėrt dhe tė Europės gjatė gjithė periodės sė mesjetės dhe tė renesansės. Ibn Sarrağ ka krijuar edhe disa lloje shenjash tė reja pėr almukantar-kuadrantin, si dhe ka futur nė pėrdorim edhe rrjeta tė ndryshme trigonometrike, mjaft tė komplikuara si alternativė tė sinus-kuadrantit tė thjeshtė.

Nė teorinė e ndėrtimit dhe tė shfrytėzimit tė instrumenteve astronomike, kontribut tė madh ka dhėnė astronomi damasken, ish-muvekit i xhamisė sė Omejadės, i quajtur Ibn Shatir. Krahas asaj qė emri i tij pėrmendet nė lidhje tė ngushtė me emrat at-Tusiut dhe al-Urdiut, si paraardhės i Kopernikut, ai ka pėrcaktuar edhe mėnyrėn pėr ndėrtimin e astrolabit reversibėl (nė tė cilin horizonti rrotullohet nėpėrmjet tė njė projeksioni tė fiksuar stereografik tė ekliptikės dhe tė yjeve tė ndryshme), si dhe ka dhėnė disa zgjidhje origjinale tė rrjetės trigonometrike. Ai, gjithashtu, ka konstruktuar njė orė tė madhe astrolabike, tė cilėn e ka pėrshkruar bashkėkohėsi i tij, historiani as-Safadi, pasi e kishte parė nė shtėpinė e Ibn Shatirit.

 Orėt diellore

Orėt diellore kanė qenė pjesė dekorative gati e tė gjitha xhamive nė Andaluzi, Tunis, Egjipt, Palestinė, Siri nė periodėn e vonshme mamluke. Disa prej tyre janė ruajtur deri nė ditėt e sotme, kurse tė dhėna tė shumta pėr to janė pasqyruar viteve tė fundit nė literaturėn profesionale pėrkatėse.[21]

            …Njė rast shumė interesant ėshtė ai i orės diellore i instaluar nė xhaminė Ibn Tuluni nė Kairo, e cila, nuk dihet se pėrse u thye. Megjithatė, disa pjesė tė saj kanė mbetur, kėshtu qė dijetarėt, qė qenė shoqėrues tė Napoleonit, gjatė invazionit tė tij nė Egjipt, arritėn, qė me kėto mbetje tė bėjnė pėrshkrimin e saj nė pėrmbledhjen e tyre shkencore Description d’Egypt.

            Kėsaj gjetjeje duhet shtuar edhe ora sundiali vertikal nė murin e medresesė Kaitbej nė Jeruzalem, e cila tregon kohėn qė mbetet deri nė faljen (lutjen) e pasdites. Gjithsesi, ora diellore mė impresionuese ėshtė ajo e konstruktuar nga Ibn Shatir, e cila ka zbukuruar minaren kryesore tė xhamisė sė Umejit nė Damask. Mbetjet e shpėtuara  tė saj, sot ruhen nė muzeun Nacional Arkeologjik nė Damask.


[1]Pasqyrimin mė tė kompletuar tė historisė sė astronomisė arabo-islame paraqet C.Nallino nė veprėn “Ilm al-falak ‘inda -l-arab … Roma, 1911.

Leksikoni biografiko-bibliografik i matematikanėve dhe astronomėve muslimanė deri nė shekullin XVII me 600 emra, e kanė pėrgatitur nė tri vėllime G.P. Matvievskaja dhe B.A. Rozenfeld: Matematiki i astronomi muslimanskog srednevekovja i ih trudi. I-III . Moskva: Nauka, 1983.

Krahas kėtij burimi referues, me paraqitje edhe tė burimeve origjinale, duhet pėrmendur edhe punimet e H. Suterit: “Die Matematiker und Astronomen der Araber und Ihre Werke”, Abhandlungen zur Geschichte der matematischen Wissenchaften, X (Leipzig, 1900), dhe XIV (1902), si dhe plotėsimet tė dhėna nga H.P.J. Renaud nė: Isis, 18 (1932), faqe 166-183., C. Brockelmann Geschichte der arabischen Literatur. Zweite Auflage. I-II (Leiden: E.J. Brill, 1943-49) dhe Suplementbande I-III (Leiden: E.J. Brill, 1937-1942)., C.A. Storey, Persian Literature: A. Bio-Bibliographical Survey. Vol. II, Pt. 2 (London: Luzac and Co., 1958) dhe F. Sezgin Geschichte der arabischen Schriftums, Band V:Matematik, Band VI: Astronomie (Leiden: E. Brill, 1974., 1978).

