Njohje per AIITC Struktura Stafi Kontakt
Takime Konferenca Simpoziume Seminare Leksione
Çmimi AIITC 2008 Kushte dhe kerkesa Shperblimi i Çmimit Ftese Kandidimi
Publikimet e AIITC Studime monografi Libra per femije Libri Islam
Arkivi Doreshkrime Katalogu Libra te vjeter
Marredhenie shqiptare-Ballkanike Marredhenie nderkombetare
Stafi i AIITC



 Dr. Ramiz ZEKAJ

Është themelues dhe drejtues i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Ka studiuar Orientalistikë në Fakultetin e Filozofisë të Prishtinës. Më pas ka kryer Institutin e Gjuhëve të Huaja në Medinë (dega gjuhë arabe), ku më vonë kreu edhe studimet e larta për Jurisprudencë islame. Në vitin 1994 është lauruar me gradën “Doktor i Shkencave" në fushën e Historisë. Është autor i një sërë botimesh dhe artikujsh shkencorë në fusha të ndryshme dhe gjithashtu, është drejtor i revistës shkencore-kulturore “Univers". Falë vizionit të qartë drejtues, AIITC është formësuar dhe rritur ndjeshëm nga viti në vit.
 Bedri TELEGRAFI

Kryen funksionin e zv.drejtorit të AIITC-së që prej vitit 2005. Ka përfunduar Universitetin e Tiranës në vitin 1970, në degën Histori-Gjeografi të fakultetit Histori-Filologji. Më pas, ka kryer kursin kualifikues njëvjeçar për Filozofi. Ka një përvojë të pasur drejtuese në disa institucione të rëndësishme të vendit. Ka drejtuar Muzeun Historik dhe Etnografik të Beratit, si dhe Medresenë “Vexhi Buharaja" në këtë qytet. Gjithashtu, ai ndjek çështjen e pasurimit të fondit të muzeut në AIITC dhe e pasuron atë me ide e materiale të reja.
 Prof. Dr. Shefik OSMANI

Që prej themelimit të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ai është konsulent i vazhdueshëm shkencor për çështje dhe veprimtari të ndryshme të ndërmarra nga ky institut. Ka përfunduar arsimin e lartë në fushën e Pedagogjisë në Shqipëri, si dhe studimet në fushën e mjekësisë të zhvilluara pjesërisht në Firence të Italisë. Ka qenë punonjës shkencor pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe ka punuar si drejtor i shkollave pedagogjike në Shkodër, Peshkopi e Tiranë. Është autor i rreth 40 librave, prej të cilëve përmendim: “Probleme të mësimdhënies", “Fjalor i Pedagogjisë", “Pjetër Bogdani", etj. Gjithashtu, është autor i 60 zërave në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar".
 Alban KODRA

Është përgjegjës për veprimtaritë botuese dhe shkencore të AIITC-së, si dhe mbulon sektorin e përkthimeve. Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin “Al El Bejt" në Jordani për Gjuhë dhe Letërsi arabe. Gjatë kohës që ka punuar në AIITC ka përkthyer shumë libra nga gjuha arabe në atë shqipe, ndër të cilët përmendim: “Kuvendet e ndritshme - Koment i 40 haditheve të Imam Neveviut", “Koha në jetën e muslimanit" etj. Gjithashtu, ai përgjigjet edhe për buletinin informativ “Qytetërimi Islam", që AIITC-ja boton çdo katër muaj.
 Eris KOLIQI

Punon si përgjegjës i Marrëdhënieve me Publikun, duke mbikëqyrur dhe organizuar aktivitete të ndryshme. Është diplomuar në Universitetin e Medinës, Fakulteti i Gjuhësisë Arabe në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ka punuar si punonjës social në organizata të ndryshme të vendit dhe të huaja me qendër në Tiranë. Prej marsit 2006 mbulon sektorin e marrëdhënieve me publikun, departamentin e studenteve, si dhe përkthimet nga gjuha arabe. Gjithashtu, në sektorin e botimeve të AIITC-së mbulon procesin e redaktimit nga pikëpamja fetare, ndër të cilët veçohet “Fik’hus Sunet III", “Mëshira e dhuruar", seria e librave të xhepit, etj.
 Aurora SHEHU

Kryen detyrën e përgjegjëses së Design & Layout, dukë bërë procesin e faqosjes dhe dizenjimit për të gjitha botimet e AIITC-së, si dhe kujdeset për organizimin e ekspozitave dhe paraqitjeve të tjera artistike të këtij Instituti. Ka kryer liceun artistik "Jakov Xoxa" dhe më pas, ka mbaruar studimet e larta për pikturë, dega Grafikë në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë. Ka një përvojë të pasur në fotografinë artistike dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita të rëndësishme, brenda dhe jashtë vendit.

Altin Dalani

Është përgjegjës i departmentit  të Informarmatikës. Ka kryer studimet në shkollën teknike “Harri Fullz”, dega Elektronikë, për të vijuar më tej studimet në Fakultetin e Ekonomisë , dega Financë, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar gjithashtu një sërë kualifikimesh pasuniversitare e trajnime të ndryshme për sektorin e mirëmbajtje së rrjetit kompjuterik dhe hartimit të uebsajteve të ndryshme. Aktualisht, po ndjek me kohë të pjesshme edhe studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës.

 Jolanda LILA

Është përgjegjëse për redaktimet gjuhësore dhe letrare. Ka kryer studimet universitare në degën gjuhë-letërsi, pranë Fakultetit Histori-Filologji dhe më pas, ka vijuar studimet pasuniversitare, specialiteti “kritikë letrare", në Departamentin e Letërsisë të Universitetit të Tiranës. Është autore e tre vëllimeve poetike dhe një sërë shkrimesh shkencore dhe kulturore në shtypin periodik shqiptar. Kryen detyrën e redaktores për të gjitha botimet dhe publikimet e AIITC-së. Gjithashtu, është përgjegjëse për mbarëvajtjen e bibliotekës, si dhe mban dhe pasuron dosjen e shtypit.
 Suzana TAFA

Merret me çështjet e arkës dhe të të gjitha raporteve financiare. Ka përfunduar fakultetin e Gjuhëve të Huaja (dega Anglisht), në Universitetin e Tiranës. Ka kryer disa kurse trajnimi në fushën e financës dhe të kontabilitetit. Ka punuar tre vjet si përkthyese e gjuhës angleze në këtë Institut. Mbulon sektorin e financës dhe mbikëqyr departamentin e marketingut dhe shpërndarjes së korrespondencës dhe botimeve të AIITC-së.
 Ermelinda Agalliu

Ushtron detyrën e përgjegjëses për Fototekën. Ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura, dega pikturë në Tiranë. Ka qenë pjesëmarrëse në disa ekspozita të arteve bashkëkohore, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Itali. Ka një përvojë të gjatë në fushën e fotografisë. Aktualisht, bën sistemimin dhe ruajtjen e fondit të fotove të veprimtarive të ndryshme, si dhe kryen procesin e faqosjes dhe të dizenjimit për disa botime të AIITC-së.