Njohje per AIITC Struktura Stafi Kontakt
Takime Konferenca Simpoziume Seminare Leksione
Çmimi AIITC 2008 Kushte dhe kerkesa Shperblimi i Çmimit Ftese Kandidimi
Publikimet e AIITC Studime monografi Libra per femije Libri Islam
Arkivi Doreshkrime Katalogu Libra te vjeter
Marredhenie shqiptare-Ballkanike Marredhenie nderkombetare
Lajme



SURJA “JA SIN", PËRKTHIM DHE TRANSKRIPTIM NË SHQIP



Mbas botimit të librit "Xhuzi Amme" Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, këtë herë vjen në ndihmë besimtarëve muslimanë me botimin e sures "Ja Sin". Shumë komentues të Kuranit shpjegojnë se vetë shprehja "Ja Sin, Ti o njeri!", është thirrje për njeriun që jeton, është i pajisur me virtyte të vërteta njerëzore dhe i aftë për të lexuar e për të nxjerrë mësime nga Libri i Shenjtë. Surja "Ja Sin" me përmbajtjen e saj gjendet pranë zemrës, shpirtit, jetës dhe veprimit të çdo besimtari, për këtë arsye ajo quhet dhe "zemër e Kuranit". Të gjithë ata që udhëhiqen në jetën e tyre nga mësimet e Kuranit Fisnik dhe porositë e Profetit Muhamed (a.s,), në suren "Ja Sin" do të gjejnë mbështetje të fuqishme morale për të qenë besimtarë të devotshëm. Kjo sure u drejtohet të gjallëve si udhëzim dhe orientim në jetën e kësaj bote, por është edhe lidhje shpirtërore me ata që nuk jetojnë më. Kush rrok thelbin e sures "Ja Sin", lartësohet shpirtërisht e moralisht, e përsos vetveten dhe, me sjelljen e veprimin e tij, fiton kënaqësinë dhe shpërblimin e Zotit Fuqiplotë.

 

Libri është konceptuar në mënyrë të atillë që njëra fletë të ketë tekstin arabisht të sures, kurse në fletën përkrah të jetë transkriptimi i sures me shkronja latine dhe përkthimi i vargjeve të saj në gjuhën shqipe. Kjo u jep mundësinë për ta lexuar versionin origjinal atyre që kanë dëshirë ta lexojnë suren në gjuhën arabe. Për të gjitha këto vlera, shpresojmë se lexuesi shqiptar do t'i vlerësojë përpjekjet tona për të përcjellë tek ai këtë sure të vyer.