Nga
bashkëpunimi i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam
(AIITC) me Universitetin U.F.O, si dhe me Qendrën e Studimeve
Albanologjike dhe me Shoqatën Shqiptare të Bajronit u organizua më 28
shtator, një konferencë shkencore ndërkombëtare për figurën e Ali Pashë
Tepelenës. Historianë të huaj e shqiptarë kanë shpalosur pikëpamjet e
tyre mbi këtë personalitet të ndritur të Shqipërisë.