Pėrveē kėtyre, nė kohė tė vonshme kemi edhe daljen nė dritė tė katalogut tė dorėshkrimeve shkencore tė bibliotekės nacionale tė Egjiptit (Kairo, 1981), tė pėrgatitur nga D. A. King, me paraqitjen e 2500 dorėshkrimeve astronomike e matematike, duke dhėnė kėshtu pėrmbledhjen mė tė rėndėsishme nė botė tekstesh tė kėsaj natyre.

[2] Shih: The life and Work Ibn al-Shatir an Arab astronomer of the 14-th century, Alepo: Institut for the History of Arabic sciences, 1976, nė tė cilėn janė pasqyruar kėrkimet e veprės sė kėtij autori tė rėndėsishėm tė astronomisė nė arabisht.

[3] Pėr tė dhėna bibliografike dhe biografike pėr kėtė filozof e enciklopedist, shih E. Kujunxhiq, “Ibn Sina (Avicena) 370H-428H/980-1037”. Anthopos, I-II (1986), faqe 277-289.

[4] Me aspekte tė dokumentit origjinal astronomik al-Qanun al-Mas’udi tė al-Birunit, I-III (Haydarabad, 1954-61), janė marrė W. Hartner dhe M. Schramm  nė artikullin e tyre: “Al-Biruni and the Theory of the Solar Apogee, an exemple of originality in Arabic Science” Scientific change. E. by A.C. Crombie, London: Heinemann, 1963. faqe 206-218.

Al-Qanunin e kanė paraqitur mjaft gjerėsisht B.A. Rozenfeld dhe M. Rozhanskaja nė “Astronomiēeski trud al-Baruni Kanon Mas’uda”. Ist.-Astr. Issled. 10 (1969), faqe 63-95

[5] Kėtu kihet parasysh Optika e tij “al-Manazir”, botimi i sė cilės nė pėrkthimin latinisht mban titullin: Opticae thesaurus Alhazeni Arabic libri septum, nune primum editi a Federico Risnero, Basel, 1572. Deri vonė mendohej se kjo ishte e vetmja punė e ruajtur nga vepra e tij kapitale pėr kėrkimet e historisė sė optikės. Mirėpo, nė bibliotekėn al-Fatih nė Stamboll, nga shtatė discorse janė gjetur i pari dhe i shtati, kurse i gjashti ėshtė gjetur nė bibliotekėn Ahmed III. Pėr tė dhėna tė tjera shih Kurkis Awad: Aqdam al-Mahtutat al-Arabiya fi maktabat al-alam. Bagdad: Dar ar-Rashid, 1982, faqe 227. Pėr tė dhėna mė tė reja pėr Ibn Hayasamin shih:DSB, V-VI, faqe 189-210 si dhe literaturėn qė ėshtė dhėnė atje.

[6] Pėrkthimi latinisht i kėsaj vepre, ruhet nėn numrin 955 nė manastirin e Fojnikut nėn titullin Muhamedus Ketiri (Alfraganus): Elementa astronomica Arabice et Latine, Amstelodami, 1669.

[7]Kozmografinė nė Tedkira e ka hulumtuar F.J. Ragep: Cosmography in the “Tadhkira” of  Nasir al-Din al-Tusi. I-II. Disertacion Doktoranture, Harvard University, 1982.

[8] Al-Mulahhas fi-l-hay’a al-Ğagmini, gjėndet edhe nė koleksionet e dorėshkrimeve arabe tė Bosnje e Hercegovinės. Lidhur me kėtė vepėr shih: Die Astronomie des Mahmud ibn Muhammad ibn Omar al-Gagmini, ZDMG, XVII (1893), faqe213-275.

[9] Shih vėrejtjen 4.

