Njohje per AIITC Struktura Stafi Kontakt
Takime Konferenca Simpoziume Seminare Leksione
Çmimi AIITC 2008 Kushte dhe kerkesa Shperblimi i Çmimit Ftese Kandidimi
Publikimet e AIITC Studime monografi Libra per femije Libri Islam
Arkivi Doreshkrime Katalogu Libra te vjeter
Marredhenie shqiptare-Ballkanike Marredhenie nderkombetare
Projekte



AIITC u vjen në ndihmë besimtarëve me ngrohje ne Xhami


Në këto ditë të ftohta të dimrit ku temperaturat shkojnë edhe në disa gradë minus, AIITC ka marrë masat për sigurimin e një sasie prej 20 sobash ngrohjeje me gaz për besimtarët që frekuentojnë xhamitë dhe kurset e mësim-besimit në to.

Projekti mbuloi 20 xhami  të fshatrave në zonat përreth kryeqytetit por edhe në zona të tjera të ftohta si Librazhdi, rrethi i Krujës  dhe qarku i Dibrës, në të cilat AIITC  ofron kujdesin e tij.

Në ditën e Xhuma të datës 29 Janar 2010 filloi shpërndarja në xhamitë e rrethinave të Tiranës dhe disa rretheve tw tjera me klimw tw ftohtw. Kështu u shpërndanë soba në xhaminë e fshatrave:

Feraj                                      (Tiranë)

Ibe                                         (Tiranë)

Berzhite                               (Tiranë)

Baldushk                              (Tiranë)

Pinet                                     (Tiranë)

Gramez                                                (Krujë)

Lapurake                             (Bulqizë)

Sllatine                                 (Diber)

Ishëm                                   (Durrës)

Vulqan                                  (Librazhd)

Qenam                                 (Tiranë)

Ndroq                                   (Tiranë)

Halilaj                                    (Krujë)

Golem                                  (Kavajë)

Rinas                                     (Tiranë)

Linzë                                      (Tiranë)

Degë                                     (Tropojë)

Xhafzotaj                             (Durrës)

Sauk                                      (Tiranë)

Shkallnur                             (Durrës)

 

Kjo ishte një ndihmesë e madhe për besimtarët të cilët ishin të detyruar më parë të përballonin të ftohtët në kryerjen e adhurimeve të tyre në Xhami. Për këtë ndihmesë që vjen në kohën më të nevojshme, besimtarët nëpër këto xhami kanë shprehur mirënjohje dhe vlerësim ndaj AIITC  që u krijoi kushte optimale për lehtësimin e adhurimit të tyre në këto xhami. Ndihmesë gjithashtu ishte edhe për nxënësit nëpër kurset e mësim-besimit të cilët merrnin mësime islame në këto xhami.

Për arsye të sigurisë të gjitha sobat dhe bombulat e gazit janë objekt i kolaudimit dhe garancisë për një kohë prej 4 vitesh dhe më shumë 



Foto galeri