Në kuadër të zhvillimit të kulturës dhe qytetërimit islam, AIITC ka në qëllimet e saj të rrisë interesimin dhe pasurojë intelektin shqiptar sidomos ata që kanë më shumë kontakte me institucionet islame si xhamitë dhe medresetë, me informacion dhe kulturë islame. Për këtë arsye nisi projekti i Pasurimit të bibliotekave të xhamive dhe medreseve të Shqipërisë me një numër prej 15 titujsh nga botimet e AIITC të cilat lëvrojnë shumë fusha me tematika fetare dhe shkencore e historike.
Në fjalën e tij Zv.Drejtori i AIITC Z. Bedri Telegrafi prezantoi projektin dhe rëndësinë e tij në zgjimin e interesit të muslimanëve në leximin e librit sidomos atij fetar por edhe shkencor dhe kulturor. Pasi kjo është pjesë thelbësore në ndërtimin e personalitetit të muslimanit, porositur kjo nga Allahu në Kuran por gjithashtu edhe në Hadithet e Pejgamberit (a.s)
Paketa prej 15 titujsh përmban botime si :
1. Kurani (arabisht-shqip)
2. Kurani (shqip)
3. Kuran (Format xhepi)
4. Leximi i mendjes së muslimanit
5. Islami flet edhe shqip
6. Legjislacioni i Traditës së Profetit
7. Seria e librave të Xhepit (12 Tituj)
8. Islami dhe jeta
9. Kuvendet e ndritëshme
10. Muhtesari i Sahihut të Buhariut
11. Si të falësh Namazin
12. Shtyllat e Islamit
13. Revista Familja
14. Qytetërimi Islam
15. Historia e shtetit dhe qytetërimit të Perandorisë Osmane
Projekti përfshin 36 xhamitë më kryesore në Shqipëri
Projekti filloi me dërgimin e dy paketave të tilla në selinë e K.M.SH dhe drejtorisë së Kulturës pranë saj, dhe vazhdoi fillimisht me xhaminë e Et`ham Beut në qendër dhe Xhaminë e Xhyrës. Mendohet që brenda muajit mars të jenë shtrirë në të gjitha xhamitë kryesore të Tiranës dhe brenda pak muajsh në të gjitha xhamitë e Shqipërisë sipas listës së hartuar.