Projekti i AIITC-së për nxitjen dhe mbështetjen e talenteve të reja startoi në shkollën e mesme të bashkuar "Mersin Duqi" Ibë. Ditën e mërkurë dt 23-12-2009. Në bashkëpunim me drejtorinë e kësaj shkolle u shpallën fituesit e Çmimit AIITC, për nxënësit me rezultatet më të larta në mësime në vitin kalendarik 2009.
150 fëmijë kanë përfituar nga AIITC dhe Shoqata Kulturore "Gruaja"çanta e mjete mësimore për të nisur normalisht vitin e ri shkollor. Projekti i shpërndarjes së ndihmave do të vijojë edhe në ditët në vijim nëpër familje në nevojë të zonave të ndryshme të vendit.