Njohje per AIITC Struktura Stafi Kontakt
Takime Konferenca Simpoziume Seminare Leksione
Çmimi AIITC 2008 Kushte dhe kerkesa Shperblimi i Çmimit Ftese Kandidimi
Publikimet e AIITC Studime monografi Libra per femije Libri Islam
Arkivi Doreshkrime Katalogu Libra te vjeter
Marredhenie shqiptare-Ballkanike Marredhenie nderkombetare
Publikime - Libri islam



Botimi i ri i Muhtesar Sahihul Buhari dhe i Xhuzit Amme iu dhurohet besimtarëve muslimanë


Në kuadër të përçimit të vlerave që përmban kjo vepër  dhe në përgjigje të kërkesave të shumta për këtë libër, AIITC-ja ndërmori ribotimin e kësaj vepre dhe një kontingjent i konsiderueshëm nga ky ribotim së bashku me kopje të shumta nga broshura "Xhuzi Amme në gjuhën shqipe" iu dhuruan xhematit të Xhamisë së Kokonozit në Tiranë, ditën e parë të vitit të ri 2010, menjëherë mbas përfundimit të namazit të xhumasë.

Xhemati i xhamisë së Kokonozit vlerësoi këtë akt dhurimi që thellon më tej njohuritë e tyre në besimin islam dhe parashtroi kërkesa për furnizime edhe në të ardhmen me botimet e AIITC.

Vepra në fjalë vijon të jetë shumë e kërkuar në mesin e besimtarëve muslimanë për nivelin e lartë shkencor dhe grafik në të cilin është realizuar.

Me synimin vizionar në shërbim të përhapjes së kulturës dhe njohurive mbi traditën e pastër profetike dhe për ta bërë këtë vepër pjesë të rëndësishme të bibliotekave të medreseve dhe xhamive, institucioneve religjioze islame, AIITC-ja do të vijojë veprimtarinë e saj për shpërndarjen e këtij libri në një numër sa më të madh, sipas një plani të mirëstudiuar dhe detajuar që ajo ka.



Foto galeri
Foto galeri