[10]Kjo vepėr u krijua nė Andaluzi pas vitit 1185. Ėshtė ruajtur vetėm nė pėrkthimin latinisht tė Michael Scott, botuar nga Fr. Carmody si De Motibus celorum (Barkley and Los Angelos University of California Press, 1952). Sipas fjalėve tė redaktorit tė kėtij botimi “kjo vepėr ofron njė shikim tė pastėr nė gjithėsi, ku me kėtė rast mekanizmi abstrakt i paraqitur nga Ptolemeu, tanimė lihet pas nė favor tė njė modeli mė real, i cili nėnkupton kėrkimin e  shkaqeve tė krijimit tė energjisė dhe tė transmetimit tė saj, gjė qė injorohet nė “Almagest”. Ndikimi i kėtij libri nė skolasticizmin latin ėshtė prezent nė shumė huazime, madje edhe nė disa plagjiatura tė herė pas hershme nė dokumentin “De motu supercelestium” tė Robert Groseteste.

[11] Nėn titullin Opus astronomicum, paraqitet teksti arabisht i njė zixhi me pėrkthim latinisht, botuar nga C. Nallino. I-III (Milano: Reale Osservatorio dr Brer, 1903-1907).

[12] Shih: E. S. Kennedy: “A Survey of Islamic Astronomical Tables”. Transactions of the American Philosophical Society, N.S. XLVI, 2 (1952), faqe 123.

[13] D.A. King: “The Exact sciences in Medieval Islam: Some remarks on the present state of research”,  MESA, Buletin, 14, 1 (1980), faqe 10-26.

[14] Lidhur me aspekte tė ndryshme tė kalendarologjisė Islame, krahas shqyrtimit tė kalendarit tek disa popuj tė vjetėr (Grekė, Indianė etj.) shih Chronologie Orientalischer Volker von Alberuni. Hrsg. von E. Sachau. Leipzig: O. Harrassowitz, 1923.

[15]Lidhur me kėtė mė gjerėsisht shih tek D. A. King “Ibn Yunus’s very useful tables for reckoning time by the sun”. Archive for the history of exact Sciences. X (1973), Faqe 342-394.

[16] Nė aspektin e arritjeve bashkėkohore nė hulumtimet pėr kėtė ēėshtje komplekse, shih A. King: “Kibla”, Enciclopaedia of Islam, Leiden: E. J. Brill, Vol. V, faqe 82-88.

[17] Shih D. A. King: “Al-Khalili’s  auxiliary tables for solving problems of spherical astronomy”, J. for the History of Astronomy, IV (1973), faqe 99-100

[18] Ne ende nuk kemi ndonjė studim, qė tė merret nė mėnyrė tė imtė me temėn e orientimit tė xhamive nė drejtim tė Kibles, gjė qė, sigurisht, do tė ndihmonte tė nxirren arsyet e pasaktėsive tė kėtij orientimi qė ėshtė sot, p.sh. pasaktėsitė e drejtimit tė dy xhamive tė Sarajevės: Gazi-Husrevbeg dhe Ferhadije.

[19] Njė paraqitje e gjerė e mėnyrės sė pėrdorimit tė astrolabit ėshtė dhėnė nė shkrimin “Astrolab” tė W. Hartner nė botimin e ri tė Enciklopedisė Islame. Pasqyra e literaturės nė gjuhėn arabe pėr astrolabin nė renditje kronologjike, gjendet tek: “The Origin of the Astrolabe according to the Medieval Islamic sources”. JHAS, V, 1-2, (1981), faqe 43-83.

[20] Shih D. A. King: “The Astronomy of the Mamluks.” Isis 74, 274 (1983), faqe 544

[21] Shih literaturėn mbi orėt diellore nė pasqyrėn bibliografike tė titulluar “Literatura o astronomskim instrumentima”, nė librin “Islamski Kalendar i Astronomija”, pėrgatitur nga Enes Kujunxhiq, botuar nė Sarajevė, 1991, faqe 64-74

Copyright © Albanian Institute of Islamic Thought & Civilization
E-mail: aiitc@albaniaonline.net
For technical inquiries please contact the webmaster