Njohje per AIITC Struktura Stafi Kontakt
Takime Konferenca Simpoziume Seminare Leksione
Çmimi AIITC 2008 Kushte dhe kerkesa Shperblimi i Çmimit Ftese Kandidimi
Publikimet e AIITC Studime monografi Libra per femije Libri Islam
Arkivi Doreshkrime Katalogu Libra te vjeter
Marredhenie shqiptare-Ballkanike Marredhenie nderkombetare
Publikime - Libri islam



Ky është Profeti Muhamed (a.s.) i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Shkarko PDF

Hyrje

Personalitetet ngjasojnë me malet e larta. Ata lartësohen
mbi të tjerët, shihen lehtë edhe nga larg, por ngjitja në lartësi
është më e gjatë dhe më e lodhshme. Udhëtari që kërkon të
arrijë majën, duhet të ecë shtigjeve e rrugëve të përpjeta dhe të
thepisura dhe të përballojë me durim e këmbëngulje vështirësitë
dhe lodhjen sfilitëse.
Në lartësi ajri është më i freskët, më i pastër dhe horizonti më
i gjerë. Në vetëdijen e popujve, malet simbolizojnë krenarinë,
madhështinë, bukurinë dhe përjetësinë. Mbi majat e maleve
gërshetohen vështrimet nga të gjitha pikat e horizontit.
Personaliteti i Profetit Muhamed (a.s.) është më i epërmi.
Drejt kësaj maje vështrojnë fushat, vështrojnë kodrat dhe malet
e tjerë të lartë për t’u orientuar. Rrugëtimi drejt kësaj maje
është më i gjati po jo i mundimshëm, jo i lodhshëm, i butë dhe
i këndshëm, ashtu siç ishte edhe Profeti Muhamed (a.s.). Gjatë
ngjitjes udhëtari ecën përmes livadheve të mbushura me lule
shumëngjyrëshe ku mijëra bletë mbledhin nektarin dhe
polenin. Provon kënaqësinë dhe freskinë e ujërave të pastër që
rrjedhin përgjatë faqeve të malit dhe zbresin tatëpjetë
përjetësisht. Dëgjon këngët e zogjve që përzihen me fëshfërimën
e pyjeve shekullore. Të gjitha këto bukuri mahnitëse e ngrenë
shpirtërisht udhëtarin në një botë të pastër si uji dhe ajri i këtij
mali. Herë-herë majën e malit e mbulojnë retë dhe e mbështjellin
me një vello të bardhë mjegulle. Ashtu i zhytur në re dhe
mjegull, mali bëhet më i bukur e më madhështor dhe rrugët
duket sikur shkojnë drejt qiellit. Kur retë dhe mjegulla
shpërndahen, mali duket më qartazi.
7
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Profeti Muhamed (a.s.) është personaliteti që Zoti e pajisi
më gjithë bukuritë dhe lartësitë e shpirtit, me vetitë më të mira
e të rralla, mendjen më të zgjuar dhe zemrën më të pastër.
Nga cilado anë të vështrohet, ai rrezaton dhe shërben si model
për njerëzit e kohës së tij edhe për të gjitha gjeneratat e
mëvonshme të njerëzimit. Nga ky model marrin shembull e
frymëzim drejt së mirës: fëmija dhe i riu, i rrituri dhe i moshuari,
jetimi dhe familjari, i pasuri dhe i varfëri, tregtari dhe luftëtari,
pushtetari, mësuesi dhe predikuesi, pavarësisht kohëve,
vendeve, pozicioneve shoqërore, gjendjes ekonomike dhe
niveleve kulturore. Në kupën qiellore yjet ndritin më mirë në
natën e errët. Muhamedi (a.s.) është ylli i karvanit.
Kush orientohet nga ky yll, nuk e humbet rrugën e drejtë
në botën tokësore dhe atë të përtejmen, që është e përjetshme.
Për këtë personalitet janë shkruar shumë libra nga dijetarë,
historianë e biografë, në gjuhë të ndryshme të botës. Për jetën
dhe veprën e Profetit Muhamed (a.s.) do të shkruhet dhe në të
ardhshmen, pasi ajo është gurrë e pashtershme.
Ky libër përpiqet të sjellë pak ujë prej kësaj gurre, për të
shuar etjen e klimës së nxehtë që përjeton sot njerëzimi.