Ndër botimet e fundit të AIITC që kanë zgjuar interesimin e lexuesit musliman është edhe vepra e përshtatur në gjuhën shqipe "Përmbledhje hadithesh nga Sahihul Buhari". Libri në fjalë, i cili u promovua në muajin maj 2009 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, ka qenë një ndër botimet më të tërhequra në panairet e librit në Shqipëri Kosovë dhe Maqedoni. Krahas ekspozimit në panairet e zhvilluara në qendrat shqiptare si Tiranë, Prishtinë, Ulqin, Tetovë etj, kjo vepër u është dhuruar studentëve të fakulteteve të vendit nëpër takime të ndryshme studentore që AIITC ka zhvilluar gjatë vitit 2009.